Close
Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 92
  1. #61
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257

    Shenimet E Presidentit

    EMRI IM ESHTE JEZUS!!!


    Dikush qe po kalonte dite te veshtira, shkoi nje te diele ne mengjes, ne nje kishe qe ndodhej ne nje zone te pasurish. Bariu i kishes qe qendronte tek dera, kur e pa me rrobat e vjetra, te grisura dhe te palara qe kishte veshur, e mori pak me tutje dhe i tha se nuk mund te hynte ne kishe.
    Njeriu i deshperuar kur po largohej, tek shkallet e kishes pa nje djalosh qe rrinte ulur dhe priste. Djaloshi kur e pa te deshperuar e pyeti se cfare kishe. I varferi i prekur i tregon se nuk e lejuan te futej ne kishe.
    Djaloshi iu pergjigj:“Mos u merzit une kam vite qe rri ketu e pres qe te futem ne kete kishe dhe akoma nuk ia kam arritur akoma dhe emri im eshte JEZUS!“


    PSE???


    Sot kemi ndertesa shume me te larta sesa me pare, por ne vazhdojme te zvarritemi shume poshte.

    Harxhojme akoma me teper, por shijojme akoma me pak.

    Kemi shtepi te medha por familje te vogla.

    Kemi shtuar pasurite tona, por kemi kufizuar vlerat e jetes.

    Kemi arritur te shkojme deri ne hene dhe te kthehemi perseri ne toke, por ngurrojme te shkojme perballe qe te shohim fqinjin tone.

    Arritem te pushtojme galaktikën, por nuk arritem te kontrollojme boten tone te brendshme.

    Flasim shume, duam pak dhe urrejme ne menyre te paemagjinueshme.

    Rritem te ardhurat tona por pakesuam moralin tone.

    Kemi me teper liri, por me pak gezim.

    Hyne dy rroga ne shtepi, por ankohemi se nuk na mjaftojne.

    Kemi shtepi shume te bukura, por shume me teper familje te shkaterruara.

    Lexojme shume me teper se me pare, por mbyllemi akoma me teper ne veten tone.

    Pergjigja eshte shume e thjeshte :

    Sepse lame Perendine dhe u mbeshtetem ne veten tone dhe ne fuqite tona.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Peniel : 12-02-2005 më 20:14 Arsyeja: Pa titull
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  2. #62
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    Mat pjekurinë tënde


    * Nëse të heqin një punë nga duart, të cilën e ke filluar ti dhe ia japin dikujt tjetër, dhe brenda teje nuk rriten ndjenja hidhërimi, kjo është pjekuri.

    * Nëse dëgjon dikë të të qortojë dhe mundesh të marrësh mësime nga qortimi që po të bëhet, kjo është pjekuri.

    * Nëse sheh të tjerë të kenë sukses atje ku ti dështove dhe gëzohesh për suksesin e tyre, kjo është pjekuri.

    * Nëse dikush ka nevojë për ndihmën tënde dhe ti e ndihmon pa pasur ndjenjën se ky njeri do të të jetë borxhli përgjithmonë, kjo është pjekuri.

    * Nëse dikush të fyen qëllimisht dhe ti mundohesh të justifikosh veprimin e tij, kjo është pjekuri.

    * Nëse mundesh të dalësh nga krevati yt ç’farëdo ore të natës për tu lutur, sepse e di se nga mardhënia jote me Zotin buron fuqia jote për një jetë fitimtare, kjo është pjekuri.

    * Nëse mundesh të dëgjosh me mirëkuptim dhe dashuri ata që të thonë problemet dhe sekretet e tyre, por ti nuk tradhëton besimin e tyre, kjo është pjekuri.

    * Nëse të akuzojnë, të rrezikohet jeta publikisht dhe të turpërojnë padrejtësisht dhe inati nuk sundon në zemrën tënde ndaj akuzuesve të tu, do të thotë se ke arritur në pjekuri të plotë.


    Misteret e jetës

    Keni rritur ndonjëherë repë në kopështin tuaj? Vendosni një farë të vogël me ngjyrë të errët në tokën e zezë dhe mbas disa ditësh ktheheni dhe shikoni se ajo ka mbirë. Fletët e jashtme janë jeshile, ndërsa trupi nën tokë, në brendësi është i bardhë, kurse cipa e jashtme e kuqe ose roz. Kush është kjo fuqi misterioze që shtrin dorën dhe mbledh nga toka gjithçka që i jep repës madhësinë, formën dhe shijen? Kush e mban pinelin e padukshëm, me të cilin i jep rrënjës që rritet në erësirë, ngjyrat verore?

    Nëse vendosim të mos hamë diçka deri sa të kemi kuptuar misteret e krijimit të Tij, me siguri do të kishim vdekur urie, por me sa duket këto mistere, as që na shqetësojnë në tryezë.
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  3. #63
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    PULA DHE DERRKUCI.


    Një përrallë e lashtë thotë se një ditë një pulë dhe një derrkuc ecnin në një rrugë qëndrore të një qyteti të vogël bujqësor. Një çast kaluan përpara një dyqani që ofronte ushqimin e mëngjesit falas. Në dritaret e dyqanit kishte tabela reklamimi që thoshin: “Këtu ju ofrojmë mëngjesin falas me vezë të freskëta dhe kofshë derri të pjekura”.

    Pula e entuziasmuar u kthye nga derrkuci dhe i tha: “Nuk është e mekullueshme që ne të dy u japim njerëzve diçka të shijshme? Le të shkojmë pra, brënda në dyqan dhe me që na u dha mundësia t’u japim diçka prej nesh”!!!

    Atëhere derrkuci u kthye nga pula dhe gjithë ankth i tha: “Është e lehtë për ty që të ofrosh diçka të tillë. Ti me të vërtetë mund t’u ofrosh diçka pa pësuar asgjë, ndërsa unë që t’u ofroj mishin tim, duhet të humbas jetën time!!!”

    Është e lehtë që të marrim vendime mbi çështje që nuk na përkasin ose që nuk kanë pasoja mbi ne. Por, le të mos nxitohemi të gjykojmë të tjerët duke marrë parasysh shëmbullin tonë.

    Ti edhe unë jemi përgjegjës dhe mund të vendosim për gjëra ose çështje që Perëndia kërkon nga ne. Le të bëjmë pra, atë që Perëndia kërkon nga ne dhe të mos ankohemi ose të gjykojmë çështje që u përkasin të tjerëve dhe për të cilat, ata do të japin llogari përpara Perëndisë.

    “Dhe secili të analizojë veprën e tij dhe atëherë do të ketë arsye të mburret vetëm për veten e tij dhe jo lidhur me tjetrin” Galatasve 6:4.
    Dituria prehet në zemrën e atij që ka mend, por ajo që është në zemrën e budallenjve merret vesh.

  4. #64
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    ‘…Jam Jezusi, jam pranë teje!’



    Pastori i një kishe në Angli, një ditë në drekë thërriti kandilonaftin e kishës dhe i tha: - Mos pe gjë një burrë të moshuar të veshur keq, që hyn çdo drekë në kishë dhe del pothuajse menjëherë? E kam vënë re që nga zyra ime që e bën këtë këtu e disa ditë. Kam filluar të shqetësohem, sepse në kishë, ka gjëra me vlerë, prandaj të lutem shumë kije mendjen dhe nëse mundesh mëso se çfarë lloj njeriu është ai.
    Ditën tjetër kandilonafti priste plakun. Kur e pa që po vinte iu afrua dhe me shumë mirësjelle e pyeti:- Më thoni ju lutem, çfarë ju bën që të vini në kishë çdo ditë në të njëjtën orë?
    - Vij që të lutem, - ishte përgjigja e plakut.
    - Ju kam vënë re që nuk qëndroni shumë orë, vetëm shkoni deri përpara predikatores dhe pothuajse menjëherë largoheni. Çdo të thotë kjo?
    - Është e vërtetë ajo që thoni. Por, unë nuk di të bëj lutje gjatë. Vij çdo drekë dhe i them shumë thjesht: ‘Jezus... jam Pjetri’. Është një lutje shumë e vogël por e ndjej se Ai më dëgjon dhe është gjithmonë pranë meje.

    Pak orë më vonë plaku – Pjetër, u tërhoq zvarrë nga një kamion dhe u transferua në spital. Kur pas dy ditësh shkoi ta vizitonte pastori i kishës, infermieret i thanë se plaku ishte fenomen i vërtetë. Ka gjithmonë një pamje të lumtur, është i sjellshëm dhe megjithëse ka dhembje nuk është ankuar asnjëherë. Kur pastori e takoi dhe pasi i përcolli fjalët e mira të infermiereve, e pyeti se ku e gjen kurajon.

    ‘‘A, zotëria im, ma jep vizitori im... Çdo ditë, në mesditë qëndron atje tek këmbët e krevatit tim dhe më thotë: - Pjetër,... jam Jezusi! Jam me ty, jam pranë teje.!’’


    Do të shkojmë një herë tjetër...


    - Të lutem baba, le të nisemi, - tha vajza e vogël me sytë e bukur që shkëlqenin. Fytyra e saj shkëlqente akoma më tepër më pas kur i thoshte babait të saj:
    - Baba, është ora për të shkuar në kishë në takimin e fëmijëve. Le të nisemi pra, që të dëgjojmë për dashurinë e Krishtit dhe se si vdiq për ne, që të mundemi një ditë të shkojmë bashkë me Të në qiell.
    - Ah, jo të lutem, - tha babai i saj. Jo sot. Punova shumë gjithë javën e kaluar, kam vetëm një ditë për tu shplodhur. Të lutem më ler të qetë dhe mos më bezdis. Do të shkojmë një herë tjetër.

    Që atëherë, kaluan muaj dhe vite, por ai babai nuk dëgjoi më atë lutjen e vajzës së tij: - Baba le të shkojmë në kishë, në takimin e fëmijëve...
    Tashmë ishte plakur. Pjesa më e madhe e jetës së tij kishte kaluar. Tani ai gjen kohë për të shkuar në kishë, por çfarë bëhet me vajzën e tij? Çfarë bën ajo?
    Tani ajo thotë: - Oh, baba, jo sot të lutem. Dje e gdhiva, kam nevojë për pak gjumë. Më lër tani!
    Babai ngre ngadalë dorën që i dridhet për të fshirë ndonjë lot që i rrjedh nëpër faqet e tij. Brenda tij tingëllon ai zëri lutës, që kishte dëgjuar para shumë vitesh, një të diel në mëngjes dhe para tij krijohet figura e vajzës së vogël me sytë shkëlqyes që thotë: - Baba, është ora që të shkojmë në kishë në takimin e fëmijëve!



    SOT ËSHTË DITA E SHPËTIMIT!




    Në ditët e para të shërbimit tim, më thirrën që të vizitoja një djalë të ri që ishte gati për të vdekur. Shokët e të riut që më ftuan mu lutën që të mos i flas menjëherë për vdekjen ose për Krishtin. Më thanë se më parë duhet të fitoja besimin e tij dhe më vonë ndoshta në ditët që vinin ti flisja për gjërat e Perëndisë.
    Mora rrugën për në dhomën e djalit që ishte gati për të vdekur dhe kur arrita i fola për rreth një orë e gjysëm për muzikën dhe gjëndjen politike në qytet, pastaj u ngrita për të ikur. Mora dorën e tij të ftohtë në dorën time, e shtërngova për ta përshëndetur pa i thënë asnjë fjalë për të ardhmen.
    Duke arritur tek dera e dhomës ktheva kokën mbrapa dhe pashë dy sytë e tij të mëdhenj të më përshkonin tej e përtej. Deri më sot, kurrë nuk e harrova atë shikimin e tij. Shkova në shtëpi, por nuk mund të qetësohesha.

    Ditën tjetër në mëngjes vrapova për në shtëpi që të takoja djalin që ishte gati për të vdekur, i vendosur që ti flasë për jetën e përjetshme dhe për faljen që duhej të kërkonte nga Zoti, që ta pranonte. Sapo arrita shtypa me gjithë fuqinë time zilen. Dera u hap shumë shpejt dhe unë u turra drejt dhomës së tij. Por, para se të arrija tek dera e dhomës së të riut, një burrë mu përgjigj: - Nuk e mësuat zotëri? Vdiq gjysëm ore pasi ikët ju dje!
    Nuk e di se ç’mund të thotë çdokush për këtë që më ndodhi, por unë gjithmonë ndiej se kur të qëndroj përpara fronit të Jezus Krishtit duhet ti përgjigjem posaçërisht një pyetjeje:

    - Përse e lashë atë njeri të ikte nga kjo botë për në përjetësi pa i thënë dy fjalë për Krishtin dhe për shpëtimin që Ai ofron?
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  5. #65
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    DITËT TONA , FUNDI.


    Një kartmonedhë 50 evro u takua me nje monedhë 1 evroshe dhe filluan të bisedonin.
    Mire se të gjeta, i thotë me gëzim kartmonedha 50 evroshe 1 evroshes, kam kohë pa të parë, humbëm fare.
    Të përshëndes thotë edhe monedha, gëzohem edhe unë që të shoh përsëri, ku ke qënë gjithë këtë kohë?

    Ah, iu përgjigj e gëzuar kartmonedha monedhës, kam bredhur gjithë botën pothuajse. Kam shkuar në hotelet më të mëdhenj, në restorantet më të mëdhenj të vendit, fluturoj me shoqëritë më të mëdha ajrore, kaloj nëpër aerodromet më të njohur të botës. Kam kaluar nëpër marketet më të njohura të Evropës. Kurse këtë javë isha në kazinon më të njohur të qytetit që ka brenda hotel pishina dhe restorant…Ti cfarë bën, ku gjendesh, si kalon?- pyeti duke mbaruar kartmonedha monedhën 1 evroshe.

    Unë thotë monedha, isha në një kishë, pastaj shkova në një kishë tjetër, pastaj në filan kishë, e më vonë në një kishë tjetër dhe që aty në një kishë tjetër…
    Prit një minutë, prit një minutë! Bërtiti e çuditur kartmonedha 50 evroshe, të dëgjoj që thua kishë, kishë, kishë... çfarë është kisha ?

    Para syve të Perëndisë vlerat ndryshojnë. Të mëdhatë nuk janë më të mëdha dhe të voglat në sytë e njerëzve që kanë vlerë të madhe dhe fuqi, në sytë e Perëndisë marrin bekim dhe lavdi. Gjithashtu të gjithë e dimë se ajo që merret parasysh është vlerësimi i Perëndisë dhe jo ai i njerëzve. Por është tashmë e njohur se ditët tona janë ditë të këqija dhe të vështira, sepse zemrat e njerëzve janë të ngurta dhe të mbushura me egoizëm.
    Dituria prehet në zemrën e atij që ka mend, por ajo që është në zemrën e budallenjve merret vesh.

  6. #66
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    ZEMËRMIRËSIA


    Tregojne se nje druvar,
    domëthënë një fshatar,
    në pyll poshtë e lartë,
    humbi sëpatën një natë.
    Për të blerë një të re,
    besa nuk kish me se.
    Thërrit e bërtit duke qarë
    Sëpatën kush e ka marrë?
    Me lot ndër sy nuk vonoi,
    dhe ndihmën e Zotit kërkoi.
    Zoti kur e dëgjoi,
    me vrap engjëllin dërgoi.
    Tek qante me lot si gratë,
    i tregoi një sëpatë,
    që e kish bishtin me ar,
    dhe tha: -Ja tek e ke.
    U përgjigj i shkreti druvar:
    -S'është e imja kjo që më dhe.
    Engjëllit se erdhi rëndë,
    një tjetër sëpatë nxorri,
    që e kish bishtin t'argjendë.
    Por druvari nuk e mori.
    Kur engjëlli i pruri,
    një sëpatë me bisht druri,
    një sëpatë me bisht druri,
    tha druvari me gëzim:
    -Ja, kjo është sëpata ime.
    -Të bekoftë Perëndia,
    të tuat qofshin që të tria.
    Po t'i jap me shumë dëshirë,
    se je burrë zemërmirë.
    U hap fjala tek qyteti.
    Druvar me sëpatë s'mbeti.
    Të humbur nëpër rrëpira,
    që të të gjejnë më të mira.
    Në këtë dëshirë e shpresë,
    çdo druvar zu të thërresë:
    "Zot i madh e fuqiplotë,
    mbeta pa sëpatë në botë".
    Zoti që është zemërmirë,
    engjëllin sërisht dërgoi,
    sëpatën e artë ta japë,
    që zemrat t'ua provojë.
    Kur pa sëpatën me ar,
    u hodh e tha çdo druvar:
    "Sëpata ime, ma gjeti..."
    Por engjëlli s'u gënjye,
    me sëpatë pas u mbeti.
    Mos gënjeni miq e shokë,
    kënaquni me gjënë tuaj,
    mos lakmoni gjënë e huaj!
    Dituria prehet në zemrën e atij që ka mend, por ajo që është në zemrën e budallenjve merret vesh.

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-05-2005
    Vendndodhja
    Duke shtegtuar ne Krishtin qe banon brenda meje
    Postime
    177
    ABIGAIL,

    me pelqeu shume kjo qe ke shkruar.
    Ke gjithmone nga nje histori kaq te thjeshte dhe kaq te bukur per te na thene.

  8. #68
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anëtarësuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    Pjesa me poshte eshte pak e gjate, por shume e bukur. Shpresoj qe te jete nje bekim per ju.


    Të sprovuar përmes zjarrit – F. B. Meyer

    Provat zakonisht vijnë prej tri burimesh: provat e shkaktuara nga të tjerët, ato të shkaktuara nga vetë mëkatet, gabimet dhe papjekuria jonë dhe ato që na vijnë drejtpërdrejt nga Perëndia, Ati ynë. Dhe nën një peshë të këtillë, ç’mrekulli teksa zemra përkulet! Sa me vend fjalët e Jezusit drejtuar të rënduarve nga barrët; dhe sa pa fund kalimi nëpër Luginën e Lotëve, që përfundon me Kryqin e Tij, prapa të cilit po shpërthen drita e mëngjesit! Apostulli nuk e fajëson këtë barrë. Stoiku e ka për humbje nderi të derdhë lotë, të krishterit nuk i ndalohet të qajë; po, është më e mira gjë që mund të bëjë, t’i lërë lotët të rrjedhin. Të mos e përbuzim sprovën nga dora e Perëndisë, po aq sa edhe të mos ligështohemi prej saj. E qarë e fortë dhe lotët janë për bijtë që po mësojnë bindje përmes vuajtjes. Shpirti mund të mpihet prej dhimbjes së tejskajshme, ndërsa gërshërët e krasitjes përshkojnë mishin që drithërohet; kur zemra gati copëtohet, ndërsa sprova vërshon përmbi të, vuajtësi mund të thërrasë fort dhe të kërkojë çlirim.
    Por ka diçka edhe më të mirë. Thonë se gufojnë burime uji të freskët në mes detrave të kripur; se lulja më e brishtë e Alpeve lulëzon në shtigjet më të egra dhe të parrahura malore; se psalmet më madhështore ishin fryt i agonisë më të thellë të shpirtit. Kështu qoftë! Po, në mes sprovave të panumërta, shpirti që dashuron Zotin do ketë përse të shpërthejë në ngazëllim. Edhe pse një hon thërret një tjetër, kënga e Perëndisë do dëgjohet ta përshkojë natën tejpërtej me një jehonë të kristaltë. Jeta njerëzore mund ta bekojë Perëndinë dhe Atin e Zotit tonë, Jezus Krisht, edhe e zhytur në natën më të errët. Akoma nuk e di? Nuk kërkohet vetëm të durosh, bëhet fjalë të gëzohesh në të, me gëzim të papërshkrueshëm dhe lavdiplotë.

    Një gëzim i tillë ka dy burime: i pari, të kuptuarit e natyrës dhe qëllimit të sprovës; i dyti, dashuria dhe besimi i shpirtit në Zotin e tij që nuk e sheh. Janë mjaft këto të dyja për lumturi të panjollë e të përkryer; në fakt, mund edhe të pyesim nëse me të vërtetë pijmë nga lumturia e Krishtit, përsa tërë burimet e tjera të gëzimit nuk gjenden më për shkak të dëshpërimit njerëzor, dhe ne priremi drejt atij bekimi hyjnor, të cilin asnjë diell tokësor s’mund ta vyshkë apo dimër të mund ta ngrijë (Heb.3:17-19).

    Natyra Dhe Qëllimi i Sprovës – Sprova krahasohet me zjarrin; ky element i hollë e delikat, i aftë të shkaktojë të tillë torturë therëse në mishin tonë të përzhitur e në agoni, që s’mund të tolerojë as më të voglën njollë a papastërti, hap krahët për t’i mbështjellë me forcën e etshme të padurimit për t’i bërë të lirë dhe të dlirë sendet që i jepen, pa pyetur për agoninë, veç dëshira e tij plot pasion të zjarrtë të plotësohet; që rrok gjëra më materiale se vetvetja, për t’i shpërbërë, për t’u këputur vargonjtë dhe për t’i ngritur lart me energjinë e vet parajsë-dëshiruese.
    E çfarë simboli më të mirë mund të ketë për Perëndinë dhe për sprovat që Ai lejon apo dërgon, në zemrën e të cilave gjendet Ai? Ah, ankthi therës i vuajtjes – kur miqtë braktisin dhe armiku të turpëron, kur përpjekjet e shumë viteve shkatërrohen papritur, shpirti i helmuar nga dhimbja, turpi dhe mosmirënjohja, është i zhgënjyer dhe në zi: vuajtje e tillë për shpirtin është si zjarri për mishin.

    (1) Por ky zjarr është zjarri i një rafinuesi. – Kuptohet për se bëhet fjalë. Dhe kthehemi pas tek një profeci e vjetër, e cila na mëson se, kur Zoti vjen në tempullin e Tij, ulet si ai që shkrin dhe pastron argjendin (Mal.3:3). Do bënim mirë t’i hiqnim këpucët ndërsa hynim në banesën e të krishterit në provë, me siguri aty është Zoti. Është Ai që e lejon provën. – E liga mund të ketë fillesë Jude; por në rendjen e kohës që i duhet për të mbërritur tek ne, është shndërruar në kupën që Ati na ofron të pijmë. Rryma mund të synojë shkatërrim të pafre, por s’mund të shkelë as një fije përtej cakut të këshillës dhe gjithëdijes së përcaktuar të Perëndisë. Satani vetë duhet të marrë leje para se të prekë qoftë edhe një fije floku të patriarkut. (Jobi 1:8-12). Është dituri e përkryer ajo që cakton deri ku do vihemi në provë. Arma mund të lëndojë dhe zjarri të djegë, por ndodhen në duart të cilat na shpenguan. Asgjë s’mund të na ndodhë pa lejen e Perëndisë, dhe çfarë Ai lejon edhe e ka caktuar. Nuk vihemi në lojë nga fat i verbër apo rastësia; akoma edhe në sprovë jemi në duart e Shpëtimtarit Hyjnor. Është Ai që vigjëlon mbi provën. – Edhe kur pranë s’ke asnjë mik, dhe kur dallgët të mbulojnë, pranë teje është Ai, tek i derdh zemrës premtime, tek rrënjos fjalë besimi dhe shprese, teksa kujton të kaluarën e bekuar dhe shpalos të ardhmen e ndritur, dëbon frikën, siç largoi ankthin e dishepujve të Tij në liqen: kështu vepron Zoti ynë. Dhe vuajtësi i kthen sytë nga prova për të thënë: “Kurrë s’e kam ndier më pranë; dhe nëse nuk do kish qenë Ai për mua, unë, jo, kurrë s’do i kisha qëndruar dot.”
    Është Ai që vigjëlon si ecën prova. – Asnjë nënë e përkulur mbi fëmijën e saj që po vuan nuk është më në merak se Ai – Ai, i cili sjell një proveë për forcat e tua, që e mban gishtin mbi pulsin tënd për ta bërë flakën të vazhdojë të veprojë ndërsa zemra fillon të dridhet e turbulluar – I dëshiruar për të larguar zgjyrën dhe për të parë pamjen e Tij të reflektuar prej metalit të shkrirë. Të lumtur do të jemi, nëse, në vend të shikonim provat tona, do ta hidhnim vështrimin drejt Tij, plot dëshirë të zjarrtë për të kuptuar qëllimin, për të nxënë mësimin që kërkon të na japë, në mënyrë që, ndërsa njeriu i jashtëm shkon drejt humbjes, njeriu i brendshëm të mund të përtërihet nga dita në ditë. Ndërsa mermeri thërrmohet në duart e skulptorit, pamja fillon merr formë; kështu edhe çdo humbja jonë ka fitimin e saj në të bërit i ngjashëm me Krishtin.

    (2) Prova është veç për një stinë – “Tani për pak kohë ju do jeni të rënduar” (vargu 6). Bujku i madh nuk bën tërë kohën shirje. Rrebeshi shpejt kalon. Lotët mund të na shoqërojnë gjatë natës së shkurtër të verës, për t’u larguar me agimin. Brenga jonë është veç për një cast.

    Ka një ndryshim të hollë mes përbërjes së materialit më të çmuar e të qëndrueshëm dhe besimit të zemrës së krishterë. “Ar që konsumohet” (vargu 7). Ari është më i qëndrueshëm se druri i gdhendur, vepra e duarve të poçarit e shumë gjëra të tjera. Mund të pakësohet dhe konsumohet nga përdorimi i gjatë, do rrojë më shumë se dora e butë, në të cilën ka qëndruar si shprehje e dashurisë së përjetshme për gjysmë shekulli me radhë. E megjithatë, në fund ai do konsumohet. Por ndodhet në ne çfarë nuk vdes kurrë. Vdekja vetë nuk ka forcë mbi të, as rendja e kohës, as edhe humbja e çdo krijese në humnerën e harresës. Është e përjetshme si Zoti që e dhuroi. E krahasuar me atë ekzistencë të pakufi prej nga u lind, sa të shkurtra dhe të papërfillshme duken provat më të gjata, edhe pse për vite të tëra në jetën dhe shpirtin tonë! Parë nga shtrirja e pamatë e perjetësisë, janë veç për një stinë, do zhduken krejt nga kujtesa si retë e mëngjesit herët para kulmit të shkëlqimit të një dite të gjatë vere.

    (3) Prova ka një qëllim. – “Duhet të jetë.” Nuk ka gjë më të vështirë se kotësia në dukje e pikëllimit. Shfaqet interesim në monotoninë e disiplinës së burgut, sapo të dënuarit ndiejnë se vuajtjet që po heqin po sjellin diçka të mirë. Sepse, kur duket se nuk ka qëllim përtej vuajtjes apo stërmundimit, shpresa vdes. Për të krishterin nuk ka të tillë frikë. Çdo provë synon dicka. Synon të zbulojë sekretet e zemrës sonë, të na përulë dhe të na provojë, të na shoshisë si grurin në sitë, të na shkëpusë nga mishërorja dhe e dukshmja, për të mbjellë në ne një pasion të fortë për të vërtetat e përjetshme, të cilat vetëm ato mund të na e shuajnë etjen. Të mos e shohim provën si ndëshkim nga Shpëtimtari. Prova vështron drejt së ardhmes, synon të na bëjë pjesë të shenjtërisë së Tij, bën të veprojë në ne fryti i dashur i drejtësisë. Fakti që vihemi në provë tregon se në ne ndodhet diçka e vyer për Zotin: përndryshe do e kursente tërë atë dhimbje dhe kohë me ne. Ne nuk krasitim shkurre, nuk hedhim gurë në enën metalshkrirëse, apo të plugojmë rërën e detit. Krishti nuk do na vinte në provë nëse nuk do kishte dalluar mineralin e çmuar të besimit përzier me lëndë të ngurtë; por bukuria duhet të shohë dritë dhe dlirësi, për këtë na bën të kalojmë përmes provash përvëluese. Duro, o shpirt që vuan: Ka dashuri për ty, përndryshe, përse të vepronte kështu; Të do të Tijin, ndaj po mundohet, po krijon në ty atë që është për vepra të çmuara, por kjo vjen vetëm nëpërmjet vuajtjes; për ç’arsye tjetër të të hidhte në zjarrin që pastron. Të bën të kalosh përmes tij, sepse ti mund t’i bësh ballë. (Num.31:23). Ajo që e pason është më shumë se shpërblyese – “Me lavdërim, nderim dhe lavdi në shfaqjen e Jezus Krishtit.” Flakët e zjarrta e përmbushin misionin kur krijojnë ar për të stolisur kryet e sovranit; rrotulla e gurpunuesit kur përpunon diamant për hiret e bukurisë. Sa më të bekuara janë provat tona, kur shohim se si farkëtojnë forcën shumë më të lartë dhe hyjnore të lavdisë. Për t’i dëgjuar Zërin, për t’u gëzuar në praninë e ëngjëjve të shenjtë, për të pasur Krishtin lavdi – oh! Shpirti nuk mund të dëshirojë më tepër. E ardhmja e vetme që na pret, bota që po vjen! Ndërsa ushtarët ngushëllohen në fushatën e mundimshme duke biseduar rreth lavdisë dhe shpërblimit në kthim, “Tani, ata e bëjnë këtë për të marrë një kurorë që prishet, kurse ne për një kurorë që nuk prishet” (1 Kor.9:25). Zemra i shijon bekimet e sprovave vetëm kur ajo u nënshtrohet përulësisht si prej dorës së Perëndisë dhe dorëzohet pa kusht ndaj asaj që Fryma e Shenjtë po bën. Përndryshe sprova e ngurtëson zemrën; por, nën hiret pafund të Frymës së Shenjtë, ajo vepron si balsam shërues. (Ps.141:5).

    Ja çfarë është besimi për Perëndinë. – Ç’vlerë të pallogaritshme ka. I vyer në sytë e Tij si ari për njeriun. Themeli ku Ai ndërton dhe shton hire pa fund, embrioni i shenjtërimit, çelësi i thesareve Qiellore, i pari hap drejt parajsës, pjesa tokësore e urës që lidh humnerën mes njerëzores dhe hyjnores. Kërkon ta forcojë dhe ta bëjë të rritet në zemrën tonë të mjerë, e dëshiron fort. Mundet ta bëjë vetëm me anë të mundit, durimit dhe shtrëngimit, ndaj mos u habit kur të vijë koha e disiplinimit të Tij, disiplinim i bërë gati enkas për ty, i cili sa vjen e ashpërsohet, derisa, pasi është stërvitur prej dorës së Tij, besimi që dikur drithërohej prej pamjes së ujrave të cekëta, të mos hezitojë më të zhytet në ujëra të thella, por tashmë të notojë pa frikë drejt thellësive të pafund.


    Shkëputur nga “Tried by Fire” – F.B. Meyer
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  9. #69
    Ne mbreterine e Tij.. Maska e inscrite
    Anëtarësuar
    09-02-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    126
    Bashkësia intime midis Jezusit dhe të shpenguarve të Tij.
    “Unë jam hardhia e vërtetë dhe Ati im është vreshtari.

    Çdo shermend që nuk jep fryt në mua, ai e heq; kurse çdo shermend që jep fryt, ai e krasit që të japë edhe më shumë fryt.

    Ju tashmë jeni të pastër, për shkak të fjalës që ju kumtova.

    Qëndroni në mua dhe unë do të qëndroj në ju; sikurse shermendi nuk mund të japë fryt nga vetja, po qe se nuk qëndron në hardhi, ashtu as ju, nëse nuk qëndroni në mua.

    Unë jam hardhia, ju jeni shermendet; kush qëndron në mua dhe unë në të, jep shumë fryt, sepse pa mua nuk mund të bëni asgjë.

    Në qoftë se ndokush nuk qëndron në mua, hidhet jashtë si shermendi dhe thahet; pastaj i mbledhin, i hedhin në zjarr dhe digjen.

    Në qoftë se qëndroni në mua dhe fjalët e mia qëndrojnë në ju, kërkoni çfarë të doni dhe do t`ju bëhet.

    Në këtë është përlëvduar Ati im, që të jepni shumë fryt, dhe kështu do të jeni dishepujt e mi.

    Sikurse Ati më ka dashur mua, ashtu edhe unë ju kam dashur juve; qëndroni në dashurinë time.

    Po të zbatoni urdhërimet e mia, do të qëndroni në dashurinë time, sikurse unë i zbatova urdhërimet e Atit tim dhe qëndroj në dashurinë e tij.

    Këto gjëra jua kam thënë që gëzimi im të qëndrojë në ju dhe gëzimi juaj të jetë i plotë.

    Ky është urdhërimi im: ta doni njëri-tjetrin, ashtu si unë ju kam dashur juve.

    Askush s`ka dashuri më të madhe nga kjo: të japë jetën e vet për miqtë e tij.
    Ju jeni miqtë e mi, nëse bëni gjërat që unë ju urdhëroj.

    Unë nuk ju quaj më shërbëtorë, sepse shërbëtori nuk e di ç`bën i zoti; por unë ju kam quajtur miq, sepse ju bëra të njihni të gjitha gjëra që kam dëgjuar nga Ati im.

    Nuk më keni zgjedhur ju mua, por unë ju kam zgjedhur juve; dhe ju caktova të shkoni dhe të jepni fryt, dhe fryti juaj të jetë i qëndrueshëm, që, çfarëdo gjë që t`i kërkoni Atit në emrin tim, ai t`jua japë.

    Këtë ju urdhëroj: ta doni njëri-tjetrin.

    Nëse bota ju urren, ta dini se më ka urryer mua para jush.

    Po të ishit nga bota, bota do të donte të vetët; por sepse nuk jeni nga bota, por unë ju kam zgjedhur nga bota, prandaj bota ju urren.

    Kujtoni fjalën që ju thashë: "Shërbëtori nuk është më i madh se i zoti". Nëse më kanë përndjekur mua, do t`ju përndjekin edhe ju; nëse kanë zbatuar fjalën time, do të zbatojnë edhe tuajën.

    Të gjitha këto gjëra do t`jua bëjnë për shkak të emrit tim, sepse nuk e njohin atë që më ka dërguar.

    Po të mos kisha ardhur dhe të mos u kisha folur atyre, nuk do të kishin faj; por tani ata nuk kanë asnjë shfajësim për mëkatin e tyre.

    Kush më urren mua, urren edhe Atin tim.

    Po të mos kisha bërë në mes tyre vepra që askush tjetër nuk ka bërë, nuk do të kishin faj; por tani, përkundrazi, e kanë parë, dhe më kanë urryer mua dhe Atin tim.

    Por kjo ndodhi që të përmbushet fjala e shkruar në ligjin e tyre: "Më kanë urryer pa shkak".

    Por kur të vijë Ngushëlluesi, që do t`ju dërgoj prej Atit, Fryma e së vërtetës, që del nga Ati im, ai do të dëshmojë për mua.

    Edhe ju, gjithashtu, do të dëshmoni, sepse ishit me mua që nga fillimi”.

    Gjoni 16

    Amen Zoti Jezus!
    Ndertojne shume poshte ata qe ndertojne nen yje...

  10. #70
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Faleminderit motër!
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ekziston Triniteti?
    Nga mesues në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 29-10-2016, 22:35
  2. Gjuha e Perëndive!
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 27-09-2007, 16:08
  3. Fragmente nga Shën Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  4. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  5. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •