-
Paul Tedeschini: Gazeta neokomuniste antiislame "ZemraShqiptare"
Gazeta neokomuniste anti-islame “ZemraShqiptare”
Te ju tham sinqerisht qyshe se kam kuptue se gazeta e ashtuquejtun “ZemraShqiptare” asht nji gazete e komunistit te pandreqshem Kadarč, un personalisht as nuk e lexoj fare. Dikur kam pase shkrue lirisht mendimet e mija ne ate gazete dhe te gjitha shkrimet e mija u publikojshin aty se bashku edhe me shkrimet e tjera te mbeshtetsve te komunistit Kadarč.
Pra kjo gazete ishte e lire, demokratike ku publikoheshin mendimet ndryshe. Tashti jo vetem qe nuk me publikohen ma shkrimet e mija dhe publikohen vetem shkrimet proKadarč, por gjaja ma skandaloze asht se ne arkivin e kesaje te ashtuquejtunes “gazete e lire”, jane hjeke te gjitha shkrimet e mija te publikueme ma pare. Ky veprim i ngjashem me sistemin komunist si dhe fakti se aty ka shkrime vetem hymnizuese ndaj Kadares, tregon se kjo nuk asht ma gazete e lire, por gazete e uzurpueme nga komunistat. Si gjithmone dhe kudo.
Po a e meriton kjo gazete emnin “ZemraShqiptare”?
Natyrisht qe jo. Kjo gazete po kethehet ne nji gazete AntiShqiptare, ku publikisht nderzehet perēamja fetare e shqiptarve te ndershem, tue cenue djallzisht ndjenjat e fetarve te shqiptarve musliman. Ky qendrim nuk ka asgja te perbashket me traditat shqiptare. Un katoliku shkodrane Paul Tedeschini, kam po aqe miq te ngushte dhe te mire musliman, sa kam edhe te tille katolik apo ortodoks, e jo vetem ne Shkoder, por edhe kudo ne Shqipni ku kam punue, ne jug a veri.
Nji lexues i gazetes sime online, me dergoi sot me 05.10.2009 kete link te nji shkrimi te publikuem ne gazeten e siperpermendun me titull “Ilir Dardani: Kukuvajkat” ( 04-10-2009, [url]http://www.zemrashqiptare.net/ article/Debat/ 10753 ). Ndokush mund te thote se mbasi aty te kritikojne ty, atehere ti po reagon. Jo, un nuk reagoj per kete gja, sepse kundra meje ka pase reagime edhe ma te ashpra ne gazetat e tjera, bile edhe me ofendime vagabondash, te cilave as iu jam pergjigje. Por ajo qe me preokupon mue jane se djallzite e komunistve arrijne deri ne ate pike sa qe done me fute perēamje ne mes besimtarve te besimeve te ndryshem shqiptar, per te ba aleat njenen pale kundra tjetres. E pse kjo gja? Sepse kan nevoje per aleat, per tu ba demek te besueshem ndaj demokracise europrendimore.
Keto soj dallkaukesh as qe e kuptojne fare demokracine europiane kundra se ciles deri dje kan vjelle vnere. Ne Europe ka ma se njizet miljon muslman te ardhun, ku jetojne rregullisht dhe ushtrojne lirisht besimin e tyne ne mijra xhamina te shperndame kudo ne Europe. Xhamija ma e madhe asht pikrisht ne qendren e katoliēizmit botnor, ne Rome. Ky fakt i lirise se ushtrimit te besimit islam ne Europe nuk asht siē shprehen gabimisht disa injoranta te ketij besimi se asht forca e Allahut, qe po ua imponon europianve ndertimin e xhamijave. Jo, nuk asht kjo force. Por asht forca e kultures tolerante europiane, qe e lejon kete fakt. Shumica e muslimanve ne Europe perfitojne nga fryma tolerante europiane dhe brezat e tyen te ardheshem do te dijne te nderthurin besimin islam me tolerancen europiane. E kunderta nuk ka per te ndodhe. Kete po e tregojne qendrimet e te rijve musliman, pamvarsisht se ka ende disa qe rekrutohen nga bandat terroriste islame, te cilat i bajne ma shume dam ketij besimi se sa favore. Asht detyre e jona te mbeshtesim krahun perparimtar te besimtarve islam, te cilet nuk jane te pakte.
Un personalisht e respektoj besimin islam njisoj si te gjitha besimet e tjera. Nuk pranoj natyrisht aplimin e ligjit te Sheriatit teokratik arab ne vendet tona europiane, i cili ne fakt shkele parimet tona laike.
Tashti le te kethehemi tek kjo gazete antishqiptare me emen fals “ZemraShqiptare”.
Po a ka ma patriot shqiptar e bir shqiptari se At Gjergj Fishta, per te cilin Kadarč ka vjell vnere kur ishte sherbetor qorr i padronit te vet diktatorit Enver Hoxha !!!!!
A ka ma veper patriotike shqiptare se “Lahuta e Malcise” ku i kndohet pa dallim besimi, musliman a katolik, te gjithe luftetrave shqiptar per liri!!!!!
A ka musliman kosovar, qe nuk e ka per zemer dhe nuk i din permendsh rreshtat e kesaje Epopeje te luftes se popullit shqiptar per liri, ku ēdo shqiptar e sheh te permendun vedin aty ne ato rreshta te kesaje kryevepre !!!!!
Kjo veper e ban te pavdekshem Fishten ne zemrat shqiptare, ne dallim me shkrimtart qe deri dje hymnizojshin diktaturen dhe sot me paftyrsi kamaleoni hymnizojne ate qe kan luftue dje. Keto shkrimtar jane te denuem me harresen shekullore, krejt njashtu siē zhduket vesa mbas lindjes se diellit.
Siē e kam tregue ne shkrimin tim “Michele Altamura: Kadarč flet per demokracine kur ka ne te kaluemen e vet eshtna dhe fantazma!” ( http://kosova. albemigrant. com/?p=12668 ), gazetari italian Michele Altamura nder te tjera ka shkrue ne artikullin e vet per Kadaren:
“ ….. Ne realitet, tue lexue shkrimet e tij dalin ne pah urrejtja qe ndjente per ebrejt dhe muslimant, te cilen e mshefte me ideologjine e tij demek komuniste ….”.
Deri nji italianit i ka ra ne sy kjo urrejtje e Kadares ndaj muslimanve. Gjithe jeten e vet Kadare asht rrite dhe formue me urrejtje te ndryshme, se cilave u ka sherbye me aftesite e tija te rrezikshme. Logjikisht kete fryme do te kishte edhe gazeta “ZemraShqiptare” e kontrollueme prej tij.
Ne shkrimin “Ilir Dardani: Kukuvajkat” nder te tjera thuhet:
“Islami! E?! Islami pra! Islami eshte kryearmiku i koloseve tane, sepse nuk perfaqesojne vjetersi te kalbur islamike, por jane qyteterimi modern, jane liria, humanizmi dhe dija e botes perendimore.”;
- “Meqe jemi ne muajin e Ramazanit…, me falni, meqe jemi ne muajt e madherishem (vetem muajt e injorances dhe antishqiptarizmit quhen te madherishem) AntiKadare do te perqendrohem tek disa mungesa varresh.” ;
Pa dashte te analizohet ky shkrim nga pikpamja e gabimeve te randa morfologjike apo sintaktike te nji te pa-shkolli, mund te thuhet se anonimi Ilir Dardani me fanatizmin e tij ekstrem, qe rrjedh nga injoranca, ban nji shkrim me ofendime dhe te pershkuem nga urrejtja e “mendimit ndryshe”, njisoj si ne sistemin diktatorial komunist. Injoranca e tij shprehet ne interpretimin edhe te besimit islam si “kryearmiku i kolosve tane”. Tjeter gja asht besimi islam si besim fetar ne Zotin dhe tjeter gja asht Sheriati dhe mentaliteti injorant i botes intolerante. Besimi islam i profetit te muslimanve, njeh rrajte kryesore te ebraizmit dhe te kristjanizmit, tue i zhvillue ne vijim ne menyren e vet.
Publikimi i shkrimeve te tilla ban qe gazeta neokomuniste “ZemraShqiptare” te quhet “ZemraAntishqiptare”.
Paul Tedeschini, Itali, 05.10.2009
Publikue me 05.10.2009
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rugova : 05-10-2009 mė 14:47
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt