Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anėtarėsuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266

    Doni te na njihni?

    Shqiptarėt e Maqedonisė janė si fėmija qė ka prindėr tė ndarė e i cili fėmijė bėn ēmos qė mos ta humbė as dashurinė e nėnės - Shqipėrisė, as atė tė babit - Kosovės.
    Por njėkohėsisht duke u kujdesur tė jetė i respektuar nė familjen multietnike shtetėrore tė Maqedonisė, ku ka bashkuar me tė tjerėt pronėn e trashėguar nga prindėrit e vet. Duke qenė i tillė, duke u pėrpėlitur mes dėshirės qė prindėrit tė mos e harrojnė dhe duke u orvatur qė bashkėshtetasit me tė cilėt bashkėjeton tė mos e pėrbuzin, ashtu siē ndodh nė kėtė Ballkan me fėmijėn e ndarė nga prindėrit, shqiptarėt e kėtushėm shpesh vuajnė mallin pėr prindėrit dhe duan ta dinė se ē‘mendon pėr ta mėmėdhe Shqipėria dhe atdhe Kosova. Dhe kuptohet, nuk ndjehen mirė kur Tirana e Prishtina dėgjojnė vetėm vajin e tyre, kur Shqipėria e Kosova interesohen pėr ta vetėm kur ndodh ndonjė Brodec ku vriten dhe burgosen shqiptarė tė pafajshėm, apo kur botohet ndonjė Enciklopedi ku pėrbuzet ēdo gjė shqiptare.

    Andaj, pėr shqiptarėt e Maqedonisė mund tė thuhet se ata janė njė pjesė e popullit tonė, qė bėn ēmos ta mbrojė vetveten nė shtetin ku jeton, e ku jo rrallėherė pėrballet me urrejtjen e qendrave sllave, dhe njėkohėsisht mundohet t‘ia dalė nė krye me mendjemadhėsinė e Prishtinės qė mendon se shqiptarėt e kėtushėm janė njė grup vajtuesish qė nuk dinė t‘i dalin zot vetvetes dhe arrogancės sė Tiranės, e cila mendon se matanė Qafė-Thanės jeton pjesa injorante e popullit shqiptar, ajo pjesė e kombit qė nuk di tė lexojė kalendarin e shekullit tė ri.

    Cili ėshtė portreti i vėrtetė i shqiptarėve tė Maqedonisė?
    Mbase ai portret ėshtė i njėjtė me atė tė shqiptarėve nė hapėsirat e tjera ku jeton populli ynė. Pra, edhe shqiptarėt e kėtushėm janė nevrikė, njėsoj si ata tė Shqipėrisė, e tė cilėt kur vozisin, njėsoj i nevrikos edhe rruga monotone pa kthesa, si edhe ajo qė ngjitet maleve e tė bėn tė ndjehesh thuajse tė sillesh rreth vetvetes. Shqiptarėt e kėtushėm, njėsoj si ata tė Shqipėrisė, xhindosen kur ua shan liderin e adhuruar partiak, thuajse ua ke sharė mamanė. Por, kur bėhet fjalė pėr pėrcaktimet partiake, pėrpos liderin e tyre tė dashur vendor, ata kanė edhe nga njė tė adhuruar nė Tiranė e Prishtinė. Andaj, nėse u ka ftuar nė drekė ndonjė shqiptar i kėtushėm, para se tė uleni tė drekoni, informohuni mirė se cili ėshtė i preferuari i tij, Berisha apo Rama, Hashim Thaēi apo Ramush Hajredinaj, sepse mund tė ndodhė ta paguani drekėn vetė nėse do ofendoni liderin e dashur tė tij nė Tiranė apo Prishtinė. Pra, duhet tė mbani llogari se shqiptari i kėtushėm jeton nė trininė e vet partiake dhe ka edhe partinė e vet tė preferuar nė dy shtetet shqiptare.
    Kėshtu qė shqiptari i Maqedonisė, me tė njėjtėn zjarrmi pėrjeton zgjedhjet e kėtushme dhe ato qė mbahen nė Prishtinė e Tiranė dhe shpeshherė, i mllefosur nga parregullsitė zgjedhore qė ndodhin atje dhe kėtu, ngushėllohet me atė se edhe kėto parregullsi vetėm dėshmojnė sa jemi tė njėjtė, se ēdokund ku votojnė shqiptarėt, vlen i njėjti rregull: nuk janė tė rėndėsishėm votuesit, por numėruesit e votave.

    Dhe shqiptarėt e Maqedonisė mburren me kėtė trini partiake qė u ka rėnė nė hise ta jetojnė. Por mbi tė gjitha ata mburren me trininė religjioze qė ka populli i tyre. Andaj ata i ofendon rėndė kur debatues tė ndryshėm nga Tiranė, shqiptarėt e kėtushėm i shohin si njerėz qė edhe kokėn e kanė nė formė tė minares sė xhamive. I ofendon kjo, sepse ata e duan fenė myslimane qė dominon te shqiptarėt e kėtushėm, por ata mburrshėm e bartin nė qenien e vet edhe ylberin trengjyrėsh tė religjioneve qė ka populli i tyre. Duke qenė tė tillė, ata e dinė pse nuk u pėlqen shtėpia pėrkujtimore qė qeveria e kėtushme ia ndėrtoi shenjtores Nėnė Tereza, e tė cilėn shtėpi disa nė Tiranė e marrin si shenjė nderimi tė shtetit maqedonas ndaj shenjtores sonė.
    Ata pra e dinė pse ky shtet nuk e rindėrtoi shtėpinė e lindjes sė Nėnė Terezės mbi themelet ku ajo ka qenė, por e zhvendosi atje ku dikur ka qėndruar kisha katolike ku Gonxhja e re i ishte pėrkulur Zotit. Pra shqiptarėt e kėtushėm e dinė se shtėpia pėrkujtimore e shenjtores sonė u ndėrtua aty ku ndodhet tani, vetėm qė Shkupit t‘i shlyhen tė gjitha shenjat e shqiptarisė, vetėm qė pėrnjėherė tė shlyhen tri shenja shqiptare tė kryeqendrės sė sotme tė Maqedonisė, tė humben gjurmėt pėr prezencėn e madhe tė dikurshme tė komunitetit katolik shqiptar, tė cilėt, nė vitet ‘60 tė shekullit tė shkuar, u davaritėn nė Kroaci dhe atje humbėn ēdo gjė tė vetėn etnike.

    Njėsoj siē humbėn ēdo gjė tė vetėn edhe qindra mijėra shqiptarė myslimanė qė braktisėn vendlindjen dhe u shpėrngulėn nė Turqi, siē humbėn gjuhėn dhe pėrkatėsinė etnike edhe ortodoksėt shqiptarė nga Reka e Epėrme nė afėrsi tė Dibrės. Pra, shqiptarėt e Maqedonisė u vunė nė mbrojtje tė shtėpisė sė Nėnė Terezės dhe kishės ku ajo ishte lutur, njėsoj sa edhe tė Burmali Xhamisė, sepse e dinė se trinia religjioze ėshtė begatia pėr tė cilėn tė gjithė ia kanė zili.
    Por dėnesja e shqiptarėve tė kėtushėm pėr atė qė u bė me shtėpinė e Nėnė Terezės dhe pronės sė shqiptarėve tė kėtushėm, thuajse nuk u dėgjua nė Tiranė e Prishtinė. Njėsoj siē nuk dėgjohet as zėri i tyre kur thonė se tė kėqijat qė i ndodhin Shqipėrisė dhe Kosovės ata i pėrjetojnė njėsoj dhembshėm sa ato qė u ndodhin kėtu ku jetojnė. Mbase kjo dhembje vjen nga vetėdija se shtrirja e degėve varet nga forca e trungut kombėtar, se degėt e trungut tė lėnduar shpejt veniten.

    Shqiptarėt e Maqedonisė e dinė se mėmėdheu ata nuk i njeh sa duhet. Andaj ndoshta do ishte mirė qė televizionet e Tiranės tė kishin nga njė emision tė llojit: "Njėqind leksione pėr fillestarėt qė nuk i njohin shqiptarėt e Maqedonisė".

    Mbase kėshtu Tirana do e kuptonte pse shqiptarėt hidhėrohen kur nė mediat e atjeshme dikush ata i quan maqedonas, mbase debatuesit e shumtė nėpėr televizionet e mėmėdheut do e merrnin vesh se emėrtimi "maqedonas" nuk pėrcakton pėrkatėsinė shtetėrore, por atė etnike, dhe se pėr kėtė nuk janė fajtorė shqiptarėt, por disa qarqe politike dhe shkencore maqedonase qė besojnė se edhe qielli mbi Maqedoni, edhe toka mbi tė cilėn qėndron ky shtet, kanė pėrkatėsinė e tyre etnike. Andaj shqiptarėt e kėtushėm hidhėrohen kur disa opinionistė tė Tiranės, e tė cilėt sa nuk i kėrcejnė nė gojė bashkėbiseduesit tė ardhur nga Maqedonia, shesin kozmopolitizėm si tė ishin nė ndonjė treg perėndimor, e jo nė kėtė tregun ballkanas, ku ēdonjėri do qė brirėt e dashit tė t‘i shesė si tė ishin qiri qė tė bėn dritė.

    Ēka duan nė tė vėrtetė shqiptarėt e kėtushėm t‘i tregojnė Tiranės arrogante? Mbase jo vetėm atė se qysh nė mesditė ata e dinė se ēka i ka thėnė Rama Berishės nė mėngjes, jo edhe atė se pa kaluar java e botimit ata e kanė nė duar librin e cilitdo krijuesi nė Tirana, por duan t‘ia pėrcjellin porosinė: mundohuni ta dėgjoni rrėfimin tonė se si dukemi, sepse kėshtu do e shihni mė mirė se ē‘pamje ka portreti ynė grupor.
    Mbase ka ardhur koha kur shqiptarėt e Maqedonisė do kenė gjithnjė e mė shumė hapėsirė qė mėmėdheut t‘i rrėfejnė pėr vetveten.
    Dhe jo pse kėtė ua mundėsoi shteti ku jetojnė, apo pse u ndihmoi pėr kėtė Tirana dhe Prishtina, por se lindi Tani i Topit, i cili investoi pasurinė e vet qė shqiptarėve tė kėtushėm t‘u mundėsojė vetė tė rrėfejnė se kush janė. Dhe tė dėshmojnė se jetojnė sipas bindjes se ai qė nuk di tė kujdeset pėr familjen e vet, nuk ka pse habitet kur e nėnēmojnė tė tjerėt dhe s‘ka si tė jetė i dobishėm pėr vendbanimin e pėrbashkėt evropian dhe botėror.
    Pra, tė dėshmojnė se e kanė kuptuar se duhet ta njohėsh vetveten qė tė mund mė lehtė tė tė njohin e t‘i njohėsh tė tjerėt.

    Tė dėshmojnė se ata nuk janė ata qė ngandonjėherė i mendon Tirana arrogante: nacionalromantikė tė vonuar tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė, por popull qė jeton kalendarin e internetit, popull qė e di se para se tė bashkohesh me familjen evropiane, duhet tė bashkosh familjen tėnde tė ngushtė kombėtare. Edhe atė jo duke prishur kufij shtetėrorė, por duke i rrėnuar muret mentale qė na i vulosi ndasia disadekadėshe, muret qė na pengojnė tė shohim mė qartė vetveten.
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  2. #2
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Kush e ka shkruar kėtė artikull?

    Realist nė pjesėn mė tė madhe.
    Life's too short to remove USB safely.

  3. #3
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar mė parė nga Jack Watson Lexo Postimin
    Kush e ka shkruar kėtė artikull?

    Realist nė pjesėn mė tė madhe.
    Kim Mehmeti, gazeta shqip.

    Shume anetare te forumit ende vazhdojne te postojne pa vene emrin e autorit!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anėtarėsuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Po vertete ashtu eshte.Shqiptaret e Maqedonise jane femije jetim,por me nene e baba gjalle.Une e ndoqa biseden e zhvilluar ne Shkup nga Rudina Xhunga me Kimin,dy profesor te UT dhe nje klerik myslyman shqiptar.Bie dakord me te gjitha sa u thane nga pjesmarrsit e atij takimi ne SHqip.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga nestorp : 16-10-2009 mė 08:48

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-03-2008
    Postime
    208
    Si gjithmon Kim Mehmeti i realte dhe shume popullor.Eshte kenaqsi te ndjekesh opinionet e tij.......

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Natyrisht qe me pelqeu artikulli.Nuk ka shqipetare qe te mods deshiroj te miren per bashkekobesit e vet. Keto lloj ligjerimsh jan nje ngacmim per ne kendej, qe te rrisim interesimin tone per problematiken atje, por nga ana tjeter nuk ndihmojne me retoriken popullin e tyre.Dhe Enveri na bombardoi me te tille retorike.Kerkush nuk e mohon se dhe atje ka njerez te standarteve europiane e ne disa pika me te avancuar se ne ketu, por e pergjithshmja len per te deshiruar. Jane me me vlere artikujt qe ngrene problematiken atje, jo vetem politike, por dhe social kulturore dhe ekonomike.Kur kritikojme vetveten kur nxjerrim ne pah problemet ,na jepet mundesia per tu kuruar me shpejt. Une kam njohur disa shqipetare maqedonas ketu , dhe ato kane vecorite e tyre , nuk pranojne te ndjehen te njete me shqipetaret e kosoves e po ashtu dhe me shqipetaret e shqiperise.Ne vetrtete jemi nje popull por secili i eshte pershtatur vendit ne te cilein ka jetuar duke krijuar keshtu vecorine e vet.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •