Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785

    Cfare eshte "JOGA"???

    CFARE ESHTE "JOGA"???


    FUSHE E NJOHUR APO E PANJOHUR?

    NGA E KA PREJARDHJEN?

    CILAT JANE FORMAT E SAJ?

    CFARE PREMTOJNE SE "JOGA" OFRON?

    CFARE NDODH NE TE VERTETE ME ''JOGEN"?

    PERSA I PERKET TE TASHMESH DHE TE ARDHSHMES...

    EKZISTOJNE RREZIQE ME "JOGEN''? NESE PO, CILET JANE ATA?

    CFARE THONE KRITIKET PER "JOGEN"?

    CFARE THOTE PER TE GJITHA KETO SHKRIMI I SHENJTE?


    Nese dini dicka ne lidhje me keto mund te shkruani dhe te diskutojme.

    Me shume respekt ABIGAIL

  2. #2
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    JOGA

    NJE ZONE E NJOHUR APO E PANJOHUR?

    Nje zone "e Njohur", sepse nje shumice e madhe e kane degjuar, "e Panjohur" sepse shume pak, te numeruar me gishta, jane ata qe e njohin mire.

    CFARE ESHTE "JOGA"???

    Disa mund te pergjigjen: Ushtrime qe lehtesojne njeriun dhe e forteson shpirterisht qe te mund te jetoje dhe te punoje me mire.
    Jo, do te pergjigjen ata qe i njohim mire gjerat: Eshte nje menyre e rrezikshme, satanike dhe gjasme clirues, ku me ushtrimet e saj gjasme do te cliroje njeriun nga KARMA, ne menyre qe njeriu te arrije qe te mos vije perseri ne ekzistence, keshtu qe te mos kaloje neper dhimbje. Me kete menyre, do te kete mundesine te thithet nga i perjetshmi pafytyre dhe i panjohur VRAHMAN, dhe te zhduket pergjithnje!


    Vazhdon me vone....
    Nese dikush e ka ushtruar Jogen, ose di dicka ne lidhje me te , eshte i ftuar te na shkruaje dhe te diskutojme....

    Me shume respekt ABIGAIL

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Inconstant Moon
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    44

    joga nga ana 'shendetsore'

    Te mirat shendetsore te joges kane pas qene te njohura me kohe, por tani shume me teper se me pare mendoj se po popullarizohet pasi keto te mira gjenden te documentuara. Njerezit jane skeptike (per mire apo per keq qofte).
    Disa nga keto te mira shendetsore jane p.sh.: permiresim i fleksibilitetit dhe fuqise (apo takatit, kur i themi), ne ulje te semundjeve skeleto-muskulor, ulje te infeksioneve te mundshem, normalizimi i peshes, ndihmon per pagjumsine, ne normalizim te tensionit te gjakut, qetesim te migranes, ndihmon njerezit qe vuajne me ulcer, etj. (keshtu pretendojne).
    Kur i bashkangjitet meditimi, gjithashtu mendohet se eshte e shendetshme nga ana psikologjike dhe emocionale.
    ‘Pranayama’ (e lidhur me marrjen fryme), thuhet se ndihmon ne daljen e produkteve te padeshirueshme si dioksid karboni e gaze toksike prej trupit; ne nje kohe kur shton kapacitetin e mushkrive dhe funksionimin metabolik.
    Me pak fjale, joga prej shume njerezve merret si ndikim pozitiv mbi trupin, mendjen e shpirtin.
    I started a landslide in my ego
    Look from the outside
    To the world I left behind
    U2

  4. #4
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    PERSHERNDETJE Inconstant Moon!

    Faleminderit per pjesemarrjen tende dhe per mendimet qe dhe.
    Natyrisht shume kane degjuar per ato qe ofron ''JOGA",
    dhe per lehtesimim dhe qetesimin e trupit dhe nje fare ballancimi ne ekuilibrin e njeriut si nga ana trupore ashtu edhe shpirterore, mirepo mendoj se ne brendesi njerezit nuk e dine ose nuk e kane kerkuar me hollesi se cfare eshte "JOGA", dhe ku jane burimet e saj, ose me sakte nga burojne keto forca qe e lehtesojne njeriun dhe ofrojne "gjasme" dicka per njeriun.

    Po shkruaj disa nga format e "JOGES", para se te shkoj tek ato qe premton ajo:

    HATHA - Joga (Hatha= Dielli - Hena - Joga), qe ka per qellim bashkimin e njeriut me te perjetshmin e te panjohurin (me VRAHMAN). Me kete lloj metode, mbeshtet mendimi se "arrihet qellimi" i mergimit te shpirtit.

    VAKTI - Joga , ku me kete ndiqet bashkimi me VRAHMAN-in, nepermjet njohurise adhuruese, e cila mund te gjendet ne perfaqesimin e nje njeriu, domethene te nje mesuesi (guru) te Joges.

    RAXHA - Joga , ka per qellim, mendojne, qe te zgjoje, ndergjegjen me te larte nepermjet veteperqendrimit te njeriut.

    MANDRA - Joga. Ketu rruga drejt clirimit dhe bashkimit me te panjohuren, te pafytyrshmen "hyjnore" eshte vepra ceremoniale, ofrime te ceremonive fetare, vepra te mira etj.

    GNANA - Joga. Kjo lloj forme diferencohet nga te tjerat, sepse dituria ketu vjen me menyre misterioze, ashtu si idhujt e fshehte te adhurimit te lashte.

    KUNDALINI - Joga eshte nje nga me te rrezikshmet, sepse bashkimi me VRAHMAN-in, ndiqet - qarte, me guxim dhe drejt per se drejti - dhe menjehere, nepermjet forcave djallezore. Ketu, mundet qe gjate ushtrimit te saj te vije edhe vdekja.

    TADRA - Joga mendojne se arrin ne bashkim me VRAHMAN, nepermjet akteve te shthurura seksuale. Ata qe e ushtrojne kete, pervetesojne fuqi te medha mbinjerezore, me te cilat mund te bejne keq ne kategori te vecanta njerezish qe ushtrojne kete fushe.

    Cfare premton ajo??? Heres tjeter....

    Me respekt ABIGAIL
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ABIGAIL : 30-01-2003 mė 14:06

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Zanė Kosove
    Anėtarėsuar
    04-01-2003
    Postime
    157
    Joga eshte nje sistem gjithperfshires per zhvillimin fizik, mendor dhe shpirteror. Per zhvillimin fizik Joga ofron nje seri pozicionesh te quajtura "Asana te Jogas". Keto Asana nuk jane gjimnastike ose ushtrime te zakonshme. Asanat perbehen nga levizje te ngadalta dhe te permbajtura dhe nga pozicione te ndryshme statike. Gjate praktikimit te asanave, trupi ndodhet ne nje gjendje te qete efikasiteti dhe frymemarrja e thelle e cila shoqeron ne menyre te natyrshme asanat, sjell me shume oksigjen ne qarkullimin e gjakut. Gjate asanave, akumulohet energji dhe trupi gjallerohet.

    Asanat ndikojne mire ne te gjitha sistemet e trupit. Perkuljet dhe perdrredhjet qe kryhen gjate Asanave, ushtrojne presion mbi gjendrat endokrine duke i ndihmuar te funksionojne ne nje menyre me te balancuar. Per rrjedhim, permiresohet funksionimi i te gjithe organizmit. Asanat ndikojne dhe mbi sekrecionet e gjendrave te cilat kontrollojne emocionet tona. Balancimi i ketyre sekrecioneve sjell nje qetesim te mendjes. Pozicionet e Jogas permiresojne trejten, stimulojne qarkullimin e gjakut, masazhojne organet e brendhshme dhe relaksojne dhe tonifikojne muskujt dhe sistemin nervor.
    Asanat jane te pershtatshme dhe te kollajta per te gjithe njrezit.

    Ps: 12 steps, shume veshtir e kisha ne fillim!
    God grant me the serenity to accept the things I cannot change; The courage to change the things I can;
    and the wisdom to know the difference.

  6. #6
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Pershendetje Zane Kosove!

    A e di ti se sa i rrezikshem eshte perdorimi i Asanave?

    Duke mbajtur frymemarrjen ne kete lloj menyre per te ushtruar keto lloj metoda te JOGES, shume veta kane VDEKUR!

    Por pervec atyre qe ti ke permendur me lart, JOGA, fsheh edhe gjera te tjera qe nuk jane shume te njohura, dhe jane mjaft te rrezikshme.

    Abigail
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Zanė Kosove
    Anėtarėsuar
    04-01-2003
    Postime
    157
    Abigail,

    nuk e di nuk ma ha mendja se munde te jete ashtu noshta noshta poqese neser e kam sessionin e 3te dhe do te pyes!

    Zanė Kosove

    ps: ka mundėsin tė na sqarosh me gjerė pėr asanat?
    God grant me the serenity to accept the things I cannot change; The courage to change the things I can;
    and the wisdom to know the difference.

  8. #8
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Sa per sqarim, nuk eshte Vrahman po Brahman dhe paraqet Zotin gjithperfshires Hindus.

    Them gjithperfshires, sepse ne Hinduizem besohet ne me shume se 337 milione zotera, kurse Brahman eshte Krijuesi dhe Realiteti Ultimativ. (Ultimate Reality).

    Yoga eshte nje ushtrim trupi, nje lloj meditimi fizikisht aktiv, ne baze te se cilit mbahet trupi i shendoshe dhe lirohet mendja nga te gjitha problemet dhe lidhjet (attachments) e jetes.

    Eshte zbuluar, ose e kane praktikuar se pari Hinduset si metode per ta zgjatur jeten e nje personi me shume se normalja mesatare.

    Pershendetje.

    ASD

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e ENISS
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    30
    Per te pasur nje fare ideje sec eshte joga kam lexuar edhe une disa gjera per te. Se fundmi nje material i tille me ra ne dore. Mbase do kishit interes ta lexonit, e pse jo .... edhe komentet tuaja do te ishin po aq me interes.

    Historia e Joges
    Fjala origjinale per ‘joga’ ne gjuhen sanskritishte mund te kete kuptimin bashkoj e vė bashke nėn nje zgjedhė ose sjell nėn nje zgjedhė, mbreh ose mbaj nen kontroll. Per nje hinduist joga eshte nje teknike ose nje disipline qe e con ate ne bashkimin me nje force ose fryme te madhe te mbinatyrshme. Ajo eshte pershkruar si ''venia nen nje zgjedhe me Perendine e te gjitha forcave te trupit, te mendjes dhe te shpirtit’’.
    Sa e vjeter eshte joga? Pamje me njerez te ulur ne pozicione te ndryshme joge, shihen ne vulat e gjetura ne luginen e Indit, ne Pakistanin e sotem. Qyteterimi i lugines se Indit datohet nga arkeologet midis mijevjecarit te trete dhe te dyte p.e.s, shume afer periudhes se kultures se Mesopotamise. Punimet e gjetura ne keto dy zona paraqesin nje njeri, i cili perfaqeson nje hyjni dhe ka nje kurore me brire kafshesh e eshte i rrethuar nga kafshe, gjera qe te sjellin ne mendje Nimrodin, ''gjahtarin e fuqishem’’ .Hinduistet pohojne se figurat qe paraqiten te ulura ne pozicione joge, tregojne perendine Siva, zoteri te kafsheve dhe zoteri te joges, i cili shpesh adhurohet me ane te lingamit, nje simbol i organit mashkullor. Prandaj, libri ‘Hindu World’ (Bota hinduiste) e quan jogen nje kod praktikash asketike, kryesisht me prejardhje paraariane, i cili permban relike te shume koncepteve dhe riteve primitive.
    Ne fillim metodat e joges u percollen gojarisht. Me pas u hodhen ne forme te shkruar me hollesi nga filozofi indian i joges Patanxhali. Kjo njihet si Joga Sutra, i cili mbetet libri kryesor i joges me udhezime. Sipas Patanxhalit, joga eshte ''nje perpjekje metodike per te arritur persosmerine, duke mbajtur nen kontroll elemente te natyrshem te natyres njerezore, si ato fizike ashtu edhe psikike’’. Qe nga fillimet e saj e deri ne kohet e sotme, joga ka qene pjese perberese e feve te Lindjes, tani vecanerisht e hinduizmit, e jainizmit dhe e budizmit. Disa praktikues te joges besojne se ajo do ti beje qe te arrijne mokshan ose clirimin, duke u bere nje me nje fryme qe te pushton plotesisht.
    Cfare qellimi ka joga?
    Nisur dhe nga historia, pergjigja duhet te jete kjo:
    Qellimi i joges si disipline, eshte qe ta coje individin drejt pervojes frymore te ''venies nen nje zgjedhe’’ ose te berjes njesh me nje fryme mbinjerezore. Ne librin Bota hinduiste, autori Benxhamin Wolker thote per jogen se ajo mund te kete qene nje sistem i hershem i ritualeve magjike dhe vazhdon te permbaje ende ne domethenien e saj nje ngjyrim okultizmi dhe shtrigerie. Filozofet hinduiste pranojne se praktika e joges mund te jape fuqi te mbinatyrshme, megjithese ata zakonisht pohojne se kjo gje nuk eshte qellimi perfundimtar i joges. Psh, ish-presidenti i Indise, Radhakrishmani, ne librin Indian Philozophy (filozofia indiane) thote per praktikuesin e joges se ''duke e mbajtur nen kontroll trupin me ane te pozicioneve, si rrjedhim, mund te shperfille caqet e te nxehtit dhe te te ftohtit… praktikuesi i joges mund te shohe dhe te degjoje ne largesi… percjellja e mendimit nga nje individ tek tjetri pa nderhyrjen e funksioneve normale te komunikimit eshte plotesisht e mundur per nje praktikues joge … praktikuesi i joges mund te beje trupin e tij te padukshem’’.
    Per disa, kur shohin nje praktikues te joges, i cili fle mbi majat e gozhdeve ose qe ecen mbi qymyr te ndezur, mund te duket se eshte nje mashtrim dhe per te tjere nje shaka. Por keto jane ngjarje te zakonshme ne Indi, ashtu sic eshte dhe qendrimi me nje kembe duke pare ngultas diellin per ore te tera. Tjeter veprim eshte dhe mbajtja nen kontroll e frymemarrjes, e cila e lejon nje individ te qendroje i zhytur ne rere per periudha te gjata kohe.
    Ne qershor te vitit 1995, ne gazeten The times of India, shkruhej se nje vajze 3 vjec e gjysme dergjej si ne hipnoze, kur u lejua te kalohej mbi barkun e saj nje makine qe peshonte me shume se 750 kg. Per habine e turmes, kur u zgjua nuk ishte demtuar fare. Ne raport shtohej: Ajo ishte fuqi e mirefillte joge.

    Pa dyshim, asnje njeri normal nuk eshte i afte te kryeje ndonje nga keto gjera.
    Mund te na jepni komentet tuaja.... c'dobi ka joga? Ose c'keni lexuar me gjere mbi te. Une jam e interesuar per vete faktin se kam lexuar gjera paska te habitshme mbi efektet e saj ....

    Eniss
    E rendesishme per njeriun dhe shoqerine... liria e plote e shpalosjes se natyres njerezore ne drejtime te shumta dhe te perkunderta.

  10. #10
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anėtarėsuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Asgje Sikur Dielli pershendetje!

    Ndoshta ke te drejte! Mund te quhet Brahman ne shqip, por ketu ne Greqi thuhet keshtu.

    Faleminderit per korrigjimin.

    Me respekt Abigail
    Dituria prehet nė zemrėn e atij qė ka mend, por ajo qė ėshtė nė zemrėn e budallenjve merret vesh.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •