Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 92
  1. #1
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785

    Kryqi... Perëndi Folëm...

    KRYQI

    Nje i ri u ul ne gjunje per t'u lutur.
    ''Zot, nuk mund te vazhdoj" tha, "kryqi im eshte shume i rende per t'u ngritur". Zoti iu pergjigj: "Biri im, ne qofte se nuk mund te durosh peshen, vendose kryqin tend brenda ne kete dhome, pastaj hap deren tjeter dhe zgjidh cilin kryq te duash".
    I riu u lehtesua dhe tha: "Faleminderit Zot".
    Dhe beri ashtu sic i tha Krishti.
    Hapi deren tjeter dhe pa shume kryqe, disa ishin aq te medhenj sa qe as majat e tyre nuk dukeshin. Pastaj pa nje te vogel, qe mbeshtetej ne mur.
    "Kete do te doja", dhe Zoti iu pergjigj: ''Por, biri im, ky eshte kryqi qe ti sapo le"...
    Kur problemet e jetes duken shume te medha per t'i kaluar, mire eshte te shohim perreth nesh dhe te veshtrojme se cfare kalojne njerezit e tjere. Pastaj do te kuptosh, se ti je me me shume fat nga cmund ta mendoje!


    PERENDI FOLEM

    Njeriu peshperiti: ''Perendi folem" dhe u degjua cicerima e zogjve. Por njeriu nuk e degjoi...
    Keshtu njeriu therriti me fort: ''Perendi folem", dhe bubullima cau qiellin nga njera ane ne tjetren. Por njeriu nuk e degjoi...
    Njeriu hodhi nje sy perreth tij dhe tha: ''Perendi , me ler qe te shoh". Nje yll vezullonte me shkelqim. Por njeriu nuk e vuri re...
    Dhe njeriu therriti dhe tha: ''Perendi, me trego nje mrekulli", dhe nje jete lindi. Por njeriu nuk e kuptoi perseri...
    Keshtu njeriu perseri thirri me deshperim dhe zhgenjim: ''Me prek Perendi dhe lejo te kuptoj se je ketu".
    Ate cast Perendia arriti poshte dhe preku njeriun. Por njeriu hodhi qe nga supet e tij fluturen e bukur dhe vazhdoi rrugen e tij...
    O njeri!!! Mos i humb bekimet e Perendise sepse nuk te vijne ne menyren qe ti i pret...



    ASNJE NUK ESHTE I PADOBISHEM NE VEPREN E PERENDISE!

    Nje fshatar, shpesh ngarkonte uje nga cezma ne shtepine e tij , me dy kaceke lekure, qe i varte ne te dy anet e nje shkopi, te cilin e mbante ne supet e tij. Nje nga kaceket ishte pak i shqyer, me perfundim te rrjedhi gjate gjithe rruges. Kjo ishte arsyeja qe kaceku te ndihej me i ulet kundrejt tjetrit qe ishte me i ri.
    Nje dite kaceku i prishur i tha njeriut: ''Njeri i mire, me vjen keq per gjendjen time dhe per ujin qe humbas gjate gjithe rruges. Me vjen keq sepse ti lodhesh, por une sjell ne shtepine tende me pak uje sesa duhet. Jam i padobishem...".
    Atehere njeriu iu pergjigj: ''Dua te vesh re gjate rruges sone lulet e bukura qe kane celur gjate monopatit per te shkuar nga cezma ne shtepi".
    Kur pas pak arriten ne shtepi, njeriu pyeti kacekun e prishur: ''I pe lulet? Nuk ishin te bukura?''
    ''Po" u pergjigj kaceku i vjeter e i prishur.
    ''Por, nuk kuptova, cfare lidhje kane lulet me mua, qe jam i padobishem?".
    ''Kane lidhje dhe lidhje te madhe bile" u pergjigj njeriu.
    ''E vure re sa lule ka vetem nga ana jote, kur ju mbaj qe nga cezma per ne shtepi? Duke kaluar, ti i ujit dhe i ben qe te celin e te lulezojne gjate rruges tone. Aroma e tyre lehteson peshen dhe lodhjen time dhe e ben te kenaqshme rrugen time me ngarkesen e ujit qe mbaj...
    E kuptove pra, se nuk je i padobishem!!!


    ABIGAIL
    Ndryshuar për herë të fundit nga ABIGAIL : 28-01-2003 më 16:55

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    PERSE ME BRAKTISE O ZOT

    Shpirti i nje njeriu qe jetoi mbi toke dhe u mbulua me dhe kur vdiq, arriti me ne fund qe te ngjitej ne qiell dhe te shikonte Fytyren e Zotit. I mallengjyer qe me ne fund besimtari ndodhej perballe Zotit te Tij, ne mendje i erdhen te gjitha kujtimet e jetes se tij.

    Zoti shpalosi para tij gjurmet qe njeriu kishte lene ne kohe, si ato gjurmet qe njeriu le mbi reren e laget anes detit. Njeriu u ngazellua kur pa qe ne cdo hap te jetes se tij, Zoti kish qene ne krah te tij, hapat e Zotit ishin ne krah te hapave te tij.

    Por ne nje moment teper te veshtire te jetes se tij, njeriu nuk mundi te shikonte mbi rere hapat e Zotit. Me dhimbje dhe me lot ne sy i drejtohet Zotit:

    - Perse me braktise o Zot ne kohen me te veshtire te jetes time?
    - Jo biri im. Une asnjehere nuk te kam braktisur. Atehere kur problemet dhe vuajtjet te rrezuan ty pertoke, une te ngrita e te mbajta ne krahet e mi !
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    LAVDERIMI ESHTE "QERAJA" JOTE PER TEK PERENDIA...

    "Buzet e mia do te levdojne'' (PSALMI 63:3)
    Dikush kishte nje ndertese te vogel dhe vendosi dikur ta shiste.
    Ndermjetesi qe merrej me ndertesat, shkruajti nje lajmerim ne gazete dhe ia dha qe ta lexonte, nese binte dakort me lajmerimin qe kishte shkruajtur.
    Pronari i nderteses, lexoi lajmerimin qe ishte pershkruar per shitjen e saj dhe tha: "Nderrova mendje. Pas ketyre qe lexova nuk dua ta shes! Gjate gjithe jetes time, kerkoja nje vend si ky dhe nuk e dija qe e kisha''.
    Keshtu ndodh edhe me bekimet e Perendise. I kemi cdo dite dhe e konsiderojme kete si dicka te zakonshme, dhe kur i humbasim, atehere e kuptojme vleren e tyre.
    Kur semuremi, atehere kuptojme vleren e shendetit qe kishim. Njesoj edhe me punen. Kur mbetemi pa pune, atehere kuptojme dhe vleresojme bekimin e punes qe kishim.
    Lavderimi eshte "qeraja" qe paguajme tek Zoti per keto bekime.
    Lavderoje Ate, per cdo gje qe te dhuron ne jete. Kur t'i humbesh ndoshta do te jete shume vone!


    A JENI E SHPETUAR?

    Nje zonje shkoi tek ungjilltari pas predikimit te Ungjillit. Ai e pyeti ate nese ishte e krishtere.
    "Kjo eshte nje pyetje e jashtezakonshme - u pergjigj ajo, - por atehere nuk me njihni. A e dini kishen ku shkoj?''
    "Jo, nuk banoj ketu" - u pergjigj ungjilltari.
    Zonja vazhdoi: ''Atehere pyetni per anetaret e rregullt te asaj kishe. Do te mesoni se une kam qene adhuruese e rregullt atje per nje cerek shekulli. Nuk veproj si shume te tjere qe vijne nje here sot e njehere mot. Tani ndoshta do ta kuptoni pse e quaj pyetjen tuaj te jashtezakonshme".
    Ungjilltari tha: ''Me degjoni me vemendje vetem, per nje cast. Ne qofte se dikush ka qene ne shkolle per 25 vjet me radhe, ai duhet te jete ne gjendje te kaloje ne provim, apo jo?
    A do te me lejoni t'ju bej disa pyetje?''
    "Sigurisht" - u pergjigj ajo.
    "A jeni e shpetuar?''
    Zonja i hodhi nje veshtrim te habitur dhe i tha: "Kush mund ta dije me te vertete?"
    "A zoteroni jete te perjetshme?"- e pyet perseri ungjilltari.
    "Si duhet ta kuptoj? Ne fund te fundit, jeta e perjetshme eshte thjesht nje nocion'' - u pergjigj zonja me pasiguri.
    "A keni faljen e mekateve?".
    "Kam marre pjese ne Darken e Zotit para dy javesh!"
    "Me vjen keq t'ju them se nuk keni dhene asnje pergjigje te sakte dhe nuk keni kaluar ne provim" - perfundoi ungjilltari.


    ABIGAIL

  4. #4
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anëtarësuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Pershendetje!

    Nuk e di nese do te deshiroje qe une te nderhyja ne ket teme, por me terhoqi se tepermi kjo pjesa e fundit (te tjerat nuk i kam lexuar me vemendje).

    Abigail, une personalisht, nuk do ta kualifikoja vete ungjillorin per cilesine e pyetjeve te bera karshi nje personi qe nuk e njeh per te pare ne eshte apo jo e krishtere.

    A e di qe ka mundesi qe ne te kundert me ungjillorin, nje te pohoje, madje me sy plot shkelqim, lot, buzeqeshje te shenjte ne fytyre, edhe serish te mos e kete jeten e perjeteshme, po ashtu shpetimin?

    Pastaj, te qenit i krishtere, nuk te garanton ty perjetesine, ne kuptimin se je i pagabueshem, i pamekatshem, i parenshem, ndryshe nuk do te shkruheshin fare as nje leter e Dhiates se Re, e as do paralajmeroheshin besniket, besimtaret, te shptetuarit, sikurse beri Apostoll Pavli me Galatianet, Korintasit, Romaket etj.....

    Per me teper, gje qe reflekton edhe sektarizmin jo biblik te ungjillorit, perse nuk e pyet ai nese eshte e pagezuar ne emer te Zotit, qe te shpetohet, edhe nese merr pjese rregullisht ne Kungaten e Zotit? Te pakten keto shprehje jane kushte Biblike te drejtperdrejta...., dmth urdheri: "shkoni pagezoni.....edhe bejeni kete ne perkujtimin tim.......Kush ha Mishin tim ka jete te perjeteshme..."

    Sidoqofte nuk e solla per debat!

  5. #5
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    Pershendetje Klod!

    Fakti qe une hapa kete teme ose me sakte solla ne kete faqe keto shkrime, do te thote se kam deshire qe tetjeret te futen dhe te diskutojne! Dhe sigurisht qe edhe ti je gjithmone i ftuar dhe i mirepritur ne te gjitha shkrimet dhe temat e mia!

    Ne radhe te pare kjo eshte nje histori e treguar nga te tjeret, une nuk kam qene ne vendin e ngjarjes, por mendoj se eshte e natyrshme, qe te pyesesh dike nese eshte i shpetuar apo jo.
    Pastaj mendoj se perpara se ungjilltari te kishte bere keto pyetje, duhet te kishte biseduar me pare me zonjen.

    Dhe nga vete pergjigja e pare qe i dha zonja e shtyu kureshtja akoma me shume ungjilltarin qe ta pyeste per te tjerat.
    Edhe une shpeshhere kur kam njohur te krishtere per here te pare, i kam pyetur nese jane te shpetuar, kur e kane pranuar Krishtin, nese jane te pagezuar apo jo? Dhe nuk mendoj se kjo eshte gabim, te pakten keshtu mendoj une...

    Sa per ate tjetren qe thua, se ajo mund te thoshte me nje buzeqeshje, apo me nje gezim se eshte e shpetuar dhe te mos ishte, edhe kete gje nuk e perjashtoj aspak, natyrisht qe shume mund te mendojne se jane te shpetuar dhe mund te thone ato qe ata deshirojne. Personalisht njoh njerez qe nuk e kane pranuar Krishtin, as qe kane ide nga Bibla dhe as qe bejne pjese ne ndonje bashkesi te krishtere dhe pohojne me gojen plot dhe jane te bindur se do te shkojne ne Parajse dhe nuk ke cfare tu thuash, dhe te thone biles qe edhe ne e pranojme qe Jezus Krishti eshte Zot.


    Klod te pershendes dhe te uroj nje dite te bekuar dhe te qete ne pranine e Perendise!!!

    ABIGAIL
    Ndryshuar për herë të fundit nga ABIGAIL : 30-01-2003 më 12:22

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    Me pelqyen ato qe kishit shkruar.

    Pres vazhdimin e tyre...

    sinqerisht
    hope31
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    ZJARRI DJEG SHTEPITE NE GJIROKASTER

    Nje zjarr i madh ra ne nje lagje te Gjirokastres, dhe meqenese shtepite ishin ngjitur me njera-tjetren, te gjithe banoret e lagjes u alarmuan dhe filluan te bertisnin dhe me shpejtesi te nxirrnin jashte sa me shume placke qe te mundnin. Te gjithe ishin teper te frikesuar se mund te humbnin gjithe placken dhe pasurine e tyre.

    Ndersa gjithe lagjia ishte ne levizje dhe alarm, ne ate varg shtepish, vetem nje familje ishte ulur ne prag te shtepise se tyre dhe po ndiqnin me sy levizjet dhe britmat e fqinjeve te tyre. Fqinji i tyre kur i pa u drejtohet me fjalet:

    - Nuk e shikoni qe po u vjen zjarri ne dere, c'me rrini si hunj, ngrihuni dhe shpetoni placken dhe katandine.
    Kryefamiljari i shtepise, ngrihet ne kembe dhe i drejtohet me fjalet:
    - Per aq kohe sa une kam jetuar ne kete shtepi, nuk ka hyre as nje maje gjelpere e vjedhur. Kjo eshte e gjithe pasuria jone, dhe ate e kemi vene me djerse.

    Zjarri dogji shtepine e fqinit, por nuk shkaktoi as demin me te vogel ne familjen ne fjale.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  8. #8
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    I KRISHTERI DHE BERBERI ATEIST!

    Nje krishtere i vertete dhe nje berber ateist po ecnin prane njeri - tjetrit, ne njeren prej lagjeve te varfra te Cikagos. Ata hasen varferi, papasterti dhe mjerim ne cdo ane. Berberi iu kthye te krishterit dhe i tha:
    "Ne qofte se Perendia do te ekzistonte me te vertete, dhe ne qofte se do te ishte Perndi i dashurise, sic u thua ti njerezve, atehere si mund te kishte nje varferi, mjerim dhe korrupsion te tille ne bote? Nje Perendi dashurie nuk do te mund te lejonte gjera te tilla".
    I krishteri nuk iu pergjigj menjehere, por ne zemer iu lut Zotit ta lejonte ate qe te gjente nje pergjigje te duhur. Pas pak, te dy takuan nje pijanec krejtesisht te lene pas dore. Ai kishte mustaqe dhe floke te gjata, qe me sa dukej, nuk ishte qethur per muaj te tere, pasi i binin mbi jaken e kemishes.
    "Ti, nuk mund te jesh berber i mire" - iu drejtua i krishteri berberit, - "sepse perndryshe, ky njeri nuk do te dilte neper rruge kaq i lene pas dore".
    "Pse me bene mua pergjegjes per te?" - U pergjigj tjetri i zemeruar.
    "Ke te drejte" - tha i krishteri - "dhe kjo eshte arsyeja pse njerezit vazhdojne te jene skllever te tille te mekatit dhe te veseve te keqija.
    Ata nuk pranojne te vijne tek Zoti Jezus, i Vetmi qe mund ta ndryshoje jeten e tyre te mjere dhe t'i beje ata te lumtur pergjithmone!!!

  9. #9
    mbushem me pafundesi.. Maska e ABIGAIL
    Anëtarësuar
    10-12-2002
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    785
    NE NJE TAKIM UNGJILLIZUES

    Nje takimi te hapur ungjillizues, po i vinte fundi kur njeri prej degjuesve pyeti nese mund te thoshte disa fjale. Ai tha:
    "Miq, e keni degjuar folesin. Une vete nuk besoj asnje fjale nga ato qe u thane. Une besoj vetem c'ka shoh. Nuk besoj ne ferrin, as ne gjykimin, as ne Perendine. Nuk kam pare kurre asnjerin prej tyre ne jeten time".
    Pasi ai kishte mbaruar, nje tjeter kerkoi leje per t'u pergjigjur.
    "Thuhet se ketu ka peme qe rriten dhe bar te gjelber kudo, por kjo nuk eshte e vertete. Mua me kane thene se ka shume veta qe rrine rreth e rrotull, por as kjo nuk eshte e vertete. Ju po mendoni se ndoshta kam dale nga mendja, kur flas keshtu, por po flas ne te njejten menyre si zoteria parafoles. Ja une kam lindur i verber, nuk kam pare kurre peme apo bar, as edhe nje qenie njerezore. Ne qofte se pohoj se ju nuk ekzistoni, vetem sa provoj se jam i verber".
    Duke iu drejtuar parafolesit, ai tha: "Sa me shume te flisni, aq me teper provoni se jeni i verber, frymerisht i verber!".



  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Kush te kerkon pallton, jepja me gjith kemishe.

    Njehere ne nje vend te larget dikush kishte nje ferme, prej se ciles nxirte fitime te medha. Por ai kishte nje problem te madh dhe teper shqeteues, me komshiun e tij. Fermat e tyre ishin ne kufij me njeratjetren, dhe ndaheshin me nje gardh druri. Ata kishin vite qe ziheshin me njeritjetrin per ceshtjen e kufirt. Njeri pretendonte se, Gardhi nuk ishte ne sinorin ( vija ndarse e te dy pronave) e duhur. Prandaj ai ngrihej qe me nate dhe e levizte gardhin , duke e shtyre dhejte metra brenda fermes se tjetrit. Po keshtu vepronte dhe komshiu tjeter. Mbas disa ditesh fillonte sheri , dhe ata arinin deri atje sa te ziheshin dhe te fyenin njeritjetrin.
    Nuk kaluan shume kohe, dhe njeri prej ketyre dy fermereve , pasi u lodh nga ky sherr shume vjecar, ja shiti fermen e tij nje njeriu tjeter.
    Nje mengjez na del pronari i ri , dhe fillon ti vije verdalle te gjithe fermes.Ne ate cast e shikon komshiu, i cili zihej me pronarin e mepershem , dhe i thote:
    -Ju jeni pronari i ri i kesaj ferme?
    Dhe tjetri ja kthen:- Po, une jam, dhe mendoj se kam blere nje ferme te mire. Atehere komshiu i thote:
    -- E dini ju se perse e shiti fermen pronari i meparshem? Tjetri ja ktheu:- Jo. Dhe nuk me intereson ta di.
    Atehere komshiu i shpjegoi te gjithe arsyen duke i thene:
    - Ai qe ju shiti fermen juve , kishte nje problem te madh me mua, ne lidhje me gardhin qe ndan pronat tona. Ne cdo mengjez grindeshim me njeritjetrin , sepse ai, kishte hyre ne sinorin tim dhjete metra me teper. Keshtu ne pothujse cdo dite ngulnim dhe shkulnim Gardhin nga vendi. Tani ai kete BELA ja u ka lene juve. Pra ju do te ndesheni me mua per kte problem.
    Tjetri pasi e digjoi me vemendje i tha:
    - Te lutem me trego tani konkretisht nese eshte apo jo gardhi ne vendin e duhur?
    Komshiu ju pergjigj dhe i tha: -Jo. Ai qe ta shiti ty feremen e ka futur perseri gardhin, 10m. brenda kufirit tim, keshtu mua ma duhet qe ta shkul dhe ta vendos ate , brenda kufirit te fermes tende. Atehere pronari i ri , vajti tek gardhi dhe pasi e shkuli i tha: -Sa metra duhet ta zhvendos ate brenda kufirt tim? Komshiu i tha:- 10m. Pronari i ri pasi e hoqi gardhin, nuk e vendosi ate 10m. brenda kufirt te tij, por e vendosi 20m. me thelle, dhe me pas i tha : Je tani i kenaqur? Ja pra tani nuk kemi se perse te grindemi me njeritjetrin. Dhe keshtu u deshen vetem 5minuta qe te mbyllej kjo grindje shume vjecare.

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A ekziston Triniteti?
    Nga mesues në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 29-10-2016, 22:35
  2. Gjuha e Perëndive!
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 27-09-2007, 16:08
  3. Fragmente nga Shën Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  4. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  5. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •