Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Mizoritë e Drakulës

    Mizoritë e Drakulës

    LORENA KOLLOBANI


    Konti Vlad Drakula ka ngelur një nga personazhet, i cili nuk do të harrohet kurrë nga historia e njerëzimit. Mbi të gjitha, ai do të kujtohet i veshur me simbolin kryesor të së keqes që herë-herë është krahasuar me vetë djallin, i cili kishte marrë formë njerëzore.

    Drakula ishte një prej luftëtarëve më guximtarë në luftimet që kryheshin kundër Perandorisë Osmane. Ai ndiqte taktika të ndryshme për tmerrimin e kundërshtarit. Taktika e tij më e njohur psikologjike ishte ngulja në hell e kundërshtarëve të kapur rob, duke ndërtuar kështu një pyll të tërë me trupa njerëzish



    Përktheu: Lorena Kollobani



    Konti Vlad Drakula ka ngelur një nga personazhet, i cili nuk do të harrohet kurrë nga historia e njerëzimit. Mbi të gjitha, ai do të kujtohet i veshur me simbolin kryesor të së keqes që herë-herë është krahasuar me vetë djallin, i cili kishte marrë formë njerëzore.

    Drakula ishte një prej luftëtarëve më guximtarë në luftimet që kryheshin kundër Perandorisë Osmane. Ai ndiqte taktika të ndryshme për tmerrimin e kundërshtarit. Taktika e tij më e njohur psikologjike ishte ngulja në hell e kundërshtarëve të kapur rob, duke ndërtuar kështu një pyll të tërë me trupa njerëzish. Nguleshin hunjtë e mëdhenj në tokë dhe mbi ta nguleshin kundërshtarët e kapur robër, që rrinin pezull në ajër deri sa vdisnin ashtu, të ngulur mbi ata hunj të mprehur mirë. Kokat ishin sheshit, gjithandej dhe këto ishin skenat me të cilat përballeshin nëpër fusha osmanët. Tmerri kalonte çdo kufi dhe shumë shpejt Drakula konsiderohej nga osmanët si vetë djalli. Arritën deri aty sa të besonin se nuk ishte njeri. Një pamje në të cilën mund të vërehet qartë profili i këtij luftëtari të tmerrshëm, është edhe një gravurë në të cilën tregohet Vlad Drakula duke ngrënë mëngjes. Ai tregohet i ulur në një tavolinë në mes të një fushe, i rrethuar nga qindra trupa të ngulur në hell. Shijimi i kësaj atmosfere, ndërsa ha mëngjesin e tij, tregon sesa i pangopur ishte ai me vuajtjen e kundërshtarit. Tmerri dhe reputacioni i këtij njeriu u bë legjendë aq sa dhe sot besohet se ai ishte përfaqësues i djallit ose djalli vetë.

    Konti Vlad Ţepes, vendbanimi i të cilit ishte vendosur në Sighisoara, Rumani, nuk ishte as vampir e as ndonjë krijesë tjetër mbinatyrore. Ky pseudonim i keq i erdhi kontit nga nofka e tij. Megjithatë, tregimet mizore për të kanë shumë gjasa për të qenë të vërteta. Dhe Tepes ishte një pseudonim gjithashtu dhe jo mbiemri i tij, pasi Vlad kënaqej kur ndëshkonte mbi hunj popullin (tep do të thotë "shtizë" në rumanisht).

    Thuhet madje se njëherë ai iu gozhdoi kapelet në koka ambasadorëve të Francës, sepse ata refuzuan t’i hiqnin ato para tij. Pas kësaj, ai preu kokën e shërbëtorit të tij për ta vendosur atë po mbi hu, pasi ai ishte një djalë i dobët, i cili nuk mundi të duronte dot erën e kufomave.

    Një tjetër histori që tregohet për të tmerrshmin kont është se një herë ai mblodhi të gjithë lypsët e zonës së tij për një gosti dhe pas saj, ai i dogji ata të gjithë. Batakçinjtë nga ana tjetër besonin se ai vrau dy zogj me një gur, çliroi vendin nga lypësit dhe i shpëtoi ata nga vuajtjet.

    Po ashtu, tregohet se Drakula urdhëroi t’i priteshin duart bashkëshortes së një fshatari dhe pastaj koka e saj të vendosej sipas zakonit të tij mbi një hu, sepse ajo u takua me burrin e saj e veshur me rrobat e grisura. Kjo pastaj u përdor si një argument frikësues për fshataret e tjera që ato të arnonin rrobat e tyre gjithmonë.

    Një nga krimet më të përgjakshme të Drakulës ka qenë kur ai urdhëroi që të shpoheshin dhjetë mijë njerëz në të njëjtën kohë në një qyteti të vogël që ishte vonuar në pagimin e taksave tek ai, taksë që ishte rreth dy monedha argjendi. Pas këtij akti makabër, Drakula duke qeshur iu tha pakicës së mbijetuar: "Kjo do të bëjë të tjerët të paguajnë gjithmonë në datën fikse atë çka më detyrohen".

    Po me urdhër të tij, një herë tjetër shumë njerëzit u dogjën në shtëpitë e tyre dhe kufomat iu hodhën si ushqim gaforreve në një pellg të zonës.

    Pastaj ai mblodhi gaforret dhe ua dhuroi familjeve të atyre që guxuan të shkelin mbi fuqinë e tij. Gjatë mbrëmjeve që ai organizonte i pëlqente të shtronte në një sallë tjetër kufomat e armiqve të tij me fyt të prerë dhe të hapur dhe në duart e tyre vendoste gotat e mbushura me verë.

    Mbi një mal në Brasov të quajtur kalaja e zezë është një kështjellë të cilën pronari ia dha Drakulës dhuratë për ditëlindje. Drakula pasi nuk i pëlqeu diçka e vogël te kështjella, urdhëroi ta vrisnin vasalin brenda ditës.

    Por duhej të kalonin disa qindra vjet kur ekspertët mjekësorë nxorën përfundimin se Drakula ka pas vuajtur nga skizofrenia e vazhdueshme dhe e ngadaltë dhe si nga një tjetër sëmundje e rrallë, që quhet porphyria. Simptomat e kësaj sëmundjeje janë fobia nga rrezet e diellit (ultraviolet mund të shkaktojnë tumoret kanceroze) qime të gjata që duken si veshje trupi, mprehje e dhëmbëve etj. Por më kryesore për këtë sëmundje është nevoja konstante e pirjes së gjakut. Kjo shpjegon edhe legjendat e vampirizmit.

    Mendohet se gjatë sundimit të tij (1456-1462), "Vlad gjakpirësi" është thënë se ka vrarë nga 40.000 në 100.000 civilë evropianë (rivalët politikë, kriminelët dhe cilindo tjetër të cilin ai e konsideronte "të padobishme për të njerëzimit"), kryesisht duke përdorur metodën e tij e preferuar e të nguljes së kokave mbi heshta në shtylla të mprehta. Burimet kryesore që kanë të bëjnë me këto ngjarje janë të dhënat nga Transilvani fqinj, i cili kishte përleshje të shpeshta me Vlad III. E megjithatë Vladi III respektohet si një hero i popullit nga rumunët për mundjen e pushtuesve turq. Viktimat e tij të heshtëzuara thuhet se janë më shumë të 100.000 myslimanëve osmanë.

    Historikisht, emrin "Drakul" është nxjerrë nga një urdhër sekret vëllazërore e kalorësve të quajtur Urdhri i Dragoit, i themeluar nga Sigismundi i Luksemburgut (mbretit të Hungarisë, Kroacisë dhe Bohemis dhe Perandori i Shenjtë Romak) që të mbrojë krishterimin dhe mbrojtjen kundër Perandorisë Osmane.

    Ka spekulime gjithashtu për faktin se Drakula ushqente një urrejtje të madhe për gratë, dhe si pasojë e kësaj, krimet e tij ishin të shumta kundër tyre. Ai bëhej edhe më mizor me gratë e pabesa, vajzat që nuk e ruanin virgjërinë e tyre dhe të vejat pasionante, me sa duket duke u përpjekur për të imponuar një moral puritan në mes subjekteve të tij.

    Por paçka krimeve të tij mizore, kohët e fundit disa zyrtarë rumunë hodhën idenë e ndërtimit të një parku të madh horror në territorin e Sighisoara.

    Në park do të paraqiten atributet e inkuizicionit dhe nga periudhat të tjera të përgjakshme në historinë njerëzore si kafka, gijotina, karrige elektrike dhe pajisje të ndryshme të torturës.

    Por janë disa organizata të ndryshme sociale dhe ekologjike, duke përfshirë edhe UNESCO-n, të cilat janë kundër këtij ndërtimi. Ata besojnë se parku do të jetë i dëmshëm për mjedisin dhe do të prishë atmosferën historike të vendit.

    Ata janë të shqetësuar gjithashtu që një park i tillë i pazakontë argëtues do të tërheqë njerëz me çrregullime psikologjike, për shembull, maniakë, të cilët e konsiderojnë idhull Drakulën e tyre.




    26/09/2009

    standart
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Edhe sot jetoin nji pjese etyre,por jo siq paraqitet ne film,kjo esht e verte,por njerz nuk hajn.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    324
    Burrë si Drakulla, nuk len nana ma. Qashtu duhet mijav ba edhe turqve edhe shkijeve.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-02-2008
    Postime
    4
    shume lexim i bukur

    sa per turqeve, mire ju ka bere

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •