Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 52
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968

    Komunikimi me fëmijë.

    Po paraqes këtu doracakun për prindër, edukatorë, mësues dhe të tjerë që punojnë me fëmijët…

    Disa rregulla të arta

    Autore: Bonnie Miller



    PËRMBAJTJA:

    Filzofia
    Komunikimi
    Ndërtimi i vetëbesimit dhe i empatisë
    Dashuria dhe logjika
    Disiplina
    Vendimet dhe pasojat
    “Time Out”
    Zgjidhja e konflikteve
    Nxitja e bashkëpunimit
    Fjalët mund të lëndojnë
    Kontrollimi i zemërimit
    Çështje të veçanta


    Në vend të hyrjes

    Rritja e fëmijëve është një punë e vështirë. Të ndihmohet fëmija në zhvillim, është një nga përpjekjet më të rëndësishme për secilin nga ne. Është shumë me rëndësi për familjen dhe për shoqërinë në tërësi, që ne t`i nxisim fëmijët të jenë të fortë, inteligjentë, të ndjeshëm, të kujdesshëm, tolerant, kreativë, të vetëdijshëm, të besuar dhe produktivë.
    Të qenët prind është një orarë i plotë pune, që zgjatë së paku tetëmbëdhjetë vjet. Nuk është kjo një shkathtësi që mësohet në shkollë. Nuk keni nevojë për leje ose për trajnim të veçantë për të pasur fëmijë, por askush nuk ju këshillon për sfidat dhe vështirësitë që mund t`ju dalin gjatë viteve.
    Unë kamë hartuar këtë udhëzues që t`i ndihmoj prindërit të komunikojnë më mirë me fëmijët e tyre dhe të përdorin metoda verbale dhe të padhunshme disiplinimi. Disa nga teknikat e komunikimit kanë nevojë për ushtrime praktike, sikurse kur flitet ndonjë gjuhë e huaj, por pasi të filloni t`i përdorni këto strategji që meritojnë respekt, ju do të forcoheni nga reaksionet pozitive të fëmijëve tuaj.
    Shpresoj që këto ide do t`ju ndihmojnë tash dhe përgjatë të gjitha fazave nëpër të cilat kalojnë fëmijët. Përmbajtjet kryesore të jetës së fëmijëve tanë janë siguria, dashuria, pranimi dhe inkurajimi. Çdo ditë ne mund t`i vlerësojmë cilësitë e fëmijëve tanë dhe t`ua bëjmë me dije se ne i duam fort. Që nesër, ata do të jenë të rritur.


    Fëmijët mësojnë atë që e përjetojnë

    Në qoftë se fëmija jeton me kritikën,
    ai mëson të gjykojë.

    Në qoftë se fëmija jeton në armiqësi,
    ai mëson të luftojë.

    Në qoftë se fëmija jeton me përqeshjen,
    ai mëson të turpërohet.

    Në qoftë se fëmija jeton me turpin,
    ai mëson të ndihet fajtor.

    Në qoftë se fëmija jeton me tolerancë,
    ai mëson durimin.

    Në qoftë se fëmija jeton me kurajën,
    ai mëson besimin.

    Në qoftë se fëmija jeton me lëvdatën,
    ai mëson të respektojë.

    Në qoftë se fëmija jeton me drejtësinë,
    ai mëson të jetë i drejtë.

    Në qoftë se fëmija jeton në siguri,
    ai mëson të besojë.

    Në qoftë se fëmija jeton me miratimin,
    ai mëson ta dojë vetveten.

    Në qoftë se fëmija pranohet dhe jeton në miqësi,
    ai mëson të gjejë dashuri në botë.





    FILOZOFIA

    Kënaquni me fëmijët tuaj tani
    • Ua bëni me dije atyre që nuk kanë nevojë “ta fitojnë” dashurinë tuaj.
    • Gëzojuni çdo dite dhe bëjani me dije fëmijës suaj se ju e doni atë vetëm ngaqë është ai vetë.

    Pranojeni individualitetin e fëmijës suaj
    • Respektoni talentin, cilësitë, ndjenjat, ëndërrat, synimet, fshehtësitë, problemet dhe betejat e fëmijës suaj.

    Ndjenjat dhe sjellja janë gjëra të ndryshme
    • Të gjitha ndjenjat janë të pranueshme, por me rëndësi është të caktohen rregullat e sjelljes.
    • Njihni ndjenjat ambivalente të fëmijës suaj dhe ndihmojeni atë që t`i shfaqë ndjenjat e veta në mënyrë konstruktive.

    Bëhuni aleat, jo kritik
    • Askush nuk është i përkryer, prandaj as ne nuk mund të presim të përkryerën nga fëmijët tanë.
    • Pranoni gabimet tuaja dhe të fëmijëve tuaj dhe trajtoni ato si mundësi për të mësuar dhe për të përparuar.
    • Keni parasysh fazën zhvillimore të fëmijës suaj dhe me të përshtatni pritjet tuaja.
    • Fëmijët e vegjël janë impulsivë dhe konkretë. Sigurohuni që e keni përqëndrimin e fëmijës dhe që ai e kupton atë për të cilën ju flsini kur e luteni që të bëjë diçka ose kur i jepni ndonjë informacion.
    Tregoni se keni besim tek aftësitë e fëmijës suaj për të marrë vendime vetë
    • Kur fëmija ka problem, bëhuni këshilltar i tij e jo shef i tij.
    • Dëgjojeni, mbështeteni dhe ndihmojeni që të zbulojë dhe t`i peshojë gjasat dhe pasojat.

    Eduko fëmijën drejt
    • Përdor rregulla të drejta që mund t`i zbatosh dhe t`i shpjegosh mirë.
    • Jini konsekuentë në metodat tuaja disiplinore.
    • Përdorni fjalë që ia bëjnë me dije fëmijës suaj se çfarë ju prisni.
    • Përdorni TIME OUT-in dhe pasojat logjike e natyrore në vend të çirrjes e ndëshkimit fizik.

    Bëhuni fleksibilë dhe të gatshëm për marrëveshje• Jepni vetes kohë për të menduar.
    • Jini të vetëdijshëm se ndjenjat dhe problemet tuaja personale dhe mos i bartni ato te fëmija.
    • Mos reagoni vrullshëm! Ruajeni objektivitetin dhe problemit, incidentit ose sjelljes së fëmijës suaj jepjani rëndësinë që e meriton.

    Shfaqni vlerat tuaja
    • Bëhuni model i mirë i kujdesit, i komunikimit, i sjelljes dhe i marrëdhënieve.
    • Bëhuni shembull për sjellje dhe ia bëni me dije se çfarë ju pëlqen në veprimet e tij.
    • Promovojeni empatinë. Diskutoni për efektet e sjelljes së tij tek të tjerët.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Komunikimi me fëmijët tuaj

    Marrëdhëniet fëmijë-prindër janë një ndër përvojat që më së shumti shpërblehen dhe kënaqin. Njëkohësisht është një ndër përvojat më të vështira dhe më të komplikuara. Këto marrëdhënie shpesh shoqërohen me frustrim, pritje joreale dhe ngarkohen me frustrime e mosmarrëveshje si rezultat i komunikimit të keq.

    Të lidhurit është për lidhjen çfarë është prindi për fëmijën; raporti në lidhje është çfarë është prindi për fëmijën; njëra pa tjetrën nuk munden. Problem më i vështirë për prindërit dhe fëmijët në ditët e sotme është se asnjëri prej tyre nuk dinë të komunikojë me sukses – me respekt, me dinjitet, apo në atë mënyrë që të dy palët të ndiejnë se po dëgjohen dhe po kuptohen. Ndonëse familjet me fëmijë adoleshentë dhe tinejxherë posaçërisht të ndjeshme janë në këtë fushë, shumë probleme mund t`i zgjidhim duke mësuar shkathtësi të mira komunikimi.

    Ne komunikojmë me qëllim që të tjerëve t`ua shprehim përsiatjet, ndjenjat dhe idetë tona. Dëshirojmë që dikush tjetër të kuptojë pikëpamjen tonë, të dëgjojë atë që ne themi dhe bashkërisht të punojmë drejt zgjidhjes së problemeve.

    Në qoftë se një problem nuk mund të zgjidhet, atëherë çdo person meriton respekt për atë se çka ai ose ajo ndien. Prindërit rëndom duan që fëmijët e tyre të bëjnë atë që nga ta kërkohet pa shumë kundërshtime. Fëmijët ndërkaq, rëndom, dëshirojnë që prindërit e tyre thjesht t`i dëgjojnë këta.

    Ja disa udhëzime të thjeshta të cilat do t`u ndihmojnë prindërve që kërkesat e tyre të përmbahen sa më mirë:

    Mënyra për t`u ndërtuar vetërespekti te fëmija juaj dhe për t`u forcuar marrëdhëniet tuaja është ta mbani mend se ai thjesht do që:
    1) Ta dëgjoni,
    2) T`i qaseni me seriozitet dhe
    3) Ta doni e ta pranoni pa kushtëzime.


    Kur e lavdëroni fëmijën tuaj, lavdëratën tuaj orientojeni nga përpjekja, jo nga arritja. Ne shpesh i kushtojmë tepër rëndësi rezultatit përfundimtar duke mos e theksuar se sa e vështirë ka qenë të arrihet ai.
    Mos gjykoni fëmijën tuaj. Repspektoni pikëpamjet dhe dallimet e tyre dhe lejoni t`i shprehin idetë e ndjenjat e tyre. Respektoni individualitetin, pavarësinë dhe jetën private të tyre.
    Mos u ktheni në të kaluarën dhe mos lejoni që ajo të ketë ndikim në të tashmen. Duke përdorur shprehjet, si “gjithmon”, “kurrë”. Ose “ndonjëherë” thjesht i kundërviheni fëmijës. Duke thënë “Ti gjithmonë vonohesh” ose “Ti kurrë nuk e kryen detyrën tënde”, vetëm ndihmoni për t`u forcuar sjelljet negative të cilat përpiqeni t`i ndryshoni. Kjo quhet profeci që e jetësoni vetë. Në qoftë se fëmijët këto i dëgjojnë mjaft shpesh, fillojnë edhe vetë t`u besojnë këtyre.
    Ndjenjat janë vetëm – ndjenja. Ato nuk janë të mira apo të këqija, të drejta ose të gabueshme, prandaj mos diskutoni me fëmijët kur ju tregojnë se çfarë ndiejnë. Mos i përjashtoni ndjenjat e tyre dhe mos i flakni si të parëndësishme. Mos i përqeshni, as mos i nënëçmoni. Ndoshta edhe tash ju kujtohet çfarë ju kanë thënë kur jeni ndarë nga i dashuri ose nga e dashura: “Zaten ka qenë dashuri e papjekur”, “Ti do ta përballosh këtë”, “Ai/Ajo nuk është i/e vetmi/ja në botë”. Përpiquni të kuptoni se po kjo vlen edhe për fëmijën tuaj.
    Të dëgjosh, të dëgjosh, të dëgjosh! Për të qenë një dëgjues i mirë, së pari patjetër duhet të doni të dëgjoni se çfarë kanë për t`ju thënë fëmijët tuaj dhe të besoni se ajo që thonë ata është e rëndësishme. Dëgjoni ndjenjat e tyre, jo vetëm fjalët. Nëpërmjet gjesteve, syve dhe kontaktit fizik, bëjani me dije se jeni duke dëgjuar. Shtroni pyetje për ta shpërfaqur interesimin tuaj a për të ndihmuar në qartësimin e ndonjë pike që të shmanget mosmarrëveshja. Nëpërmjet dëgjimit aktiv ju rritni vetëbesimin e fëmijës dhe vlerësimin për veten e tij.
    Bëhuni kërkues. Bëhuni të hapur që të diskutoni për çfarëdo teme për të cilën fëmija dëshiron të bisedojë. Në qoftë se dëshironi që fëmija juaj të marrë vendime te drejta e të moralshme, ai duhet të ketë informacione të bollshme për këtë.
    Kontrollojeni tonin e zërit tuaj. Vetëm sa do t`i irritoni edhe më tepër nëse bërtitni, kritikoni ose mbani ligjëratë.
    Mos i mundoni edhe mos përsëritni të njëjtat kërkesa. Përsëritja e së njëjtës gjë në vazhdimiësi nuk do t`i bëjë fëmijët të dëgjueshëm. Shpjegojeni atë që kërkoni nga ta dhe tregojuni se përse atë e konsideroni të rëndësishme. Kujtojani atë fëmijës një herë ose dy. Në qoftë se nuk reagon, atëherë ndërmerrni masa përkatëse. Veçse duhet të jeni të sigurt se masa e ndërmarrë i përgjigjet asaj sjelljeje.
    Qartësoni pritjet tuaja. Fëmijët nuk i lexojnë mendimet, ata assesi nuk mund të dinë se çka pritet nga ta përderisa nuk ua thoni këtë në mënyrë të qartë.
    Nëse kritikoni, kufizohuni në sjelljen konkrete që nuk e miratoni. Mos u bëni i paqartë. Sigurohuni nëse fëmija juaj e ka kuptuar se ju nuk keni asgjë kundër tij, por vetëm kundër sjelljes së tij. Për shembull: “Jam zemëruar pse nuk e ke mbajtur fjalën që do të paraqitesh në qoftë se nuk do të mund të vish me kohë” në vend të “Jam i zemëruar tepër me ty”.
    Çdoherë kur gjykoni, kur jeni tepër të ngurtë ose ua ngushtoni hapësirën e lirë – ju vetëm sa i ndrydhni më fort, gjithnjë derisa nuk arrijnë në pikën kur nuk do të duan më të flasin me ju ose nuk do të duan më fare të jenë me ju.
    Përqëndrohuni vetëm në problemet e tanishme dhe zgjidhni ato një nga një. Në qoftë se ju i rrini mbi kokë fëmijës çdoherë kur jeni nervoz, atëherë fëmija nuk do t`ju dëgjoj fare se çfarë po i thoni.
    Kur fëmija ka problem, humbja e durimit apo reagimi i ashpër vetëm sa e bën fëmijën tuaj të ndihet edhe më keq. Së pari ndëgjojeni atë; pastaj shprehni dashuri dhe mirëkuptim në vend të dhunës dhe nervozës. Disiplina e përshtatshme mund të zbatohet më vonë.
    Respektojeni mendimin e fëmijës, edhe pse në të shumtën e rasteve do të jetë ndryshe nga mendimi juaj. (A nuk ka dalluar mendimi juaj nga mendimi i prindërve tuaj?).
    Organizoni takime familjare së paku njëherë në javë. Është ky një rast për t`u “pastruar ajri”, duke i lejuar secilit të paraqesë pakënaqësitë, kërkesat dhe mendimet pa frikë nga pasojat. Këto takime mund t`i lirojnë ata nga çfarëdo tendosjesh, që është më mirë sesa të lihen që tendosjet të grumbullohen dhe të shpërthejnë në rastin e parë.
    Le të na bëhet të dëgjuarit përparësi. Ndani kohë që të jeni vetëm me fëmijën tuaj. Çdo gjë tjetër lëreni anash. Porosia që fëmija juaj do ta dëgjojë është, “Unë të dua mjaft, sa të të dëgjoj”.
    Kur shfaqet problemi, së pari qartësojeni pjesëmarrjen tuaj në ngjarje apo në situatë, vendosni se i kujt është ai problem, pranoni gabimet në sjellje dhe pastaj shtroni dëshirat dhe kërkesat tuaja. Për shembull: kur nuk jeni të kënaqur në mënyrën se si vajza juaj e mban dhomën, i kujt është problemi - sikur të ishte problem i fëmijës suaj, ajo dhomën do ta mbante të pastër! Nëse rëndom thoni diçka si: “Dhoma jote duket si ahur! Të të vijë turp! Nuk mund të gjesh asgjë aty! A nuk ke aspak vetërespekt!” do të mund të vëreni se fëmija juaj nuk do të vrapojë për ta pastruar dhomën, as nuk do të provojë për ta mbajtur më pastër atë. Apo jo! Po ashtu me siguri ju përdorni në mënyrë rutine vizionin e këtyre fjalëve. Deklarimi me “ti” problemin e bart te tjetërkush dhe e shtyn fëmijën tuaj në pozitë për t`u mbrojtur. Mbajeni mend, nuk është ky problem i tij, por juaji!
    Herën tjetër përdorni deklaratën me “Unë” – pranojeni problemin. Për shembull: “Biri im, dua ta dish se nuk më pëlqen si duket shtëpia jonë kohët e fundit. Unë po mundohem shumë që ne të krenohemi me shtëpinë tonë. Gjithashtu, unë lodhem shumë nga puna dhe nuk kamë nevojë për punë jashtë orarit. Kamë nevojë për ndihmën tënde në mënyrë që dhoma jote të jetë si duhet. Unë e di që ajo është dhoma jote, porse është edhe pjesë e shtëpisë sonë. A mund të më ndihmosh ta mbajmë dhomën tënde më mirë? Unë mund të të ndihmoj në qoftë se ke nevojë! Në rregull?”

    Këto janë vetëm disa propozime si të përmirësohet, të korrigjohet dhe të kënaqeni në raportet me fëmijën tuaj. Nuk është lehtë të ndryshohet për një kohë të shkurtër – por ju do të jeni ata që do të përfitojnë nga ky udhëtim i gjatë. Dhe “Në qoftë se bëni atë që gjithnjë e keni bërë, gjithmonë do të arrini atë që keni arritur përherë!” – Ju nuk doni më atë që e keni arritur përherë. Ajo çfarë doni është respekti që e meritoni dhe dashuria të cilën gjithmonë keni shpresuar ta keni me fëmijën tuaj. Mund të jetë juaja vetëm me pak mund dhe punë.

    Përshtatur nga Patrica Kramer, Family Resource Coalition Report. 1990, #1. Reprinted by Parenting Education Center.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Dëgjimi aktiv

    Ndihmojeni fëmijën që të ndihet: i pranuar, jo i vetmuar, më i fortë

    Largoni burimet e ndërhyrjes
    • Aktivitetet e tjera
    • Zhurmën dhe lëvizjet e jashtme
    • Mendimet tuaja të paparashikuara
    • Stresin tuaj personal

    Përgjigjuni ndjenjave, jo informacioneve

    Nxiteni fëmijën të flasë
    Dëgjoni; mos folni shumë
    Nxitjet
    “Më trego më shumë.” “Vazhdo.”
    Shembuj empatikë
    “Ajo duhet të ketë qenë shqetësuese për ty.”
    Parafraza apo ritheksimi
    Përdorni vetëtërheqjen
    Por jo në atë masë sa të largoheni nga tjetri
    Qartësoni
    “Më duket se ju thoni…” “A mendoni për…?”
    Vlerësoni
    Kompliment: “Ju jeni një person që…”

    Shmanguni fjalëve dhe veprimeve dekurajuese
    Këshilla
    Zakonisht fëmija do që ju vetëm ta dëgjoni.
    Shmangiuni dhënies së këshillave përderisa fëmija nuk i kërkon ato.
    Vetëreferimi
    Mos i impononi vlerat tuaja; mos i thoni fëmijës: “Në këtë situatë unë do të veproja në këtë mënyrë.”
    Refuzimi joverbal
    Hutesa dhe largimi i kontaktit me sy.
    Sulmet apo nënçmimet
    Mohimi i ndjenjave
    “Ti në të vërtetë nuk ndihesh nervoz.”
    Humori i papërshtatshëm

    Përshtatur nga Dr. Bruce Baldwin. Direction Dynamics. Wilmington, NC.

    Pranimi i ndjenjave

    Në mënyrë që t`i ndihmojnë fëmijët për t`u ballafaquar me ndjenjat e tyre, prindërit duhet t`i pranojnë dhe t`i respsktojnë ndjenjat e fëmijëve.

    Dëgjoni të qetë, me kujdes dhe me vëmendje të plotë
    Pranoni ndjenjat me një fjalë
    Në vend të pyetjeve (“Pse e bëre atë?”)
    dhe këshillave (“Pse nuk…?”)
    Përgjigjuni me fjalë, si: “Aha… Mmm… Po e vërej…”
    Emërtoni ndjenjat
    Në vend të mohimit të ndjenjave (“Ajo nuk ishte edhe aq neveritëse”), emërtoni ndjenjën.
    “Kjo duket shumë neveritëse!” “Kjo duhet të jetë shumë e keqe.”
    “Me siguri ju ka marrë malli për atë.”
    Kur ne përpiqemi që fëmija ta largojë një ndjenjë negative nga vetvetja, fëmija vetëm se do të neveritet më shumë. Fëmija, ndjenjat e të cilit janë të përshkruara me fjalë të veçanta, ndihet i qetësuar dhe i ngushlluar. Dikush po e përjeton përvojën e tij të brendshme.
    Thuani fëmijës dëshira të imagjinuara
    Në vend të shpjegimeve dhe logjikës, thuani: “Sa do të dëshiroja të ishte një bar magjik që do të të ndihmonte në zgjidhjen e këtyre problemeve matematike.”
    Tregoni se të gjitha ndjenjat duhet të pranohen. Veprime të caktuara duhet të ndalohen
    “Unë e shoh se sa je nervoz. Atë që dëshiron, shokut tënd thuaja me fjalë, jo me grushte.”

    Përshtatur nga Adele Faber and Elaine Mazlish, How to talk So Kids Can Learn, 1995.

    Dëgjimi aktiv

    Dëgjoni me kujdes
    Kontakt me sy dhe të folurit e trupit.
    Shprehje të empatisë si “aha, mmm, po kuptoj…”

    Nxiteni bisedën e mëtejme – hapja e derës
    Vëre veten në pozitë të tij.
    “Kjo duhet të jetë e tmerrshme për ty.”

    Provoni ndjenjat
    “Tingëllon sikur vërtet je hidhëruar, pikëlluar shqetësuar për këtë.”

    Bëhuni kureshtar
    Pyetje të hapura, pa tingëlluar paragjykuese.
    (mos u përgjigjni me Po – Jo)

    Ritregoni faktet dhe ndjenjat
    Përsëritni disa fjalë të fundit.
    Ritregoni me mirëkuptim (jo si papagall).


    PO dhe MOS për dëgjimin aktiv

    PO MOS
    Trimërojeni fëmijën të vazhdojë bisedën Diskutoni

    Qartësojeni ç`po thot fëmija
    (“Mos po mendon…?”) Fajësoni

    Sërish ndërhyni me fjalë tuaja
    (“Domethënë…”) Moralizoni

    Përdorni pyetje nxitëse
    (Përgjigjet nuk janë PO e JO) Pyetje “Pse?”

    Flitni shkurt Jepni këshilla

    Kujdesuni për “gjuën e trupit” Kërcënoni

    Arsyetoni ndjenjat e tyre dhe Rrëfejeni ndonjë
    paraqitjen e ngjarjes ngjarje tuajen

    Pyetje të hapura

    Pyetja e hapur
    • Përgjigja duhet të jetë më e gjatë se një – dy fjalë
    • Rëndom fillon me “si” ose “çka”
    • E nxit personin që të flasë
    Pyetja e mbyllur
    • Përgjigja mund të jetë “po” ose “jo” ose një fjalë
    • E dekurajon personin për të folur
    • E ngadalson rrjedhën e bisedës
    PO
    Pyetjet le të jenë të qarta dhe të thjeshta.
    Pyetjet le të jenë në kohën e tashme
    MOS
    Parashtroni pyetje të cilat do ta kënaqin kureshtjen tuaj.
    Pyetni “përse…?”
    Parashtroni pyetje të gjata dhe të komplikuara.
    Shfrytëzimi i pyetjeve të hapura
    1. Fillimi i bisedës
    “Për çfarë do të doje të bisedonim?”
    “Ç`po ndodh me ty?”
    2. Shpjegoni dhe arsyetoni
    “Ç`nënkupton me …?”
    “Si është problem për ty kjo punë?”
    “Ç`është ajo që pengon në këtë situatë?”
    3. Puna me ndjenja
    “Si ndihesh lidhur me të?”
    “Si të duket tash?”
    4. Zgjidhja e problemit
    “Cilat mundësi i ke?”
    “Ç`mendon, si do të jetë më së miri?”
    “Cila është puna më e mirë/më e keqe që ka mundur të bëhet?”
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Ndërtimi i vetëbesimit dhe i empatisë

    Fëmijët që janë stabilë dhe që kanë besim tek vetvetja zakonisht kanë më pak vështirësi në jetë. Trajtimi i fëmijëve me respekt dhe me dinjitet është një shembull se si do të dëshironim që të na trajtonin fëmijët tanë ne dhe të tjerët. Ndihma që ne u japim fëmijëve për të kuptuar ndjenjat e të tjerëve dhe për të pasur konsideratë për veten e tyre, ndërton rrugën e cila i bën ata më të pjekur dhe më të kujdesshëm.

    Dhënia e autorizimeve fëmijëve

    Të keni kërkesa realiste për çdo fëmijë
    As shumë të mëdha as shumë të vogla
    Respektojeni çdo fëmijë, pa marrë parasysh aftësitë e tij
    Gjeni ndonjë fushë në të cilën çdo fëmijë dallohet
    (ose për të cilën së paku ka talent).
    Jepni lavdata dhe përgjigje reale
    Kërkoni përmirësim dhe përpjekje, jo vetëm rezultatin përfundimtar.
    Krijoni rrethana për udhëheqje dhe për punë ekipore
    Fëmijët le t`i krijojnë rregullat e tyre të sjelljes në shtëpi
    dhe konsideroni ata përgjegjës për respektimin e atyre rregullave.
    (p.sh.: respektimi i të tjerëve, nuk ka ndërprerje, nuk ka fjalë të këqija, nuk ka diskriminim, nuk ka dhunë fizike etj.).
    Ofrojuni mundësi për të zgjedhur
    Përdorni shprehjet pozitive
    “sfida”, jo “problem”
    “Ti nuk je fëmijë që do t`i fyeje ndjenjat e mikut tënd.”
    Mësojuani vetëtrimërimin
    “Unë mundem. Mirë po më vete. Këtë e kam bërë edhe më herët. Tash mund të kem sukses.”
    Orientohuni drejt qëllimit dhe ndihmojuni atyre që vetë t`i gjejnë zgjidhjet personale
    “Ç`dëshiron? Në ç`mënyrë mendon se do ta arrish këtë?”
    Ndihmoni fëmijët që vetë të gjejnë alternativa dhe mundësi të ndryshme
    “Ç`mund të bëni për ta zgjidhur këtë problem?”
    Nxënësit vetë le të mendojnë për pasojat e veprimeve të tyre
    “Si do të funksionojë kjo? Ç`do të ndodhë më pas?”
    Ua ushtroni nxënësve pasojat logjike të sjelljeve
    “Sapo…” (P.sh.: “Mund të fillojmë të luajmë me lodra, sapo të uleni të gjithë në vendet tuaja.” “Do të shikojmë videon, sapo të krijohet qetësia.”)
    “Time Out” – “do të largohesh” nga fëmijët e tjerë ose nga pajimet.
    Zgjidhja e konfliktit
    Nxitni fëmijët që t`i zgjidhin konfliktet e tyre.
    “Jam i/e sigurt se ju dy këtë mund ta zgjidhni duke shfrytëzuar teknikën dy fitimtarë.”
    Ndajeni veprën nga kryerësi
    “Ti më pëlqen, por nuk më pëlqen kjo që hëpërhë po e bën.
    Mos etiketoni dhe mos e quani askënd me emra fyes.
    Përshkruajeni sjelljen, e jo karakteristikat e fëmijës.

    Ndërtimi i fuqisë personale të fëmijëve

    Trajtoni fëmijën tuaj me respekt dhe dinjitet
    Vetëm pse janë më të vegjël, më të rinj, apo më të dobët, nuk do të thotë se ata duhet të trajtohen me më pak respekt.
    Lavdëroni fëmijët tuaj për atë që janë dhe çfarë bëjnë
    Vlerësimi pozitiv është një ndër gjërat më të bukura që fëmija merr prej prindit. Ua bëni me dije fëmijëve tuaj se janë të denjë për atë që janë dhe për atë që bëjnë.
    Jepuni fëmijëve mundësi për sukses
    Kur fëmijët kryejnë detyra dhe marrin lëvdata për mundin e tyre, ndjenja e tyre për vetëbesimin rritet. Ndihmoni që t`ia dalë mbanë.
    Bëhuni përgjegjës dhe parimor në edukimin e fëmijëve për sjellje të mira
    Askush për veten nuk mendon në mënyrë pozitive kur përqeshet ose kur goditet. Tallja fizike dhe emocionale ndihmon krijimin e një ndjenje negative të vetëbesimit. Mbani mend, ne jemi të atillë si sillemi.
    Të respektohet pamja fizike e fëmijës
    Ata kanë një trup si tuajin. Prekja e padëshiruar ose komentet e pakëndshme rreth pamjes së fëmijës nuk janë mënyrë e shfaqjes së respektit. Fëmijët do të respektojnë pamjen e të tjerëve, nëse këtë e kanë mësuar nga prindërit e vet, të cilët sillen në mënyrë të njëjtë.
    Në fund, bisedoni dhe dëgjojeni fëmijën tuaj
    Bisedoni se çfarë ndiejnë ata, mundësojuni që vetë të marrin vendime në kuadër të aktiviteteve familjare dhe trimroni që të jenë të përgjegjshëm për sjelljet e tyre.

    Përshtatur nga Family Development Resources, Inc. 3160 Pinebrook Road, Park City, Utah, USA www.familydev.com
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Ndërtuesit dhe vjedhësit e nocionit të vetes

    Ndërtuesit

    Fokusohen në forcat e fëmijës
    Presin nga fëmija që të përpiqet për shumicën e gjërave që i dëshiron.
    Përcaktojnë kufij të dashurisë dhe presin nga fëmijët e tyre që të sillen në suaza të atyre kufijve.
    E bëjnë disiplinën lehtë.
    U tregojnë fëmijëve të tyre se manipulimi dhe përleshja nuk bëjnë në punë.
    Udhëzojnë fëmijët e tyre që t`i pranojnë dhe t`i zgjidhin problemet e fëmijëve.
    U shmangen fjalimeve dhe vërejtjeve të përsëritura

    Vjedhësit

    Fokusohen në dobësitë e tij.
    U japin gjithçka fëmijëve të tyre.
    Frikohen nga përcaktimi i kufijve.
    Shfaqin nervozë dhe e bëjnë disiplinën të vështirë.
    Zhyten në argument dhe beteja të forcës.
    Shpëtojnë ose dënojnë.
    Përdorin fjalimet dhe përsërisin vërejtjet.

    Dr. Charles Fay, Love and Logic, 2207 Jackson Street, Golden, Colorado 1-800-338-4065; www.loveandlogic.org

    Faktet përballë përshkrimeve negative

    Nëse fëmija juaj e përshkruan veten negativisht (“Unë jam i marrë. Unë asgjë nuk bëj si duhet”), ju e dini se nuk bën mirë nëse i thuani, “Ti nuk je i çmendur, dhe nuk dëshiroj më ta dëgjoj atë fjalë.”
    Në vend se t`ia shfaqni mendimin tuaj, paraqitni atij fakte.

    “Javën e kaluar i ke kryer detyrat me saktësi dhe me kohë rekorde.”

    “Kujto kur thoshe se kurrë nuk do të mund ta ngas biçikletën. Shiko tash si mundesh!”

    Në qoftë se kritika negative ka një histori, përmendeni ndonjë përmirësim që është arritur.

    “Ti ke pasur probleme në lexim, tash lexon shumë më mirë.”

    Ofroni një përspektivë më të mirë që i mungon fëmijës.

    “Kjo është e vështirë në fillim. Çdokush ka probleme me këtë. Do t`ia dalësh mbanë, vetëm duhet të kesh durim.”

    “Ti ndihesh i shqetësuar. Shumëzimi është i vështirë në fillim, çdokush ka probleme në fillim.”


    Këto teknika i tregojnë fëmijës se nuk është “i marrë”, por është duke u ballafaquar me diçka të vështirë.

    Përshtatur nga Larry Tobin. Parenting on the Go: Effective Discipline Strategies for the Busy, Devoted Parent, 2000.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  6. #6
    Larguar..
    Anëtarësuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    keto lart do ti marr me radhe dhe do ti zbatoj nje nga nje

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Zhvillimi i empatisë tek fëmijët

    Empati është aftësia e një personi që të përceptojë emocionet, nevojat dhe dëshirat e një personi tjetër. Është aftësi e një personi që të ecë me këpucët e personit tjetër dhe të shoh se si është të ecësh me ato këpucë.

    Ja disa mënyra si mund t`i ndihmojnë prindërit fëmijët në zhvillimin e ndjenjës së empatisë:

    Disiplina
    Përdorimi i mënyrave disiplinore emptaike, të kujdesshme dhe pa dhunë, është një hap i drejtë në këtë rrafsh. Goditja, kritika dhe nënçmimi janë bllokada të zhvillimit të emaptisë.

    Shfaqja e ndjenjave
    Fëmijët kanë të drejtë të shfaqin atë që duan. Ajo që atyre u nevojitet të dijnë janë mënyrat e pranueshme të shfaqjes së ndjenjave. Prindërit, që kur fëmija i tyre dëshiron t`i shpreh emocionet, i thonë: mos qaj, mos u bëj nervoz ose mos u frikëso, dështojnë në zhvillimin e empatisë dhe në të njetën kohë ua mësojnë fëmijëve të tyre shmangien nga shpjegimi e ndoshta edhe nga përjetimi i emocioneve të caktuara.

    Identifikoni dhe vlerësoni ndjenjat e fëmijës
    Fëmijët kanë të drejtë mbi ndjenjat e tyre. Njohja e emocioneve ndihmon fëmijët që të bëhen më të vetëdijshëm dhe që në mënyrë sa më konstruktive të ballafaqohen me to.

    Demonstroni empatinë
    Kur prindërit demonstrojnë empatinë, ata mësojnë fëmijën si të reagojë kur dikush tjetër është i mërzitur dhe i shqetësuar.

    Zhvilloni ndjenjën familjare të moralit
    Mësoni fëmijët se cilat sjellje moralisht janë të drejta dhe cilat të gabuara.

    Rregullat në familje
    “Jo goditjes, jo prekjeve dhe fjalëve që lëndojnë” – duhet të jetë në çdo listë të rregullave familjare.

    Ndikimi i sjelljeve
    Ndihmoni fëmijët të kuptojnë shkakun dhe efektet e nocionit të empatisë. Kur fëmijët sillen në një mënyrë, sjellja e tyre ka një përgjigje për dikë tjetër. Qëllimi është që fëmijët të mendojnë se sjellja e tyre mund të nxisë reagim tek të tjerët.

    Vështroni të tjerët
    Kur ju jeni me fëmijën tuaj në dyqan, apo duke shikuar televizorin, vëreni gjëra të ndryshme, kërkoni nga ai që t`i komentojë ato.

    Mësojeni fëmijën që të kujdeset për bimët, për këlyshët dhe për gjësendet
    Ushqimi i këlyshve, ujitja e luleve, trajtimi i lodrave dhe i objekteve të tjera me respekt janë mënyra të shkëlqyeshme të mësimit të empatisë.

    Kundërpërgjigjet joverbale
    Mësojeni fëmijën tuaj që t`u kushtojë kujdes parashenjave joverbale të të tjerëve. Fëmijët duhet të dijnë për parashenjat që ia bëjnë me dije atij që të ndalet para se ta ndal dikush.

    Mësojeni fëmijën të ndajë
    Përderisa fëmijët zhvillojnë ndjenjën e besimit në botë, ata kuptojnë se kur diçka jepet, nuk jepet përgjithmonë, por përkohësisht. Pas një kohe të shkurtër, ata do ta marrin prapë atë. Ja disa gjëra që duhet të mbahen në mend rreth ndarjes:
    - Zhvillo një rregull familjarë të kërkimit dhe marrjes së lejes për “huazimin” e një objekti që i përket dikujt tjetër.
    - Jo të gjitha gjërat duhet të ndahen.

    Përshtatur nga Family Development Resources, Inc. 3160 Pinebrook Road, Park City, Utah, USA www.familydev.com
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Nje nga menyrat e ndershkimit qe perdorin ketu ne Usa eshte sic e kane permendur me siper time out. Gjeja me kot per mua. Ka nx qe u behet e perditshme dhe shume e zakonshme time out. Nuk u ben pershtypje, dhe me keq ndikon ne procesin e te nxenit, pasi ata nuk jane te perqendruar ne procesin mesimor kur jane ne time out, dhe normalisht do kene mangesira ne marrjen e njohurive. Ka nx qe me shume rrine ne time out se bashke me klasen. Ne kete rast eshte e kot te perdoret kjo metode, gje qe shume mesues ketu se prishin shume terezine te punojne individualisht me ate nx. I kepusin nje ADD, ose ADHD dhe e flejne mendjen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 06-10-2009 më 18:10
    Feelings change - memories don't.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Time Out është metodë me të cilën fëmijët mësojnë se sjellja e tyre është e papranueshme dhe se nuk mund të arrijnë atë që dëshirojnë duke u sjellë në mënyrë të pahijshme. Me Time Out fëmija ndahet nga çdo ndikim, duke përfshirë edhe vëmendjen negative që do ta tërheqë ai. Në këtë mënyrë fëmijës i jepet kohë për t`u qetësuar dhe për të menduar për mënyrë tjetër me të cilën do të arrihet qëllimi. Pos kësaj, kjo metodë jep mundësi edhe të rriturit që të qetësohet, për të marrë vendim më të mirë lidhur me masat më efikase që fëmija të marrë mësim si duhet të veprojë.

    Nuk dyshoj që nuk keni njohuri rreth metodës Time Out, por më vonë do të mësojmë së bashku për mënyrën e përdorimit të kësaj metode.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Si mund të edukohet një fëmijë i moralshëm?

    • Kujdesuni për sjelljet dhe vlerat tuaja. Trajtoni njerëzit tjerë me respekt, empati, mëshirë dhe drejtësi.

    • Kujdesuni për zgjidhjen e konflikteve me ndershmëri, si në punë ashtu edhe në shtëpi. A jeni të sinqertë? Dëgjues i mirë? A kërkoni zgjidhje të drejta të problemeve apo fitorja dhe rehatia janë gjërat më të rëndësishme? A bërtitni, a përdorni dhunë apo agresion, apo i shtrëngoni njerëzit me frikësim dhe fajësim?

    • Bisedoni me fëmijët tuaj rreth ndjenjave. Thuajuni atyre fjalë që identifikojnë emocionet. Ndihmoni fëmijët tuaj që të kuptojnë se ndjenjat dallojnë nga veprimet. Të gjitha llojet e ndjenjave janë të pranueshme, porse të gjitha llojet e veprimeve nuk janë të pranueshme.

    • Veçanërisht djemtë duhet të dijnë se të gjitha llojet e ndjenjave janë të pranueshme dhe pozitive. Të gjithë fëmijët kanë nevojë për ndihmë në mënyrë që të mësojnë të shfaqin zemërimin pa i lënduar të tjerët fizikisht apo psikikisht.

    • Bëhuni të mëshirshëm ndaj ndjenjave të fëmijës suaj edhe atëherë kur ato dallojnë nga ndjenjat tuaja. Ua bëni me dije fëmijëve që nga mosha më e re se i respektoni ndjenjat e tyre.

    • Bisedoni me fëmijët tuaj për faktin se sjelljet e tyre ndikojnë tek njerëzit e tjerë. “Mendoj se Era u hidhërua kur ti nuk ia lëshove radhën për lojë.”

    • Nxiteni fëmijën tuaj që të kujtojë si është ndier në një gjendje të njëjtë apo si do ta kishte ndier vetën në rrethana të njëjta.

    • Përdorni lajmet, filmat, emisionet televizive, librat dhe ngjarjet e jetës së përditshme si platformë për të biseduar dhe për çështje të moralit.

    • Nxitni fëmijët tuaj që të shfaqin mendimet e tyre, të paramendojnë se çfarë do të bënin në situata të ndryshme dhe të provojnë ta vënë vetveten në pozitën e viktimave të padrejtësisë.

    Përshtatur nga Dr. Susan Linn, www.familyeducation.com
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •