Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    Xhezair Shaqiri-Hoxha: Është koha për bashkimin e shqiptarëve....!!!

    EKSKLUZIVE - Xhezair Shaqiri-Hoxha: Është koha për bashkimin e shqiptarëve

    Xhezair Shaqiri i njohur gjatë konfliktit të vitit 2001 si komandant Hoxha në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) në një intervistë ekskluzive për “Lajm” ka folur për situatën e tanishme në Maqedoni. Pas gati rreth tre viteve që ka shpallur Tanushën zonë të lirë, ku s’guxon të shkelë policia dhe ushtria maqedonase, ai ka dërguar mesazhe të fuqishme politikanëve të Maqedonisë. Porositë “mos luani me shqiptarët”, “është koha për bashkim”, “siguria është në pikëpyetje”, duhet t’i kuptojnë politikanët maqedonas, por edhe at shqiptarë.



    LAJM: Akademikët maqedonas sërish i nënçmuan shqiptarët duke nxjerrë një enciklopedi ku shqiptarët i quajnë njerëz mali. Cili është opinioni juaj?

    Shaqiri: Enciklopedia e sllavo-maqedonasve po shihet se është përgatitur shumë vite më parë dhe ka pasur një qëllim të caktuar. Aty kanë marrë pjesë shumë akademikë sllavo-maqedonas të cilët me vëmendje kanë bërë një sulm racist kundër shqiptarëve. Për këtë enciklopedi u fol para tre-katër viteve nga mediat, por më e keqja është se as BDI dhe as PDSH, të cilët në poste të ndryshme kanë dërguar partizanë të partisë, nuk kanë ditur të se çfarë po ndodhë. Përgjegjësia më e madhe bie, jo ndaj kundërshtarëve maqedonas, por ndaj ministrave dhe partive politike shqiptare. PDSH dhe BDI janë munduar që të jenë servil të Gruevskit dhe nuk kanë menduar asgjë tjetër vetëm të futen në pushtet me qëllim që të ndajnë tendera dhe biznese të ndryshme. Asnjëra nga kjo parti nuk ka dalë me një projekt kombëtar.



    LAJM: Cili është qëllimi kryesor i kësaj politike maqedonase?

    Shaqiri: Janë dy qëllime. E para, ata dëshirojnë të ndahen dhe për këtë po përgatiten vazhdimisht dhe e dyta të tregohen komb i lashtë, por të tërbuar pa argumente dhe fakte duke vjedhur gjithçka nga të tjerët.



    LAJM: Si i vlerësoni reagimet nga Shqipëria dhe Kosova?

    Shaqiri: Problemi këtu është më i madh se sa duket. Shqipëria ekziston si shtet i pavarur gati 100 vjet dhe në Kushtetutën e saj e ka për detyrë t’i mbrojë edhe interesat e shqiptarëve autokton që kanë mbetur jashtë kufijve. Shqipëria nuk po bën pothuajse asgjë në lidhje me shqiptarët e Maqedonisë. Ajo e ka pranuar Maqedoninë pa asnjë kusht, e ka ndihmuar shpeshherë, por Maqedonia i vendos viza qytetarëve të saj dhe ende ka veprime raciste ndaj shqiptarëve. Politika e shqiptarëve të Maqedonisë është duke u udhëhequr nga disa politikanë që janë lojal ndaj politikës sllavo-maqedonase. Tirana zyrtare dhe Prishtina zyrtare duhet të kenë kujdes kur i pranojnë në takime Ahmetin dhe Thaçin. Ata duhet të kushtëzohen pasi e kanë shitur çështjen kombëtare.



    LAJM: Në enciklopedi thuhet se UÇK-në e kanë trajnuar ushtarë amerikan dhe britanikë. Ju si komandant i UÇK-së, sa mund të thoni se ka të vërtetë diçka këtu?

    Shaqiri: Në asnjë moment nuk kemi pasur asnjë kontakt me asnjë amerikan, anglez ose të huaj, për të na dhënë armatim ose me të na trajnojë. Me përgjegjësinë më të madhe them se edhe sot e kësaj dite asnjë dëshmi nuk mund të haset në këtë drejtim, pasi e keni parasysh nuk mund të bëhet një punë pa lënë gjurmë. I vetmi kontakt me forcat e NATO-s ka qenë në Haraçinë, kur erdhi Piter Fejti dhe na tha se nuk iu lejojmë më të vazhdoni luftën pasi është pranuar Marrëveshja dhe do të bisedohet. Atëherë me autobusët e amerikanëve nga Harçina kemi shkuar në Nikushtak. Sa për dëshmi, po ju tregoj dokumentacione ku rreth 480 ushtarë të UÇK-së kanë qenë të arrestuar dhe mbajtur në burgun amerikan në BondSteal. Kemi deponuar 20 mijë marka gjermane të asaj kohe, i kemi dërguar deri në gjyqin e Gjilanit si garanci që të lirohen këta njerëz edhe pse ishte dhënë amnistia për këtë ushtarë. Fatmirësia më e madhe shqiptare është ajo që reagoi ambasada angleze dhe e SHBA-së në lidhje me këtë enciklopedi se përndryshe as se kishim pas guximin Ali Ahmeti apo Manduh Thaçi t’i kundërshtojnë sllavo-maqedonasit, pasi ata janë nën urdhrat e Gruevskit.



    LAJM: Çka mendoni për Marrëveshjen e Ohrit ?

    Shaqiri: Sa ishte Imer Aliu në qeveri del e thotë se Marrëveshja e Ohrit është para përfundimit, ndërsa kur e largon Gruevksi në mënyrë të turpshme nga qeveria, atëherë ai i kundërshton fjalët e tij dhe thotë se ende ka punë për realizimin e saj. E njëjta ndodhë tani me BDI-në. Mos të luajnë partitë politike me këtë Marrëveshje dhe me të drejtat e shqiptarëve, pasi në të kundërtën mund të ndodhin situata të papritura.



    LAJM: A nënkupton kjo se mund të prishet siguria e Maqedonisë?

    Shaqiri: Gjendja e sigurisë çdo herë ka qenë në pikëpyetje në Maqedoni. Maqedonasit në kokën e tyre nuk mund t’i përballojnë suksese e të tjerëve. Ata kanë problem me Greqinë, me Bullgarinë, me Serbinë. Maqedonasit kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë më të egër se sa serbët, me neve shqiptarëve. Kjo nuk guxon të lejohet. Ne jetojmë në trojet tona autoktone. Maqedonia me gjithë problem që i ka vazhdon të luaj me shqiptarët. Shpejt i harrojmë sulmet dhe dëmet që na i kanë bërë sllavo-maqedonasit. Shqipëria dhe Kosova nuk duhet ta përkrahim Maqedoninë në problemet që i ka ajo me emrin apo diçka tjetër. Po ju them edhe këtë se kemi informatë se shumë shpejt pritet të sulmohet një fshat në Tetovë ose sërish të sulmohet Tanusha nga policia maqedonase.



    LAJM: Si do veproni ju nëse vazhdon kjo politikë diskriminuese ndaj shqiptarëve të Maqedonisë?

    Shaqiri: Unë jam vetëm një figurë e vogël e çështjes kombëtare. Janë qeveria e Shqipërisë, ajo e Kosovës dhe partitë politike shqiptare që janë në pushtet në Maqedoni, dhe të opozitës, të cilët kanë mashtruar popullatën. Ata e kanë tani përgjegjësinë. Por unë do të kisha thënë se është momenti që shqiptarët, politikanët, intelektualët, ta identifikojnë problemin dhe mjaft më t’i ndihmojnë maqedonasit në problemet e tyre. Ne nuk duhet të frikohemi se ata flasim ose jo gjuhën shqipe pa lejen e maqedonasve, a ta përdorim ose jo flamurin tonë kombëtar etj. Është koha që shqiptarët të bëjnë një bashkim. Shqiptarët të formojnë një union, një trup komandues që çdoherë të jemi një forcë dhe mos të jemi vegël e maqedonasve. Përndryshe, nëse bëhet kjo dhe maqedonasit vazhdojnë të na përbuzin, atëherë ne nuk duhet të mendojmë, por duhet të veprojmë, të bëjmë një autonomi të gjerë për shqiptarët e Maqedonisë në çdo aspekt. Ne duhet të kujdesemi për gajlet tona dhe jo për ato të maqedonasve.


    Intervistoi: BEKRI AJDINI

    http://lajmpress.com/lajme/maqedoni/1402.html
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2009
    Postime
    1
    I intervistuari ka prekur qështjet thelbësore të problemit shqipëtar në Ballkan.
    Iluzionet se kjo qështje është rregulluar me ndonjë pseudomarrveshje si ajo e Ohrit, apo me ndonjë "pavarësi", si ajo e kosovës, janë të rrezikshme dhe gënjeshtër që i bëhet vetvetes.
    Kudo në botë, në mardhëniet ndërkombëtare dhe në mardhëniet ndërshtetërore, politika dhe diplomacia do ishte e pasuksesëshme nëse nuk përmban komponentën imponuese; nëse nuk i imponohet, në një mënyrë ose në një tjetër kundërshtarit.
    Kjo vlen sidomos për ballkanin, ku gjithnjë janë gërshetuar interesa të ndryshme.
    Faktori shqipëtar nuk do jetë faktor, përderisa është zhveshur(është vetzhveshur) nga komponenta ushtarake; nuk do ket sendërtim të politikës pa pasur mbrapa forcën ushtarake. Mjerisht, politikat e këtyre gjysmështeteve tona janë në lajthitje; janë të dehura nga knaqësia e të qenit në pushtet.
    Gjëja më e madhe që kjo plitik mundë ta bëjë, është të vajtoi pran qendrave ndërkombëtare. Sa do dëgjohet ky vaj ???

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781
    Lexoni me kujdes ! Dhe do te zbertheni se pjatangrenesit kane nje qellim ! Si te adaptojne gjendjet per te mbetur shqiptaret ne Karikatinen Maqedoni !

    Nese eshte e shpallur nga Xhezoja zone e lire Tanusha, perse nuk e kemi degjuar kushtrimin qe t'i dalim zot !

    Shqiptareve u duhet te bashkohen per Pavaresi, pa menduar se i do te veproje Shqiperia dhe Kosova. Sepse, shqiptaret jane ne roberi nga makosllavet dhe nga shqiptarellat qe e kane koken tek b...t e Grujeskit dhe , krenohen per kete gjendje!

    Enciklopedia eshte nje shenje shume e vogel me rikolonizimin e ambalazhuar qe dita dites privatizon gjithe pasurine per te fuqizua makosllavet dhe sherbetoret e çiftave XhezoMendoAli
    nga Tanusha e deri ne Çamëri!
    Ndryshuar për herë të fundit nga gjakushi : 27-09-2009 më 06:38
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2008
    Postime
    208
    EKSKLUZIVE - Xhezair Shaqiri-Hoxha: Është koha për bashkimin e shqiptarëve
    Pse kur ska qene koha per bashkimin e shqiptareve??????
    Dhe sa gjera tjera duhet te ndodhin per t'u vetedijsu shqiptaret e Maqedonise..bile dhe te tjeret.
    Gjithmone te papregaditur,te ndare, ku cdonjeri fajson partine e kundert duke mos bere dallimin e ceshtjeve kobetare me interesat partiake...............
    Sa here kemi degjuar qe te formohet akademia shqiptare ne Maqedoni por lereni akademine formonii nje grup pune me strategji te mirfillte per keto situata qe tek ne sikur jane shume te shpeshta............
    Vertet nuk degjuam dicka me ndryshe se herave tjera, vertet nuk u be nje takim urgjent nga "funksionaret" tane dhe me sa duket kujt si t'i teket thot dicka.......vetem nje mllef i momentit.........
    Patem reagime por a kemi rezultat........
    Nuk eshte pune protestash mendoj se eshte nje rast per mosdegjushmeri qytetare................edhe ashtu ne nje enciklopedi shtetrore ne per ta jemi vetem "njerez mali"qe vetkuptohet .......EGERSIRA..........

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Postime
    98
    Citim Postuar më parë nga antina Lexo Postimin
    EKSKLUZIVE - Xhezair Shaqiri-Hoxha: Është koha për bashkimin e shqiptarëve
    Pse kur ska qene koha per bashkimin e shqiptareve??????
    Dhe sa gjera tjera duhet te ndodhin per t'u vetedijsu shqiptaret e Maqedonise..bile dhe te tjeret.
    Gjithmone te papregaditur,te ndare, ku cdonjeri fajson partine e kundert duke mos bere dallimin e ceshtjeve kobetare me interesat partiake...............
    Sa here kemi degjuar qe te formohet akademia shqiptare ne Maqedoni por lereni akademine formonii nje grup pune me strategji te mirfillte per keto situata qe tek ne sikur jane shume te shpeshta............
    Vertet nuk degjuam dicka me ndryshe se herave tjera, vertet nuk u be nje takim urgjent nga "funksionaret" tane dhe me sa duket kujt si t'i teket thot dicka.......vetem nje mllef i momentit.........
    Patem reagime por a kemi rezultat........
    Nuk eshte pune protestash mendoj se eshte nje rast per mosdegjushmeri qytetare................edhe ashtu ne nje enciklopedi shtetrore ne per ta jemi vetem "njerez mali"qe vetkuptohet .......EGERSIRA..........

    Shume e drejt, mendoj une... por neve gjithnje na ka interesuar interesi personal ndaj atij kombetare, dhe ata qe kane dhene dhe japin gjithmon jane nenvleresuar dhe shkelur. Mundi i tyre eshte harruar e perdhosur...

    Nuk kane kohe qeveritaret tane te mirren me qeshtje kombetare se jane te nxene me vilat e e tyre... e sa per gjakut e deshmoreve, mjafton nje lapidare dhe u krye obligimi ndaj tyre. E kur kemi fushate, atehere marrim nje leter te shkruar me gabime nga ndonje keshilltare dhe duke belbezuar e lexon dhe te mbushet mendja se kane qe ne krah per krahu ne luft, dhe , ne fakt kane qene, ky politikani ne plazhe e hotele, e deshmori ne vater te luftes, pa buke, e monicion..

    Me fal se mbase pak u preka, por, vertete irritohem nga kjo qe ndodh ne rrafshin kombetare...
    Miku me i mire i cili n'shoqrin e tij vazhdimisht ngritesh n'piadestal te jetes eshte Kurani Fisnik

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2008
    Postime
    208
    Ndoshta kam nje pyetje paksa te ekzagjeruar per ju forumista(edhepse kete pyetje e kisha bere direkt per perfaqsuesit tane ne pushtet):
    - Serbia e humbi Kosoven por mos ndoshta e kompezoi me Maqedonine??
    Kjo eshte nje strategji.........ndoshta jam gabim por sipas vet situates ..............nuk di???!!!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Postime
    98
    Citim Postuar më parë nga antina Lexo Postimin
    Ndoshta kam nje pyetje paksa te ekzagjeruar per ju forumista(edhepse kete pyetje e kisha bere direkt per perfaqsuesit tane ne pushtet):
    - Serbia e humbi Kosoven por mos ndoshta e kompezoi me Maqedonine??
    Kjo eshte nje strategji.........ndoshta jam gabim por sipas vet situates ..............nuk di???!!!

    Une per vete flas, si e shoh aktualitetin ne trojet tona, kreret tane politik aspak nuk jane unik dhe tjetra qe me kall daten eshte se mitrovica vetem se eshte ndare dhe monitorohet teresisht nga qarqet serbosllave, ndersa, sa i perket Maqedonis, kemmi nderhyrje greko-serbe, dhe ketu nuk dyshoj aspak...


    Serbia ne Kpsove ka pas ngulitur mendimin se gjithe Kosovaret jane te ardhur nga Shqiperia dhe i quante "shqiptar", ndersa fakti ishte krejtesisht tjeter, se ata shqipetare ishin te perzere nga vendet qe tani njihen si toka serrbe... dhe familja e nenes sime e ka prejardhjen nga andej, e tokat e tyre jane djekur e shkrumuar, por, ne jemi popull qe harrojme shpejt historin...

    Neve vetem po te bojkotojme prodhimet serbe, do i fusnim ne krize, epo, flas per Kosoven, jane konsumatoret me serioz te profhimeve te tyre...

    nje thenie eshte edhe nese uji fle armiku nuk fle
    Miku me i mire i cili n'shoqrin e tij vazhdimisht ngritesh n'piadestal te jetes eshte Kurani Fisnik

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    Shaqiri: Tradhëtia e Ahmetit

    Shaqiri: Tradhëtia e Ahmetit


    04/10/2009


    Intervistë ekskluzive për agjencinë e lajmeve INA me Xhezair Shaqirin, i njohur si komandant “Hoxha”

    Si ish epror i UÇK-së, sot ndodheni në ilegalitet, pikërisht ndodheni nga aty ku u fillua në vitin 2001 pra në Tanushë të Karadakut të Shkupit. Nga ky prizëm si e shihni gjendjen e sigurisë në Maqedoni?


    Hoxha: Jemi dëshmitarë të një gjendje tepër të rënduar në Maqedoni si pasojë e mospasjes seriozitet nga ana e qeverisë Gruevski-Ahmeti, ndaj problemeve që kërkojnë zgjidhje dhe që janë të garantuara me Marrëveshjen e Ohrit. Gruevski në kontinuitet po vazhdon me shkeljen e të drejtave të shqiptarëve këtu dhe në veçanti me ish pjesëtarët e UÇK-së. Edhe më tej mbi 100 000 shqiptarë nuk kanë nënshtetësi të Maqedonisë me të vetmen arsye se nuk a njohin gjuhën zyrtare maqedonishten.

    Shumë pjesëtarë të UÇK-së vazhdojnë të mbahen nëpër burgjet famëkëqija të Maqedonisë,disa të tjerë janë në arrati dhe si pasojë e kësaj janë të detyruar të vetëmbrohen edhe në forma të armatosura.

    Edhe më tej DBK-ja apo ZKZ-ja e shtetit vazhdon me avazin serb duke kryer vepra për ti montuar shqiptarët. Policia sllavo-maqedonase sulmon dhe provokon fshatra shqiptare me pretekst të kërkimit të gjoja njerëzve që prishin rendin dhe qetësinë. Pra një gjendje e këtillë vazhdon të përsëritet në fshatrat e qyteteve të Kumanovës dhe Shkupit.


    A mendoni se janë të njoftuar ndërkombëtarët për këto që thoni?


    Hoxha: Po po si jo megjithatë asgjë konkrete ndërkombëtarët po monitorojnë por nuk ndërhyjnë sepse partia shqiptare në pushtet BDI hesht para të gjitha këtyre padrejtësive që i bën Gruevski në dëm të popullit tonë të lashtë.I gjithë opinioni publikë kombëtarë dhe ndërkombëtarë është dëshmitarë se si qeveria Gruevski-Ahmeti financoi ASHAM në projektin e Enciklopedisë ku ishim të fyer i gjithë populli ynë shqiptar e ne veçanti shqiptarët e Maqedonisë.

    Kjo lenë të kuptohet se ASHAM është zëdhënëse e qeverisë e cila përmes enciklopedisë tregon se kah është e orientuar,pra anti NATO, pro Beogradit dhe Moskës. Mendoj se as tërheqja e saj nuk e zbut gjendjen sepse dëmi u shkaktua dhe kjo është e patolerueshme.

    Po nëse do të donit të komentoni pozicionin e BDI-së në qeverinë e Maqedonisë?


    Hoxha:Shkurt dhe shqip,BDI është fasadë në qeverinë Gruevski. S’do mend se Ali Ahmeti shkon drejt tradhtisë kombëtare. Andaj unë kërkojë nga OJQ-të dhe nga intelektualët shqiptarë, që ta ngrenë zërin fuqishëm kundër poshtërimit tonë si popull. Është momenti i fundit që BDI-ja dhe Alija të distancohen nga politika antishqiptare e Gruevskit duke krijuar krizë politike me lëshimin e qeverisë sepse kështu ke premtuar në fushatë apo jo "ne e mbajmë fjalën".


    Po si më tutje sipas jush?

    Hoxha: Nëse do ta bënte këtë Aliu me automatizëm duhet ti mbledh liderët partive politike si të PDSH,DR, intelektualët dhe OJQ për të hartuar një platformë të re me kërkesat legjitime të popullit shqiptarë për të vendosur për të ardhmen se si më tutje.

    Në të kundërtën situata do të jetë edhe më e rënduar kuptohet në dëm të shqiptarëve dhe do të jemi të detyruar ne ish komandantët e UCK-së që të riorganizohemi për tu vetëmbrojtur nga poshtërimi dhe terrori sllavo maqedonas.(Suat Saqipi /INA)
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •