Votimi i djeshem ne Parlamentin Europian i cili ka miratuar me shumicė votash rezolutėn pėr heqjen e vizave pėr Maqedoninė, Malin e Zi dhe Serbinė, ka shkaktuar nje reaksion zinxhir, per te mpakur efektet negative qe ky vendim jep ne dy shoqerite e vetme qė kanė mbetur tashmė tė pėrjashtuara nga levizja e lire nė BE: shqiptaret dhe boshnjaket.
Reagimi i pare sic pritej erdhi nga mediat prane qeverise ne Tirane, te cilat perseriten si kryelajm informacionin se ne korrik pritet nje lajm per vizat edhe per Shqiperine.
Pakesimin e efektit psikologjik te votimit te PE-se qe perkthehet ne dobesim te mbeshtetjes politike, e vijoi fqinji yne Italia.
Ashtu sic edhe pritej dhe ashtu sic ka bere shpesh kohet e fundit, Franko Fratini ka dhene menjehere nje deklarim ku perseriti premtimin se ne proceset e integrimit Italia mbeshtet shqiptaret, tashme te fundit ne rradhėn e perfitimit nga levizja pa viza.
Dhe me pas ka ardhur natyrshem reagimi i kryeministrit te vendit, i cili me euforine e tij te zakonshme, pikerisht ne kete dite te votimit te PE-se, tha sonte ne mbremje ne Kuvend se shqiptaret, po jetojne dite historike.
****
Berisha nė Kuvend
TIRANĖ- Nderkohe qe mbetemi te fundit qe nuk kemi perfituar ende levizjen e lire en Europe, gati 20 bjet pas renies se rregjimit komunist, Kryeministri i vendit Sali Berisha ka premtuar serish sonte nga foltorja e Kuvendit se do tė plotėsohen tė gjitha kushtet e nevojshme tė kėrkuara nga BE pėr heqjen e vizave, pasi kjo, sipas tij, ėshtė ēėshtja mė primare e qeverisė.
Ai tha se shqiptaret po jetojne dite historike.
Ndėrkohė, pavarėsisht kontestimit tė opozitės, ai ka theksuar se zgjedhjet e 28 qershorit janė mė tė mirat qė janė realizuar ndonjėherė, tė vlerėsuara edhe nga faktori ndėrkombėtar.
"Qeveria dhe autoritet, forcat politike kurorėzuan procesin zgjedhor mė tė mirė nė historinė e vendit, u aplikuan teknologjitė mė moderne tė identifikimit tė qytetarėve dhe tė numėrimit tė votave, kuroėzuan procesin ku kodi zgjedhor u pėrcaktua nga opozita" theksoi Berisha
"Besimi te vota, te autoritetet shtetėrore se nė Shqipėri do bėheshin zgjedhjet me tė mira se asnjė tjetėr u bė njė realitet. Pėr herė tė parė realizuam zgjedhjet mė tė mira, si rrallė ndonjė herė nė ndonjė vend tjetėr. Tabelat e rezultateve tė qendrave u firmosėn pa asnjė vėrejtje nga mijėra komisionerė tė forcave politike. Mandatet e deputetėve u votuan nga tė gjithė anėtarėt e KQZ pa kontestime"- tha Berisha.
Sipas tij, zgjedhjet e nxorėn Shqipėrinė nga lista e zezė e zgjedhjeve tė kėqija. Mė tej, ai renditi arritjet e ditėve tė fundit, qė nga Parlamenti Europian pėr mbėshtetjen e dhėnė pėr heqjen e vizave pėr Shqipėrinė, sapo tė plotėsohen kushtet dhe 27 ambasadorėt pranuan kėrkesėn pėr statusin
Ai ka siguruar shqiptarėt se qeveria e ka ēėshtjen mė kapitale heqjen e vizave dhe pėr kėtė do tė plotėsojė ēdo kėrkesė tė nevojshme e do tė marrė ēdo reformė.
Fratini: Asnjė vend i Ballkanit nuk duhet tė mbetet jashtė BE-sė
BUKURESHT- Ministrat e jashtėm tė Italisė, Rumanisė dhe Hungarisė janė angazhuar pėr integrimin e tė gjitha vendeve tė Ballkanit perėndimor nė Bashkimin Evropian.
"Asnjė vend i Ballkanit perėndimor nuk duhet tė mbetet jashtė Bashkimit Evropian dhe integrimi i gjithė Ballkanit perėndimor duhet tė jetė prioritet", ka thėnė ministri i Jashtėm italian Franko Fratini.
Ministri i Jashtėm i Hungarisė, Peter Balash, gjithashtu ka thėnė se synim kryesor i Iniciativės sė Evropės Qendrore duhet tė jetė integrimi i vendeve tė Ballkanit perėndimor nė BE.
Edhe shefi i diplomacisė sė Rumanisė, Katalin Predoju, ka mbėshtetur integrimin nė BE tė vendeve tė Ballkanit perėndimor.
Kėto komente janė bėrė nė takimin e sotėm tė ministrave tė jashtėm tė vendeve anėtare tė Iniciativės sė Evropės Qendrore qė po mbahet nė Bukuresht.
Hiqen vizat pėr Serbinė, Maqedoninė dhe Malin e Zi, miratohet rezoluta
Parlamenti Europian ka miratuar sot me shumicė votash rezolutėn pėr heqjen e vizave pėr Maqedoninė, Malin e Zi dhe Serbinė.
Rezoluta e Parlamentit Evropian ėshtė konsultative dhe ka vlerėn e rekomandimeve politike, ndėrkaq vendimin pėrfundimtar pritet ta marrė Kėshilli i Ministrave tė Bashkimit Evropian, deri mė 30 nėntor.
Prezantuar nga Raportuesja Tanja Fajon kjo deklaratė shpreh mbėshtetjen e thelle te Unionit pėr liberalizimin e vizave me vendet e Ballkanit. Fajon tha se heqja e vizave pėr Serbinė, Malin e Zi dhe Maqedoninė para afatit tė paraparė ėshtė dhuratė pėr Krishtlindje qytetarėve tė Ballkanit.
Nuk ėshtė pėrcaktuar asnjė datė pėr liberalizimin e vizave me Shqipėrinė e Bosnjėn, por theksohet se Parlamenti e Keshilli do te shqyrtojne amendimin e Rregullores per regjimin e vizave me kėto dy vende, si ēėshtje urgjente. Ndaj i behet thirrje Shqipėrisė dhe Bosnjės qė tė pėrmbushin sa me shpejt kriteret e pėrcaktuara ne udhėrrėfyesin e shpėrndare nga Komisioni.
********
Ambasadorėt e BE-sė: Pranojmė kėrkesėn e Shqipėrisė pėr statusin
BRUKSEL- Vendet e Bashkimit Europian kanė rėnė dakord sot tė pranojnė kėrkesėn e Shqipėrisė pėr statusin e vendit kandidat nė familjen evropiane.
Burime diplomatike nga Brukseli kanė bėrė publik lajmin, duke theksuar se "ambasadorėt nga 27 shtetet e BE-sė kanė vendosur tė kėrkojnė nga Komisioni Europian pėrgatitjen e njė vlerėsimi pėr gatishmėrinė e Shqipėrisė pėr tė filluar bisedimet e anėtarėsimit".
Vendimi pritet tė miratohet nga ministrat e jashtėm tė BE nė njė takim nė Bruksel tė hėnėn dhe tė martėn. Shqipėria ka aplikuar pėr statusin e vendit kandidat nė BE nė prill. Nėse i lejohet qė tė nisė bisedimet pėr anėtarėsim nė Bashkimin Europian, atėherė Shqipėrisė do t'i kėrkohet tė cojė pėrpara reformat politike dhe ekonomike sipas standarteve europiane, njė proces ky qė mund tė zgjasė disa vjet.
Rehn: Opozita tė ndalė bojkotin. Kujdes me Gjyqėsorin dhe Mediat
BRUKSEL - Komisioni i BE-sė, pėr Zgjerim, Olli Rehn ka kėrkuar qė Shqipėria tė gjejė konsensusin politik dhe i ka bėrė apel opozitės tė heqė dorė nga bojkoti, pasi kjo, sipas tij ėshtė shumė e rėndėsishme tani qė BE ka nisur tė diskutojė pėr statusin e Shqipėrisė.
Z.Rehn ka dalė nė njė konferencė tė pėrbashkėt me ministrin e Jashtėm Ilir Meta i cili gjendet nė Bruksel. Ne konference u prek edhe ēeshtja e dhunes ndaj gazetareve, per te cilen Rehn u shpreh: 'Inkurajova z.Meta qė shteti tė mbrojė fjalėn e lirė'.
Fjala e Rehn
Shqipėria ka bėrė pėrparim me zgjedhjet disa nga kriteret janė plotėsuar por ka ende disa probleme tė identifikuara. Ajo qė mbetet pėr tė bėrė pėrparim ėshtė sistemi gjyqėsor.
Inkurajova z.Meta pėr tė bėrė pėrpjekje pėr tė pėrmirėsuar reformėn nė drejtėsi dhe inkurajova mbrojtjen e medias dhe fjalės sė lirė duke pasur parasysh sulmin e fundit ndaj gazetarit Baze.
Dua tė them diēka kryesisht pėr atė ēfarė KE kėrkon: Reforma dhe Konsensus politik. Kam diskutuar me z. Meta edhe pėr bojkotin e opozitės, gjithashtu i bėj apel opozitės japė fund bojkotit sepse ėshtė jashtė standardeve.
Debati duhet bėrė nė Kuvend. Kjo ėshtė veēanėrisht e rėndėsishme tani qė BE fillon tė diskutojė pėr aplikimin e Shqipėrisė nė BE. Destabiliteti demokratik dhe bojkoti i parlamentit nuk bėjnė pjesė nė parimet e BE-sė.
Meta: Kėrkesat e opozitės, mos cenojnė pavarėsinė e gjyqėsorit
Zėvendėskryeministri Ilir Meta ka garantuar komisonerin Rehn se qeveria shqiptare do tė thellojė procesin e reformave nė vend.
"Qeveria shqiptare ėshtė e vendosur dhe e pėrkushtuar pėr tė bėrė me tė mirėn dhe ėshtė e angazhuar pėr tė punuar afėr me opozitėn. Kemi shprehur vullnetin e fortė pėr kėtė ēėshtje. Presim qė opozita tė marrė pėrgjegjėsitė e saj nė mėnyrė serioze
Qeveria dhe mazhoranca kanė shprehur gatishmėrinė pėr tė bashkėpunuar, por kėto shqetėsime tė opozitės tė mos shkelin pavarėsinė e gjyqėsorit dhe vendimet e marra nga gjykatat"- perseriti ai.
Shekulli
Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.
TIRANĖ- Lideri socialist Edi Rama ka reaguar pas deklaratės sė komisionerit pėr Zgjerimin Olli Rehn, duke thėnė se mesazhi i tij ėshtė transformuar.
Sipas Ramės, bojkoti nuk ėshtė shprehje e normalitetit demokratik, por reagim pikėrisht ndaj mungesės sė kėtij normaliteti.
"Jam i keqardhur qė deklarata tė tilla qė janė tė qarta dhe tė lexueshme, transformohen dhe deformohen nga vetė pushtetarėt. Nė kėndvėshtrimin tim, apeli i Rehn ėshtė fare i qartė dhe tregon se kjo shumicė nuk duhet tė vazhdojė nė rrugėn e lėnies sė pėrgjegjėsisė nė supet e opozitės. Opozita e ka marrė pėrgjegjėsinė e vet dhe ėshtė vėnė nė mbrojtje tė demokracisė", ka deklaruar Rama.
Mė tej, kreu i PS-sė ka theksuar se forca qė ai drejton ėshtė e gatshme tė kthehet qė nesėr nė Kuvend nėse merren parasysh kėrkesat e bėra publike, pra hapja e kutive dhe transparenca e zgjedhjeve parlamentare.
Shekulli
Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.
a n uk asht turp or popull qe 20 vjet pasi Sali Berisha premtoi se populli do han me lug floriri as me kalu qafen e Krrabes nuk u jep kush viz Shqipeve...ka 2 rrug ktu ose ky popull asht populli me trurin me te vogel ne historin e njerezimit ose Sali Berisha asht politikani me i zgjuar ne bot dhe arrin ti mbyll syte ktij mileti(gje qe nuk ka mundesi duke pare prejardhjen e tij)...
na ka gjet halli vallai dritmuto,me salen nuk hecet me keshtu :P...ajde,bejuni gati ju gjinushat rucat doklet dadet me ne krye psikopatin edver rama te merrni pushtetin, e te na fusni ne europe pa viza, se mbaruam oreee.
yttttttttt mikroba te poshter antishqipetare qe paskeni qen, yttttttttt far e felliqur gjakprishur.
as njona, as tjetra ... mund te jete nje rruge e trete, por jo e mesme ...
ky asht populli fatkeq, qe han me shum rrena ne bote ...
para nja dizet vitesh, shoki enver u fliste komprativistave korēare, "patatja eshte edhe buke, edhe gjelle ...", dhe mileti mistrec i beratit e brohoriste dhe duartrokiste me ovacione ...
dhe shoki enver i kthehej nexhit, "a nuk te kam thene se si e do ki popull?"
dhe mileti vijonte te brohoriste e duartrokiste ... me ovaciona ... si ne tunelin e Thirres ...
patjeter shoku POKO sa her qe ju ballista-zogista-fashistet nuk keni argumente(gje qe ndodh shpesh se ka dasht zoti jeni krejt kunguj) filloni e quani njerezit enverist antishqiptar ..edhe 20 a 30 vjet keshtu do vazhdoni ju te mjeret se nuk keni tjeter c'far te thoni se ai truri juaj sa 1 lajthi nuk e ka mundesin e mendimeve demokratike. nuk esht faji juaj esht faji i prejardhjes .. esht trashegim gjenetik..tju ndryshosh mendimet juve duhet me ju qu ne fabrik te sapunit dhe me mbetjen tuaj te fillosh te ndertosh nje tjeter person si puna juaj dhe ti japesh aftesin e te meduarit .. don shum pun dhe Europa nuk jep fonde .keshtu qe deri sa te filloj eksporti juaj per ne Afganistan a Irak nuk ka zgjedhje te halleve te Shqiptareve..
Shikoji fytyrat e kanibalo enveristave, cfar ke qen ti 600, 800 apo 1200'c? duhet te kesh marr shum njerez ne qaf ti apo ndonje njeriu tend. Fara juaj e poshter duhet te zhduket nga faqja e dheut nese ky komb duhet te rilinde perseri. E deshi historia tja u jepte pushtetin ne dore juve funderrinave, perverseve, sadistave te kombit dhe ja ku e cuat. Cfare i lidh komunizmi, stalinizmi, maoizmi me ju? asgje, ju felliqesirat e kombit shqiptar perkundrazi nuk kishit asnje lloj ideali pervec vrasjes, dhunes, poshtrimit te popullit per 45 vjet.
sa gjynaf or ti .... po un nuk jam 100 vjec or pall ariu ..mezi e mbaj mend komunizmin e ti me bere agjent .. o pika qe sju bie ju ore kunguj....
Ishalla Eshte Kshu Sic Thoni Ju , Edhe Pse Mua Me Duket e Pamundur Qe Ne Fillim Te Janarit Te Levizim Pa VizaMos Harroni Se Kushti Kryesor Qe Kan Kerkuar Eshte Kthimi i Opozites Ne Parlament , Gje Qe Derisa Te Jet EDI RAMA Nuk Ka Per Te Ndodh Me Duket. Pastaj Incidenti Ndaj Mero Baze-s Nuk Ishte Nje Gje e Mire Per Shqiperine. Nga Mesi 2010-es Ndoshta Behet Ndonje Gje Nqs Plotesohen Kushtet E Kerkuar Nga BE
![]()
Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA
███
Krijoni Kontakt