KRYQI
Nje i ri u ul ne gjunje per t'u lutur.
''Zot, nuk mund te vazhdoj" tha, "kryqi im eshte shume i rende per t'u ngritur". Zoti iu pergjigj: "Biri im, ne qofte se nuk mund te durosh peshen, vendose kryqin tend brenda ne kete dhome, pastaj hap deren tjeter dhe zgjidh cilin kryq te duash".
I riu u lehtesua dhe tha: "Faleminderit Zot".
Dhe beri ashtu sic i tha Krishti.
Hapi deren tjeter dhe pa shume kryqe, disa ishin aq te medhenj sa qe as majat e tyre nuk dukeshin. Pastaj pa nje te vogel, qe mbeshtetej ne mur.
"Kete do te doja", dhe Zoti iu pergjigj: ''Por, biri im, ky eshte kryqi qe ti sapo le"...
Kur problemet e jetes duken shume te medha per t'i kaluar, mire eshte te shohim perreth nesh dhe te veshtrojme se cfare kalojne njerezit e tjere. Pastaj do te kuptosh, se ti je me me shume fat nga cmund ta mendoje!
PERENDI FOLEM
Njeriu peshperiti: ''Perendi folem" dhe u degjua cicerima e zogjve. Por njeriu nuk e degjoi...
Keshtu njeriu therriti me fort: ''Perendi folem", dhe bubullima cau qiellin nga njera ane ne tjetren. Por njeriu nuk e degjoi...
Njeriu hodhi nje sy perreth tij dhe tha: ''Perendi , me ler qe te shoh". Nje yll vezullonte me shkelqim. Por njeriu nuk e vuri re...
Dhe njeriu therriti dhe tha: ''Perendi, me trego nje mrekulli", dhe nje jete lindi. Por njeriu nuk e kuptoi perseri...
Keshtu njeriu perseri thirri me deshperim dhe zhgenjim: ''Me prek Perendi dhe lejo te kuptoj se je ketu".
Ate cast Perendia arriti poshte dhe preku njeriun. Por njeriu hodhi qe nga supet e tij fluturen e bukur dhe vazhdoi rrugen e tij...
O njeri!!! Mos i humb bekimet e Perendise sepse nuk te vijne ne menyren qe ti i pret...
ASNJE NUK ESHTE I PADOBISHEM NE VEPREN E PERENDISE!
Nje fshatar, shpesh ngarkonte uje nga cezma ne shtepine e tij , me dy kaceke lekure, qe i varte ne te dy anet e nje shkopi, te cilin e mbante ne supet e tij. Nje nga kaceket ishte pak i shqyer, me perfundim te rrjedhi gjate gjithe rruges. Kjo ishte arsyeja qe kaceku te ndihej me i ulet kundrejt tjetrit qe ishte me i ri.
Nje dite kaceku i prishur i tha njeriut: ''Njeri i mire, me vjen keq per gjendjen time dhe per ujin qe humbas gjate gjithe rruges. Me vjen keq sepse ti lodhesh, por une sjell ne shtepine tende me pak uje sesa duhet. Jam i padobishem...".
Atehere njeriu iu pergjigj: ''Dua te vesh re gjate rruges sone lulet e bukura qe kane celur gjate monopatit per te shkuar nga cezma ne shtepi".
Kur pas pak arriten ne shtepi, njeriu pyeti kacekun e prishur: ''I pe lulet? Nuk ishin te bukura?''
''Po" u pergjigj kaceku i vjeter e i prishur.
''Por, nuk kuptova, cfare lidhje kane lulet me mua, qe jam i padobishem?".
''Kane lidhje dhe lidhje te madhe bile" u pergjigj njeriu.
''E vure re sa lule ka vetem nga ana jote, kur ju mbaj qe nga cezma per ne shtepi? Duke kaluar, ti i ujit dhe i ben qe te celin e te lulezojne gjate rruges tone. Aroma e tyre lehteson peshen dhe lodhjen time dhe e ben te kenaqshme rrugen time me ngarkesen e ujit qe mbaj...
E kuptove pra, se nuk je i padobishem!!!
ABIGAIL
Krijoni Kontakt