Close
Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 92
  1. #71
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anëtarësuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    Nxitje për t’i pasur besim vetëm Perëndisë (Psalm i Davidit)

    Shpirti im gjen prehje vetëm te Perëndia; nga ai vjen shpëtimi im.

    Vetëm ai është kështjella ime dhe shpëtimi im, ai është streha ime e lartë; unë nuk do të luaj kurrë.

    Deri kur do të vërtiteni kundër një njeriu, për të kërkuar të gjithë së bashku ta vrisni, ashtu si bëhet me një mur që bën bark dhe një gardh që lëkundet?

    Ata mendojnë vetëm ta rrëzojnë nga lartësia e tij, gjejnë kënaqësi në gënjeshtër, bekojnë me gojën e tyre, por në zemrat e tyre mallkojnë.

    Shpirti im gjen prehje vetëm te Perëndia, sepse shpresa ime vjen nga ai.

    Vetëm ai është kështjella ime dhe shpëtimi im; ai është streha ime e lartë; unë nuk do të luaj kurrë.

    Te Perëndia është shpëtimi im dhe lavdia ime; kështjella ime e fortë dhe streha ime janë te Perëndia.

    Ki besim tek ai vazhdimisht, o popull, hap zemrën tënde para tij; Perëndia është streha jonë.

    Me siguri njerëzit e shtresës së ulët nuk janë vecse avull dhe njerëzit e shtresës së lartë nuk janë vecse gënjeshtarë; po t’i vësh mbi peshore të gjithë së bashku janë më të lehtë se vetë avulli.

    Mos kini besim te zhvatja dhe mos ushqeni shpresa të kota te grabitja; mos shkoni mbas kotësisë; në rast se pasuritë janë të bollshme, mos u kushtoni zemrën.

    Perëndia ka folur një herë; dy herë kam dëgjuar këtë, që fuqia i përket Perëndisë;

    edhe ty, o Zot, të përket mirësia, sepse do të shpërblesh cilindo sipas veprave të tij.

    Psalm 62
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  2. #72
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    VAJZA QE QANTE ME DESHPERIM!!!

    Nje vajze e vogel qendronte prane nje kishe te vogel dhe qante me denese. Pak me pare kishte shkuar ne kishe por nuk e lane qe te hynte brenda.
    «Nuk mund te shkoj ne mesimin e se dieles dhe kisha kaq shume deshire te shkoja?», i tha perseri me denese bariut te kishes qe e pa dhe iu afrua.
    Bariu i kishes duke pare vajzen me floke te pakrehur dhe rrobat e vjetra te vajzes, kuptoi menjehere arsyen qe nuk e kishin lene te hynte. E mori per dore dhe me shume ngrohtesi dhe dashuri e coi ne nje nga takimet e femijeve. I gjeti nje vend dhe e uli.

    Vajza u gezua shume qe u gjend nje vend edhe per ate. Ne darke kur ra per te fjetur nuk e zinte gjumi duke u kthyer sa nga njera ane ne anen tjeter duke menduar te gjithe ata femije qe nuk kishin nje vend per te adhuruar Perendine.
    Dy vjet me vone vajza u gjend e vdekur ne nje ndertese gjysem te rrenuar ne lagjen e varfer ku jetonte.

    Bariu i kishes thirri prinderit e vajzes dhe ndejti me ta qe te perfundonin hollesirat per varrimin e saj. Duke ngritur trupin pa jete te femijes u gjend nje portofol i vogel i vjeter nga ata qe gjenden neper plehra. Brenda ne te kishte 57 cent dhe nje leter te vogel qe shkruante: «Kjo shume eshte per te ndihmuar kishen e vogel qe te rinovoje ndertesen e saj, ne menyre qe te shkojne sa me shume femije ne takimin e femijeve ».
    Askush nuk ishte ne gjendje te thoshte se per sa kohe i kishte mbledhur keto leke, te cilat ishin nje oferte dashurie per femijet e tjere, qe te degjonin fjalen e Perendise.

    Syte e bariut te kishes u mbushen me lot. Te dielen tjeter siper ne predikator kishte portofolin e vjeter te vajzes se vogel. Foli per kete dhe sidomos kritikoi qendrimin e te gjithe atyre qe e kishin penguar vajzen e vogel te hynte ne kishe. Perfundoi duke lexuar copen e letres se vajzes. Lotet filluan te rridhnin ne faqet e njerezve te kishes.

    Botuesi i nje gazete te zones qe degjoi kete histori, shkruajti nje artikull. Nje i pasur, qe ndermjetesonte per ndertesa kur lexoi kete histori u prek kaq shume nga historia e vajzes se vogel dhe i ofroi kishes nje toke te madhe per 57 cent... Po mire degjuat!!

    Per 5 vjet kisha mblodhi nga pjesetaret e saj dhe nga shoqeria dhe te njohur qe ishin prekur nga historia e vajzes se vogel, shumen e mrekullueshme, per ate kohe, prej 250 000 dollare. Me keto leke u ndertuan ne fillim te shekulllit te 20 kisha e madhe baptiste me 3.300 vende, Universiteti Temple, nje spital i madh me emrin “Samaritani i mire“ dhe nje ndertese e madhe ku specializohen mesuesit e femijeve te se dieles.

    Per shume vjet pothuajse asnje femije i zones nuk gjendej neper rruge te dielen ne mengjes. Per te gjithe ekzistonte nje vend ne ndonje prej sallave te takimeve te se dieles qe te degjonin per dashurine e Perendise.
    Endrra e asaj vajze te vogel eshte bere realitet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ABIGAIL : 18-01-2006 më 04:05

  3. #73
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Nga jeta e përditëshme e një pastori apo plaku


    Bie zilja e një telefoni.

    -Përshëndetje pastor, jam Benedikti. Pastor, unë dhe gruaja ime dëshirojmë ta dini se ne ju duam vërtet shumë….
    -Faleminderit shumë , Benedikt. Më bëhet shumë qejfi që e dëgjoj këtë. Zoti ju do fort, vëlla, për shkak të natyrës suaj shumë dashamirëse.
    -Pastor, ne do shkojmë muajin tjetër për pushime në Alpet Franceze., dhe ne kemi një shtëpi pushimi në një fshat, afër liqenit. Gruaja ime dhe une dëshirojmë t’ju themi se sa herë që ne të mos shkojmë aty në fundjavë, ju mund ta përdorni. Shkoni aty me gjithë familjen tuaj, pushoni, lutuni dhe shijojeni.
    -Benedikt, kjo është me të vërtetë gjëja më bujare që një i krishterë mund të bëjë. Zoti ju bekoftë, vëlla. Gruaja ime dhe une lutemi shpesh për ju.

    Ata të dy u ndanë të lumtur. Të dy kishin pëfituar dicka nga njëri-tjetri. Benedikti u ndje mirë brenda vetes, duke ditur se Zoti duhej ta donte atë, përderisa pastori e donte. Pastori, u ndje i lumtur sepse ai kishte marrë dicka nga një laik, nën skeptrin e bekimit fetar. Kjo gjë duket kaq e bukur, dhe me sa duket i pasuri ka nevojë për këtë më shumë se sa i varfri. (Ndoshta të pasurit kanë kompleksin e fajit të të qënit të pasur…)

    Kjo lloj varësie e ndërsjellë midis pastorëve dhe laikëve (qofshin këta dhe të varfër) shpeshherë rritët deri në pikën sa ajo arrin të bëhet një shkencë më vete.

    Unë, si pastor, të bekoj ty laikun. Kjo nënkupton se Zoti të do. Ti, si laik, më bekon mua (dhe ble me këtë favorin e Zotit) duke më dhënë një dhuratë, një përkujdesje të vecantë apo ndonjë vakt ushqimor, mbase dhe ndonjë shtëpi pushimi për fundjavë. Ti, si laik bëhesh lajkatar, duke më trajtuar si person të vecantë. Dhe unë, si pastor, e përdor thirrjen time nga Zoti për përkëdheljen e egos sime dhe për përfitime materiale. Kur, kjo gjë bëhet zakon dhe realitet i përditshëm, qielli qan dhe ferri qesh i kenaqur.

    Kjo lloj marrëdhënie e dyfishtë do vazhdojë për sa kohë të ekzistojë ndarja e dallueshme midis klerit (qofshin këta priftërinj, pastorë, pleq apo sido që të quhen) dhe njerëzve laikë. Psikologjikisht, në fakt, ky mbase është shkaku kryesor që ne kemi një shërbëtor të hirshëm të Zotit dhe disa njerëz, jo të hirshëm, laikë: kështu, laikët mund ta lajkatojnë Zotin, pa qënë e nevojshme të bëjnë ndonjë gjë të vështirë!

    Nqs ndonjëherë jeta e vërtetë e kishës do bëhet e njohur në këtë tokë, ky mentalitet i ndarjes në Priftërinj/Pastorë/Pleq dhe vëllezër dhe motra të zakonshme, duhet të dërrmohet. Nqs kjo nuk ndodh, idhujtarizimi i Priftërinjve/Pastorëve/Pleqve dhe zhvlerësimi i vëllezërve dhe motrave do vazhdojë dhe Mbretëria e Zotit do jetë ajo që do paguajë cmimin.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #74
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    DY ENGJEJT!


    Dy engjëj që udhëtonin, ndaluan të kalonin natën në shtëpinë e një familjeje pasanike. Por njerëzit e saj ishin të pasjellshëm dhe nuk pranuan t’i linin engjëjt në dhomën që kishin për mysafirët. Përkundrazi u thanë të flinin ne bodrumin e ftohtë të shtëpisë. Duke rënë për të fjetur në dyshemenë e ashpër, engjëlli i madh, pa një vrimë në mur dhe e mbylli, që të mos dukej.

    Kur engjëlli më i vogël e pyeti përse e beri, më i madhi iu përgjigj... “Gjërat nuk janë gjithmonë ashtu siç duken”.

    Natën tjetër engjëjt e kaluan natën në shtëpinë e një të varfëri, por të një bujku mikpritës dhe të gruas së tij. Pasi ndanë bashkë atë pak bukë që kishin, çifti i la engjëjt që të flinin në krevatin e tyre, në mënyrë që të bënin një gjumë të qetë e të shplodhshëm.

    Mëngjesin tjetër kur u zgjuan, engjëjt gjetën bujkun dhe gruan e tij duke qarë. Lopa e tyre e vetme që kishin, qumështi i së cilës , ishte e ardhura e tyre e vetme, kishte ngordhur.
    Engjëlli më i vogël i inatosur pyeti më të madhin: “Njeriu i parë i kishte te gjitha dhe ti e ndihmove. Familja e dytë kishte shumë pak gjëra, por ishte e gatshme që të ndante gjithçka me ne dhe ti lejove të ngordhte lopa e tyre e vetme”.

    “Gjërat nuk janë gjithmonë ashtu siç duken”, iu përgjigj engjëlli më i madh. “Kur ishim në atë bodrumin e ftohtë, pashë se brenda në atë vrimë kishte flori të fshehur. Për arsye se i zoti i shtëpisë ishte kaq i pangopur dhe krejt i pagatshëm të ndajë pasurinë e tij, e mbylla murin në mënyrë që të mos e gjente thesarin e fshehur”.
    “Mbrëmë, kur fjetëm në atë krevatin e atij njeriu zemërmirë, erdhi engjëlli i vdekjes të marrë gruan e tij dhe unë në vend të saj i dhashë lopën. Pra, gjërat nuk janë ashtu siç duken”.

    Disa herë, tamam kështu ndodh në jetën tonë kur gjërat nuk përfundojnë ashtu siç duhet ose ashtu siç do donim. Por, në qofte se kemi besim dhe i besojmë Perëndisë, duhet të jemi të sigurt se ajo që po ndodh, është për të mirën tonë. Në të shumtën e rasteve, e kuptojmë shumë vonë, sepse në fillim të gjitha tregojnë të kundërtën.



    Le të mendojnë këto:



    Mos ndoshta sonte nuk mund të flesh: Kujto se ekzistojnë familje që nuk kanë as krevat të shtrihen.
    Mos vallë je nevrikosur, sepse ke ngecur diku ngaqë ka shumë trafik. Mos u trishto. Ekzistojnë njerëz në këtë botë, për të cilët ngasja e makinës është gjë e padëgjueshme.
    Mos vallë kishe një ditë të keqe në punë? Mendo se ekzistojnë njerëz që nuk kanë fare punë. Mos vallë mërzitesh sepse nuk more në punë aq para sa meritoje? Mendo se në disa vende të tjera, ekzistojnë njerëz që janë të detyruar të punojnë 12 orë në ditë, shtatë ditë në javë, që të marrin vetëm 15 euro në muaj, dhe me këto para duhet të ushqehet e gjithë familja.
    Mos vallë marrëdhënia jote me dikë tjetër nuk shkon mirë? Mendo se disa njerëz nuk kanë njohur ndonjëherë se çdo të thotë të dush dhe të të duan.

    Mos vallë vure re një thinjë në flokët e tu. Mendo të sëmurin që ka kancer dhe bënë terapi me përfundim të ketë humbur gjithë flokët e tij.
    Mos vallë je në një gjendje dhe pyet se cili është qëllimi i jetës tënde? Mendo se ekzistojnë shumë njerëz, të cilët nuk kanë mundësinë që të jetojnë kaq shumë, në mënyrë që të kenë të njëjtin problem me ty.
    Mos je vallë viktimë e padrejtësisë së hidhur ose e mospërfilljes së ndonjë njeriu?
    Mendo se gjërat mund të ishin akoma më keq dhe se mund te ishe ti në vendin e tyre.

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Vëllezër dhe motra, ju lutem shumë të mos postoni komente mbi krijimet që postohen në këtë temë. Nismëtarja e temës ka kërkuar qe kjo temë të ngelet vetëm për të sjellë krijime që mund të inkurajojnë të tjerët.

    Nëse dikush dëshiron që të komentojë mbi këto shkrime, le të hapë një temë të re. Ndërkohë, të gjitha komentimet që mund të postohen këtu tani e mbrapa, do të fshihen.

    Faleminderit për mirëkuptimin tuaj,

    Livein.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  6. #76
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    LETER NGA QIELLI.



    Beti u hodh nga vendi ku ishte ulur sapo pa kirurgun te dale nga salla e operacionit. “Si eshte djali im?
    Do te behet mire? Kur mund ta shikoj”?
    Kirurgu i tha: Me vjen keq por beme cmundem.
    Atehere Beti therriti e mbushur me hidherim „perse femijet e vegjel pesojne kancer? Nuk interesohet Perendia? Ku ishe o Zot kur femija im te kishte nevoje?
    Kirurgu i tha: Njera nga infermieret do te jet prane jush pas pak, qe tju lere te qendroni pak me djalin tuaj perpara se ta cojne ne universitet.

    Beti iu lut infermieres te qendronte pak me te, perpara se te ndahej me te birin. Ndersa perkedhelte kacurrelat e tij te kuq, infermierja e pyeti : Mos donit valle te prisnit nje tufe nga floket e tij? Dhe Beti tundi koken ne menyre pohuese.
    Ateher i tha infermjeres. « Ishte idea e Danieli te jape trupin e tij ne universitet per hetim. Mendoi se mund te ndihmonte dike tjeter ». Ne fillim ia mohova, por Danieli kembengulte: Mama, nuk do te jem i vlefshem per asgje kur te vdes, por mund te ndihmoj ndonje femije tjeter, ne menyre qe ai te jetoje nje dite me teper me nenen e tij.

    Danieli kishte zemer floriri dhe gjithmone mendonte per te afermin e tij, gjithmone donte te ndihmonte te tjeret me aq sa mundej.
    Beti iku nga spitali pas kaq kohe qe kishte kaluar aty brenda 6 muajt e fundit. Udhetimi per ne shtepine e saj ishte i veshtire dhe akoma me i veshtire ishte te hynte ne shtepine bosh.
    Coi canten ne dhomen e Danielit dhe filloi ti conte makinat e tij dhe gjerat e tjera ne vendin e tyre, atje ku i vinte dhe ai. Pastaj u ul ne krevatin e tij, duke qare me denese siper jastekut te Danielit.

    Rreth mesnates u zgjua dhe prane saj, siper krevatit, ishte nje leter e palosur. E hapi letren dhe filloi te lexoje: E dashur mama, e di qe do te mungoj, por mos kujto se do te harroj ndonjehere, apo do te pushoj se dashuri per faktin se nuk do te jem prane teje qe te them „Te dua“. Do te mendoj gjithmone mama dhe do te te dua cdo dite e me shume. Dhe nje dite do te takohemi perseri. Nese deshiron te adoptosh nje djal te vogel, qe te mos ndihesh vetem, mund te mari dhomen time dhe te kete lodrat e mia per te luajtur. Nese deshiron vajze, ndoshta mund te mos doje gjerat e mia, atehere duhet ti blesh kukulla dhe lodra per vajza.

    Mos u ndiej e trishtuar kur te me mendosh sepse ketu ku ndodhem eshte shume bukur. Jam takuar tashme me gjyshin dhe gjyshen dhe me treguan vendin e bukur, megjithese do me marre shume kohe qe ti shoh te gjitha. Engjejt jane kaq miqesore dhe me pelqen ti shikoj kur fluturojne. Jezusi nuk ngjan fare me fotografite qe kane njerezit, por e dija qe ishte Ai sapo e pashe. Jezusi me mori te shikoj Perendine.
    Dhe a e di mama? Qendrova ne gjunjet e Perendise dhe i fola sikur te isha dikush shume i rendesishem. I thashe Perendise se doja te shkruaja nje leter dhe te te pershendesja, por e dija se dicka e tille nuk lejohej. Por, Perendia me dha leter dhe penen e Tij personale qe te shkruaj kete leter. Mendoj se engjelli qe do te jape kete leter quhet Gabriel. Perendia me tha qe do te jape pergjigjen per nje nga pyetjet qe i bere : « Ku ndodhej Ai kur une e kisha nevoje ? » Dhe Perendia tha :«Ne te njejtin vend ku gjendej, kur Jezusi ishte i varur ne kryq. »

    Me duhet ta mbyll letren time dhe ti kthej penen Perendise penen e Tij, sepse ka akoma edhe disa emra qe te shtoje ne Librin e Jetes. Ah dhe di dicka mama, askush tjeter nuk mund te lexoje ato qe jane te shkruara ne leter. Per te gjithe te tjeret do te jete nje leter e thjeshte, e bardhe. Sonte do rrij do ha darke ne te njejten tryeze bashke me Jezusin. Jam i sigurt se ushqimi do te jete i mrekullueshem.

    Dua akoma te te them se tani nuk kam me dhimbje. I gjithe kanceri qe kisha eshte zhdukur. Jam i gezuar sepse nuk mund te duroja me dhimbjen dhe Perendia nuk mund te me shikonte te vuaja, keshtu qe, dergoi Engjellin e Meshires qe te me marre me vete.

    Me shume dashuri nga Perendia, Jezusi dhe nga une, biri yt.

  7. #77
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    JAM LAPSI NE DUART E PERENDISE!

    «Nuk mund ta harxhoj kohen time me kete cift klientesh», tha njeri nga shitesit e nje dyqani te madh shume te njohur, dhe vazhdoi:
    Burri eshte i verber dhe gruaja e tij shurdhe dhe ka edhe probleme me syte!
    Pergjegjesi qendroi per pak pa levizur dhe nuk dinte cte bente. Ishte shitesi me i mire i dyqanit ne shitjen e mobiljeve. Gjithashtu edhe motoja e dyqanit ishte: «Qellimi yne kenaqesia e klientit ».

    Perpara se te arrinte te reagonte, nje shites tjeter iu afrua ciftit dhe me shume miresjellje dhe durim filloi tju sherbente. Per shume ore paraqiste mobiljet e ndryshme, per te cilat interesohej cifti. Me durim, me embelsi dhe sidomos me miresjellje u pergjigjej pyetjeve te tyre. Disa here iu desh te shkruante disa prej pergjigjeve te tij ne leter qe ti shikonte gruaja qe ishte e shurdhe. Si perfundim cifti u largua nga dyqani pasi beri nje porosi shume te madhe.

    Pas disa ditesh drejtori i pergjithshem i dyqanit, mori nje telefonate me urime dhe falenderime nga drejtori i nje organizate te madhe shteterore qe kishte per qellim te ndihmonte me cdo lloj menyre njerez me probleme fizike.
    Dhe me e rendesishmja ishte se pak me vone mjaft prej fisit te ciftit erdhen dhe bene blerje shume te rendesishme. Te gjithe kerkonin me padurim shitesin e sjellshem e te duruar qe permbi perqindjet qe merrte nga shitjet e bera qe ishte paga e tij, vuri tu sherbente bashkohesve te panjohur te tij qe kishin nevoje te vecante.

    Ne fund te vitit, dyqani e emeroi si shitesin me te mire te vitit dhe i dha si shperblim nje shume te madhe parash.
    Nene Tereza, kishte thene : Jam lapsi ne duart e Perendise qe dergon nje leter dashurie ne bote!

    Ne jemi nje laps i tille ne duart e Tij?
    Ndryshuar për herë të fundit nga ABIGAIL : 25-03-2006 më 18:54

  8. #78
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    LAPSI MESON.

    Ishte mbasdite. Gjyshi qendronte perpara dritares, pas tavolines se zyres se tij dhe me lapsin e tij shkruante.
    - Shkruan ndonje histori ?
    Gjyshi ndaloi te shkruante, buzeqeshi dhe me tha :
    - Ne te vertete dicka shkruaj, por ajo qe eshte me e rendesishme nga fjalet , eshte lapsi qe perdor. Sikur te beheshe edhe ti si ky.
    - Po te gjithe lapsat qe kam pare njesoj jane !
    - Por, varet si i shikon gjerat. Nese ia arrin te kesh disa vecori qe ka lapsi, do te jesh gjithmone njeri ne harmoni me Perendine dhe i dobishem per njerezit. Mund te besh gjera te medha, por nuk duhet te harrosh kurre, se ekziston nje dore, e cila drejton hapat e tu. Kjo eshte dora e Perendise dhe duhet gjithmone te te udheheqe, sipas vullnetit te Tij.
    Here here duhet te ndalojme se shkruajturi dhe te perdorim preresen e lapsit. Lapsi vuan pak, por ne fund eshte me me maje te mprehte. Keshtu meson te rezistosh dhe te durosh disa prova, sepse te bejne me te mire.
    Lapsi na lejon qe te perdorim gomen qe te fshijme gabimet qe bejme. Duhet te kuptosh se nuk eshte keq te kerkosh falje nga Jezus Krishti dhe te kerkosh Ate, me gjakun e Tij te fshije gabimet dhe mekatet e tua, keshtu qe mund te vazhdosh ne rrugen e Tij.
    Ajo qe ka rendesi tek lapsi, nuk eshte druri apo forma e tij e jashtme, por cilesia e grafitit qe permban. Prandaj kujdesu gjithmone per ate qe ndodh brenda teje.

    Mos harro se lapsi le gjithmone nje shenje. Duhet te dish se cfaredo qe bene ne jeten tende, le shenja.
    Gjyshi pushoi se shkruajturi dhe vazhdoi te me shikoje ne sy. Ula koken dhe u luta.
    « Zot, faleminderit per keto qe me mesoi lapsi, dhe beje jeten time te kete te tilla cilesi »!
    Ndryshuar për herë të fundit nga ABIGAIL : 28-04-2006 më 04:58
    Dituria prehet në zemrën e atij që ka mend, por ajo që është në zemrën e budallenjve merret vesh.

  9. #79
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Kush eshte Abdia.

    Jo shume dihet per autorin e librit me te shkurter te Dhiates se vjeter. Emri i tij ka kuptimin “sherbetor i Zotit” ose “adhuruesi i Jehovait”. Ky liber iu shkruajt atyre qe ishin ne Jude,ndoshta gjate shek. 9 por me siguri ishte me vone nga shek. 6.
    Abdia profetizoi qe Perendia do ndeshkonte Edomen sepse ndihmoi Babilonine te pushtonte Judene
    Abdia perdor “diten e zotit” si shembelltyre dhe u jep lexuesve nje tregues te forte te pasojave e te mos qenit besnik Perendise dhe njerezve te Tij.




    BESNIKERIA E PERENDISE PERMES KOHES ( OSE NE CDO KOHE ).

    Si shumica e njerezve te tjere ne Amerike, u hutova kur pashe shtatorin e kaluar ne televizion imazhe te sulmeve ne Qendren Boterore Tregtare dhe ne Pentagon.Dhimbja , frika dhe ndjenja qe terrorizmi duhet te gjykohet vetem me rriteshin si masiviteti i tragjedise u be i dukshem ne ditet qe vijuan.Me pas, me bombardimin e Afganistanit dhe rritjen e shqetesimit te sulmeve te shtuara terroriste, ndjeva nje frike te re personalisht.

    Por frika nga sulmi i nje vendi te huaj ka qene gjithmone pjese e historise boterore.Ne ditet e Izraelit te vjeter Izraelitet, dhe madje dhe ata qe ishin te zgjedhurit e Perendise, duhet te duronin lufterat dhe pushtimet nga armiqte.Maredheniet midis vendit te tyre dhe Edomit, fqinjet e tyre jugore,ishin vecanerisht te pakendshme gjate historise se tyre.Ende Edomi dhe Izraeli nuk u bashkuan si aleate kunder armikut te tyre te perbashket, Babilonise,kur jo shume kohe me pare se Babilonasit te pushtonin dhe digjnin token e Jeruzalemit dhe Tempullin.
    Libri i Ab. tregon se cfare ndodhi me vone. Disa prej nesh e kane me te lehte t`i injorojne shkrimet e Profetit Abdi sesa te perpiqen t`i kuptojne ato. Megjithese eshte liber i shkurter, ka mesime te rendesishme .per ditet e sotme.

    Ky liber qe eshte me i shkurtri ne Dhiaten e Vjeter ( vetem nje kapitull ) ka tre pjese.
    Ne pjesen e pare Perendia i tregon kombit te Edomit qe aleatet e tij do tradhtojne popullin dhe do t`i shkaterrojne.Kjo do jete menyra e Perendise e gjykimit te Edomit per arrogancen e tij.

    Ne pjesen e dyte te librit Perendia i thote Edomit qe te mos e tradhtoje kombin moter Izraelin kur Babilonia te shkaterroje Jeruzalemin ( 587 Para Krishtit ). Kjo eshte ose nje profeci ku njerezit e Edomit do mashtronin Izraelin, ose eshte nje menyre poetike qe ben te ditur qe njerezit e Edomit nuk duhet ta kene bere kete. Edomi dallueshem e braktisi Izraelin ne kohen kur ai kishte nevoje per te.

    Ne pjesen e trete Perendia tregon qe ne te ardhmen "Diten e Zotit" Edomi, bashke me kombet e tjera armiqesore te Tij, do shkaterrohen.Gjykimi i Edomit do bjere ne duart e Izraelit, dhe Perendia ka fjalen e fundit "Mbreteria do jete e Mbreterve."
    Fillimisht libri i Ab. u shkruajt per te miren e Izraelit dhe perfundimisht per te gjithe besimtaret e Jezu Krishtit .Ashtu sic Abdia na thekson plot gjalleri fatin e njerezve dhe armiqve te Perendise gjithashtu na kujton pasojat e rrepta te mekatit.

    Mekati i njerezve te Edomit ishte arrogance dhe krenari. Ata mendojne " njerezit bejne gjera qe e dine qe jane te gabuara por ata mendojne se rregullat nuk u drejtohen atyre dhe qe ata mund t`i shpetojne.
    Dituria prehet në zemrën e atij që ka mend, por ajo që është në zemrën e budallenjve merret vesh.

  10. #80
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-11-2005
    Postime
    14
    kush eshte Edomen?
    E lexova historine,por nuk e kuptova mire.

Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ekziston Triniteti?
    Nga mesues në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 29-10-2016, 22:35
  2. Gjuha e Perëndive!
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 27-09-2007, 16:08
  3. Fragmente nga Shën Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  4. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  5. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •