DASHURIA E PERËNDISË
Çdo njeri është mëkatar. Perëndia duke dashur të shpëtojë mëkatarin, nga dashuria e Tij e madhe, planifikoi vdekjen në kryq të Krishtit, gjaku i të cilit pastron çdo mëkat. Pasi mëkatari të jetë larë dhe pastruar, Perëndia e vulos me Frymën e Shenjtë dhe e bën birin e Tij. Me këtë mënyrë brenda planit të Tij të shenjtë të dashurisë, e shëndron mëkatarin në fëmijë të Perëndisë.
Ishte një mëngjes i zakonshëm i së Dielës dhe predikuesi i një Kishe të vogël në Anglinë e Re, George Thomas hipi në podiumin e Kishës dhe duke filluar predikimin e tij tha midis të tjerave: - ....... do t’ju tregoj një histori të vërtetë të cilës dëshiroj ti kushtoni vëmendje të veçantë.
“Një ditë u takua satani me Jezusin dhe kishin një bisedë mjaft interesante. Satani kthehej nga kopshti i Edenit. Në fytyrën e tij vijëzohej një kënaqësi e madhe.
- Arrita të bëj diçka të shkëlqyer,- i tha Jezusit. - Bëra të mundur që e gjithë rraca njerëzore të bjerë në një grackë të madhe me një karrem dhe tani nga kjo grackë as edhe një njeri nuk mund të dalë. I kam të gjithë në grackën time.
- Ç’ ke ndërmend të bësh me ta?- e pyeti Jezusi.
- Aaa, do të argëtohem me të vërtetë,- u përgjigj satani. Më parë do të vë urrejtje dhe ligësi në zemrën e tyre, që të urrejnë njëri-tjetrin. Më pas do tu mësoj të prodhojnë armë në mënyrë që të vrasin njëri tjetrin.... më pas do ti mësoj të prodhojnë bomba, që të bëjnë luftë me njëri-tjetrin dhe të vriten.
- Ke diçka tjetër ndërmend të bësh me njerëzit?- e pyeti përsëri Jezusi satanin.
- Do tu mësoj të pijnë duhan, alkol dhe të shkatërrojnë veten e tyre. Do ti mësoj të marrin drogë. Do ti bëj të martohen dhe më mbas të shkatërojnë familjet e tyre dhe të jenë të dëshpëruar, ata dhe fëmijët e tyre....
- Mirë, por një moment do të mërzitesh apo jo, atëhere çdo të bësh me njerëzit?- e pyeti Jezusi.
- A, do ti vras.... të pavlerë janë të gjithë.
Atëhere Jezusi e vështroi drejt në sy dhe me zë të fortë i tha satanit:
- Sa do që të më japësh njerëzit?
- Nuk kuptove, - shpjegoi satani. - Të pavlerë janë të gjithë, as Ty nuk të duan. Do të të pështyjnë, do të të tallin, do të të akuzojnë dhe në fund do të të vrasin. Janë të pavlefshëm.
- Sa do, - gjëmoi zëri i Jezusit në fytyrën e satanit.
Atëhere, satani ndryshoi shprehjen e fytyrës dhe qëndrim. Fytyra e tij ngriu, u mbush plot ashpërsi dhe ligësi dhe sikur i erdhi një ide e vetme në mendje, iu përgjigj me ftohtësi dhe shpirtligësi Jezusit:
- Të gjithë gjakun Tënd, gjithë lotët e Tu dhe jetën Tënde.
- Në rregull, - u përgjigj me gjithë forcën e shpirtit të Tij Jezusi në fytyrën e satanit, - në rregull.”
Në këtë pikë, besimtari njeriu i Perëndisë e mbylli predikimin e tij në bashkësinë e vogël lokale në Anglinë e Re. Të gjithë e shikonin dhe mendoheshin në heshtje dhe mendoheshin shumë....
Këtu mbaron historia jonë dhe fillojnë edhe mendimet tona.... të cilat duhet të fillojnë, sepse kjo çështje është e rëndësishme dhe mjaft e gjatë.
Ekziston një pikë kritike dhe e rëndësishme rreth personalitetit dhe veprës së Jezu Krishtit. Nuk është mëkati i Evës dhe i Adamit, nuk është djalli, nuk janë mëkatet tona të shumta dhe të mëdha. Është se tha ‘në rregull’. Gjithë gjaku i Tij, dashuria e Tij, jeta e Tij! I dha për të na çliruar nga thonjtë e ‘vrasësit njerëzor’ dhe të na dhurojë jetën e Tij të shenjtë dhe të përjetëshme. Sepse tha “në rregull” nuk mund të kemi një pozicion asnjëanës. Sepse Jezusi tha “në rregull” dhe gjaku i Tij u derdh në kryqin e Golgotës, nuk mund të luajmë me mëkatin dhe me botën e tij ateiste.
Sepse Jezusi tha “në rregull” dhe na përqafoi me gjithë dashurinë e zemrës së Tij, nuk mund të anashkalojmë, të jemi indiferentë, të shikojmë se çfarë bëjnë të tjerët, dhe të bashkohemi me botën e mëkatit dhe të pabesisë. Këtu është edhe pika kritike dhe e rëndësishme. Jezusi dha jetën e Tij, për të na çliruar nga vdekja e përjetëshme, të na bashkojë me Atin Perëndi dhe ne, në vend të dashurisë, respektit dhe besimit në fytyrën e Tij, i kthejmë shpinën me indiferencë dhe mosrespekt.
Jezusi luftoi me satanin, pagoi borxhin e mëkatit tonë, që të na çlirojë nga vdekja e përjetëshme dhe e bëri këtë vetëm nga dashuria..
Na ofron shpëtimin e Tij nga urrejtja dhe tërbimi i vrasësit njerëzor falas dhe në hir. Do të jetë e përjetëshme dhembja e ndëshkimit tonë “...nëqoftëse e lëmë pas dore një shpëtim kaq të madh” (Hebrenjve 2:3).
“Sepse Perëndia e deshi aq shumë botën, sa dha Birin e Tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë jetë të përjetëshme. (Gjoni 3:16).
Kjo e ‘dhënë’ e dashurisë së Zotit është thikë me dy presje. Kush e përqafon me përulje dhe besim, kush kthehet tek i gjalli Jezu Krisht me pendim dhe sinqeritet, do të shijojë jetën e rilindjes së Tij, e cila do të bëhet edhe e tij përjetësisht.
Nuk është mëkati i botës problemi ynë, as edhe mëkatet tona “...sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë” (Romakëve 3:23)
Por, është shpëtimi nga mëkati dhe Shpëtimtari plot hir dhe mëshirë. Dhe njerëzit e kundërshtuan, e anashkalojnë, qëndrojë indiferentë dhe të kapluar nga egoizmi, jeta e tyre, gjërat e tyre. Kur të qëndrojmë përpara fronit të Zotit, ku duhet të gjithë të qëndrojmë që të shpërblehet çdonjeri nga ne sipas jetës së tij, sipas veprave të tij (2 Korintasve 5:10), nuk do të gjykohemi për mëkatet e të tjerëve, të botës, të prindërve tanë, por, sepse pretenduam ti themi jo shpëtimit, Shpëtimtarit, dashurisë së madhe të Jezu Krishtit, i cili “...erdhi të kërkojë dhe të shpëtojë atë që kishte kishte humbur” (Luka 19:10).
Është tragjike të ketë shpëtim, të ketë jetë të përjetëshme, të ekzistojë fuqia që shëron “kancerin e mëkatit” dhe njeriu ti kthejë shpinën sepse, është tepër i zënë, sepse nuk interesohet, sepse preferon shijet e përkohëshme jetës mëkatare.
Të hapë Jezu Krishti grackën e mëkatit tonë, të paguajë borxhin tonë përballë syve të Perëndisë së Shenjtë, të na dhurojë jetë të çliruar dhe të përjetëshme dhe ne, të preferojmë skllavërinë e mëkatit, nënshtrimin, vdekjen e përjetëshme??? Kostoja do të jetë e madhe dhe e përjetëshme. Jezu Krishti bëri atë që nuk mund të bënim ne. Na bëri gati dhe na dhuron një shpëtim të përsosur, falas dhe nëpërmjet Hirit.
Atë që ne duhet të bëjmë është ta pranojmë këtë shpëtim, të zgjatim dorën e besimit dhe ta bëjmë tonin me pendim, përulje dhe besim. Të bëhet Jezu Krishti, Zoti ynë dhe Perëndia ynë. Ai të cilit do ti kemi borxh gjithë jetën tonë.
Në qoftë se nuk marrim këtë rrugë atëhere nuk ka rrugë tjetër. Rruga e jetës së shthurur mëkatare, është ashtu si zogjtë e egër në kafaz, të gjakosur, të dëshpëruar, të cilët presin ti hedhin tek macet që ti shqyejnë. Ky është satani dhe bota e tij. Shijon humbjen tonë, vdekjen tonë të përditshme dhe të ngadaltë, humbjen tonë të përjetëshme.
Ne këtu poshtë në tokë erdhëm në jetë që të zgjedhim Zot, të zgjedhim jetë të përjetshme. Dhe shumë të tjera, të cilat me sa duket nuk ekzistojnë. Një është zoti i së keqes, i armiqësisë, i vdekjes, satani. Këto ka, këto e kënaqin ti japë njeriut, për ta vrarë përjetësisht. Tjetri, Jezu Krishti, është Zoti i së Vërtetës, i Dashurisë, i Jetës, i Ringjalluri, Shpëtimtari nga mëkati dhe vdekja.
I pari gëzohet të na shikojë duke vdekur çdo ditë.
Tjetri gëzohet të na shikojë të shijojmë jetën e Tij të përjetëshme që tani brenda nesh.
Iu dhe me zemër kësaj dashurie së madhe?
Zgjedhja është e jona dhe le ta bëjmë atë sot, përpara se të jetë vonë.
Cila është gjendja jote në këtë moment?
Cila është zgjedhja jote?
Krijoni Kontakt