Shqiperia, pa viza ne fillim te 2010
E Merkure, 07 Tetor 2009
Eshte miratuar me 60 vota pro, ne Keshillin e Parlamentit Evropian, per pune te jashtme dhe politike, perfshirja e Shqiperise dhe Bosnjes ne listen e vendeve perfituese te procesit te liberalizimit te vizave, qe do te nise vitin e ardhshem. Keshilli i Parlamentit Evropian vendosi mbreme qe ne propozimin e Komisionit Evropian per liberalizim te vizave per Maqedonine, Serbine dhe Malin e Zi, prej fillimit te vitit te ardhshem, te inkuadrohen edhe Shqiperia e Bosnje-Hercegovina, por edhe fillimi i "udhetreguesve" per Kosoven. Propozimi per Shqiperine e Bosnjen mori votat kunder nga vetem 8 deputete.
Ne mbledhjen e mbremshme, Keshilli i Parlamentit Evropian per Pune te Jashtme dhe Politike, dha mendimin se vizat nuk duhet te hiqen vetem per Maqedonine, Serbine dhe Malin e Zi, por edhe per Shqiperine e Bosnje-Hercegovinen. Zyrtarisht u tha se per Maqedonine, Serbine dhe Malin e Zi liberalizimi i vizave duhet te hyje ne fuqi prej fillimit te viti 2010, me 1 janar. Kurse per vendin tone dhe Bosnjen behet fjale per gjashtemujorin e pare te vitit 2010: "Grupi i Vishegradit eshte i gatshem te promovoje integrimin e vendeve te Ballkanit Perendimor, gjate presidences se ardhshme te BE-se, perfshire trajtimin e aplikimeve te tyre per anetaresim", thuhet ne deklaraten e ministrave te Jashtem te kater vendeve te BE-se pas takimit ne Budapest. Vendet e Vishegradit, jane Republika e Cekise, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia dhe ato u shprehen te angazhuara t'i mbeshtesin perpjekjet e vendeve te Ballkanit Perendimor per anetaresim ne Bashkimin Evropian.
Gjithcka ka nisur kur, eurodeputetja Tanja Fajon, perpiloi nje draft te posacem ku thekson faktin se nuk eshte dakord, qe keto dy vende, pra Shqiperia dhe Bosnje-Hercegovina, te mbeten jashte propozimit per liberalizimin e vizave. Sipas saj, keto dy vende duhet t'i bashkengjiten propozimit te Komisionit Evropian per procesin e liberalizimit te vizave me vendet e Bashkimit Evropian. Ne draftin e pergatitur nga eurodeputetja Fajon, argumentohet se vendimi politik per heqjen e vizave, per vende si Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi, duhet te shoqerohet me nje deklarate, e cila te nxise Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen te arrijne vendet fqinje. Ne kete draft kerkohet edhe perfshirja e Kosoves ne procesin e heqjes se vizave. "Mendoj se eshte shume e rendesishme qe t'u dergohet nje mesazh i forte edhe qytetareve te Shqiperise e Bosnje-Hercegovines. Une nuk jam dakord qe Komisioni i la keto dy vende jashte propozimit", shprehet ne draft, Fajon. Sipas saj, si Shqiperia ashtu edhe Bosnja, kane bere progres te rendesishem, ndaj qytetaret e ketyre vendeve duhet te inkurajohen dhe te marrin nje mesazh te forte per te ecur para me procesin e liberalizimit te vizave. Sipas procedures, do te jete Komiteti per lirite civile, drejtesi dhe ceshtjet e brendshme ne Parlamentin Evropian, qe do te shqyrtoje raportin mbi liberalizimin e vizave me vendet e Ballkanit Perendimor.
Koha Jone
Krijoni Kontakt