Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Filluan përçarjet brenda BDI-së

    Përçarjet në BDI kanë dalur në sipërfaqe edhe publikisht, me rastin e largimit nga kjo parti, të kryetarit të degës së Butelit në Shkup, Baki Halimi, por edhe paralajmërimeve për largime masive nga kjo parti nga Gazi Baba, Ohri, Tetova, Kumanova dhe qytete të tjera, ku ka pakënaqësi të mëdha.
    Nga dega e BDI-së në Butel kanë njoftuar për agjencinë e lajmeve INA, dorëheqjen e kryetarit të degës Baki Halimi. ”Ju informojnë se kryetari ka dhënë dorëheqje dhe këtë i`a ka bërë me dije edhe Ali Ahmetit, i cili megjithatë bëhet i shurdhër për këtë gjendje të katandisur dhe këtë mjerim që po ndodhë në këtë parti, e cila mori vetëbesimin e popullit. Nuk mund më të fshihemi dhe t`i ikim përgjegjësisë para qytetarëve që na dhanë votën”, kanë theksuar ithtarët e Baki Halimit, të cilët shpjegojnë të gjitha peripecitë që i kanë përjetuar dhe injorimet e skajshme nga funksionarët e BDI-së. Mbyllja e telefonave, mosdhënia e përgjigjeve dhe sqarimeve nga funksionarë dhe anëtarë të lartë të partisë, anashkalimi total nga ana ministrave dhe funksionarëve shtetëror, anashkalimet në punësime dhe injorimi i skajshëm, janë disa nga problemet me të cilat janë ballafaquar anëtarët e kësaj dege, por që shtojnë se me të njejtat probleme ballafaqohen edhe degët e tjera, ku nuk ka kryesi dhe janë lënë zvarrë anëtarësia. Një gjendje e njejtë që pritet të pasojë me braktisje do të ndodhë këto ditë edhe në Gazi Babë, për shkak të pakënaqësive me funksionarët e kësaj partie. Ditëve të ardhshme pakënaqësitë do të shpërthejnë edhe në vendbanimet e tjera dhe kjo do të bëhet nëpërmjet komunikatave publike.


    Ajo që edhe pritej nga kjo periudh qeverisje absolute nën urdhërat e sllavit dhe pa asnjë tentim për ndonjë interes kombëtar. Shqiptarët po binden dita ditës se kujt ia falën votën e tyre.
    Sui generis

  2. #2
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shqiptarët të diskriminuar në sferën e kulturës

    Në vazhdim do të mund të gjeni konferencën për shtyp të Arifikmet Xhemailit – anëtarë i Kryesisë Qendrore, ku akuzon qeverinë aktuale e veçmas BDI-në se nuk ndërmerr asgjë rreth asaj se kultura shqiptare po diskriminohet në Maqedoni.

    Ju jeni, pa dyshim, dëshmitarë më të mirë dhe raportues më të denjë për tërë atë çka po ndodhë në sferat e ndryshme shoqërore e në veçanti në sferën e kulturës këtu në Maqedoni.

    Që kur në këtë Qeveri hyri si vazal Bashkimi Demokratik për Integrim, Gruevski me bashkëpunëtorët e vet asnjë ditë nuk rreshti së nëpërkëmburi dinjitetin shqiptar, ndërsa na habisin minsitrat shqipfolës të BDI-së që thonë se Qeveria po funksionon në mënyrë ideale.

    A është ideale të shkatërrohet Instituti për trashëgiminë kulturore e shpirtërore të shqiptarëve të Maqedonisë?! Kështu si po funksionon sot Ministria e Kulturës, krijohet përshtypje objektive se në këtë digaster është dislokuar tërë Qeveria e Gruevskit dhe se aty çdo gjë funksionon me vendimet diskriminuese të Qeverisë aktuale. Me vendim të Qeverisë u hoq nga plani strategjik shndërrimi në Muze Nacional i objektit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir. Me vendim të Qeverisë shkurtohet në mënyrë absurde buxheti për projekte shqiptare. Me vendim të Qeverisë Kishës Ortodokse i falet toka në qendër të e Shkupit.

    Ministria Kulturës me vendim të Qeverisë finanson spote televizive ku Maqedonia shpërfytyrohet në një vend absolutisht maqedonas e ortodoks. Prej mbi 40 manifestimeve te sivjetme, vetëm 3 manifestime janë shqiptare, e që do të finansohen me një buxhet total te një nate poetike në një katund maqedonas. Me vendim të Qeverisë kjo Ministri ngrit Komision për përkthimin e shkrimtarëve maqedonasë, ngrit komision me priftërinj për përkthimin e letërsisë ortodokse maqedonase. Do të na mbushet sheshi i Shkupit me skulptura, përmendore, buste, të huazuara nga trashëgimitë e huaja kulturore! Shqiptarëve të vendit nuk u lejua shënimi i njëqind vjetorit të shkollës së parë në gjuhën shqipe në Maqedoni “Josif Bageri”. Nuk u ndanë mjete finansiare për t’u mbajtur Seminari Ndërkombëtar i Albanologjisë.

    A di ndokush nga strukturat vazale të BDI-së në Qeverinë e Gruevskit se ku i bie Shqipëria dhe Kosova, a janë këta dy shtete në Evropë e Mediteran, nëse po, atëherë, a mund të na thonë se sa shqiptarë ka në bord, sa në këshillin organizativ, sa në këshillin sekelsionues, sa artistë shqiptarë janë të ftuar në manifestimin e fundit që po mbahet në Shkup me rreth 1000 artistë nga Evrpa dhe Mediterani.

    Është në të mirë të mirëqenies të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë që Qeveria aktuale të zbresë me këmbë në tokë, ndërsa BDI-ja sa më parë ta braktisë Qeverinë - hap ky që do të konsiderohej si i vetmi i ndërmarrë në të mirë të shqiptarëve të Maqedonisë.

    Gurra
    Sui generis

  3. #3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    250 të punësuar largohen nga USHT, Qeveria plan shkatërrimi

    Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka alarmuar gjendjen dhe largimet masive të të punësuarëve në Universitetin Shtetëror të Tetovës. “Përveç heqjes së masave të dhunshme, të ndalet edhe largimi i të punësuarve në këtë institucion, të ndalet tentimi i strukturave të BDI-së për shkatërrimi e USHT-së dhe në anën tjetër t’u vazhdohen kontratat profesorëve që vijnë nga Universitetet e Prishtinës dhe Tiranës sepse ata janë një kuadër i mirëfilltë dhe me përvojë të madhe akademike”, ka kërkuar anëtari i lartë i PDSH-së, Imer Aliu, duke shtuar se partia e tyre ka informacione për komplotin që po përgatit BDI dhe kjo Qeveri, me qëllim siç thuhet “bashkimin e dy universiteteve shqiptare dhe krejt me qëllimin final –shkatërrimin e të njejtëve”.

    Deputeti Aliu ka kërkuar që urgjentisht të hiqen masat e dhunshme nga ky universitet shqiptar shtetëror dhe të mundësohet një proces normal mësimor.

    “Deri sot më shumë se 250 persona janë larguar nga puna duke përfshirë këtu profesorë dhe kuadrin tjetër të administratës dhe në vend të tyre punësojnë njerëz që nuk janë të thirrur në tituj akademikë dhe ajo çfarë është më e keqe të njëjtit më pastaj vendosen si Dekanë dhe prorektorë në këtë institucion të lartë arsimorë”, ka theksuar Aliu, duke sqaruar edhe ndërprerjen e kontratave me profesorët e UP-së dhe UT-së, të cilët sipas tij, kanë dhënë kontribut për USHT-në. Ai ka thënë se me instalimin edhe të bandave kriminale në USHT, janë larguar profesorë me tituj shkencorë, ndërsa janë sjellur njerëz joadekuat. Deputeti i PDSH-së ka kritikuar edhe disperzimin e fakulteteve, duke theksuar se kjo është bërë pa asnjë kriter nga Qeveria aktuale. “Disperzimi është bërë pa asnjë kriter dhe për politikë ditore, sepse në Kërçovë është hapur fakultet me 10 studentë, ndërsa pyesim se si do të realizohet ky disperzim kur kihet parasysh se buxheti I USHT-së është shkrurtuar nga qeveria aktuale”, ka theksuar anëtari i lartë i PDSH-së, Imer Aliu.

    (INA)

    Nga shkollat e Gostivarit largohen nga puna 60 profesorë

    Afër gjashtëdhjetë profesorë të larguar në shkollat e mesme dhe fillore të Gostivarit. Shumica e tyre janë nga gjimnazi i Gostivarit, ndërsa ka të larguar nga puna edhe profesorë me mbi 5 vite përvojë pune. Kryetari i kshillit rajonal të SASHK-ut, Radisllav Ginoskit thotë se nuk është respektuar marrëveshja e SASHK dhe ministrisë së Arsimit, dhe rekomandimi i Ministrisë së Arsimit për vazhdimin e kontratës së këtyre personave.
    "Nuk respektohet marrëveshja e nënshkruar mes ministrisë e Arsimit dhe SASHK-ut nga dhjetori i vitit të kaluar pas grevës. Njëra nga pikat ishte transformimi i vendeve të punës për kolegët të punësuar në arsim nga Marsi. Nuk respektohet njoftimi i Ministrisë së Arsimit, me të cilin kërkohet vazhdimi i kontratave të punës për të gjithë ato që janë me financimin e vjetër deri më 30 nëntor të vitit 2009", thotë Radisllav Ginoski, kryetar i Këshillit regjional të SASHK.
    Në mesin e dhjetë të larguarve nga puna me mbi pesë vite përvojë janë edhe Lirie Saiti dhe Mirjeta Sulejmani. Që të dyja janë larguar pa asnjë shpjegim.
    "Unë punojë pesë vite në arsim dhe prisja vendimin nga ana e ministrisë së Arsimit. Ditën e 31 Gushtit vimë në punë na thonë se shihni nëse është emri juaj është në listën e të larguarve nga puna. Nuk kemi njoftim as gojarisht as me shkrim", rrëfen profesoresha Lirie Saiti.
    "Në mledhjen e mbajtur më 31 gusht na informuan se neës jemi në orar jemi në punë nëse jo nuk jemi. Arsye nuk ka, domethënë janë vetëm arsye partiake", ankohet Mirjeta Sulejmani,profesoreshë në gjimnazin e Gostivarit.
    Për kryetarin e Komunës së Gostivarit Rufi Osmani, këto largime janë konform ligjit dhe me rekomandim të këshillave të shkollës dhe SASHK-ut.
    "Këto ndrime janë bërë bazuar në kriteriumet profesionale të cilat ne I kemi vlerësuar janë bërë bazuar në rekomandimet e sindikatit të Arsimit dhe janë bërë me rekomandimet e ministrisë së Arsimit dhe qeverisë së Maqedonisë", pohon Rufi Osmani, kryetar i komunës së Gostivarit.
    Odisejadë e njëjtë ndodh edhe në shkollën e mesme Ekonomike në Tetovë. Në këtë institucion janë larguar nga puna dy profesoreshat, Xhanie Iseini dhe Vlora Sula.
    "Ditën e premte më 21 Gusht na merr në cellular dejtori dhe na thotë që na rezikohet vendi I punës,. Shkaku thotë se i bëjnë presion, kush i bën shtypje nuk jep sqarime, vetëm thotë që më bëjnë shtypje", tregon profesoresha Vlora Sula.
    Ndërsa përgjigjja e drejtorit të shkollës Ekonomike në Tetovë Faik Ademi është se në këtë shkollë vazhdon stafi i vjetër dhe nuk ka asnjë largim nga puna, por se ka vetëm tri punësime të reja.

    Alsat
    Sui generis

  4. #4
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Jakupi në shënjestër për keqpërdorime

    Ministri i Ekologjisë, Nexhati Jakupi dyshohet se ka keqpërdorur rreth 200 mijë euro gjatë kryerjes së detyrës së ministrit. Kjo bëhet e ditur nga televizioni Alfa, i cili bën të ditur se këto para të buxhetit të ministrisë janë keqpërdorur në forma të ndryshme nga ministri i BDI-së. “Ministri Jakupi pas ardhjes në këtë detyrë ka hapur projektet të vjetëruara të cilët veçmë kishin përfunduar dhe ishin realizuar, ndërsa me firmat e afërta me të dhe grupe ekspertësh, kishte nënshkruar marrëveshje për përpunimin e tyre”, theksojnë burime qeveritare për televizionin. Ministri Jakupi është pjesë e aferës korruptive që ndodhi me këshilltarin e tij, i cili është në paraburgim, për shkak të përfshirjes në korrupsion. Shefi i kabinetit të kësaj ministrie, për 1000 euro kishte siguruar liçenca për importin e materialeve të ndryshme nga vendet e huaja. Ai dhe një nënpunës i lartë i kësaj ministrie vazhdojnë të mbahen në paraburgim, për t`u gjykuar lidhur me ketë vepër. Poashtu siç bëhet e ditur nga burime jozyrtare të revizorit, në kuadër të ekipit të ngushtë të ministrit ishin ndarë rroga deri në 4200 euro në muaj. Pas këtij skandali, ministri Jakupi është vënë në shënjestër të largimit të tij nga kabineti Gruevski, dhe këtë siç bëhet e ditur, ai pritet ta bëjë me dhënien e dorëheqjes.

    (INA)
    Sui generis

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Abdilbari
    Anëtarësuar
    03-01-2006
    Vendndodhja
    Velika Gorica, Kroaci
    Postime
    33
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Përçarjet në BDI kanë dalur në sipërfaqe edhe publikisht, me rastin e largimit nga kjo parti, të kryetarit të degës së Butelit në Shkup, Baki Halimi, por edhe paralajmërimeve për largime masive nga kjo parti nga Gazi Baba, Ohri, Tetova, Kumanova dhe qytete të tjera, ku ka pakënaqësi të mëdha.
    Nga dega e BDI-së në Butel kanë njoftuar për agjencinë e lajmeve INA, dorëheqjen e kryetarit të degës Baki Halimi. ”Ju informojnë se kryetari ka dhënë dorëheqje dhe këtë i`a ka bërë me dije edhe Ali Ahmetit, i cili megjithatë bëhet i shurdhër për këtë gjendje të katandisur dhe këtë mjerim që po ndodhë në këtë parti, e cila mori vetëbesimin e popullit. Nuk mund më të fshihemi dhe t`i ikim përgjegjësisë para qytetarëve që na dhanë votën”, kanë theksuar ithtarët e Baki Halimit, të cilët shpjegojnë të gjitha peripecitë që i kanë përjetuar dhe injorimet e skajshme nga funksionarët e BDI-së. Mbyllja e telefonave, mosdhënia e përgjigjeve dhe sqarimeve nga funksionarë dhe anëtarë të lartë të partisë, anashkalimi total nga ana ministrave dhe funksionarëve shtetëror, anashkalimet në punësime dhe injorimi i skajshëm, janë disa nga problemet me të cilat janë ballafaquar anëtarët e kësaj dege, por që shtojnë se me të njejtat probleme ballafaqohen edhe degët e tjera, ku nuk ka kryesi dhe janë lënë zvarrë anëtarësia. Një gjendje e njejtë që pritet të pasojë me braktisje do të ndodhë këto ditë edhe në Gazi Babë, për shkak të pakënaqësive me funksionarët e kësaj partie. Ditëve të ardhshme pakënaqësitë do të shpërthejnë edhe në vendbanimet e tjera dhe kjo do të bëhet nëpërmjet komunikatave publike.


    Ajo që edhe pritej nga kjo periudh qeverisje absolute nën urdhërat e sllavit dhe pa asnjë tentim për ndonjë interes kombëtar. Shqiptarët po binden dita ditës se kujt ia falën votën e tyre.
    të gjith ju që ja dhot votën -pavijan- ali ahmeti jeni të manipuluar ose te pa edukuar politikisht.bdi.- parti pro slave dheˇ" parti " mamir i të thuhet bandë kriminele ecila sheh vetem interesin e vet personal e jo int. epopullit shq. por fatëkeqsishte edhe bandat ose partit tjera nukë janë largë BDI.duhet sa ma shpejt të formohet parti e cila do ti integroje trevat shqiptare,gjithashtu te formohet nji trupe ekzekuiv(ekzekutorësh)pop që se ka nevoj të kryejn detyren që do tëju rekomandohet.ju që kokën ende e mbani për dheu e kurë nuk e coni të shifni qyellin për ju ësht mirë edhe shteti sllavo maskarenj(maqedonc)

  6. #6
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shqiptarët diskriminohen edhe në planin ekonomik

    Në vazhdim do të mund të gjeni tekstin e konferencës për shtyp të anëtarit të Kryesisë Qendrore të PDSH-së, Imer Aliu, ku akuzon BDI-në si servile e qeverisë që miraton gjithçka që është anti shqiptare, tanimë edhe duke shkurtuar për të pestën herë buxhetin, e në veçanti shkurtimin e mjeteve të destinuara për Marrëveshjen e Ohrit.

    Partia Demokratike Shqiptare ka akuzuar sot Bashkimin Demokratik për Integrim se kjo parti është fajtore për shkurtimin e buxhetit të destinuara për shqiptarët në emër të krizës financiare dhe me rastin e hyrjes në procedurë parlamentare të rebalancit të buxhetit. Imer Aliu ka akuzuar se kjo garniturë qeveritare për të pestën herë me radhë bën rebalans të buxhetit dhe shkurtohen mjetet e destinuara vetëm për shqiptarët.”Sot në procedurë parlamentare është rebalanci i buxhetit të republikës së Maqedonisë, dhe në këtë rebalans të buxhetit shkurtohen mjetet e destinuara për Marrëveshjes së Ohrit. Për këtë qëllim nga buxheti janë ndarë 220 milion denarë, ndërsa në rebalancin e buxhetit shkurtohen 80 milion denarë. Me këtë ngelin vetëm 140 milion denarë dhe dua të sqaroj opinionin se këto mjete të ngelura janë vetëm për rrogat e të punësuarve në sekretariat”, tha Imer Aliu. Me këtë bien në ujë të gjitha trumbetimet e Adbylaqim Ademit se marrëveshja e Ohërit respektohet, ndërsa ai për 15 muaj pjesëmarrje në qeveri nuk është i aftë që të grumbullojë të dhënat për përqindjen e shqiptarëve në institucione.”Ky kryeministër apo kjo qeveri ndan 10 milion euro, për ndërtimin e busteve të heronjve të kontestuar dhe buste të kafshëve dhe nga ky destinim nuk shkurton asnjë cent me rebalanc ndërsa shkurtohet buxheti i sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohërit”, tha Aliu. Apelojmë deri te BDI që nëse nuk mund të bëjë asgjë për të mbrojtur interesin e shqiptarëve atëherë së paku të mos dëmtojë ata dhe të kujdeset vetëm për postet e tyre, tha gjatë një pres konference me gazetarë Imer Aliu, anëtarë i kryesisë qendrore të PDSH-së.

    PDSH
    Sui generis

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263
    Ali Qameti nuk do me ndij per asgje,ju ka ngroh mir ne fotele dhe spo ben ze,ska faj,e shrytzon ne maximum,mjer shqiptaret e shkrete,shkon njeri vjen tjetri,ato vetem i ndrojn kariket si figura shahu,ndersa populli,mbetet gjithmon duke vuajtur edhe per gjerat elementare

    TURP per BDI-n esht ber e shurdher
    Jetë e rëndë.......!!!

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    06-06-2008
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    84
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Shqiptarët diskriminohen edhe në planin ekonomik

    Në vazhdim do të mund të gjeni tekstin e konferencës për shtyp të anëtarit të Kryesisë Qendrore të PDSH-së, Imer Aliu, ku akuzon BDI-në si servile e qeverisë që miraton gjithçka që është anti shqiptare, tanimë edhe duke shkurtuar për të pestën herë buxhetin, e në veçanti shkurtimin e mjeteve të destinuara për Marrëveshjen e Ohrit.

    Partia Demokratike Shqiptare ka akuzuar sot Bashkimin Demokratik për Integrim se kjo parti është fajtore për shkurtimin e buxhetit të destinuara për shqiptarët në emër të krizës financiare dhe me rastin e hyrjes në procedurë parlamentare të rebalancit të buxhetit. Imer Aliu ka akuzuar se kjo garniturë qeveritare për të pestën herë me radhë bën rebalans të buxhetit dhe shkurtohen mjetet e destinuara vetëm për shqiptarët.”Sot në procedurë parlamentare është rebalanci i buxhetit të republikës së Maqedonisë, dhe në këtë rebalans të buxhetit shkurtohen mjetet e destinuara për Marrëveshjes së Ohrit. Për këtë qëllim nga buxheti janë ndarë 220 milion denarë, ndërsa në rebalancin e buxhetit shkurtohen 80 milion denarë. Me këtë ngelin vetëm 140 milion denarë dhe dua të sqaroj opinionin se këto mjete të ngelura janë vetëm për rrogat e të punësuarve në sekretariat”, tha Imer Aliu. Me këtë bien në ujë të gjitha trumbetimet e Adbylaqim Ademit se marrëveshja e Ohërit respektohet, ndërsa ai për 15 muaj pjesëmarrje në qeveri nuk është i aftë që të grumbullojë të dhënat për përqindjen e shqiptarëve në institucione.”Ky kryeministër apo kjo qeveri ndan 10 milion euro, për ndërtimin e busteve të heronjve të kontestuar dhe buste të kafshëve dhe nga ky destinim nuk shkurton asnjë cent me rebalanc ndërsa shkurtohet buxheti i sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohërit”, tha Aliu. Apelojmë deri te BDI që nëse nuk mund të bëjë asgjë për të mbrojtur interesin e shqiptarëve atëherë së paku të mos dëmtojë ata dhe të kujdeset vetëm për postet e tyre, tha gjatë një pres konference me gazetarë Imer Aliu, anëtarë i kryesisë qendrore të PDSH-së.

    PDSH

    Si duket paska "Haruar"Imer Aliu,te tregoj edhe ato 4 milion €,qe kesaj partie(PDSH-se) i jepen nga Qeveria e Fyrom-it,me drejt nga ministria e pundeve te mrenshme(sektori per zbulim dhe kunderzbulim,DBK)...

  9. #9
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Gjashtë muaj burg me kusht për Talat Xhaferin

    Deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi është shpallur fajtor nga Gjykata e Tetovës, për pjesëmarrje në incidentet në zgjedhjet e fundit të parakohshme parlamentare në Maqedoni. Ndaj tij u shqiptua dënimi gjashtë muaj burg me kusht, në rast se ai gjatë dy viteve të ardhshme nuk bën ndonjë vepër të kësaj natyre të incidenteve zgjedhore.

    Pas këtij vendimi, deputeti Xhaferi dhe avokatët mbrojtës kanë paralajmëruar se do të kontestojnë këtë vendim dhe do të ankohen në gjyqin e apelacionit në Gostivar.Sipas tij, vendimi është sjellur nën presion të mediave dhe funskionarëve të partive opozitare.

    “Sipas vendimit të shpallur gjyqi ka vendosur të më shqiptojë dënimin e kushtëzuar për gjashtë muaj për dy vite nëse nuk përsëriten vepra të këtilla, duke pasur parasysh faktin se natyra e kësaj vepre penale me ligj parasheh dëmin efektiv me burg dhe vendimi i shpallur nga gjyqi sot publikisht më dënim të kushtëzuar për gjashtë muaj mendoj se është i paligjshëm dhe njëherit vërteton se gjykatat në Republikën e Maqedonisë., nuk janë çliruar nga ndikimet e jashtme dhe se gjyqtarët nuk vendosin mbi faktet në të cilat në procedurën e rregullt gjyqësore u dhanë para trupit gjykues gjë që është brengosëse për qytetarët e Maqedonisë, se qytetari i rëndomtë nuk mundë të ketë besim në gjyqësi”, ka theksuar deputeti Xhaferi.

    Deputeti i BDI-së akuzohet se më 29 maj të vitit 2009 ka penguar personat zyrtar të policisë për të mbajtur rendin para një tubimi elektoral të partisë së tij në Tetovë. Përve[ tij, për incidente zgjedhore akuzohet edhe deputeti tjetër i BDI-së, Vullnet Ahmeti.

    (INA)
    Sui generis

  10. #10
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Enciklopedia famëkeqe “lëkund” koalicionin ”

    Nga burime të larta qeveritare mësojmë se në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën mbrëma ka mbretëruar atmosferë tejet e tensionuar mes kryeministrit Nikolla Gruevski nga njëra anë dhe ministrave të BDI-së nga ana tjetër, për shkak të enciklopedisë famëkeqe

    Enciklopedia maqedonase e botuar javën e kaluar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve Maqedonase (ASHAM) vazhdon të shkaktojë tensione dhe përkeqësime në raportet e koalicionit qeveritar mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Nga burime të larta qeveritare mësojmë se në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën mbrëma ka mbretëruar atmosferë tejet e tensionuar mes kryeministrit Nikolla Gruevski nga njëra anë dhe ministrave të BDI-së nga ana tjetër, për shkak të enciklopedisë famëkeqe. Nuk kemi arritur të mësojmë se çfarë akuzash ka pasur në adresë të Gruevskit, apo nga ky i fundit në drejtim të ministrave të BDI-së, mirëpo mësojmë se Gruevski pas pak kohe ka braktisur seancën duke e lënë atë që ta udhëheqë Zëvendëskryeministri Zoran Stavrevski.

    BDI-ja konteston 50 dispozita në këtë enciklopedi duke kërkuar njëherësh që akademiku Bllazhe Risteski të japë dorëheqje nga funksioni redaktor kryesor në Enciklopedinë maqedonase, pasiqë ai paralajmëroi se në botimin e korrigjuar nuk do të bëhen korrigjime të mëdha në dispozitat të cilët janë ofenduese për shqiptarët. Përveç reagimeve të ashpra ndaj ASHAM-it, BDI-ja edhe më tej insiston që edhe Qeveria të distancohet nga pjesët kontestuese në Enciklopedi me çka kanë filluar të përkeqësohen marrëdhëniet në koalicinonin qeverisës me VMRO-DPMNE-në.

    BDI-ja kërkon tërheqjen e tërësishme të enciklopedisë dhe formimin e një një këshilli të ri redaktues në të cilin akademikë dhe profesorë shqiptarë do të marrin pjesë në përgatitjen e dispozitave që kanë të bëjnë me shqiptarët.

    Ndryshe, deri më tani kryeministri Gruevski dhe institucionet shgtetërore nuk janë distancuar nga Enciklopedia e cila shtrembëron historinë e shqiptarëve dhe ofendon popullin shqiptar me gjuhën e urrejrtjes.

    Edhe përskaj reagimeve të ashpra nga faktori politik shqiptar, intelektual dhe ai civil në Maqedoni, si dhe nga SHBA-të, Britania e Madhe dhe nga vendet fqinje si Shqipëria, Kosova dhe Bullgaria akademikët maqedonas mbeten edhe më tej në qëndrimin se në enciklopedinë maqedonase duhet bërë vetëm disa korrigjime por assesi tërheqje të saj, gjë me të cilën nuk pajtohen shqiptarët.

    (INA)
    Sui generis

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •