Close
Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 78 prej 78
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    une per veten time nuk e ndiej veten te braktisur
    "They will not control us, We will be victorious"

  2. #72
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    une per veten time nuk e ndiej veten te braktisur
    autori i shkrimit nuk besoj te kete patur nder mend lejfen-zuzaret e salis-tos-shtangistit ...

    "a eshte prifti popull ..." pieste dikur ndrenika ne skene ...

  3. #73
    mes jetes e vdekjes Maska e kristal
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    176
    Klithma e shpirtit.....................................

    Jane shume te verteta faktet qe i nderuari ka parashtruar me siper,persa i perket zhvillimevit ekonomik ne shqiperi,ato jane me pikatore.

    Ne europe nuk shkohet (me shontazhe,reklama e genjeshta se realiteti flet me shume se kurre,kryeqyteti me unaze te rrenuar,pasqyra kryesore e nje vendi,pa reklame dhe per te huajt.

    Liderja britanike Margaret Thacher ka thene i pasuri behet me i pasur,dhe i varferi behet me i varfer,ky eshte realiteti shqipetar,vendi i klaneve,politike e injektuar dhe trazheguar ne vende pune,institucione kafe ..............

    Ne nje shtet ku ne klasen politike ka me shume armiq se miqe,me shume kundra zhvillimit e integrimit,ku ka me shume liri, e me pak moral,sa keq te thuash armik i kombit tend.

    Popullin e ka kapur skleroza,shikojne te pa zakonshmen,jetojne ate cfare ju afrohet,jo ate cfare meritojne.
    Shume here njerezit pyesin veteveten, a eshte e mundur ndryshimi i situates dhe politikes aktuale,,,,,!!!!!!!!!!!!!

    Nuk duhet te shpreh egersi te shpirtit por ka,dhe kjo vjen vetem nga ndergjegjesimi,nga nje ligje pak sa i ashper per te pastruar pleherat qe punojne kuder interesave te kombit,qe tani jane bere zhargon i jetes se perditeshme,ketu nuk e kam fjalen per ligj qe denohesh me burg pa fat dhe liroshesh te nesermen,nga dyert me mbrapme por ligj ekzekutimi,varje ne po ate unaze te mjerueshme,se vetem ketu mund te linde ndergjegjesimi.


    kristal
    Edhe pak gjak aortal.

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Ndėrsa presin me padurim liberalizimin e vizave, dy vendet e prapambetura tė rajonit nė kėtė proēes, Shqipėria dhe Bosnja, janė kategorizuar ndryshe nė performancėn e tyre nga Komisioni Europian.

    Formulimi "duket se vendi plotėson kriteret" pėrbėn notėn mė tė lartė qė dėshmon pėrmbushjen e njėrit apo tjetrit bllok tė udhėrrėfyesit.

    Ashtu siē ishte pėrsėritur shpesh herė, Bosnja gėzon dukshėm pozicionin e vendit favorit, pasi me kėtė formulim vlerėsohen 3 nga 4 blloqet e udhėrrėfyesit.

    Edhe pse me njė lexim tė thellė krahasues tė dy raporteve vėren se ky vend ka disa mangėsi nė raport me Shqipėrine, vendi ynė notėn mė tė lartė tė Komisionit e gėzon vetėm pėr bllokun e parė, ndėrsa Bosnja shėnon mangėsi vetėm nė bllokun e tretė, atė tė sigurisė dhe rendit publik. Kjo pritet tė shtyjė Komisionin qė nė rekomandimin e tij pėr liberalizimin e vizave, tė kushtėzojė tė dyja vendet me misione tė tjera ekspertėsh pėr kriteret e paplotėsuara.

    Situata politike nė Bosnje, por edhe keqardhja pėr muslimanet boshnjakė si tė vetmit tė penalizuar nga liberalizimi i vizave me Serbinė, janė disa nga arsyet pse ky vend shihet me pėrparėsi nė Bruksel.

    Pėr tė shmangur njė krizė tė thellė nė Bosnjė, edhe NATO rendi se fundmi duke i ofruar "Planin e Veprimit pėr Antarėsim", kur dihet se vendi nuk i plotėson tė gjitha kushtet pėr ta merituar.

    Politikėn e "karotės" synon dhe deklarata e Sarajevės, nė takimin e ministrave tė Jashtėm nė qershor, me lėshimin e mesazhit pozitiv pėr vizat, pėrpara zgjedhjeve tė vjeshtės nė Bosnjė.

    Me tė gjitha pėrpjekjet dhe sado i lartė qoftė niveli i pėrmbushjes sė kritereve nga ana e Shqipėrise, nje pjesė e mirė e vendeve anėtare mendojnė se falė situatės sė krijuar nė Bosnje, mund tė pėrfitojė edhe Shqipėria. Ekzistojnė dhe parashikime famėkeqe, sipas tė cilave, Bosnjės mund t’i hiqen vizat pėrpara Shqipėrise. Kėto zėra qė qarkullojnė korridoreve tė Brukselit mbėshteten edhe tek dallimi i qartė qė ėshtė bėrė nga Komisioni Europian nė formulimin e ndryshėm tė arritjeve qė kanė shėnuar tė dy vendet.

    Megjithėse, skenari me pozitiv pėr heqjen e vizave pėr Shqipėrine mbetet vjeshta e kėtij viti, pėrmendja e datės 1 janar 2011, nga pėrfaqėsues tė vendeve anėtare tė BE-sė, por dhe nga vetė autoritetet shqiptare, ushqejnė edhe mė tej zėrat pėr diferencimin nė kėtė proēes, jo vetėm tė dy vendeve, por dhe tė kohės se kur do tė pėrfitojnė nga heqja e vizave.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245
    Vizat, Raporti i KE: Shqipėria mė para se Bosnja

    Procesi i liberalizimit tė vizave afatshkurtra me qytetarėt shqiptarė po gjen njė mbėshtetje tė gjerė nė gjirin e shteteve anėtare tė BE qė janė duke shqyrtuar raportin e vlerėsimit tė Komisionit Evropian pėr Shqipėrinė dhe Bosnjėn. Nė tė progresi pėr Shqipėrinė ėshtė i dukshėm mė i avancuar se sa ai i Bosnjės. Sipas vlerėsimit tė KE-sė rezulton se Shqipėria ka prodhuar rreth 4 herė mė shumė pasaporta biometrike sesa Bosnja. Konkretisht deri mė datėn 9 prill 2010, Shqipėria ka lėshuar 497 mijė pasaporta biometrike ndėrkohė qė Bosnja ka lėshuar 114 mijė e 625 pasaporta biometrike. Pasaportat e lėshuara nga Shqipėria pėrmbajnė edhe fotot dhe gjurmėt e gishtave, ndėrkohė qė pasaportat boshnjake pėrmbajnė vetėm foton biometrike por janė vetėm teknikisht gati pėr tė pėrmbajtur gjurmėt e gishtave. Lidhur me bllokun e krimit tė organizuar, Shqipėria ka ndryshuar dhe pėrmirėsuar ligjin pėr parandalimin dhe goditjen e krimit tė organizuar dhe trafikimit nėpėrmjet masave parandaluese kundėr pasurisė ndėrkohė qė Bosnja nuk ka dhėnė informacion pėr kėtė. KE vlerėson se zyra e Interpolit nė Shqipėri ėshtė e kompletuar me personel tė kualifikuar ndėrkohė qė nė Bosnje zyra e Interpolit ka nevojė pėr personel shtesė. Po ashtu Shqipėria ka ratifikuar konventėn e OKB-sė pėr krimin e organizuar ndėrkohė qė Bosnja nuk e ka ratifikuar kėtė konventė. Lidhur me bllokun e kontrollit tė kufijve, sipas vlerėsimit tė KE, sistemi TIM-s funksionon nė tė gjitha pikat kufitare ndėrkohė qė shkėmbimi i informacionit mes strukturave policore nė Bosnjė bėhet rast pas rasti. Gjithsesi institucionet evropiane parashikojnė qė liberalizimi i vizave afatshkurtra me Shqipėrinė dhe Bosnjėn do tė bėhet brenda kėtij viti.

    gazeta panorama

  6. #76

    Ministrat e BE, letėr Moratinos: Vizat pėr Shqipėrinė e Bosnjen tė hiqen nė qershor

    Ministrat e BE, letėr Moratinos: Vizat pėr Shqipėrinė e Bosnjen tė hiqen nė qershor

    Shekulli Online

    30/04/2010


    BRUKSEL- Ministrat e Jashtėm tė BE-sė, i kanė kėrkuar homologut spanjoll, Angel Miguel Moratinos, vendi i tė cilit mban dhe Presidencėn e Bashkimit Evropian, heqjen e vizave pėr Shqipėrinė dhe Bosnjen nė qershor.


    Kėrkesa, iniciuar nga ministri i Jashtėm italian, Ftanco Fratini dhe ai slloven Samuel Zbogar ėshtė bėrė pėrmes njė letre zyrtare, qė mė pas ėshtė firmosur nga 10 ministra tė tjerė tė jashtėm tė vendeve tė Bashkimit Evropian.


    Letra i eshte derguar edhe autoriteteve mė tė larta tė Bashkimit Evropian, pėrfaqėsues sė lartė pėr Politikėn e Jashtme nė BE, Catherine Ashton, komisionerit pėr Zgjerimin Stefan Fule dhe komisioneres pėr Ēėshtjet e Brendshme, Sesilia Malmstrom.


    Letra mban firmėn e ministrit tė Jashtėm tė Hungarisė, Peter Balazs, atij bullgar, Nikoaly Mladanov, ministrit tė Jashtėm tė Estonisė, Urnas Pate, zėvendėskryeministrit dhe ministrit tė Jashtėm tė Maltės, Tonio Borg, ministri tė Jashtėm tė Polonisė, Radosalv Sikoriki, atij rumun, Teodor Baconschi, ministrit Plotėsues tė Jashtėm tė Greqisė, Dimistris Droutsas, ministri tė Lituanisė, Andornuis Azubalis, Sllovakisė, Miroslav Lajēak, dhe Qipros, Mausios Kyprianou.

  7. #77
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-01-2010
    Vendndodhja
    Hamburg Reperbahn
    Postime
    453
    Kemi ngel po aty ku kemi qen ...!!! Regres vetem Regres .

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar mė parė nga Colomba Lexo Postimin
    Shqiperia, pa viza ne fillim te 2010

    E Merkure, 07 Tetor 2009

    Eshte miratuar me 60 vota pro, ne Keshillin e Parlamentit Evropian, per pune te jashtme dhe politike, perfshirja e Shqiperise dhe Bosnjes ne listen e vendeve perfituese te procesit te liberalizimit te vizave, qe do te nise vitin e ardhshem. Keshilli i Parlamentit Evropian vendosi mbreme qe ne propozimin e Komisionit Evropian per liberalizim te vizave per Maqedonine, Serbine dhe Malin e Zi, prej fillimit te vitit te ardhshem, te inkuadrohen edhe Shqiperia e Bosnje-Hercegovina, por edhe fillimi i "udhetreguesve" per Kosoven. Propozimi per Shqiperine e Bosnjen mori votat kunder nga vetem 8 deputete.

    Ne mbledhjen e mbremshme, Keshilli i Parlamentit Evropian per Pune te Jashtme dhe Politike, dha mendimin se vizat nuk duhet te hiqen vetem per Maqedonine, Serbine dhe Malin e Zi, por edhe per Shqiperine e Bosnje-Hercegovinen. Zyrtarisht u tha se per Maqedonine, Serbine dhe Malin e Zi liberalizimi i vizave duhet te hyje ne fuqi prej fillimit te viti 2010, me 1 janar. Kurse per vendin tone dhe Bosnjen behet fjale per gjashtemujorin e pare te vitit 2010: "Grupi i Vishegradit eshte i gatshem te promovoje integrimin e vendeve te Ballkanit Perendimor, gjate presidences se ardhshme te BE-se, perfshire trajtimin e aplikimeve te tyre per anetaresim", thuhet ne deklaraten e ministrave te Jashtem te kater vendeve te BE-se pas takimit ne Budapest. Vendet e Vishegradit, jane Republika e Cekise, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia dhe ato u shprehen te angazhuara t'i mbeshtesin perpjekjet e vendeve te Ballkanit Perendimor per anetaresim ne Bashkimin Evropian.

    Gjithcka ka nisur kur, eurodeputetja Tanja Fajon, perpiloi nje draft te posacem ku thekson faktin se nuk eshte dakord, qe keto dy vende, pra Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina, te mbeten jashte propozimit per liberalizimin e vizave. Sipas saj, keto dy vende duhet t'i bashkengjiten propozimit te Komisionit Evropian per procesin e liberalizimit te vizave me vendet e Bashkimit Evropian. Ne draftin e pergatitur nga eurodeputetja Fajon, argumentohet se vendimi politik per heqjen e vizave, per vende si Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi, duhet te shoqerohet me nje deklarate, e cila te nxise Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen te arrijne vendet fqinje. Ne kete draft kerkohet edhe perfshirja e Kosoves ne procesin e heqjes se vizave. "Mendoj se eshte shume e rendesishme qe t'u dergohet nje mesazh i forte edhe qytetareve te Shqiperise e Bosnje-Hercegovines. Une nuk jam dakord qe Komisioni i la keto dy vende jashte propozimit", shprehet ne draft, Fajon. Sipas saj, si Shqiperia ashtu edhe Bosnja, kane bere progres te rendesishem, ndaj qytetaret e ketyre vendeve duhet te inkurajohen dhe te marrin nje mesazh te forte per te ecur para me procesin e liberalizimit te vizave. Sipas procedures, do te jete Komiteti per lirite civile, drejtesi dhe ceshtjet e brendshme ne Parlamentin Evropian, qe do te shqyrtoje raportin mbi liberalizimin e vizave me vendet e Ballkanit Perendimor.

    Koha Jone
    Jemi akoma ne 2009.

Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •