Close
Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 92
  1. #31
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anëtarësuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Qendresa, vetem nepermjet Tij

    Nje njeri qe u prek thelle nga fjala e mbajtur gjate ceremonise se varrimit te nje miku te tij i foli priftit qe udhehoqi sherbesen e varrimit. Ai shprehu deshiren e tij qe te behej i Krishtere, por shtoi, "Ka vetem nje gje qe me ben te hezitoj: kam frike se nuk do te jem ne gjendje te qendroj pergjithmone. Une punoj me nje grup teper te forte. Ata jane te veshtire perkundrejt asaj qe ju e quani religjon. Une nuk besoj se atje ka ndonje te Krishtere te vertete, dhe e di se ata nuk do ta mirepresin nese atje do te kete ndonje te Krishter."
    Prifti u ul dhe mori nje nga lulet qe zbukuronin varrin dhe tha, "Shikoje me vemendje kete lule. Ajo rritet pikerisht ne mes te llumit, plehut dhe dekompozimit te tokes, megjithate shikoje sa e paster dhe perfekte ajo eshte. Kjo sepse, Zoti e mban ate. Dhe Ai mund te te mbaje ty gjithashtu."

    Ti edhe une jemi thirrur qe te deshmojme ne mes te llumit te kesaj bote. Por nje nga ngushellimet e medha qe Zoti i jep femijeve te Tij eshte se ne do te kundermojme si nje lule
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  2. #32
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    1. Kur zhvillimi ndalon, atehere fillon shperberja.

    2. Sado e vogel eshte ajo qe ben per Krishtin, ka vlere te madhe.

    3. Fol tek Perendia per njerezit, para se te flasesh tek njerezit per Perendine.

    4. Veprat e sjellshme perpara te tjereve, sigurisht qe vlejne me teper sesa ndjenjat e bukura per ta.

    5. Asnjehere mos u mundo te mposhtesh nje mekat duke e justifikuar ate.

    6. Ne zemren e te krishterit nuk ka vend per dy. Vetem per Nje.

    7. Krishti mban barret e tona, me qellim qe ne te mbajme barret e te tjereve.

    8. Njerezit me te mire, jane ata qe na kujtojne me shume Krishtin

    9. Te dish dicka ne lidhje me Perendine, nuk eshte njesoj me ate, qe te njohesh vete Perendine.

    10. Dikush i pangushellueshem, u ngushellua kur ndjeu prane tij, dike qe qau bashke me te.

  3. #33
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anëtarësuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    GJOBA

    Nje vajze e re u kap duke ngare makinen me shpejtesi. Iu dergua fleteparaqitja dhe e nxoren ne gjyq. Gjykatesi lexoi aktakuzen dhe tha : "Je fajtore apo jo?". Vajza iu pergjigj: "Jam fajtore". Gjykatesi i ra tryezes me cekic druri dhe e denoi me 100 dollare gjobe ose me 10 dite burgim. Pastaj ndodhi dicka e cuditshme. Gjykatesi u ngrit ne kembe, hoqi mantelin, zbriti poshte, nxori kuleten dhe pagoi gjoben. Si shpjegohet kjo? Gjykatesi ishte babai i saj. Ai e donte bijen e vet, por, megjithate, ishte gjykates i drejte. Bija e tij kishte thyer ligjin dhe ai nuk mund te thoshte: "Meqe te dua shume, po te fal. Mund te shkosh.". Po te kishte vepruar keshtu, nuk do te kishte qene gjykates i drejte. Nuk do ti ishte permbajtur ligjit. Por ai e donte bijen e tij aq shume, saqe ishte gati te hiqte mantelin e gjykatesit, te zbriste poshte dhe, si babai i saj, ta perfaqesonte bijen e tij dhe t'i paguante gjoben.

    Ky shembull e pasqyron deri ne njefare mase ate qe ka bere Perendia per ne permes Jezu Krishtit. Ne kemi mekatuar. Bibla thote: "Paga e mekatit eshte vdekja". Pavaresisht se sa shume na donte Perendia ne, Ai duhej te merrte nje vendim dhe te na denonte me vdekje, sepse Ai eshte Perendi shpirtdlire dhe i drejte. Por duke qene Perendi i dashur, Ai aq shume na deshi, saqe ishte i gatshem te zbrese nga froni ne formen e njeriut Jezu Krisht dhe te paguaje cmimin per ne, me vdekjen e Krishtit ne kryq.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ABIGAIL : 16-05-2003 më 12:10
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  4. #34
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    DHANE MJETET E SHPETIMIT TE TYRE!


    Ne 1914 nje anije oqeanike u zhyt dhe 129 vete u mbyten. Ata qe shpetuan, treguan se cfare ndodhi.
    Kur anija filloi te mbytej, u lajmerua se nuk kishte mjete shpetimi te mjaftueshme per te gjithe. Atehere 129 te krishtere, qe gjendeshin ne anije, hoqen mjetet e shpetimit te tyre dhe jua dhane te tjereve, duke thene: ‘‘Ne jemi te Krishtit dhe jemi te gatshem te shkojme prane Tij!’’.

    Dhe ne te vertete, shume shpejt i moren dallget dhe shkuan pergjithmone tek Shpetimtari i tyre.
    Jeta e vertete, qe dhuron Jezus Krishti, eshte nje mrekulli e paster. Femija i Perendise eshte i gatshem, te jetoje sipas vullnetit te Perendise, por edhe te vdesi sipas vullnetit te Tij.
    Nuk ka frike, nuk ka agoni, di se tek kush besoi dhe se kujt i takon.

    Perendia eshte plotesisht Udheheqesi dhe Graduesi i tere jetes sone. Nese nuk jetojme keshtu, atehere besimi yne tek Perendia, eshte thjesht nje pranim i disa vargjeve pa fuqi, pa jete, pa shkelqim.

    Femija i Perendise, kur eshte i paster, digjet per shpirtrat qe humbasin perreth tij. E di qe i prêt Ferri dhe nuk mund te jete i qete. Eshte i gatshem nga nje dashuri e paster, nga dhimbja per te ardhmen e perjetshme, te flijoje gjithcka, per te fituar nje shpirt i cmuar jeten e perjetshme.

    Eshte e lehte qe te themi fjale te shendosha e te medha per shpirtrat rreth nesh, por sa mund ta flijojme jeten tone personale, interesat tona, per shpetimin e tyre?

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-08-2002
    Vendndodhja
    NYC
    Postime
    80
    Abigail dhe Astrit,

    Nga te gjitha temat ne rubriken "Mesime nga Bibla" keto tregime jane me dometheneset. Ato e prekin lexuesin besimtar dhe bejne qe ai ta ekzaminoje ndergjegjen e tij.
    "Wisdom is the principal thing; therefore get wisdom and in all your getting, get understanding." (Proverbs 4:7)

    "All behaviour is motivated." Sigmund Freud

  6. #36
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anëtarësuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Thjeshtesia!

    Eshte nje menyre tjeter per te inkurajuar vellezerit dhe motrat ne Krisht, dhe per kete falenderoj Perendine ne radhe te pare qe i ka mbushur jetet e milionave njerezve me bekime dhe paqe dhe qe gjithashtu cdo dite na dhuron jete te bollshme dhe na frymezon me jeten e perjetshme qe eshte prane Atit dhe qe ne e jetojme ate nepermjet Birit, Jezu Krishtit.

    Falenderoj edhe motren Abigail, qe e ka hapur nje teme te tille.

    Thesari i besimtarit

    Deshmia e kthimit ne besim te Wilfrid, nga Gjermania.

    Wilfridi ishte i pranishem ne nje konference diku ne Zvicer.Ai pershkon ngjarjet shpalosese te nje dite vendimtare:

    "Himnet ushtuan tere diten rreth realitetit te qiellit dhe folesit jepnin shtjellime rreth kesaj teme. Shpirti im po gezonte ne madheshtine e kesaj shprese dhe po shikoja premtimin e nje te ardhmeje te tille. Fare papritur, gjate takimit, degjova te thirrej emri im e te me kerkohej te shkoja menjehere tek zyra pasi me kerkonin urgjent ne telefon. Bera ate qe me kerkohej dhe ngrita dorezen e telefonit per te degjuar zerin e gruas sime, Fejth, qe pothuaj po mbytej prej ngasherimit. Ajo me njoftoi qe para pak kohesh, kishte vdekur, pa asnje lloj paralajmerimi, ne djep, foshnja jone 9 muajshe. Ky lajm me solli ne piken me te ulet te jetes, dermimi qe ndjeja as qe mund te pershkruhej. Ankthi dhe zemerimi ne zemren time u rriten deri ne permasa vullkanike. Nje klithme brenda meje donte ta hidhte Perendine ne gjyq me padine e moskokecarjes per jeten njerezore-keshtu rrodhi litania e emocioneve qe perbenin nje ndjenje baze, ate te hutimit absolut.Bera gati valixhet, bleva nje bilete treni dhe u ula i vetem ne vendin tim duke pare jashte nga dritarja ku dukej se asgje nuk do te ma lehtesonte dhimbjen.
    Pertej koridorit, ne sediljet e krahut tjeter, rrinte nje njeri qe po lexonte Biblen dhe perballe tij ishin ulur dy te rinj te cilet nuk benin perpjekje per te fshehur percmimin e tyre ndaj te ashuquajturve libra fetare. Me se fundi, talljet e tyre moren pergjigje nga njeriu qe lexonte Biblen dhe biseda e tyre u kthye ne nje ndeshje te rende filozofike. Me ne fund, nje nga te rinjte, me inat te pamaskuar, u perkul drejt njeriut dhe i tha, "Ne rast se Perendia juaj eshte aq i dashur dhe zemermire sa thoni ju, me thoni pse lejon atehere qe te pafajshmit te vuajne? Pse lejon kaq shume luftime? Pse lejon qe femijet e vegjel te vdesin? Clloj dashurie eshte kjo?"
    Pyetjet, sidomos ato te fundit me theren ne zemer si kurre ndonjehere dhe isha gati duke bertitur, "Po, more zelot fetar! Pergjigju per ta dhe per mua dhe na thuaj pse Ai lejon te vdesin femijet e vegjel.Cfare lloj dashurie eshte kjo?" Por ne mendjen time kishte ndodhur nje transformim mendor i cuditshem. Prita pergjigjen e tjetrit dhe duke veshtruar dy te rinjte, degjova veten te thoshte, "Mos ju shqetesoj nese hyj edhe une ne biseden tuaj? Do t'ju tregoj se sa shume ju do Perendia; Ai dha te vetmin Bir te Tij per te vdekur per ju".
    Te rinjte nderhyne prerazi duke me argumentuar se ishte e lehte per mua qe te beja deklarata te tilla platonike te shkeputura nga bota konkrete e vdekjes dhe shkretimit.
    Prita castin e volitshem sepse me duhej nje pike kurajo dhe bindjeje per ta thene njehere, per ta thene qarte. "Jo, jo, jo, miqte e mi te dashur, une nuk qendroj larg botes reale te dhimbjes dhe vdekjes. Ne fakt, arsyeja pse gjendem ne kete tren eshte se po shkoj ne shtepi per funeralin e birit tim 9 muajsh. Ai ka vetem pak ore qe vdiq dhe kjo i ka dhene kryqit nje kuptim teresisht te ri per mua. Tani e di se c'lloj Perendie eshte Ai qe me do, nje Perendi i cili dha me dashje Birin e Tij per mua."


    Kryqi zbulon ne menyre unike, jo nje Perendi i cili rri ne heshtje dhe qe eshte i paangazhuar ne skene njerezore, por nje Perendi i cili ndodhet pikerisht ne mes te konflikteve dhe perleshjeve tona
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  7. #37
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anëtarësuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Nje tjeter...

    Ai me erdhi tek tavolina me buzen qe i dridhej,
    mesimi kish mbaruar
    "A keni nje flete tjeter per mua, i dashur mesues?
    Kete dem e kam cuar."
    Ia mora fleten, te zhgarravitur dhe te njollosur
    dhe i dhashe nje te re fare te panjollosur.
    Dhe zemres se tij te lodhur i dhashe ngushellim,
    "Beje me mire tani, femija im."


    Shkova tek froni me zemren qe me dridhej,
    dita kish mbaruar.
    "A ke dite tjeter per mua, i dashur Zot?
    Kete dem e kam cuar."
    Ma mori diten, te ndyre dhe te njollosur
    dhe me dha nje te re fare te panjollosur.
    Dhe zemres sime te lodhur i dha ngushellim,
    "Beje me te mire tani, femija im."
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  8. #38
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    KUJDES SE SI LUTEMI!

    Nje i krishtere, duke udhetuar per te shkuar ne nje fshat, por tmerresisht i lodhur, i keputur dhe mezi terhiqte kembet e tij.
    Duke ecur i lutet Perendise: "Zot, te lutem, sikur te kisha nje mez te vogel (mezat qe lindin kuajt), ja nje mez te vogel fare, kaq" tregonte me dore, disa centimetra nga toka.

    Papritur, degjon te bien bori nga prapa tij, dhe pastaj nje ze qe bertiste: "Kali i mbretit lindi nje mez!"
    Dhe ia ngarkuan te krishterit ne kurriz, per ta cuar deri tek pallati i mbretit.

    I mjeri i krishtere, mezi terhiqte kembet e tij dhe djerset i rridhnin curg.
    "Zot, thote gjithe ankese, une nje mez te vogel te kerkova, por jo per ta mbajtur une ne kurriz, por te hipja ne te qe te me conte deri ne fshat, sepse jam kaq shume i lodhur..."

    Edhe ne shpeshhere kerkojme gjera nga Perendia, por pa i treguar arsyen se perse i duam, dhe shpeshhere lutjet tona nuk jane te qarta, prandaj Perendia detyrohet te nderhyje per te na dhene mesime, ndoshta mesime qe mund te dhembin, te lodhin, por qe jane per te miren tone!

  9. #39
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anëtarësuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    I madhi Zot qofsh levdoum

    Pjeter Budi, 1618


    I madhi Zot, qofsh levdoum
    per gjithe kaqe te mire
    qe se kam u' merituom
    me ndonje sherbetyre;

    qe me dhee kaqe hijr
    kete kafshe me mbaruom,
    si q paçe zane fijll,
    gjithehere tue shkruom.

    Posi mendja me percjill
    nd'Arbene me ua derguom,
    per kishe e per muneshtjir
    pak nde mend me i trazuom.

    Ata merre mbe deshijr
    mkatit me u peenduom
    posi pemëtë nde prijll
    nde shpijrt me lulezuom;

    e si zogzite nde pyyllt,
    Zoti im me te levduom,
    ndjere vete nata mbyyllt,
    ma nje zaa t'amblëtuom.
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

  10. #40
    Jezusi ju do! Maska e Astrit77
    Anëtarësuar
    26-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    390
    Pyetje Pergjigje

    Besimtari i moshuar kishte qene i semure prej 20 vjetesh. Nje, qe s'besonte, e ngacmoi me pyetjen : "Cfare mendon tani per ate Zotin tend?" - "Mendoj per te me shume sesa me pare" u pergjigj plaku i urte. "Kur s'na mbetet asnje mbeshtetje vec Zotit, ai na mjafton dhe eshte gjithshka qe na duhet."



    Jeremia 17:9 Zemra genjehet me teper se cdo gje tjeter dhe semuret ne menyre te pasherueshme; kush mund ta njohe ate?

    Nje nga historite me te fuqishme qe kam degjuar rreth natyres se zemres njerezore eshte ajo qe ka treguar Malkolm Magerixhi.
    Nje mbremje, ne kohen kur punonte si gazetar ne Indi, ai doli nga banesa e vet dhe shkoi per te bere not ne nje lume aty afer. Ndersa hyri ne uje, ne anen tjeter te lumit ai pa nje grua indiane nga fshati aty prane e cila kishte ardhur per te bere banje. Ne menyre impulsive Magerixhi ndjeu joshjen e castit dhe mendja e tij u sulmua prej tundimit. Kishte vite qe kishte jetuar me kete lloj beteje, por ne njefare menyre e kishte zmbrapsur per nder te perkushtishmit qe kishte ndaj se shoqes, Kitit. Gjithsesi, ne kete rast ai filloi te pyeste veten nese mund te kalonte kufirin e besnikerise martesore. Ai luftoi me veten vetem per nje cast dhe pastaj notoi me vrull drejt gruas duke u perpjekur te largohej nga ndergjegjja e tij ne kuptimin e drejtperdrejt te fjales. Mendja e tij i ushqeu fantazine se ujerat e vjedhura ishin te embla dhe per kete arsye ai notoi edhe me fort. Tani ishte vetem dy-tri pashe larg saj dhe ndersa doli nga uji cdo emocion qe mund ta kishte kapur fort u venit dhe u be i paperfillshem krahasuar me shkaterrimin shpirteror qe ndjeu ta dermonte ndersa e pa gruan nga afer. "Ajo ishte e moshuar dhe e shemtuar... lekura e saj ishte e rrudhosur dhe, c'ishte me e keqja, ishte lebroze.... Kjo krijese m'u zgerdhesh, duke treguar fytyren si nje maske pa dhembe." Gjithe kjo pervoje beri qe Magerixhi te mbetej duke u dridhur dhe duke murmuritur nen hundet, "Bah c'grua e ndyre dhe e shthurur!" Por atehere e kuptoi arsyen e kesaj tronditjeje kaq te madhe - nuk ishte gruaja ajo qe ishte e shthurur, ishte vete zemra e tij.

    Ky eshte pikerisht mesimi i mesazhit te Krishtit. Kur shohim brenda zemres njerezore, aty gjejme epshin, lakmine, urrejtjen, krenarine, zemerimin dhe xhelozine qe jane kaq e kaq shkaterrimtare. Kjo pra eshte gjendja ne thelb te kategorise njerezore, kete gjendje Shkrimet e quajne mekat.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ABIGAIL : 27-05-2003 më 15:39
    Duani armiqte tuaj bekoni ata qe ju mallkojne, per te qene bij te Atit tuaj qe eshte ne qiej -Jezus

Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ekziston Triniteti?
    Nga mesues në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 29-10-2016, 22:35
  2. Gjuha e Perëndive!
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 27-09-2007, 16:08
  3. Fragmente nga Shën Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  4. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  5. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •