NJE TRENDAFIL!
Nje njeri mbolli nje trendafil dhe e ujiste ate me shume besnikeri,
dhe perpara se te celte ai e pa. Ai pa sythin qe shume shpejt do te jepte gonxhen, por pa edhe ferrat. Dhe ai mendoi, "si mund te dale nje lule kaq e bukur nga nje livadh i ngarkuar me gjemba kaq te mprehte?" Papritur nga ky mendim ai neglizhonte ta ujiste trendafilin, dhe para se te nxirrte gonxhen
ai u tha dhe vdiq.
Keshtu eshte edhe me popullin Tim. Brenda cdo zemre ndodhet nje trendafil. Cilesite e Perendise te mbjella brenda nesh rriten midis ferrave te gabimeve tona. Shume shohin tek vetja dhe shohin vetem ferrat, difektet.
Ne deshperohemi, duke menduar se asgje e mire s'mund te dale prej nesh. Ne neglizhojme te ujisim te miren brenda nesh, dhe rrjedhimisht ajo vdes. Ne kurre s'e kuptojme potencialin tone.
Disa njerez s'shohin trendafilin brenda vetes se tyre; dikush tjeter duhet t'jua tregoje. Nje nga dhuratat me te medha qe nje person mund te zoteroje eshte qe te kaloje ferrat dhe te gjeje trendafilin brenda turmes.
Kjo eshte karakteristike e dashurise, te shohesh tek nje person, te dish gabimet e tij, te njohesh fisnikerine dhe bujarine ne zemren e tij. Ne qofte se ne i tregojme atij/asaj trendafilin, ai/ajo do te munde ferrat.
Atehere trendafili do te lulezoje duke nxjerre gonxhe dyzete, gjashtedhjete dhe njeqind fish, ashtu sic iu dha atij/asaj.
Detyra jone ne kete bote eshte te ndihmojme te tjeret duke u treguar trendafilat dhe jo ferrat e tyre. Vetem atehere ne mund te arrijme dashurine qe duhet te ndiejme per njeri-tjetrin; vetem atehere ne mund te lulezojme ne kopshtin tone.
Krijoni Kontakt