ZEMËRMIRËSIA
Tregojne se nje druvar,
domëthënë një fshatar,
në pyll poshtë e lartë,
humbi sëpatën një natë.
Për të blerë një të re,
besa nuk kish me se.
Thërrit e bërtit duke qarë
Sëpatën kush e ka marrë?
Me lot ndër sy nuk vonoi,
dhe ndihmën e Zotit kërkoi.
Zoti kur e dëgjoi,
me vrap engjëllin dërgoi.
Tek qante me lot si gratë,
i tregoi një sëpatë,
që e kish bishtin me ar,
dhe tha: -Ja tek e ke.
U përgjigj i shkreti druvar:
-S'është e imja kjo që më dhe.
Engjëllit se erdhi rëndë,
një tjetër sëpatë nxorri,
që e kish bishtin t'argjendë.
Por druvari nuk e mori.
Kur engjëlli i pruri,
një sëpatë me bisht druri,
një sëpatë me bisht druri,
tha druvari me gëzim:
-Ja, kjo është sëpata ime.
-Të bekoftë Perëndia,
të tuat qofshin që të tria.
Po t'i jap me shumë dëshirë,
se je burrë zemërmirë.
U hap fjala tek qyteti.
Druvar me sëpatë s'mbeti.
Të humbur nëpër rrëpira,
që të të gjejnë më të mira.
Në këtë dëshirë e shpresë,
çdo druvar zu të thërresë:
"Zot i madh e fuqiplotë,
mbeta pa sëpatë në botë".
Zoti që është zemërmirë,
engjëllin sërisht dërgoi,
sëpatën e artë ta japë,
që zemrat t'ua provojë.
Kur pa sëpatën me ar,
u hodh e tha çdo druvar:
"Sëpata ime, ma gjeti..."
Por engjëlli s'u gënjye,
me sëpatë pas u mbeti.
Mos gënjeni miq e shokë,
kënaquni me gjënë tuaj,
mos lakmoni gjënë e huaj!
Krijoni Kontakt