Close
Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 92
  1. #21
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660

    Smile

    kalimi i detit te kuq nga hebrenjte

    Nje profesor ne shkollen Biblike ne itali(Rome)po shjegonte per kalimin e detit te kuq edhe po tregonte se disa studioza ateista kishin thene se kur izraeli kaloj detin e kuq "Deti kishte nivel deri tek gjunjte".ndodh qe sa mbaron te thote kete, nje studente therret me ze te larte;"Halleluja"..!Profesori e shikon edhe mendon se nuk e kishte kuptuar edhe e perserit prap ate teori te atyre ateistave.prap degjohet zeri i kesa studentes qe therret "Halleluja".Atehere profesori i thote nxenses se tij:"a nuk e kupton ti se keta duan te hedhin poshte faktin e Bibles qe thote se eshte ndare deti i kuq". edhe e pyet:"pse thua haleluja"? Atehere ajo pergjigjet duke thene:"Lavdi Zotit sepse keshtu tregon se egjyptianet jane mbytur me ate nivel kaq te vogel uji(deri te gjunjte)"!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Peniel : 06-10-2012 më 08:20
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  2. #22
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    I KRISHTERE, SHUME TE BUKURA, ZOTI TE BEKOFTE!

    ABIGAIL

    __________________________________________________ _
    Dashuria eshte uje nga kupa jote,
    qe dikujt etjen t'ja shuash,
    dhe duke dhene jeten tende,
    dikujt tjetri jeten t'ja ruash!

  3. #23
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    PO NE TE KRISHTERET CFARE BEJME?


    Ja se cfare shkruante nje amerikan, ne gazeten lokale te qytetit ku banonte:

    Jam mirenjohes:

    --- Per grindjen e gruas time ne krevat, sepse kjo do te thote se eshte prane meje...

    --- Per djalin tim adolishent, qe mbremjeve shikon televizor, sepse kjo do te thote se nuk bredh rrugeve si rrugac...

    --- Per taksat qe paguaj, sepse kjo do te thote se kam te ardhura.

    --- Per rrobat e mia qe fillojne te me jene te ngushta, sepse kjo do te thote se kam mjaft per te ngrene ne tavolinen time te perditshme...

    --- Per pergjegjesin e rrepte ne zyren time, sepse kjo do te thote se kam pune...

    --- Per shtepine rremuje qe lene niperit e mi kur largohen, sepse mund te gezojne lodrat e tyre...

    --- Per riparimet qe duhet te bej ne shtepi, sepse kjo do te thote se kam shtepine time...

    --- Per ankesat qe degjoj te thuhen per qeverine tone, sepse kjo do te thote se kemi liri fjale...

    --- Per garazhin e larget, sepse kjo do te thote se mund te eci...

    --- Per llogarine e madhe te rrymes elektrike, sepse kjo do te thote se kisha ngrohje ne shtepine time...

    --- Per zilen qe me zgjon cdo mengjes, sepse kjo do te thote se jam akoma gjalle...

    --- Per e-mailet dhe letrat e shumta qe duhet t'u pergjigjem, sepse kjo do te thote se kam shume shoke.

    Edhe ti o njeri, nese mendon se jeta jote eshte plot me probleme, te lutem lexoje perseri kete.

    Me te vertete, nese ne kete menyre i shikon gjerat e mbrapshta dhe problemet e perditshme nje njeri i botes, cfare bejme ne qe themi se jemi te krishtere?

  4. #24
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    VETEM HIRI I TIJ SHPETON!


    Dikush vdiq dhe shkoi ne qiell. Atje, ne deren e Parajses takoi Shen Pjetrin, i cili i tha:
    "Qe te hysh ne Parajse, duhet te grumbullosh 100 pike. Do te me thuash te gjitha gjerat e mira qe bere ne toke, dhe une do te vleresoj me pike per te gjitha ato. Kur, dhe nese i grumbullon te 100 piket, do te hysh ne Parajse. Hajde, pra, fillo."
    "Ne rregull", tha njeriu.

    "Isha i martuar per 50 vjet me te njejten grua. Nuk e tradhetova kurre, as edhe ne mendjen time".
    "Kjo eshte shume e mire", tha Shen Pjetri. "Merr 3 pike per kete".
    "Vetem 3 pike?" Reagoi i habitur njeriu.
    "Po", i tha Shen Pjetri dhe i kerkoi qe te vazhdonte.
    "Ne te gjithe jeten time, ndiqja pa munguar te gjitha grumbullimet qe beheshin ne kishen time. Merrja pjese ne te gjitha organizimet dhe i mbeshtesja ekonomikisht. Biles, jepja gjithmone me shume se 1/10 time!!!" Tha me krenari njeriu, dhe priste te degjonte piket e shumta.
    "Kjo eshte mrekulli", tha Pjetri. Kjo meriton 1 pike.
    "Vetem 1 pike?" Mundi te thoshte i shastisur njeriu.
    "Po", i tha Shen Pjetri, "vazhdo".

    "Ofrova shume here pune tek te pastrehuarit e qytetit ku jetoja dhe bera edhe te tjera vepra te mira".
    "E mrekullueshme", u pergjigj Shen Pjetri. "Merr edhe 2 pike te tjera".
    "Vetem 2 pike...?" Tha duke qare njeriu.
    "Por, atehere, Shen Pjeter, e vetmja menyre qe te hyje ne Parajse eshte Hiri i Perendise...".
    "Te lumte!" Ishte pergjigja e Shen Pjetrit.
    "Merr 100 pike! Eja ne Parajse!"

  5. #25
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    ME ATE MASE ME TE CILEN MATNI...


    “Me te njejten mase me te cilen matni, do t’ju matin edhe juve” Mateu 7:2.

    Nje mbret, ne kohen e pare, ftoi miqte, qe te shkonin ne pallatin e tij. Por ftesa e tij kishte nje arsye. Bari dhe cdo lloj gjelberimi perreth pallatit ishte thare komplet. Me qene se nuk kishte uje ne ate kohe dhe as shprese per te rene shi, te pakten se afermi. Mbreti kerkoi nga te gjithe miqte e tij, qe do te vinin ne kete darke, te sjelli edhe ndonje ene te mbushur me uje.

    Diten qe ishte banketi, disa erdhen duke sjelle uje ne kova te medha, disa te tjere sollen uje me gotat qe pinin vere. Ne fund disa te tjere, sollen pak uje, sa mund te nxinin kutite e vogla metalike ku vendosnin cigaret qe pinin. Kur mbaroi banketi, kercimet dhe muzika, mbreti u thote miqve te tij:
    “Dhe tani kam nje suprize per ju”. Hapi deren qe te conte ne vendin ku ruante thesaret e tij. Te ftuarit, te habitur pane florinj, aroma te shtrenjta dhe gjera te tjera me vlere.

    “Merrni vete cfare te doni nga thesaret e mia”, tha mbreti.
    “Por, kujdes. Mund te merrni per ne shtepite tuaja nga thesari im, aq sa mund te mbaje ena, me te cilen sollet uje!!!”

  6. #26
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    BAROMETRI DHE CIKLONI TROPIKAL!



    Dikush qe jetonte ne Long Island, nje zone shume afer qytetit te Nju Jorkut, ia arriti qellimit nje dite te plotesonte nje enderr te tij feminore.
    Bleu nje barometer te bukur dhe te mire. Kur arriti me barometrin ne shtepine e tij, e vendosi ne nje vend dhe u zhgenjye duke vene re se shigjeta ishte ngulitur ne vendin ku tregon “ciklon tropical”.
    I sigurte, se dicka nuk shkonte mire me shigjeten, e mori ne dore dhe e tundi shume fort. Pastaj e kthente lart e poshte, por shigjeta kthehej perseri dhe ndalonte e ngulitur ne treguesin “ciklon tropical”.

    U nevrikos dhe u ul te shkruante nje leter shume te ashper per dyqanin ku kishte blere barometrin. Besonte se i derguan nje barometer me problem dhe kerkoi zevendesimin e menjehershem te tij me nje tjeter qe do te punonte ne rregull.

    Diten tjeter, duke shkuar per ne zyren e tij, ne qytetin e Nju Jorkut, e postoi. Pasdite duke u kthyer ne Long Island, jo vetem qe nuk gjeti barometrin, por as edhe shtepine e tij. Ne dreke, nje ciklon tropical, kishte goditur ate zone dhe kishte shkaterruar shtepine e tij. Shigjeta e barometrit tregonte sakte!!!

    Fjala e Perendise, nuk ben gabim. Nese ne, nuk i marrim seriozisht paralajmerimet e saj, atehere do te vuajme pasojat!

  7. #27
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    I SHPETUAR!


    Shume pak njerez gjenden ne bregdet ne oret e para te mengjesit, por asnje prej tyre nuk vuri re nje notar te fuqishem, i cili me shpejtesi u hodh ne det dhe pas pak u gjend shume larg nga bregu. Ngaqe ishte i ri nuk mendonte rrezikun dhe keshtu shume shpejt po i largohej bregut te detit. Kthehet menjehereme drejtim nga bregu, por kuptoi se ishte i detyruar te notoje kunder me rrymen. U mundua per mjaft kohe, derisa ne fund krejt i derrmuar u shtri ne kurrriz dhe u dorezua ne deshiren e detit. Ishte njeri fetar, madje ishte predikues ne nje kishe me shume njerez. Jetonte nje jete mjaft morale dhe deri ate dite ishte i kenaqur nga vetja e tij. Vecse tani qe shikonte detin perpara tij, shpirti i tij u zgjua dhe zbuloi se nuk kishte asnje shprese per perjetesine, nuk ishte i gatshem e vdiste. Nje gje i mungonte: Nuk kishte maredhenie personale me Krishtin!

    Ndjeu tmerr. Valet dukeshin te belbezonin pa pushim ne veshet e tij: ‘‘Mos valle ndersa u kam predikuar te tjereve, une vete te gjendem i perjashtuar?’’ (Korintasve 9:27).

    Ndjeu se ndersa predikonte tek te tjeret shpetimin, ai vete nuk e kishte ate! Kuptoi se jeta e tij pavaresisht nga perendishmëria e saj e jashtme, ishte nje tallje perpara Perendise. Kuptoi se te gjitha veprat e tij te mira, ishin ne realitet ‘‘vepra te vdekura’’ (Hebrenjte 9:14).

    Brenda kesaj humnere te frikshme qe gjendej klithi drejt Perendise, jo per shpetimin e jetes se tij, por per shpetimin e shpirtit te tij. Po, atje, plotesisht i vetem me Perendine i rrethuar nga valet klithi me ze te forte “Zot me shpeto mua. Po humbas si nje i keq dhe mekatar’’. Sic ai klithi tek Perendia erdhi përgjigja: “… gjaku qe ofroi me vdekjen e tij Biri i Tij, na pastron nga cdo mekat’’ (1 Gjonit 1:7). “… qe te mos humbase kushdo qe beson ne te, por te kete jete te perjetshme’’ (Gjoni 3:16).

    Atehere me ngadale belbezoi: “Zot , besoj se ky gjak i cmuar u derdh per mua’’. Jete dhe paqe hyne brenda shpirtit te tij dhe pastaj humbi ndjenjat.

    “Baba! Baba! Ja shiko atje! Cfare eshte ajo lart mbi uje? Me siguri eshte njeri’’, tha i biri i pronarit te nje varke peshkimi. Babai pa. Ai u hodh menjehere tek lopatat duke thirrur: “Shpejt hapni lopatat qe te shpetojme kete njeri’’.

    Burrat filluan te vozisin me te gjithe forcen e tyre. Drejtuesi i varkes pa trupin te zhytet dhe te dale perseri ne siperfaqe, gjithnje e me afer varkes. “Jepuni lopatave djema se arritem’’.

    Pas pak u gjenden prane trupit dhe u munduan qe ta kapnin. Duar te forta sollen trupin pa ndjenja te njeriut brenda ne varke. Shpejt u munduan me cdo lloj mjeti qe ta sjellin ne jete. Duar te gatshme e cuan ne breg ku pas pak e mblodhi veten. Tani kishte jete. Jo vetem jeten fizike por dhe jeten e perjetshme (Gjoni 6:47, Gjoni 5:13).

    Nje jave me vone ne te njejten varke, njeriu e fjale deshmoi gjithe sa Krishti kishte bere ne jeten e tij kur e kercenonin dallget dhe gjykimi i perjetshem. U foli atyre qe e shpetuan per Shpetimtarin Jezus Krisht, dhe se eshte e pamundur qe ne te bejme dicka per te shpetuar, sepse kjo veper eshte bere plotesisht nga Krishti. Dhe u lexoi nga Fjala e Perendise: “Por Perendia‚ qe eshte i pasur ne meshire, per shkak te dashurise se tij te madhe me te cilen na deshi, edhe atehere kur ishim te vdekur ne faje, na dha jete me Krishtin (ju jeni te shpetuar me ane te hirit)’’ (Efesianeve 2:4-5). “Ju ne fakt, jeni te shpetuar me ane te hirit, nepermjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, por eshte dhurata e Perendise, jo nga vepra qe te mos mburret askush’’ (Efesianeve 2:8-9).

    “Kur me pate brenda ne uje ate mengjes, munda te beja ndonje gje qe te ndihmoja veten time per te shpetuar? Nuk ju ndihmova qe te me shpëtonit, por ju u munduat me forcat tuaja dhe une shijova perfundimet e mundit tuaj. Ai ne te njejten menyre beri vepren dhe ne shijojme perfundimet e saj. Tani miqte e mi besoj se kuptoni se c’lidhje kane gjithe sa me ndodhen me vepren e Krishtit. Ai i Pamekatshmi, vuajti per ne, mori vendin tone dhe na ofroi vendin e Tij. Besoni ju se ndersa jetoj do te harroj ndonjehere, ose do te pushoj te jem i mbushur me mirenjohje dhe dashuri per ju qe bete kaq sakrifice per mua? Pikerisht njelloj ndodh midis nesh dhe Zotit tonë. Kur e di që pagoi kaq shtrenjtë per te me shpetuar, nuk mund te jetoj vitet e mbetura te jetes sime sikur te mos te me kete ndodhur asgje. Dua qe jeta ime, te tregoj perreth meje mirenjohjen, dashurine dhe adhurimin qe ushqej per Ate!’’

    Mjaft prej peshkatareve e dhane zemren tek Jezus Krishti!
    Ndryshuar për herë të fundit nga ABIGAIL : 12-03-2003 më 11:43

  8. #28
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    UNE KU BEJ PJESE?



    Nje mengjes, nje pensionist, qe po bente xhiron e tij te mengjesit, pa disa punetore, qe po mundoheshin te gremisni, te prishnin nje shtepi. Dita ishte shume e bukur. Meqe kishte kohe te lire, qendroi per nje kohe te gjate duke vene re punen e tyre. Me nje menyre te thjeshte dhe me perpjekje te grupuar, rrezuan njerin mur pas tjetrit.
    Ishte mjaft i sigurt, se Brenda 48 oreve, e gjithe puna do te kishte perfunduar.
    Dale nga dale, pensionisti iu afrua sipermarresit qe u jepte udhezime, punetoreve te tij. Qendroi pak dhe e pyeti: “ Do te ndertohet shtepi tjeter ketu?” Pergjigja ishte “Po”. Dhe pensionisti vazhdoi: “ Do te perdorni te njejtet punetore, per te ndertuar shtepine e re?” Sipermarresi duke buzeqeshur iu pergjigj: “Sigurisht qe jo! Aty duhen te posacmit! Keta punetore ketu jane vetem per te rrezuar, per te prishur. Mund te ta prishin per pak ore ate, qe te tjereve iu deshen muaj ose vite. Qe ta ndertojne!!!”
    Keto fjalet e fundit e vune ne mendime pensionistin.
    U largua duke pyetur veten: Une, ne cilen kategori bej pjese?

  9. #29
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    A E DEGJOJME THIRRJEN E PERENDISE?




    Nje i ri beri kerkese per nje pune si perdorues i kodit Mors. U paraqit bashke me 7 konkurente te tjere, ne nje zyre te madhe plot zhurme me nje telegraf ne fund te salles.
    Prisnin per ore te tera qe t’i therrisnin. Nje cast, njeri prej tyre, u ngrit trokiti deren e zyres dhe hyri Brenda.
    Sic ishte e natyrshme, te tjeret u ankuan, sepse nuk kuptuan se cfare ndodhi. Ndoshta nuk kuptoi dhe shkoi pa e therritur, menduan, dhe natyrisht nuk do ta pranojne. Por, pas pak doli drejtori nga zyra e tij, duke shoqeruar te riun dhe u tha te tjereve:

    “Zoterinj, ju falenderoj qe erdhet, por vendi para pak u zu!”.
    Konkurentet e tjere mbeten te habitur, deri sa dikush guxoi te thote: “Por, nuk ju kuptoj. Ky zoteria erdhi pas nesh dhe e zuri vendin pa mundur ne te paraqiteshim dhe te na merrnit ne interviste. Kjo nuk eshte e drejte!”.

    “Me vjen keq”, tha drejtori “por ketu e nje cerek ore, telegrafi dergonte mesazhin e meposhtem ne kodin Mors: Nese kuptoni kete mesazh hyni brenda. Puna eshte per ju!”
    “Asnje nga ju nuk e degjoi dhe as nuk e kuptoi. Perfundimisht vendi i punes eshte i tij!”.

    Te gjithe ne sot, jemi kaq te futur ne kete bote te zhurmshme, ashtu si ajo zyra. Njerezit vrapojne sa andej - ketej, duke mos e degjuar zerin e bute te Perendise, qe degjohet nepermjet krijimit, nepermjet Bibles dhe nepermjet jetes dhe vepres se Jezus Krishtit.

    “Por, ti edhe une e degjojme thirrjen, apo mos presim qe te na therrasin? E degjojme Perendine kur na flet?”.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ABIGAIL : 26-04-2003 më 14:11

  10. #30
    Perjashtuar Maska e Mona
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    Away from you....
    Postime
    134
    Per ato pjese qe lexova, shume te bukura te bejne te kutposh shume.

Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ekziston Triniteti?
    Nga mesues në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 29-10-2016, 22:35
  2. Gjuha e Perëndive!
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 27-09-2007, 16:08
  3. Fragmente nga Shën Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  4. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  5. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •