Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 44
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276

    Lamtumirė mos thuaj!

    Puhize pranverore
    -----------------------------
    Si era iken,
    si era vjen;
    per shpirtin kallkan,
    ngrohtesi bjen.

    Puhize pranverore
    pas dimrit te gjate,
    ndjell shprese prore,
    per sythin e ngrate.

    Nje shprese e re,
    per blerimin e fjetur.
    Puhize e ngrohte
    ...deshire e mbertur!
    -----------0----------

    Mos thuaj lamtumire.

    Pse erdhe?
    Cte solli?

    Asgje ske per te gjetur.


    Erdhen,
    i moren,
    iken.


    Dikush
    pak
    zemer,


    dikush
    pak
    shpirt,


    dikush
    pak
    gjak!

    Asht`me lane!


    Kur te ikesh,
    lamtumiren ,mos e thuaj....
    Se shembem!
    --------------0-------------

    Zeri i shpreses

    Matane humneres
    ku dite gazin tim gremisa,
    atje ku lulet qelin
    e praneverra-pranevere eshte

    Embel nje ze therret:
    -Heeeeeeeeej!

    Ka dite fatelume
    edhe njerez te mire ka!
    ---------------0-------------

    Casti i fundit

    Nje dite tokes,
    ne maramendje
    do ti ngaterrohen kembet.

    Te te kem prane
    ate cast dua!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    Shpirti i perlotur

    Ndonje dite mund te kemi fatin e mbare dhe do te takohemi, thjeshte te pijme nga nje cigare, e pse jo, ta mbushim me muhabet ēdo sekonde, dhe kjo per kokren e qejfit tone!
    Je poet i mrekullueshem!
    Shtepia e vjeter

  3. #3
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    lamtumiren mos e thuaj.

    pse erdhe , kush te tha!
    i moren te gjitha dhe iken...
    asht me lane!
    mos e thuaj lamtumiren
    se shembem. Hej perlotja e shkullit ka zbritur ne shpirtin tend e po qan e po qahem..., nuk iki pa te thene lamtumiren...biles me pare do te pime kafene...pastaj do te pime nje gllenke me fund nga deshprimi yne qe te dehemi per te mbulluar ikjen, ose te pakten per ta ndjere me pak ata qe do te mbeten pas nesh , per nje ikje te tyre me vone.
    Me ke thene me duket...se nder te tjere , edhe pushkini eshte nje i preferuar per ty.
    dhe ai ka thene, ti ke ke besuar....
    se shemben vec burrat qe dine e munden te jene te dashuruar.
    shembu pra...po mos bier.
    dhembu po mos vdis.
    ik po mos u shuaj.
    se me duhet prao ndezja jote
    ndezja jote na duhet te gjitheve
    ndizet loti yt tek loti im...
    digjet bota... digjet....
    Hej, homer, cvag, i ardhur nga netet blu, nga nete gri te mijat, shpirt i perlotur, perlotje e shpirtit... e di qe shkruan vertete bukur ky rebelizmi yt,,,te cmoj..edhe te pres per kafene...kam zene perdore nje malle te kahershem o burre i dheut...eja ta pijme sikur helm le te jete... helmi vret helmin..kemi lindur te helmuar nga koha jone kurriz thyer kurriz dale...po le tia heqim fare kurrizin kohes, biles le ta vrasim fare kohen...mjaft te rrime e te ndajme kete vuajtje."gjej nje fjale te besueshme se do te te shoh me liber, libri yt i mungon biblotekes time....hidhu pra guxo te shembesh ne nje botim.... macia blu nga miqesia e vjeter ne nje dashuri shembje te re...te falenderoj qe erdhe ketu , do te perqaf kur te botosh, kur te jemi ne kafe mbase do te te puth...bye.Jam skuqur...

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    5

    Per: lamtumiren mos e thuaj.

    Sa e veshtire eshte te thuash lamtumire. Une e kam te veshtire. Shpesh me ben edhe te qaj. Dhe e di qaj me ngasherim qe te mos me degjoje bota. Ajo bote qe stimuloi lamtumiren time. Me beso kam frike nga bota dhe i druhem shume. Nuk e di si ka lindur kjo frike tek une, por... Jeta eshte nje ekuacion ku e panjohura(x) eshte fati.

    Me pelquen vargjet e tua te brishta dhe mendoj se ato kane kopjuar brishtesine dhe naivitetin tend.
    URIME!

  5. #5
    be yourself by yourself Maska e denku
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    in the casket garden
    Postime
    362
    U turbullova tani!Shumė tė bukura!
    Nuk mund te qortohem,sepse dhe vete njeriu model ka skadencen e tij....!!!!!!!!

  6. #6
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Per Lotin

    Sa vjen e me i fuqishem, ose me sakte sa vjen dhe ne me shume e kuptojme se sa i fuqishem je. Te gjitha poezite e sotme jane te mrekullueshme. Me shume s'po them, se macja i ka thene te gjitha.

    Nje dite tokes,
    ne maramendje
    do ti ngaterrohen kembet.

    Te te kem prane
    ate cast dua!

    Keto vargje jane perla. Me shume respekt...Dikea

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Loti i shpirtit
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Uk
    Postime
    276
    C`ju ka tekur
    kesaj vjeshte te marre
    te kacavirret degeve kercunura
    e te cukise
    fjale te zverdhura?
    Po kjo vogelushe e blerte
    qe mbart det me grushta,
    te mbush
    liqenet e mia te shterrura;
    po ti?!
    Po ti qe deri dje
    me ipje
    e me merrje endrra:
    -Ku je?
    Ne cilen fjale te harruar
    do me perplasesh,
    te me vrasesh per se dyti,
    ne cilin shteg?
    ................
    ...Kjo vjeshte e cmendur
    krejt,
    deget holluar i ka.
    Une...?
    Strukur nen levozhge;
    -syth i fjetur.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Loti, gjithmone me kenaq, urime.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 08-10-2003 mė 14:56

  9. #9
    IGLI_mister_KRETA Maska e Kingu_Tirones
    Anėtarėsuar
    04-01-2003
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    20
    me then drejt eshte shum e veshtire te thuahs lamtumire edhe pse ndonje her je i detyruar.per mendimin tim fjala lamtumire thuhet me goje por kurre me zemer me respekt IGLI_mister_KRETA
    la festa di san valentino
    e la festa di ogni cretino
    che crede di essere amato
    ma invece lo hanno fregato

  10. #10
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Edhe une desha te lene prane vargjeve te tua te mrkullueshme thjeshtesine e fjaleve te mijaqe mbartin nje urim shoqeror.
    Suksese.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lamtumire Gostivar , Lamtumire Tetove, Lamtumire BDI !!!
    Nga faruk_01 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 06-04-2009, 16:36
  2. Miqte e mi Lamtumire!
    Nga Mina nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 23-06-2008, 19:48
  3. Schumi i thote lamtumire ''Formula 1 '' ?
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 13-09-2006, 01:13
  4. Lamtumire Robert Shvarc, njeri i punes dhe shqiptar i mire!
    Nga deti_bajri nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 30-04-2003, 17:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •