Hugo Chavez, presidenti “Don Zhuan”
» Dërguar më: 06/10/2009 - 09:36
Nëse nuk do të kishte qenë për spaletat e kolonelit, ai do të ishte ende një ushtarak i zakonshëm në Venezuelë. Por fati është treguar shumë bujar me të, pa harruar ambiciet e tij dhe karizmën e theksuar në marrëdhënie me të tjerët. Sot, 11 vjet pas ardhjes në pushtet, teksa udhëton në të gjithë botën duke përhapur fi lozofi në “Bolivariane”, më shumë sesa president apo diktator siç e quajnë shumë të tjerë: Hugo Chavez njihet si një Don Zhuan i vërtetë, që ka rrëmbyer zemrat e femrave të showbiz-it. Mes tyre, Naomi Campbell dhe Courtney Love (vejusha e Kurt Cobain), me të cilat ai ka kaluar momente që kanë qenë pjesë e mediave rozë në të gjithë botën. Presidenti i Venezuelës rendit në listën e miqve të tij të afërt edhe futbollistin Maradona, aktorët Sean Penn apo Kevin Spacey, madje nuk e ka fshehur dëshirën për të ftuar Shakirën për të kënduar enkas për të...! Por, përtej fasadës shkëlqyese, Chavez është kritikuar shpesh nga Amerika për nxitjen e prodhimit të drogës, duke e konsideruar vendin e tij si një urë kalimi për trafi kun e armëve. Chavez ka ditur të dalë nga situatat, ka preferuar të kundërshtojë, madje dhe të sulmojë direkt kolegët e tij në Amerikë dhe Evropë. Ai është kthyer në një personazh mjaft popullor në shumë vende të botës edhe falë mbështetjes që i ka bërë media. Revista prestigjioze amerikane “Time” e ka përfshirë atë në listën e 100 personave më të fuqishëm të globit, duke u ndjekur nga ish-presidenti amerikan, Xhorxh Bush. Kjo aureolë lavdie fashit pa dashje të gjitha kritikat dhe etiketimet si një diktator apo mëkëmbës i Fidel Kastros në Venezuelë, që i bëhet nga media evropiane!
Diktator apo jo!
Chavez lindi në Sabaneta dhe qysh kur ishte ende i vogël u dërgua për të mësuar në akademinë ushtarake. Pas diplomimit braktisi shërbimin ushtarak për pak kohë, për të ndjekur studimet e larta në degën Shkenca Politike, të cilat gjithsesi nuk i përfundoi kurrë. Kjo periudhë shërbeu si frymëzim që ai të përfshihej në lëvizjen "Bolivariane", e krijuar që në vitet '800 nga Simon Bolivar. Nuk po ngrihej në detyrë, spaletat e një ushtaraku të zakonshëm e bezdisnin, prandaj edhe zgjodhi të shkëputej shpesh nga arma duke preferuar futbollin, madje edhe duke shkruar poezi. Por, atëherë kur e kuptoi se koha kishte ikur shpejt, vendosi të rikthehej sërish në ushtri, këtë herë me një strategji të artë, për të rrëzuar pushtetin. Pak pasi u gradua me gradën kolonel, në 4 shkurt të vitit 1992 ishte protagonist në një grusht ushtarak shteti për të rrëzuar presidentin e asaj kohe. Gjithçka dështoi. Chavez u arrestua, por e gjithë kjo shërbeu për ta kthyer në një hero. Falë një amnistie ai fiton lirinë, por i duhet të heqë dorë nga ushtria. Trajektorja e tij politike filloi të marrë formën e plotë, derisa në vitin 1998 fitoi zgjedhjet presidenciale, duke i sjellë Venezuelës një frymë tjetër. Edhe pse akuzohet vazhdimisht për dhunën e hapur, i kritikuar edhe nga Organizata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, Chavez nuk ka kursyer as akuzat ndaj përfaqësuesve më të lartë të qeverisë amerikane në Venezuelë, duke u kthyer në qendër të debateve të politikës së jashtme.
Mania e Chavez, “Rolex”-i
Chavez ka qenë dy herë i martuar, por aktualisht është i ndarë nga gruaja e tij e fundit, Marisabel Rodríguez de Chávez. Ai ka katër fëmijë, të cilëve u ka siguruar gjithmonë privatësinë maksimale, larg vëmendjes së medias. Pas ndarjes së tij të dytë, ai vendosi të zhvendoste pjesën tjetër të familjes për të evituar kontaktet me median. Sa herë media do të fokusohet në jetën e tij intime, ai është gati të flasë për gjithçka, por kur bëhet fjalë për fëmijët, preferon të heshtë për të mos dhënë asnjë detaj, pasi siç edhe ai i përkufizon, ata janë të shenjtë. Chavez nuk gëzon ndonjë raport të mirë me shtypin, madje shpesh ka qenë në fokusin e tyre, të cilët kanë përfolur dukshëm shpenzimet e tij, blerjet e çmendura, maninë për të pasur këpucët më të mira. Flitet se në garderobën e tij çdo vit blihen aq shumë këpucë, shifër kjo e cila arrin në 250 mijë dollarë. Pasuria e tij arrin në disa milionë dollarë dhe kjo falë shitjes së arit të zi, që duket se prej vitesh e ka kthyer Venezuelën në një prej tregjeve më të fuqishëm, duke sfiduar edhe Lindjen e Mesme. Por jo vetëm kaq! Mania më e madhe e tij është të mbajë në koleksionin e orëve të veta markën e preferuar 'Rolex', ku 5 prej tyre janë prej ari, si dhe një rrip mjaft i kushtueshëm po ashtu prej metali të çmuar. Ai nuk e fsheh se ka pasion antikuarët e viteve '600, veçanërisht mobiliet si dhe makinat e vjetra.
Takimi me Naomin!
Supermodelja Naomi Campbell ka qenë një ndër personazhet që e ka takuar personalisht presidentin e Venezuelës, madje edhe e ka intervistuar atë për revistën britanike "GQ". Ngjarja ka qenë në qendër të vëmendjes, por më shumë se kaq ishte pikërisht lajmi që vinte menjëherë pas intervistës. Komentet në media nga zërat që dilnin nga miq të topmodeles, konfirmonin se mes tyre nuk kishte asnjë histori dashurie. "Chavez është gay", historia e dashurisë me Naomi Campbell ishte vetëm një sajesë, një mbulim para publikut, për të hedhur tutje të gjitha dyshimet e tjera. Që nga momenti që historia e tyre u bë publike, në një të përditshme spanjolle të shtypit rozë shkruhej: "Presidenti venezuelian Hugo Chavez është gati të martohet me 'Panterën e Zezë'. Por komenti u ndoq menjëherë nga një lajm tjetër deri diku dyshues, me titull "Shumë homoseksualë pohojnë se Chavez është gay..."!
gsh.
Krijoni Kontakt