Close
Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 92
  1. #11
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    XHEJMS THORNHILL DHE PIKTURA E TIJ...

    Xhejms Thornhill, artist anglez, po zbukuronte kubene e katedrales se Shen Palit me piktura te mrekullueshme. Pasi perfundoi nje pjese se vepres se tij, eci mbrapsht per te vezhguar pikturen. Nuk vuri re se po qendronte ne cep te skeles, dhe rrezikohej te rrezohej, gje e cila do t'i kishte sjelle vdekjen e sigurt. Nje shok i tij, duke pare pozicionin e tij te rrezikshem, rrembeu nje furce te lyer me boje dhe e flaku drejt piktures. I inatosur, artisti u hodh perpara per te mbrojtur pikturen e tij, por shoku i tij vetem sa tha:
    "Lavdi Perendise, njollosa pikturen, por shpetova artistin!".



    PREDIKUESI DHE DJALOSHI

    Nje predikues u pyet dikur nga nje djalosh, se ne cfare moshe duhet te kthehet ne besim njeriu? Pergjigja ishte:
    "Te pakten, nje ore para vdekjes!"
    Pas nje intervali te shkurter reflektimi, djali iu pergjigj:
    "Atehere kjo do te thote se duhet te kthehem ne besim menjehere..."



    I KRISHTERI DHE SHOKU I TIJ

    Nje i krishtere pati nje bisede serioze me nje ish shok ushtrie, duke u perpjekur t'i fliste atij per besimin e vet.
    Per te ishte e papranueshme qe cdo njeri lind ne mekat dhe eshte nga natyra ne armiqesi me Perendine. Ai u kujtua, se dikur nje djalosh ne rruge i kishte folur dhe i kishte bere pyetjen:
    "A ke paqe me Perendine?"
    Ai kishte mbrojtur mendimin e tij dhe ishte pergjigjur me zemerim:
    "Ore, si eshte puna me ty? Une nuk jam grindur kurre me Perendine!"



    SA I MADH ESHTE PERENDIA YT?

    Pas mbarimit te predikimit ne nje shesh, nje nga te pranishmit therret menjane predikuesin dhe e pyet me nje ton ironik dhe provokues:
    "Zoteri, Perendia yt eshte i madh apo i vogel?"
    Predikuesi i pergjigjet qetesisht:
    "Perendia im, eshte aq i madh sa s'mund ta nxene qiejt, dhe aq i vogel sa ze vend ne zemren time!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga ABIGAIL : 03-02-2003 më 18:17

  2. #12
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    TRE PEMET


    Ekzistonin dikur tre peme ne maje te nje kodre, e cila ngrihej ne mes te nje pylli. Ato diskutonin ne mes tyre shpresat dhe enderrat e tyre dhe nje moment pema e pare tha: "Nje dite dua te behem nje senduk, qe te ve ne te thesare. Te jem plot ar, argjend dhe gure te cmuar, e skalitur me modele te nderlikuara, ne menyre qe kushdo qe do te me shohe, te admiroje bukurine time".

    Me pas foli pema e dyte: "Nje dite do te behem nje peme e stermadhe, do te mbart mbreter dhe mbreteresha ne oqeane dhe do te udhetoj ne te kater anet e botes".

    Ne fund foli dhe pema e trete: "Dua qe te behem pema me e larte dhe me e drejte ne pyll. Keshtu njerezit do te me shohin ne maje te kodres, do te shohin deget e mia dhe do te mendojne qiellin dhe Perendine, dhe sa afer tyre jam. Do te jem pema me e madhe e gjithe shekujve dhe njerezit do te me kujtojne pergjithmone".

    Vitet kalonin dhe pemet luteshin qe endrrat e tyre te beheshin realitet. Nje dite nje grup druvaresh i gjeten pemet. Kur njeri prej tyre pa pemen e pare tha: "Kjo, duket peme e forte. Mbase do te mund ta shes drurin tek ndonje marangoz". Dhe filloi ta prese. Dhe pema ishte e gezuar se e dinte se marangozi do ta bente nje arke thesari. Kur erdhi tek pema e dyte, druvari tha: "Kjo, duket peme e forte, ndoshta do te mund ta shese ne kantierin e anijeve". Pema u gezua, sepse e dinte se pas pak kohe do te behej nje anije e madhe. Kur druvaret gjeten pemen e trete, pema trembej, sepse e dinte se nese e prisnin, enderrat e saj nuk do te beheshin realitet. Nje prej druvareve tha: "Nuk besoj se nevojitem kete peme per dicka te vecante, por do ta marr edhe kete". Dhe e preu.
    Kur pema e pare arriti me ne fund tek marangozet, ata e bene nje grazhd. E vune brenda ne nje stalle dhe e mbushen me kashte. Nuk ishte aspak ajo qe enderronte.
    Pema e dyte u pre dhe u be nje varke peshkimi. Dhe enderrat e saj moren fund. Ku te behej tani nje varke e madhe qe te mbarte mbreter? Pemen e trete e prene ne pjese te medha dhe e lane per mjaft kohe ne erresire. Vitet kaluan dhe pemet harruan tashme endrrat e tyre.

    Nje dite, nje burre dhe nje grua hyne ne stalle. Gruaja lindi dhe e vune foshnjen ne grazhdin qe ishte ndertuar nga pema e pare. Burri meqe ishte dhe marangoz, do te donte te bente nje krevat per foshnjen, por duhej qe te rehatoheshin me kete grazhd. Pema ndjente madheshtine e kesaj ngjarjeje dhe e dinte se mbante ne krahet e saj thesarin me te madh te shekujve.

    Vite me vone, nje grup njerezish hyne ne varken qe u be nga pema e dyte. Njeri prej tyre ishte i lodhur dhe e zuri gjumi. Ndersa gjendeshin ne ujra te thella, shpertheu nje stuhi e madhe dhe pema mendoi se nuk do te kishte forcen qe t'i mbronte njerezit qe ishin ne te. Burrat e zgjuan Shoqeruesin e tyre qe flinte dhe Ai u ngrit lart dhe tha: "Pusho! Qetesohu!" Ne ate moment stuhia pushoi. Ne ate cast, pema kuptoi se kishte mbartur ne varken e saj MBRETIN E MBRETERVE!

    Me ne fund, dikush erdhi dhe mori pemen e trete. Me dy derrasa te saj formuan nje kryq. E mbarten ne mes te qytetit, ndersa njerezit perbuznin Njeriun qe e mbante ne krah. Dhe diku, ne nje koder ndaluan. E gozhduan ne pemen dhe e cuan lart qe te kryqezohej ne maje te kodres. Kur erdhi e Djela, pema kuptoi se nuk mund te jete prane Perendise, sepse, Jezusi ishte kryqezuar mbi te.

    __________________________________________________ _

    MESIMI I KESAJ HISTORIE ESHTE SE KUR GJERAT NUK DUKEN TE SHKOJNE MIRE, GJITHMONE TE DISH SE PERENDIA KA NJE PLAN PER TY. NESE KE BESIM TEK AI, DO TE JAPE DHURATAT E TIJ NGA ME TE MIRAT, ME TE MEDHATE.

    CDO PEME MORI ATE QE DESHI, POR JO ASHTU SIC CDONJERA PREJ TYRE PRISTE. NUK DIME GJITHMONE SE KUSH ESHTE VULLNETI I PERENDISE PER NE. THJESHT DIME SE RRUGET E TIJ NUK JANE RRUGET TONA, POR RRUGET E TIJ JANE GJITHMONE ME TE MIRAT!


    ABIGAIL

  3. #13
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    DARKA E FUNDIT.

    Leonardo Da Vinci, piktori i madh italian, pikturoi Darken e Zotit. Iu nevojiten 7 vjet qe te perfundonte punen e tij. Qe te zgjedhi personat qe do te paraqeste ne pikture, kerkoi midis qindra njerezve, persona me paraqitje te qete, te pafajshme, dhe te bukur, te cliruar nga shenjat e mekatit.
    Me ne fund, pas nje kerkimi qe zgjati jave, zgjodhi nje te ri 19 vjecar, qe ta perdorte per te paraqitur personin e Krishtit. Per gjashte muaj, Da Vinci punoi per kete karakter baze te vepres se tij. Gjashte vitet e ardhshme, duke kerkuar, gjeti per cdo nje nga te njembedhjete apostujt, personat e pershtatshem, duke lene per ne fund vendin e Jude Iskariotit.
    Harxhoi shume kohe, duke kerkuar nje person me nje paraqitje te ashper, nje paraqitje keqberese, te pershtatshme per personin e Judes. Me ne fund, i thane se dikush ne Rome u denua me burgim te perjetshem, dhe ishte tamam personi qe kerkonte.
    Piktori i madh shkoi ne Rome dhe e gjeti. Me leje te posacme nga mbreti, i akuzuari u transfrua ne Milano, ku e pikturoi per muaj te tere.
    "Tani, mund ta merrni" - u tha rojeve qe e shoqeronin. "Mbarova!".
    Duke u larguar i denuari, u kthye dhe i tha Da Vincit: "A e di se kush jam?" Dhe vazhdoi duke thene: " O Zot, si rashe kaq poshte? Une jam ai i riu, kur para 7 vjetesh me pikturove per te paraqitur personin e Jezusit".

  4. #14
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    PARATE DHE PASQYRA

    Nje i moshuar i pasur, por gjithmone nje njeri i paqef, vizitoi Pastorin e zones ku banonte.
    Iu ankua, sepse me gjithe pasurine e tij, ndihej shume vetem dhe i palumtur.
    Pastori pa iu pergjigjur, e mori per dore dhe e coi tek dritarja:
    "Veshtro jashte dhe me thuaj se cfare shikon?".
    Plaku i pasur pa nepermjet xhamit jashte ne rruge.
    "Shikoj burra dhe gra, te shkojne e te vijne ne punet e tyre dhe femije qe luajne te gezuar" - iu pergjigj plaku.
    Pastori e mori perseri prej dore dhe e coi perpara nje pasqyre te madhe.
    "Veshto ne pasqyre dhe me thuaj se cfare shikon?".
    "Shikoj veten time", iu pergjigj i moshuari, pak i habitur.
    Atehere Pastori i tha: "Kujdes, miku im. Ne dritare ka xham, qe eshte qelq, por edhe pasqyra eshte xham, eshte qelq. Ndryshimi eshte, se xhami i pasqyres eshte i lyer me nje lloj metali, dhe qe nga momenti qe u shtua pak nga ky metal, nuk mund te shikosh te tjeret, por vetem veten tende. Kjo eshte ajo qe te ben te ndjesh vetmi.
    Pasuria jote e madhe, te ka larguar nga bota rreth teje. Nuk te lejon te shikosh te tjeret, te komunikosh me ta, te ndash dhimbjet, agonite, por edhe gezimet e tyre.
    Shikon vetem veten tende!

  5. #15
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    PAGANINI

    Paganini, violinisti i madh, nje dite qendroi perballe spektatoreve te tij ne salle, dhe kur ata pushuan se duartrokituri, vuri re dicka.
    Dicka nuk shkonte mire me violinen e tij. E punoi pak per nje cast dhe vertetoi se nuk ishte violina e tij. Dikush e kishte zevendesuar me nje violine te vjeter e te perdorur, para se te dilte ne skene.
    U ndje te paralizohej ne trupin e tij, por menjehere, u kthye nga spektatoret e tij dhe u tha: "Te dashur, dikush me vodhi para pak minutash violinen time te mire dhe ne vend te saj vuri kete violine te vjeter, gati te prishur. Por nuk ka gje. Eshte rasti qe te tregoj se muzika nuk del nga vegla, por nga shpirti i njeriut qe e perdor veglen".
    E vendosi violinen ne vendin e duhur dhe filloi t'i binte me bukur se ndonjehere tjeter. Nga violina dilte nje nje melodi e mrekullueshme. Degjuesit te mallengjyer krejtesisht nga muzika e mrekullueshme qe degjonin u ngriten ne kembe, dhe kur mbaroi e duartrolisnin per nje kohe te gjate.

  6. #16
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    MIRENJOHJA


    Nje shpirt sapo arriti ne qiell, u takua me Shen Pjetrin. Ai e mori per t'i treguar disa gjera ne Qiell.
    Ecen andej dhe ketej, dhe Shen Pjetri i shpjegonte se cfare ishin te gjitha ato qe shikonte.
    Nje moment hyne ne nje salle te madhe, qe ishte e mbushur me engjej. Salla ishte e ndare ne pjese te medha te ndryshme pune. Shen Pjetri, ndaloi ne pjesen e pare dhe i tha shpirtit qe vezhgonte: "Ketu, eshte Qendra ku mberrijne kerkesat e njerezve per tek Perendia, nepermjet lutjeve".

    Shpirti, pa tek kjo Qender, se te gjithe ishin te zene me pune. Nje numer i madh engjejsh merreshin me seleksionimin e qindra kerkesave, qe arrinin cdo cast, nga te gjitha vendet e tokes.

    Pas pak, ecen dhe arriten ne nje tjeter qender.
    "Ketu", tha Shen Pjetri, "eshte Qendra e amballazhimit dhe e dergeses. Ketu, behet amballazhimi i te gjitha bekimeve materiale dhe frymore, ashtu si kerkesat e tjera , qe kerkojne nga Perendia si dhurate njerezit".

    Shpirti, vuri re se edhe kjo Qender ishte shume e zene. Kishte edhe ketu shume engjej qe punonin, ashtu sic i tha Pjetri 24 ore ne dite punonin pa pushim.

    "E shikon", i tha Pjetri, "njerezit jane te padurueshem. Nuk mund te presin aspak... Duan qe Perendia t'u pergjigjet menjehere lutjeve te tyre!!! Dhe jane kaq shume ato qe kerkojne...".

    Ne vazhdim, ecen dhe qendruan ne Qendren e trete. Ishte qendra me e vogel ne madhesi dhe per cudi te shpirtit, kishte vetem nje engjell atje i ulur dhe nuk bente asgje. Shpirti u kthye nga Shen Pjetri, por para se te thote dicka, Shen Pjetri i tha: " Eshte Qendra qe mbledh falenderimet e njerezve per Perendine!!!"
    "Shen Pjeter, si shpjegohet qe nuk ka fare pune ne kete Qender?" Pyeti shpirti.
    "Kjo eshte me e trishtueshmja", u pergjigj Pjetri.

    "Pasi njerezit, marrin nga Perendia te mirat dhe bekimet qe i kane kerkuar, harrojne te thone faleminderit. Per fat te keq, pak jane mirenjohes".

  7. #17
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    VARKA E HUMBUR


    Thomai, coi varken e tij te re ne breg te lumit. Me shume kujdes e vendosi ne uje dhe dale nga dale leshonte spangon.
    Shume bukur dhe qete, filloi varka e vogel te lundroje.
    Thomai, kishte zgjedhur kete mesdite te vrenjtur ta conte ne uje dhe ta shikonte gjithe qejf. E kishte ndertuar vete.
    Papritur nje rryme e forte mori varken e tij. Thomai, u perpoq ta terhiqte mbrapa ne breg, por spangua u keput. Varka e vogel akoma me me shume shpejtesi, humbiste tutje.
    Thomai filloi te vraponte ne thellesi te bregut, me gjithe fuqine qe kishte, por varka e vogel shume shpejt humbi nga syte e tij.
    Gjithe pasditen, kerkonte qe ta gjente, por me ne fund u erresua kaq shume, saqe nuk mund te shikonte dhe te kerkonte, keshtu qe u largua per ne shtepi i mbushur me trishtim.

    Pak dite me vone, duke u kthyer nga shkolla per ne shtepine e tij, Thomai vuri re nje varke ne vitrinen e nje dyqani, qe ishte e njejte me varken e tij. Kur shkoi me afer, u bind qe ishte varka e tij. Ajo qe kishte bere me duart e tij. Hyri menjehere ne dyqan dhe i tha dyqanxhiut: "Zoteri, ne vitrine keni varken time. E kam bere me doren time!"

    "Me vjen keq, djalosh, por dikush tjeter ma solli sot ne mengjes. Ne qofte se e do mund ta blesh nje dollar".

    Thomai vrapoi per ne shtepi, sa me shpejt mundej. Hapi menjehere kumarane e tij. I numeroi. Ishin tamam nje dollar. U kthye mbrapa tek dyqanxhiu dhe i tha: "Ja, ku i kam leket, zoteri, per varken".

    Pas pak u largua nga dyqani duke mbajtur te shternguar ne duar varken e tij.
    "Tani, je dy here e imja," tha me vete. "Me pare te ndertova dhe tani te bleva!!!"



    DHE ZOTI YNE, NA KRIJOI, DHE ME PAS NA BLEU NGA SKLLAVERIA E MEKATIT, ME GJAKUN E SHTRENJTE TE JEZUS KRISHTIT.

  8. #18
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    KORRIGJOHU OSE HARROJE!


    Nje pastor, ne fillim te sherbeses se tij, u be objekt kritike.
    Por, sic eshte e natyrshme, kjo ngjarje jo vetem qe e dekurajonte, por edhe e trishtonte dhe e bente te dobet.
    Midis pjestareve te kishes, ishte edhe nje pastor pensionist, qe kuptoi se c'po ndodhte, dhe kerkoi qe ta takonte.

    Kur u takuan, pastori i ri me trishtim dhe i lenduar foli mbi kritikat qe ishin bere mbi personin e tij. Pastori i moshuar, pasi e degjoi me vemendje u kthye dhe i tha: "Degjo, biri im, ne qofte se kritikat qe u degjuan jane te verteta, atehere korrigjo veten tende. Ne qofte se nuk jane te verteta, atehere harroji dhe ec perpara ne sherbesen tende!"

    Qe te rrime e te bluajme te njejtat e te njejtat dhe te kerkojme kush e tha, apo cfare gjeje negative ka ai, qe ta sulmojme edhe ne, kjo nuk do te na coje gjekundi!
    Kur degjojme kritike, le ta pranojme se eshte e vertete dhe te mundohemi te korrigjohemi dhe keshtu te behemi me te mire dhe me te forte!

  9. #19
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    INTERVISTE ME ZOTIN.


    "Degjova, se me kerkove te me marresh ne interviste".
    "Po, Zot, nese ke pak kohe ne dispozicion..." iu pergjigja.
    Perendia buzeqeshi me miresi dhe me tha:
    "Koha ime eshte e perjetshme dhe e mjaftueshme, qe te bej cdo gje!". Dhe vazhdoi: "Te degjoj pra, cfare do qe te me pyesesh?"
    "Zot, dua te pyes, cfare eshte ajo gje qe te cudit me shume me njerezit?"
    Perendia m'u pergjigj: "Ajo qe me cudit me shume me njerezit eshte se humbasin shendetin e tyre qe te fitojne parate, dhe me pas humbasin parate qe te fitojne shendetin e tyre. Jane ne ankth dhe shqetesohen per te ardhmen e tyre dhe harrojne te tashmen me perfundim qe te mos jetojne dhe te mos gezojne as te tashmen dhe as te ardhmen.
    Jetojne sikur nuk do te vdesin kurre, dhe vdesin sikur nuk jetuan kurre".

    Qendruam per pak minuta ne heshtje dhe me pas i bera pyetjen tjeter.
    "Zot, si Ate, cili eshte mesimi qe do te doje te mesonin femijet e Tu?" Perendia buzeqeshi dhe me tha:
    "Dua qe te mesojne se nuk mund t'i detyrojne te tjeret qe t'i duan. Ajo qe mund te bejne eshte te lejojne veten e tyre qe te duan.
    Te mesojne se ajo qe vlen me shume, nuk eshte ajo qe kane ne jeten e tyre, por ke kane te rendesishme ne jeten e tyre.
    Te mesojne se nuk duhet te krahasojne veten e tyre me te tjeret. Shembulli qe duhet te ndjekin duhet te jete Jezus Krishti!

    Te mesojne se i pasur nuk eshte njeriu qe ka me shume, por njeriu qe mjaftohet me pak. [B]Te mesojne se mjaftojne pak sekonda qe te hapin plage tek njerezit qe duan, por marrin vite qe t'i sherojne keto plage. Dua qe, te mesojne te falin ne te vertete. Te mesojne se parate mund te blejne te gjithe dhe te gjitha, pervec shpetimit te shpirtit te tyre. Te mesojne se dy persona mund te shikojne te njejten gje, duke e pare nga nje kendveshtrim i ndryshem. Per kete duhet te respektojne mendimin e njeri - tjetrit. Te mesojne se nuk eshte e mjaftueshme se cfare u kane falur te tjeret, por duhet edhe ata te falin te tjeret".

    Qendrova per pak duke shijuar keto momente. Me pas, falenderova Zotin per kohen qe me kushtoi dhe Ai plot miresi me tha: "Ne cdo moment, jam ketu, biri Im, 24 ore. Te vetmen qe mund te besh, eshte te me kerkosh dhe Une do te pergjigjem!"

  10. #20
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    Thumbs up

    Bekimiet e Perendise

    Ndodhi qe vdiq nje i krishtere edhe vajti ne qiell pran Perendise edhe Perendia e merr edhe e çon ne nje dhome te madhe edhe te mbushur me dhurata.por cereku i ketyre dhuratave ishin te hapura ndersa te tjerat ishin te mbyllura.Pyet ky i krishteri Perendine:"Perendi çdo te thote kjo gje"? Perendia i pergjigjet:"dhurata jane bekimet qe une kisha pergatitur per jeten tende.ato pak qe ishin te hapura ishin ato qe ti kerkove te hapje gjate gjithe jetes tende"...!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga ABIGAIL : 10-03-2003 më 18:20
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ekziston Triniteti?
    Nga mesues në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 29-10-2016, 22:35
  2. Gjuha e Perëndive!
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 27-09-2007, 16:08
  3. Fragmente nga Shën Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  4. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  5. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •