Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1

    Pallatet “rrezik vdekje”

    Pallatet “rrezik vdekje”

    07/03/2012 15:40


    Dy zjarre që shpërthyen mbrëmjen e së dielës në kryeqytet rizgjojnë edhe një herë tjetër shqetësimin e banorëve të pallateve të ndërtuara në vitet e fundit, për mungesen e shkallëve të emergjences apo edhe të masave të tjera mbrojtëse.

    Në pallatin ku ra zjarri ditën e diel dhe që vuri në panik banorët e zonës së Zogut të Zi, ngrenë shqetësimin alarmant që pavaresisht një kostoje të lartë për blerjen e apartamentit, nuk ka masa të mjaftueshme për rastet e rënies së zjarrit.

    "Duhet te kete shkalle emergjence, sidomos ne keto pallatet e reja, pasi derdhen shume para per te blere apartamente. Kjo mundesi duhet na jepte nje siguri per te evituar nje emergjence, nje fatkeqesi, nje zjarr. Vete ndertuesit duhet te mendojne per shkallet e emergjences", thone banoret.

    Në të gjitha rastet e zjarreve, në pallatet e larta jo vetëm në Tiranë, ka qenë vetëm ndërhyrja e forcave RENEA dhe skuadrat e shpëtimit të zjarrfikësave që kanë bërë të mos shkaktohen viktima, pasi banorët kanë qenë tërësisht në mëshirën e fatit.

    Interesimit te Top Channel në bashki, në repartin e zjarrfikësave dhe Shoqatën e Ndertuesve ata i janë përgjigjur se nuk ka një ligj që detyron ndërtuesit shqiptarë që të pajisin pallatet me shkallë emergjence, nga ku banoret të mund të zbresin në rastet kur ndërtesa përfshihet nga zjarri dhe shkalla e brendshme është e bllokuar.

    Ekspertët: Siguria, kriter për lejet

    Të gjitha ndërtimet publike dhe shtetërore në vendin tonë, nuk i plotësojnë kriteret e ndërtimit për raste evakuuimi apo emergjencash.

    Përjashtim bëjnë vetëm objektet e ndërtuara nga institucionet ndërkombëtare. Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Andrea Maliqari, sqaron se kompanitë e ndërtimit, deri me tani nuk jane te detyruara të zbatojnë një sere kriteresh për të izoluar zjarret apo për një evakuuim të sigurtë.

    "Sa më parë duhet të parashikojmë jo vetëm në normat e projektimit, por edhe në përcaktimin e lejeve të ndërtimit të këtij elementi shumë të rëndësishëm. Nëse i referohemi këtij sistemi sigurie, nuk bëhet fjalë thjesht, vetëm për shkallët e emergjencës, por është një sistem i tërë që ka të bëjë me krijimin e mbrojtjes së këtyre elementëve të veçantë të ndërtesës, për izolimin e zjarrit dhe evakuimin e shpejtë të njerëzve që ndodhen në këtë situatë emergjence. Parametrat ekzistojnë në normat e projektimit, megjithatë unë mendoj që këto rregulla duhet të jenë pjesë e lejeve të ndërtimit që jepen nga bashkia ose institucionet që japin lejet e ndërtimit", tha Maliqari.

    Zbatimi i këtyre kritereve të detyrueshme për vendet e Bashkimit Europian do të sillte nje rritje të kostos së ndertimit.

    "Për mua është e domosdoshme që nëse do të vendosen kritere dhe rregulla të tilla të mbrojtjes kundër zjarrit, ose të sistemit të mbrojtjes kundër zjarrit dhe të evakuimit është e domosdoshme që ky rregull të jetë edhe për ndërtesat,por edhe për të ndertesat ekzistuese, sepse ky është një fenomen që ndodh jo vetëm në ndërtimet e reja, por mund të ndodhë edhe në ndërtimet e vjetra, pra duhet të merren masat minimale, për t'i paraprirë këtij rreziku që mund të vijë nga zjarret, sidomos zgjidhjet urbanistike të ndërtesave që janë shumë afër njëra-tjetrës, krijojnë gjithnjë fenomene", tha Maliqari.

    Ky kriter duhet të zbatohet jo vetëm për objektet e reja që do të ndërtohen por edhe për ato që janë ndërtuar me parë. Vendosja e shkallëve të emergjencës, materialet e perdorura per dyert antizjarr, apo edhe materialet me te cilat ndertohen pallatet duhet te parashikojne edhe momentet kur ka zjarr, apo kur ka emergjenca publike

    top-channel

  2. #2
    Di fjale siç thote i nderuar Brari!

    Top-channel pasi iku Rama po kujtohet per keto probleme, te cilat ne ne kete forum kemi vite qe i themi.

    Mirepo tash eshte koha per politike dhe nder te te tjere duhet ngritur edhe ky problem, sepse tashme eshte nje tjeter kryetar bashkie.

    Megjithate po ja falim kesaj here Top-channel dhe po i japim te drejte. Me mire vone se kurre!

    Po a mjafton qe ky problem te pasqyrohet vetem nga tv? Jo!

    Ky do te duhej te kishte qene nje problem i sa e sa viteve me pare dhe do te duhej te ishte ngirut nga ata qe punojne ne fakultete, nga ata qe punojne ne Ministri, nga ata qe na mbrojne nga zjarri, nga forcat e rendit, nga bizneset e sigurimit, nga bizneset e ndertimit etj.

    Mirepo askush nuk beri ciu-miu siç thote Brari, vetem ne te largetit e ngritem zerin ne kete forum.

    Nuk e ngritem nga fakti se ishte Rama, por nga fakti se masat kunder zjarrit jane nje nder sa e sa probleme te mprehta te shoqerise shqiptare.

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=138461

    Gjithe biznesmenet e ndertimit jane ne kupole te PS, ne menyre te drejperdrejte ose te terthorte! Cili prej tyre e ngriti kete problem? Askush!

    Ne Shqiperi jane bere shume çeshtje urgjente dhe si gjithmone atje nuk dihet nga duhet nisur me pare!

    Ne boten e qyteteruar mbrojtja kunder zjarrit eshte norme e detyrueshme dhe nuk eshte nje zgjedhje e atij qe nderton, atij qe projekton apo atij qe banon!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 07-03-2012 më 17:04

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Nuk i di ligjet ne shqiperi qe te besh projekte per pallate.Por di qe kur duash te ndertosh nje pallat me shume kate sic eshte e zakonshme te shikosh keto kohet e fundit ne Shqiperi.Duhet te shikojne ne eshte vend rrezik per arsyje termetesh dhe duhet te kene shkalle nga jashte sic jane shume jashte shtetit.Shkalla e emergjences.Keto jane dy kushtet qe asnjeri nuk i jep shume rendesi ne Shqiperi.Mbrojta kunder zjarrit eshte e atij qe e projekton pallatin.
    Me ben edhe nje dicka cudi qe nuk besoj te jet ne ndonje shtet tjeter.Psh tek pallati im ne Shqiperi direkt nga ballkoni im ka nje bezinato.Po arrine ne katin e trete.Nuk besoj se eshte e ligjshme kjo te vi tjetri te ndertoji perpara te me zeri ballkonin.Sa e rrezikshme eshte kjo ?Ku e di une cfare masash merr ai qe ka bere nje bezinato perpara pallateve te lagjes?
    Ndryshuar për herë të fundit nga YaSmiN : 08-03-2012 më 04:57

  4. #4
    Isis Maska e Mon.Alisa
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Vendndodhja
    Kingdom of the Night
    Postime
    640
    Pallatet ne Kosove dhe Shqiper jane bere si kepurdhat.....

    Kane konstruksion shume te dobet dhe nuk jane te ndertuar ne baze te rregullave arkitektonike dhe konstruktive...

    I ruajt Zoti banoret qe jetojne ne to.
    "Effort creates intelligence."

  5. #5
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Pallatet kane te gjitha ballkone.Perderisa ballkonet sigurojne nje fare distancimi nga zjarret,nuk ka nevoje per shkalle te varura metalike emergjence.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 10-03-2012 më 23:27
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •