Close
Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 92
  1. #41
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anëtarësuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    ****************

    1. Menyra jone e te sjellurit tregon se cfare besojme ne te vertete.

    2. Mbrojtja kundrejt genjeshtres se Satanit, eshte e verteta e Perendise.

    3. Besimi mund te shikoje gjera te padukshme.

    4. Natyra, eshte nje dorashke, e veshur ne doren e Perendise.

    5. Durim do te thote te presesh oren e Perendise, pa dyshuar per dashurine e Tij.

    6. E varfer eshte ajo kishe (bashkesi), qe u jep rendesi me te madhe programeve sesa njerezve.

    7. Shoqeria e Krishtit mbetet, kur shoqerite e tjera te braktisin.

    8. Krishti lindi ketu poshte ne toke, qe ne te lindim nga lart.

    9. Bijte e Perendise nuk thone kurre “Adio” per here te fundit.

    10. Lutja nuk eshte nje menyre per te bere ate qe duam, por eshte menyra per t’u bere ajo qe do Perendia.

    11. Ne qofte se lutja jone ka per qellim qe te “degjohet” nga njerezit, atehere sigurisht nuk degjohet nga Perendia.

    12. Rilindja eshte ceshtje momenti. Shenjterimi yne, vazhdim i nje jete te tere.

    13. Qe te harrosh problemin tend, ndihmo dike tjeter qe te zgjidhi te tijin.

    14. Qe te pasurohet dikush me Perendine, eshte shume me e mire sesa te pasurohet me te mira.



    *******************
    Ndryshuar për herë të fundit nga ABIGAIL : 27-05-2003 më 15:45
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  2. #42
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anëtarësuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Nje realitet i mrekullueshem

    Historia e nje misionari te krishtere qe u perpoq te ndihmonte nje burre qe ishte alkoolist. Vargonj te tille jane te veshtire per t'u keputur. Nje dite punonjesi i krishtere mesoi se gjate nje rasti kur kishte pire shume miku i tij kishte bere cope-cope mobiljet e shtepise dhe kishte rrahur te shoqen. Keshtu ai shkoi t'i bente nje vizite. Ishte ora pese e pasdites. E gjeti te shkretin ulur ne kuzhine, duke pire nje kafe. Djali i vogel 5 vjecar ishte ulur prane tij. Misionari e pershendeti pijanecin me perzemersi. Pastaj pyeti: "Gjerat kane shkuar perseri keq, ë". Duke kercellitur dhembet, burri u ngrit shigjete nga vendi. Pa thene asnje fjale, shkoi ne dhomen tjeter dhe u kthye me nje tel ne duar, qe perdorej per te nderur rroba. Ende pa nxjerre asnje fjale nga goja, filloi ta lidhte djalin e vogel pas karriges se tij. Misionari mendoi: "Po tani cfare po ben? Akoma eshte i dehur?". E la te vazhdonte. Kur mbaroi se lidhuri birin, burri i beri nje nyje telit e pastaj thirri "Çohu!". I vogli filloi te qaje. "Po s'mund te çohem!" tha me ngasherim. Ateher pijaneci u kthye nga misionari dhe me nje shprehje te dhimbshme ne fytyre i tha: "E degjove: "Po s'mund!" Epo njesoj eshte edhe per mua. As une s'mund!" A s'ta copeton zemren kjo? Pas nje casti, misionari futi doren ne xhep dhe nxori nje thike te vogel. Pastaj duke mos pyetur per demin qe po shkaktonte, e preu telin e ri fringo te rrobave. Me qetesi i tha djalit: "Çohu!" dhe djali u çua! Duke iu kthyer pijanecit, misionari i tha: "Hë, e shikon!". "Sigurisht, - iu kthye me ashpersi ai, - ti preve telin". Misionari iu pergjigj : "Dikush erdhi per te prere te gjithe vargonjte e mekatit qe na mbajene ne. Jezusi!"

    Mijera e mijera njerez ne gjithe boten e paane mund te deshmojne per kete.
    Ç'realitet i mrekullueshem! Ne mund te shpetohemi nga forcat e erresires.
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  3. #43
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anëtarësuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Poezi per Jezusin!

    I
    Nje koke e shenjte, e plagosur,
    E varur nga dhembja e brenga.
    Me plot perbuzje rrethohesh.
    Kurora Jote bere me gjemba!
    Sa i zbehte qe je nga dhembjet
    Nga perbuzja dhe fyerjet e renda!
    Sa dergjet ajo fytyre
    Qe dikur, ndriste si hena.


    II
    Mbi ate kryq te Jezusit
    Syri im shikon shpesh
    Trupin e Atij qe vuajti per mua
    Dhe per mua tani po vdes.
    Dhe prej zemres se goditur, ne lot,
    Dy cudira une rrefej –
    Cudine e dashurise se Tij te lavdishme
    Dhe ate qe une nuk vlej.


    III
    Jezus, i dashuri i shpirtit tim,
    Me ler, ne gjirin Tend te fluturoj,
    Kur ujerat perplasen me nxitim,
    Kur shtrengata ende te vazhdoje.
    Me streho, O Shpetimtari im, me streho,
    Deri sa stuhia e jetes te marre fund.
    Te sigurt ne strehim me drejto,
    Oh, merre shpirtin tim me ne fund!


    IV
    Strehim tjeter une s’kam
    Shpirti im i pandihme varet te Ti;
    Mos me ler vetem, keshtu si jam,
    Por mbeshtetme, me jep rehati.
    Tere besimi im te Ti qendron,
    Gjithe ndihma nga Ti me vjen.
    Koken pa mbrojtje Ti ma mbulon
    Dhe hija e krahut Tend gjithnje me gjen.


    V
    Shpetimtar, si bari na udhehiq ne!
    Per kujdesin Tend nevoje kemi shume;
    Ne kullotat e Tua Ti na ushqe ne,
    Pergatit per ne vathen Tende,
    Jemi te Tute: na miqeso ne!
    Behu Rojtari i rruges sone!
    Ruaje tufen Tende, nga mekati na mbro!
    Na kerko kur rrugen e ngaterrojme!


    VI
    Oh, lerme t’i shoh gjurmet e Tua,
    Dhe kembet e mia te ve ne ato vende;
    Shpresa per te Te ndjekur si duhet
    Eshte vetem ne fuqine Tende.
    Oh, drejtome, thirritme, terhiqme,
    Me mbro deri ne fund pa ngurrim;
    Dhe pastaj ne parajse pritme,
    O Shpetimtari im dhe Miku im!
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  4. #44
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anëtarësuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    A jemi ne gjendje t'i kuptojme rruget e Perendise

    Na ishte njehere nje eremit plak qe gjithmone qahej per rruget e Perendise. Por nje dite ai pa nje enderr.
    Nje lajmetar nga Perendia iu shfaq dhe i the eremitit t'i shkonte nga pas. Shkuan ne nje shtepi ku iu dha nje pritje e ngrohte. I zoti i shtepise u tha: "Sot eshte nje dite e shenuar per mua. Armiku im i dha fund luftes me mua dhe si shenje miqesie me ka derguar kete kupe te arte". Kur u larguan diten tjeter, eremiti vuri re se lajmetari e kishte marre kupen me vete. Ai po behej gati te fliste me zemerim kur lajmetari i tha: "Mbaje gojen! Keto jane rruget e Perendise". Shpejt ata arriten ne nje shtepi tjeter. I zoti, nje koprac plak, i mallkoi vizitoret e paftuar dhe u tha te shkonin ne djall. "Hajde te ikim qe ketej!" tha lajmetari dhe nderkaq, ia dhuroi kupen e arte kopracit. Perseri eremiti u be gati te protestonte dhe perseri lajmetari e ndaloi. "Mbaje gojen! Keto jane rruget e Perendise". Aty nga mbremja ata arriten ne shtepine e nje burri qe ishte shume i deshperuar, sepse, pavaresisht nga te gjitha perpjekjet e tij ai gjithmone kishte hasur fatkeqesi. "Perendia do te te ndihmoje" tha lajmetari dhe, kur po niseshin per rruge, i vuri zjarrin shtepise. "Mos!" thirri eremiti. "Mbaje gojen! Keto jane rruget e Perendise".
    Diten e trete shkuan ne shtepine e nje burri te trishtuar dhe te ngrysur. Ai nuk sillej mire me asnje pervec djalit te tij te vogel te cilin e donte shume. Kur u larguan mengjesin tjeter, burri u tha "Nuk mund t'ju shoqeroj, por djali im i vogel do te vije me ju deri tek ura. Ma kini shume kujdes". "Perendia do ta mbroje" u pergjigj lajmetari i Perendise. Kur arriten tek ura, ai papritur e shtyu femijen ne lume! "More demon hipokrit" uleriu eremiti: "sigurisht qe keto nuk ishin rruget e Perendise...".
    Pikerisht ne ate çast, lajmetari u shnderrua ne nje engjell qe shkelqente nga lavdia qiellore. "Me degjo me kujdes! Ajo kupe ishte e helmuar. Keshtu une ia shpetova jeten burrit dashamires, kurse kopraci plak gjeti vdekjen duke pire prej saj. I varferi gjeti nje thesar te vene menjane kur po rindertonte shtepine dhe u çlirua nga çdo nevoje per ditet qe i mbeten. Ndersa, persa i perket burrit, djalin e te cilit e hodha ne lume, ishte nje mekatar i keq dhe po te rrinte me te, femija do te behej kriminel. Humbja e te birit e çoi te atin ne pendim. Dhe femija eshte mire atje ku eshte! Keshtu ti pate mundesi te shihje dicka nga urtesia dhe drejtesia e Perendise. Qe tani e tutje duhet te perkulesh para misterit dhe perkujdesjes se Tij!


    Ne ndoshta nuk do te takojme kurre nje engjell ne rruge per te na shpjeguar gjerat siç takoi eremiti. Ne vetem mund te vazhdojme te ecim me besim dhe te pranojme faktin se nuk mund t'i kuptojme rruget e Perendise.
    Perendia ka thene nepermjet gojes se profetit Isaia 55:8-9:

    8 "Duke qene se mendimet e Mia nuk jane mendimet tuaja, dhe as rruget tuaja nuk jane rruget e Mia", thote Zoti.
    9 "Ashtu si qiejte jane me te larte se toka, keshtu edhe rruget e Mia jane me te larta se rruget tuaja dhe mendimet e Mia jane me te larta se mendimet tuaja.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ABIGAIL : 03-06-2003 më 11:39
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  5. #45
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anëtarësuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Paqe me te tjeret, nepermjet Tij

    Nje histori prekese e nje njeriu me emrin Erino Dapozo, ungjilltar ne France.

    Ai u kthye ne shtepi nga lufta, pas internimit ne nje kamp perqendrimi, me nje krah te demtuar keq. Ja historia e treguar me gojen e Dapozos:
    "Komandanti i kampit te perqendrimit ku isha internuar me thirri nje dite aty nga mesdita. Me cuan ne nje dhome ku tryeza ishte shtruar per nje njeri. Une po vdisja urie. Komandanti i kampit erdhi duke u kapardisur. Pastaj u ul ne tavolinen ku kishte dreken dhe hengri ate qe i ishte servirur si per nje feste mbreterore. Mua m'u desh te qendroja "gatitu" gjithe kohen dhe te shikoja se si i perlante ai gjellet njeren pas tjetres. Ai po lepinte buzet... dhe une po vdisja urie. Por me e keqja do te vinte me vone. Kur iu servir kafeja, ai nxori nje pako te vogel dhe e vendosi prane filxhanit. Pastaj u kthye nga une dhe tha: "E shikon kete pako? Eshte nga jot shoqe qe ta dergoi nga Parisi. Eshte plot me biskota". (E dija qe ne France nuk kishin per te ngrene, dhe se ime shoqe duhet te kishte hequr nga vetja per t'i pjekur ato biskota.) Pastaj ai person filloi t'i hante ato, njeren pas tjetres! Une iu luta: "Te lutem, me jep nje, vetem nje, per ta mbajtur si kujtim nga ime shoqe. Te premtoj nuk do ta ha!". Por ai vetem qeshi dhe i kollofiti te gjitha, deri tek e fundit".

    Ne nje situate terbuese si kjo, zemerimi yne mund te arrije nje kulm dhe te kthehet ne urrjtje.
    Dapozo vazhdon me historine e tij:

    "Papritur e kuptova se c'domethenie ka Bibla kur thote: "Dashuria e Perendise eshte derdhur ne zemrat tona". Dhe une ndjeva aty per aty dashuri te vertete per kete njeri. Mendova: "I shkreti ti, askush nuk te do. Ti je i rrethuar nga urrejtja. Sa i privilegjuar jam une si bir i Perendise"
    Dapozo u mbush me dhembshuri per komandantin! Ai nuk e lejoi ate njeri qe ta acaronte. Dhe komandanti duhet ta kete kuptuar sepse u ngrit me nxitim dhe u largua nga dhoma.
    Kur mbaroi lufta, Dapozo shkoi per t'i bere atij nje vizite. Ky u zbeh kur pa Dapozon ne prag te deres."Ke ardhur per hakmarrje?" pyeti. "Po, - u pergjigj Dapozo - kam ardhur per hakmarrje. Hajde te pime nje kafe se bashku. Kam nje kek ne veture. Do te jete nje meze e mire per te dy". Ish-komandanti mbeti tmerresisht i hutuar. Pastaj papritur e kuptoi: njeriu qe i eshte dorezuar Jezu Krishtit nuk eshte nen sundimin e urrejtjes. Ai eshte çliruar plotesisht nga zemerimi qe valon, sepse dashuria e Perendise eshte derdhur ne zemren e tij.
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  6. #46
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    I VARFERI DHE I PASURI


    Ishte nje njeri i varfer dhe lypes, qe rrinte anes rruges afer nje lumi.
    Aty kalonte gjithmone nje i pasur. Ishte me i pasuri i fshatit. I pasuri i thote njehere te varferit: “I shikon keto ara, te gjitha jane te miat. I shikon ato ndertesat e bukura, te gjitha jane te miat. I shikon te gjitha keto pemet dhe lulishtet, te gjitha jane te miat. E shikon kete lumin ketu, ky eshte i imi. Te gjitha keto qe shikon perreth jane te miat!”.
    I varferi i thote: “E shikon ate qiellin lart? Ai eshte i teri i imi!”.
    Naten, i pasuri pa ne enderr se vdiq me i pasuri i fshatit, dhe u ngrit nga gjumi i trembur dhe po pickonte veten, qe te kuptonte nese kishte vdekur apo jo.
    Te nesermen ne mengjes mori vesh se kishte vdekur “i varferi” qe rrinte anes rruges dhe lypte.

    Bijte e Perendise me te vertete jane me te pasurit e botes, sepse do te trashegojne Mbreterine e Perendise! Kjo eshte pasuri qe ngelet perjete!




    TE MENDOHEMI MIRE!


    Thone se dikur vendosen ne nje peshore, ne ato peshoret e famshme qe kane dy ene ne forme tepsie, qe varen nga zinxhire dhe nje gjilpere ne mes.
    Vune, pra, ne njeren ane nje sy njeriu dhe nga ana tjeter te gjitha te mirat e botes, shtepi, para, makina, ushqime dhe cdo gje tjeter qe mund te mendoje njeriu.
    Peshorja rendonte nga ana ku ishte syri. Ishte me i rende se te gjitha keto. Atehere, dikush mori me te dy gishtat pak dhe nga toka (rere) dhe mbuloi syrin me te. Menjehere gjilpera treguese u kthye dhe syri u gjend lart. Syri tani ishte me i lehte.
    Syri i pangopur i njeriut, qe nuk mund te gjeje kenaqesi me asgje, sepse i mungon Perendia!
    Ndryshuar për herë të fundit nga ABIGAIL : 08-06-2003 më 16:10

  7. #47
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anëtarësuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Bota nuk ishte e denje per ta

    Ne emrin e Krishtit, ne Jugosllavi, jane kryer shume padrejtesi nga hierarkia e politizuar kishtare te cilet kane perdorur gjithshka per pasurimin dhe fuqizimin e funksionareve te korruptuar fetare.

    Nje dite nje ungjilltar me emrin Jakov shkoi ne nje fshat. Ai u perdellye se bashku me nje plak te quajtur Simerman per tragjedite qe ky kishte perjetuar dhe i foli rreth dashurise se Krishtit. Simermani e nderpreu papritur Jakovin dhe i tha se nuk donte te kishte te bente fare me krishterimin. Ai e kujtoi Jakovin per historine e lemerishme te kishes ne qytetin e tij, nje histori plot plackitje, shfrytezime dhe ne fakt edhe me vrasje te njerezve te pafajshem. "Nipi im u vra prej tyre," tha ai dhe kundershtoi me inat cdo perpjekje te Jakovit per te folur rreth Krishtit. "Ata mbajne ato veshje, kapela dhe kryqe te solisura", tha ai, "qe simbolizojne nje detyre qiellore, por nuk mund te mos verej ama edhe qellimet e liga dhe jetet e tyre te keqija".
    Jakovi, duke kerkuar rastin qe ta bente Simermanin te ndryshonte linjen e tij te mendimeve, tha, "Simerman, a mund te te bej nje pyetje? Ta zeme se une te vodha pallton tende, e vesha dhe grabita nje banke. Ta zeme me tej qe policia me pa tek vrapoja ne largesi, por nuk me arriti dot. Mirepo nje prove e vetme eshte ajo qe i ve ata ne gjurmet e tua; kane njohur pallton tende. Cfare do t'u thoshe atyre nese do te vinin ne shtepine tende dhe do te padisnin per vjedhjen e bankes?"
    "Do ta mohoja," tha Simermani.
    "Ah, po ja qe pame pallton tuaj, do te thoshin," ia ktheu Jakovi.
    Kjo analogji e inatosi shume Simermanin, i cili urdheroi Jakovin qe te largohej prej shtepise se tij.
    Jakovi vazhdoi te vinte ne fshat here pas here thjesht per t'u miqesuar me Simermanin, per t'i dhene zemer dhe per te ndare me te dashurine e Krishtit. Me ne fund, nje dite Simermani pyeti, "Si mund te behesh i krishtere?" dhe Jakovi i mesoi hapat e thjeshta te pendimit per mekatin e te besimit ne punen e Jezu Krishtit si dhe e drejtoi butesisht drejt Bariut te shpirtit te tij. Simermani ra ne gjunje perdhe me koke te ulur dhe ia dorezoi jeten e tij Krishtit. Ndersa u ngrit ne kembe, duke fshire lotet e tij, ai perqafoi Jakovin dhe tha, "Faleminderit qe m'u ndodhe ne jeten time." Pastaj tregoi me gisht qiejte dhe peshperiti, "Rroba e Tij te rri shume bukur".


    Bejini vetes nje nder dhe hiqini syte prej mangesive te institucioneve te njerezve dhe prej njollave te erreta te historise. Shqyrtimin tuaj kushtojani personit te Jezu Krishtit dhe do te shihni Ate te cilit i rri shume bukur rroba e Atit te vet. Per Te Pilati tha, "Une nuk po gjej ne te asnje faj!" Hajduti mbi kryq tha, "Ne realitet, ne me te drejte jemi denuar, sepse po marrim ndeshkimin e merituar per ato qe kemi kryer, ndersa ky nuk ka bere asnje te keqe".
    Jezusi veshtroi kundershtaret e tij me te eger dhe u tha, "Cili nga ju me bind per mekat?" Kjo sfide e fundit nuk mund te behej prej asnje udheheqesi, themeluesi apo profeti tjeter fetar. Mekatshmeria e gjithsecilit prej tyre duket menjehere dhe eshte e pamohueshme. Vetem Jezusi qendron pa te mete morale, Jezu Krishti eshte i vertete ne menyre fantastike.
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  8. #48
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    * * * * * * * * * *


    1. Behuni vetem peshkatare njerezish: Ju do t’i zini, Ai do t’i pastroje!

    2. Besimtari qe gjendet shpesh ne gjunje (ne lutje) qendron me mire.

    3. Mos vendos pikepyetje, aty ku Perendia vendosi pike.

    4. Mos prit qe te cojne kater vete ne kishe.

    5. Perendia nuk therret ata qe jane te zote. Bene te zote ata qe i thirri.

    6. Jepi Perendise ate qe i takon, jo ate qe te tepron.

    7. Ai qe eshte i mire per te gjetur arsye, eshte rralle i mire ne cdo gje tjeter.

    8. Kush gjunjezohet perpara Perendise, mund te qendroje perballe cdo gjeje tjeter!

    9. Eshte e veshtire qe te japesh miresine sepse vazhdimisht kthehet tek ty.

    10. Kurre mos merr djallin per nje xhiro! Sepse do te doje gjithmon te drejtoj ai.

    11. Te shikosh larg. Nuk binte shi kur Noeu ndertoj arken.

    12. Vullneti i Perendise nuk do te drejtoj kurre diku ku Hiri i Tij nuk do te mbroje.

    13. Qe te jesh pothuajse i shpetuar, eshte njesoj me te qenit pothuajse i humbur.

    14. Nuk ndryshojme mesazhin, mesazhi na ndryshon.

    15. Jemi shume te bekuar qe te trishtohemi.

    16. Dituria eshte e perbere nga dy pjese:
    a). Te kesh shume per te thene nga jeta jote dhe…
    b). Te mos i thuash.

    17. Perendia te pret tek kryqi, jo tek kthesa.

    18. Ekzistojne “Fryti i Frymes” dhe “fryti i thare i fese”.

    19. Kur lutesh mos i jep Perendise udhezime, thjesht shpallu prezent dhe i gatshem.

    20. Te ndjekesh cdo hap tendin me kujdes, perderisa edhe te tjeret perreth teje kete bejne me ty!


    * * * * * * * * * * * * * * * *

  9. #49
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    TE MENDOHEMI MIRE!


    Thone se dikur vendosen ne nje peshore, ne ato peshoret e famshme qe kane dy ene ne forme tepsie, qe varen nga zinxhire dhe me nje gjilpere ne mes.
    Vune, pra, ne njeren ane nje sy njeriu dhe ne anen tjeter vune te gjitha te mirat e botes, shtepi, para, makina, ushqime dhe cdo gje tjeter qe mund te mendoje njeriu. Peshorja rendonte nga ana ku ishte syri. Ishte me i rende se te gjitha keto. Atehere, dikush mori me te dy gishtat pak dhe (rere) dhe mbuloi syrin me te. Menjehere gjilpera treguese u kthye dhe syri u gjend lart peshores.
    Syri i pangopur i njeriut, qe nuk mund te gjeje kenaqesi me asgje, sepse i mungon Perendia!

    * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * *


    Nje zonje, udhetonte ne vendet perendimore te Amerikes dhe me qene se nuk e njihte zonen, vazhdimisht pyeste kontrolluesin e biletave: “Mos eshte ky stacioni qe duhet te zbres?” “Jo, zonje, i pergjigjet ai. Kur te arrijme atje ku doni te zbrisni do te lajmeroj”. Por, zonja ishte gjithmone e shqetesuar dhe dukej se nuk kishte shume besim tek kontrolluesi i biletave, qe here pas here lajmeronte per stacionet gjate rruges. Por, ne nje cast, ra boria dhe treni ndaloi. Atehere nje pasagjer i thote zonjes: “Ketu eshte stacioni ku doni te zbrisni, zonje”. Menjehere ajo rrembeu valixhen e saj dhe zbriti ne erresiren e eger, ndersa treni vazhdoi rrugen.. Pas pak, u duk ne dere kontrolluesi i biletave dhe kerkonte zonjen qe te zbriste ne stacionin qe ajo donte. Atehere, ai qe i kishte thene pak me pare zonjes qe te zbriste, i thote kontrolluesit te biletave se zonja zbriti ne stacionin e meparshem. Por, nuk ekzistonte asnje stacion atje. Treni kishte pesuar nje difekt per ate cast, prandaj ndaloi.

    Per fat te keq, diten tjeter gjeten zonjen e moshuar te ngrire dhe te vdekur ne rrezen e nje peme.
    Shume japin keshilla dhe nga shume marrim keshilla. Nuk eshte e mjaftueshe qe ata qe japin keshilla ta kene me te patekeq por, duhet qe te jene te vendosurit e posacem per kete pune. Dhe brenda udhetimit te madh te jetes, Nje eshte qe mund te na japi informacione te sigurta dhe te verteta, per destinacionin tone te duhur. Perndryshe rrezikojme te humbasim pergjithmone brenda ne erresiren e dendur te mekateve tona dhe te te tjereve.


    * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * * *

  10. #50
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anëtarësuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390

    Paragrafi i meposhtem eshte i Aristidit, nje filozof i shekullit te dyte. Ky eshte nje koment mbi te Krishteret :

    "Ata rrine larg nga papastertite, ne shpresen e rikompensimit qe gjithshka do te ndryshoje ne boten qe po vjen.
    Per sherbetoret e tyre, ndihmesit e tyre, ose femijet e tyre ato perpiqen ti bejne te krishtere nepermjet dashurise qe ata tregojne ndaj tyre; dhe nese behen te tille i therrasin pa dallim, vellezer. Ata nuk adhurojne perendi te huaj; dhe ata ecin me perulesi dhe dashuri; dhe mashtrimi nuk gjendet midis tyre dhe ata e duan njeri-tjetrin.
    Kur ata shohin te huaj, i marrin ata ne shtepite e tyre dhe gezohen per te si per nje vella te vertete; sepse ata nuk quajne vella ate qe eshte sipas mishit, por ata qe jane te tille ne Fryme dhe ne Perendi.
    Dhe nese ka midis tyre nje njeri qe eshte i varfer dhe ne nevoje, edhe nese ata nuk kane mjaft, ata agjerojne 2 ose 3 dite ne menyre qe te sigurojne per ate qe ka nevoje ushqimin e duhur.
    Ata mbajne me kujdes urdherimet e Mesise se tyre; ata jetojne me ndershmeri dhe drejtesi ashtu si Zoti, Perendia i tyre i urdheroi ata. Cdo mengjes dhe gjithe kohen e ndodhive te miresise se Perendise ndaj tyre, ata perlevdojne dhe ngrene lart Ate dhe per ushqimin e tyre ata i japin falenderime Atij.
    Dhe nese nje njeri i ndershem i tyre iken nga kjo bote, ata gezohen dhe falenderojne Perendine dhe ndjekin trupin e tij sikur ai po kalon nga nje vend ne nje tjeter. Dhe kur nje femije u lind atyre falenderojne Zotin, dhe nese perseri ai vdes ne femijerine e tij, ata perlevdojne Zotin e plotfuqishem, si per nje njeri qe ka kaluar neper bote pa mekatuar.
    Keshtu eshte ligji i te Krishtereve dhe e tille eshte motoja e tyre."

    Apologjia e Aristidit "Encyclopedia Britanica, V. 1"
    Ndryshuar për herë të fundit nga Astrit77 : 25-06-2003 më 09:33
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ekziston Triniteti?
    Nga mesues në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 29-10-2016, 22:35
  2. Gjuha e Perëndive!
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 27-09-2007, 16:08
  3. Fragmente nga Shën Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  4. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  5. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •