Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Pagat e profesorëve të UP-së 1000 euro

    Bota sot
    Kryeministri Hashim Thaçi vlerëson se pagat e mësimdhënësve duhet të jenë sipas nivelit evropian.

    Qeveria e Kosovës ka vendosur që profesorëve të Universitetit të Prishtinës t'ua rris pagat qind për qind, ndërkohë që ka bërë të ditur për përgatitjen e menjëhershme të vendimit për rritjen e pagave edhe të punëtorëve shëndetësorë.

    Sipas këtij propozim-vendimi, profesorët ordinarë në UP do të marrin paga prej 1 mijë eurosh, asistentët do të kenë paga prej 500 eurosh, ndërkaq titujt tjerë, do të kenë paga ndërmjet 500 dhe 1000 euro.

    Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se ky vendim është marrë duke bazuar në zotimet e Qeverisë së Kosovës dhe duke u bazuar në objektivat e strategjisë së arsimit të lartë 2005-2015.

    "Votimi ishte unanim për rritjen e pagave për të gjithë punëtorët e universitetit për 100 për qind, është një rritje kjo që arrin nivelet e vendeve tjera, është një rritje që mund të them se tani e tutje profesorët e universitetit do të kenë paga më të larta sesa vetë ministrat e Qeverisë e Republikës së Kosovës", ka thënë Thaçi, duke kërkuar më shaka nga ministrat që të mos bëhen xhelozë për pagat e profesorëve.

    Thaçi ka theksuar se vendimi i qeverisë për rritjen e pagave të profesorëve të UP-së, hyn në fuqi ditën e nënshkrimit dhe zbatohet nga 1 tetori 2009, ndërkohë që ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë Alush Gashi që të përgatis propozim-vendimin për rritjen e pagave të punëtorëve shëndetësorë.

    Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj ka thënë se propozim-vendimi nga ana e qeverisë, njëherë e përgjithmonë e rregullon pagën dinjitoze për profesorët e UP-së, si vlerë e veçantë.

    Ai ka thënë se edhe integrimi i Kosovës varet shumë nga ajo se sa do të reformohet Universiteti i Prishtinës.

    "Besoj se me këtë rritje çdo mësimdhënës në Universitetin e Prishtinës mund të shërbejë me një arsim cilësor", ka thënë Hoxhaj, duke falënderuar Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave dhe atë të Administratës Publike, për realizimin e kësaj skeme.

    Ministri Hoxhaj ka theksuar se nga viti 2008 ka pasur një rritje të theksuar të numrit të studentëve në UP.

    Në këtë mënyrë, ai ka thënë se në vitin 2008 ky numër është rritur nga 7 mijë në dhjetë mijë, ndërkaq këtë vit ka arritur në 14 mijë studentë, rritje kjo që është bërë kryesisht në ato drejtime që sigurojnë rritje ekonomike të Kosovës.

    Që nga janari i këtij viti, Universiteti i Prishtinës gëzon autonomi të plotë administraive dhe financiare, gjë që sipas ministrit Hoxhaj, e bënë UP-në jo vetëm agjenci shpenzuese, por i jep mundësinë që edhe në partneritet me sektorin privat të krijojë të hyra vetanake.

    Rritja e pagave të profesorëve të UP-së, ministri i Shëndetësisë Alush Gashi ka thënë se është lajm i mirë edhe për Qendrën Klinike Universitare, ngase kjo rritje përfshinë tërësisht sistemin terciar në Kosovë dhe dëshmohet denjësisht se shëndetësia është bërë interes nacional.

    Ndërkaq edhe ministrja e Drejtësisë ka shtruar nevojën e rritjes së pagave për kuadrin, i cili do të përfaqësojë komunat në institucionet gjyqësore për mbrojtjen e parasë publike.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    I lumte Qeverise se Republikes se Kosoves qe me kete vendim te saj ka treguar kujdes dhe vleresim te madh per punen qe bejne Profesoret dhe Asistentet ne Universitetin e Prishtines. Ata meritojne nje rritje te till.

    Na gezon lajmi qe edhe punetoreve te shendetesise po u pergatitet nje rritje e pagave, me ç`rast kjo nenkupton mirenjohje per punen humane qe bejne ata.

    E çmoj kete vendim nga ana e Qeverise se Republikes se Kosoves.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    urime qeverise se kosoves
    po ne shqiperi sajane rrogat a din kush gja
    JO SEKS PARA MARTESE

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Urime...!

    B]Kryeministri Hashim Thaçi vlerëson se pagat e mësimdhënësve duhet të jenë sipas nivelit evropian.[/B]
    Uroi ! lajm i mirë. Por, jam i bindur se kolegët e profesorve të UP-së nga shtetët tjera europiane sikur të ju kishte ardhur lajmi se duhet barazuar pagat me kolegët e vetë të UP-së, me siguri gjysma e tyre kishin me pasur infarkt. Nuk është e tera se me ngritjen e pagava përmirësohet cilësia e mësimit dhe edukimit. Përveç këtij faktori, ka edhe faktor tjerë që ndikonin në cilësinë e arësimimit dhe edukimit, një ndër to është edhe zgjidhja e përsonit (profesorit) cilësor dhe të dinjitetshëm. Sipas meje, mjeran është ai profesor që me ngritjën e pagës përmirsonë cilësin e vetë për nga mësimi dhe edukata. "Çdo gjë që pjellë macja e ngrënë minin!"

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Rriten pagat në UP, së shpejti edhe në shëndetësi
    “Kjo rritje qind për qind e pagave të personelit akademik nivelizohet edhe me vende të tjera të rajonit. Por, mos u bëni fort xhelozë që profesori do të ketë pagën më të lartë se ministrat”, tha Thaçi 3 Tetor, 2009
    Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për rritjen e pagave për profesorët e Universitetit të Prishtinës. Këtë vendim Qeveria e ka marrë pas konsultave të gjata, ku pagat e mësimdhënësve të arsimit të lartë do të ngritën qind për qind, ndërsa ka paralajmëruar rritjen e pagave edhe për punëtorët shëndetësorë. Sipas skemës së re, të miratuar nga Qeveria, profesorët ordinarë në UP do të marrin paga prej 1 mijë eurosh, asistentët do të kenë paga prej 500 eurosh, ndërkaq titujt e tjerë do të kenë paga ndërmjet 500 dhe 1000 euro. Paga bazë e kategorive të tjera të personelit akademik nga buxheti i Kosovës, si: profesor i asocuar, asistent, profesor i shkollës së lartë, ligjërues, lektor, asistent do të llogariten brenda kornizës 500 deri 1000 euro. Personelit joakademik do t’i rritet paga 30 për qind nga buxheti i Kosovës. Kreu i Qeverisë së Kosovës gjatë prezantimit të këtij propozim-vendimi tha se me këtë rritje pagat e profesorëve të UP-së nivelizohen me pagat e profesorëve të vendeve të rajonit. Ky vendim është marrë duke u bazuar në zotimet e Qeverisë së Kosovës dhe duke u bazuar në objektivat e Strategjisë së arsimit të lartë 2005-2015.“Kjo rritje qind për qind e pagave të personelit akademik nivelizohet edhe me vende të tjera të rajonit. Por, mos u bëni fort xhelozë që nga sot profesori do të ketë pagën më të lartë se ministrat”, tha Thaçi. Ai tha se arsimi i lartë do të ndërtohet dhe reformohet në parimin e gjithëpërfshirjes të cilësisë dhe diversitetit.“Prandaj, përmirësimi i bazës materiale të personelit akademik duhet të sigurojë një arsim të cilësisë së lartë dhe kërkim shkencor në funksion të zhvillimit të vendit tonë”, tha Thaçi.
    Pritet rritja
    e cilësisë në UP
    Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, ka thënë se propozim-vendimi nga ana e Qeverisë rregullon pagën dinjitoze për profesorët e UP-së, si dhe rritjen e cilësisë në arsim. “Sektori i arsimit të lartë është ndër sektorët më të rëndësishëm edhe në procesin e shtetndërtimit të Kosovës dhe zhvillimin e saj ekonomik. Qeveria përmes procesit të akreditimit për herë të parë ka filluar ta rregullojë tregun e dijes dhe ka filluar të vendosë standarde evropiane në fushën e arsimit të lartë, standarde të cilat sigurojnë një cilësi të lartë në institucionet tona të arsimit të lartë, edhe publik edhe privat”, tha Hoxhaj. Ai ka thënë se nga viti 2008 ka pasur një rritje të theksuar të numrit të studentëve në UP. Vitin e kaluar ky numër është rritur nga 7 mijë në dhjetëmijë, derisa këtë vit është ngritur në 14 mijë studentë në Universitetin Publik, kryesisht në drejtimet që sigurojnë rritje ekonomike të Kosovës, si shkencat teknike, matematikore, bujqësi, mjekësi etj. Qeveria ka marrë vendim të japë dritën jeshile për akreditimin dhe licencimin e kolegjit ‘Dardania’ pas procesit të vlerësimit të jashtëm. Po ashtu Qeveria ka marrë vendim që kolegjet të kenë edhe nga 200 studentë më shumë për këtë vit akademik, ndërsa institutet të kenë 100 studentë më shumë.
    Ministri Arsim Bajrami ngritjen e pagave të profesorëve të arsimit të lartë e quajti si një vendim shumë të qëlluar, pasi që me këtë, sipas tij, arrihen tri efekte:”E para po krijohet një pozitë solide materiale, e dyta po përmirësohet kualiteti, sepse kjo ngritje e pagave duhet të reflektohet edhe me kualitetin e mësimdhënies dhe e treta ngrit disiplinën në universitet. Kështu që nuk do të ketë nevojë profesori apo asistenti të kërkojë punën e dytë në ndonjë universitet privat apo institucion tjetër, sepse këto paga janë vërtet të mjaftueshme për një jetë solide”, tha Bajrami.
    I. KRASNIQI
    kosova sot
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Pas pagave, le të rritet edhe cilësia
    Rritja e pagave në Universitetin e Prishtinës, i vetmi Universitet Publik, ku formohen shumica e kuadrove të vendit, është një lajm inkurajues për stafin akademik, në këtë fillim viti. UP-ja po kalon ende një tranzicion të vështirë, me sfida të forta dhe stimulimi financiar, është një shtytje e fortë. Pagat e ulëta i kanë detyruar pjesën dërrmuese të ligjëruesve të angazhohen edhe në institucionet private të arsimit të lartë apo në punë të tjera, për të siguruar të ardhura për vete dhe familjen. Shkalla e ngritjes së të ardhurave pas vendimit të Qeverisë, i bën profesorët universitarë “më të vlefshëm” financiarisht sesa vetë ministrat. Ky nuk është vetëm një krahasim i rastit, por kjo është vlera që realisht duhet t’i jepet tempullit të dijes. Pa një Universitet të fortë, nuk mund të kemi profesionistë të dobishëm për zhvillimin e shtetit. Studimet që janë bërë më herët për nivelin e të diplomuarve që dalin nga auditorët e Universitetit të Prishtinës kanë nxjerrë në pah të dhëna dëshpëruese. Tregu konkurrues i punës sot kërkon persona të kualifikuar për drejtimet përkatëse, me njohuri të gjuhëve të huaja, të kompjuterit. Këto cilësi, një pjesë e madhe e atyre që dalin nga UP-ja, fatkeqësisht nuk i plotësojnë.
    Stafet akademike në fakultete tani kanë edhe një motiv më të lartë për të siguruar rritjen e cilësisë universitare. UP-ja duhet ta vazhdojë hapjen ndaj botës moderne akademike, ndaj bashkëpunimit me jashtë, ndaj profesionistëve më të mirë të këtij vendi. Paralelisht, investimet në infrastrukturë dhe në hulumtimet shkencore duhet të intensifikohen. Rritja e rrogave u bë dhe arsyeja kryesore e “jomotivimit”, tash nuk qëndron më.
    UP-ja sivjet duhet ta rrisë cilësinë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Personalisht e pershendes kete hap te (vonuar) te Qeverise se Kosoves.
    Rrogat e profesoriatit universitar e te eksperteve te larte te shendetesise, gjithmone kane qene te ulta ne Kosove,do te thoja edhe denigruese per integritetin njerzor e intelektual te bartesve te ketyre titujve.
    Por,ka nje dicka qe nuk shkon ne kete gje,e ajo eshte mungesa e parase per kete veprim.Sipas njoftimeve te Ministrise se Ekonomise dhe Financave te R. se Kosoves,te hyrat buxhetore te plinifikuara per gjashtemujorin e pare te ketij viti ishin vetem 26 perqind e te planifikuares,me tendence te rritjes se duboizes buxhetore; arketim i te hyrave-shpenzime deri ne fund te vitit.Edhe ne kete situate aspak te mire financiare,shpenzimet buxhetore te ketij gjashtemujori jane per 22 perqind me te larta se planifikimet e shpenzimeve ne fillimviti te miratuara me Ligjin per Buxhetin e vitit 2009.

    Sektori publik ne Kosove punesone rreth 80.000 punonjes,ku hyjne mesues,arsimtare,police,judikature,administrate publike dhe institucione e agjenci te pavarura, e qe te gjitha paguhen nga Buxheti i R. se Kosoves.
    Kjo rritje enorme (dyfishim i menjehereshem) i pagave ne nje sektor,automatikisht do te nxis kerkesen edhe te sektoret tjere.Mesuesit e arsimtaret jane duke ndenjur ne nje kembe,policet e sherbimet e sigurise gjithashtu,judikatura e tjera,e mos te flasim per gjendjen mizerable ne administraten publike, ku nje ekspert juridik me 25 vjet stazh paguhet me se shumti me koeficientin 7.5 ose 8,qe i bie 249-280 euro ne muaj.
    Me larte thash te vonuar,per kete rritje.Eshte e vonuar, sepse ka dhjete vjet qe Universisteti Publik i Prishtines me deget ne rrethe dhe kuadri i specializuar i spitaleve publike,eshte keqmenaxhuar skajsmerisht dhe per pasoje te ketij keqmenaxhimi (nga bartesit e titullaret e ketyre dikastereve ),kemi pasur nje rrjedhje katastrofale te trurit nga keto institucione vitale te shtetit.Kam drone se edhe kjo rritje nuk eshte adekuate,sepse nuk bene nje klasifikim strukturor te titujve,por shkohet an-blok,gje qe krijon pershtypjen e nje rritje fushatore.
    Me e mire dhe me e mbare do te kishte qene rritja graduale e pagave nder vite,me nje koeficient te percaktuar qe me pare,sidomos per nje lloj kuadri shume te specializuar ne Universitet, spitale dhe institucione tjera te domosdoshme si psh.specialistat e I.te Shendetit Publik,ekspertet e kriminalistikes e mjekesise ligjore,laboratoriume te ndryshme te specializuara,drejtesi e sektore tjera te saj dhe te sigurise,bujqesi e tjera.
    Pra,jane dy probleme te medha ;mungesa e parase dhe mungesa e vizionit per prioritete qeveritare e kombetare.
    Kjo sic eshte bere tashti,me nje vendim urra-burra(vetem per disa kategori) rritje qind-perqind,pa asnje vleresim paraprak te cmimit financiar dhe kostos politike,per nje afat te gjate nuk ka per te funkcionuar.
    Qellimi i kesaj Qeverie me miratim te ketij vendimi mund te jete politik dhe vetem politik.Eshte politik,sepse llogarite ne mbi 40.000 persona te involvuar ne procesin mesimore te Universitetit dhe degeve te tij.Premtohet rritje pagash qind perqind,rritje kuotash per studime (mbi 30 perqind me shume se plani dhe kapaciteti i UP)dhe premtohet ne menyre hipotetike nje rritje e cilesise,per pasoje te rritjes se pagave.
    Dhe, pyetja e fundit qe kerkon nje sqarim.Buxheti i shtetit miratohet me Ligj.Deri tashti,jane bere disa rebalanse ne buxhet.I fundit, para dy-tri ditesh kur iu hoqen Ministrise se Arsimit rreth 170.000 Euro dhe u transferuane ne KQZ, per nevoja te Komisionit per Ankesa te KQZ-se.
    A thua kush dhe cili sektor do ta paguaj kete rritje pagash,me cfare cmimi ne investime publike,rruge,ambasada a po ku?
    Kjo mbetet te shihet pas 15 nentorit !
    Ndryshuar për herë të fundit nga Guri i Kuq : 03-10-2009 më 08:17

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Ia kthen dinjitetin Universitetit!

    Shtunë, 03 Tetor 2009 15:58

    Bekim Kabashi

    Prishtinë, 2 tetor


    Qeveria e Kosovës, të premten ka nxjerrë një vendim mjaft të rëndësishëm për arsimin universitar. Është vendosur që pagat e stafit akademik në universitet të dyfishohen. Profesorët universitarë nga 1 tetori i këtij viti, që është edhe simbolikë e fillimit të vitit të ri akademik, do të kenë pagën mujore në shumë prej 1000 euro, ndërsa asistentët 500 euro.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me këtë rast ka thënë se arsimi i lartë po bëhet konkurrues me hapësirën evropiane, andaj përmirësimi i bazës së personelit akademik duhet të sigurojë një arsim cilësor. "Paga neto e profesorit ordinar të jetë 1 mijë euro, ndërsa e asistentit 500 euro", ka bërë të ditur kryeministri.

    Sipas kryeministrit, me këtë vendim profesorët universitarë në Kosovë, do të kenë paga të të njëjtit nivel me kolegët e tyre në vendet e rajonit. Ndërsa me shaka i ka ftuar ministrat e tij, që të mos bëhen xhelozë me profesorët, pasi nga ata nga tani do të kenë pagën më të madhe se të tyre. Kryeministri ka bërë të ditur, se mjetet buxhetore për këtë vit do të sigurohen nga rezervat e qeverisë.



    Arsimi, bazë e ekonomisë




    Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, rritjen e cilësisë në arsim e ka lidhur me rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë së vendit. Sipas tij, në Kosovë sektori i arsimit të lartë është ndër më të rëndësishmit në zhvillim ekonomik të saj. "Arsimi i lartë e ka një rol të veçantë meqenëse shtetit i siguron profesionistë të fushave të ndryshme", ka thënë Hoxhaj.

    Tregu i dijes në Kosovë, sipas ministrit Hoxhaj, ka hedhur hapat e parë drejt një standardi evropian. Ai ka thënë se ne jemi shumë të interesuar si qeveri që sistemi i arsimit të lartë mbi të gjitha të bazohet në parimin e cilësisë. "Gjatë vitit 2008-2009 për herë të parë Republika e Kosovës ka filluar të rregullojë tregun e dijes dhe të vendosë standarde evropiane në arsimin e lartë që sigurojnë një cilësi të mirëfilltë në institucione edhe publike edhe private".

    Ky vendim i qeverisë, sipas ministrit Hoxhaj, njëherë e përgjithmonë e rregullon pagën dinjitoze për profesorët e UP-së, si vlerë e veçantë. "Integrimi i Kosovës varet shumë nga ajo se sa do të reformohet ky institucion dhe besoj se me këtë rritje çdo mësimdhënës në UP mund të shërbejë me një arsim cilësor", ka thënë Hoxhaj.



    Rritja e numrit të studentëve, rritje ekonomike



    Tutje, ministri Hoxhaj, duke folur për rritjen në vazhdimësi të numrit të studentëve dhe duke tërhequr paralele mes arsimit dhe ekonomisë në vend, ka thënë se rritja e numrit të vendeve të studimit ka ndodhur në drejtimet që i sigurojnë Kosovës rritje ekonomike.

    Ministri Hoxhaj, ka folur edhe për mundësitë e UP-së, që ia krijon autonomia e plotë administrative dhe financiare. "Me vendim të qeverisë nga 1 janari i këtij viti UP gëzon autonomi të plotë administrative dhe financiare, dhe e bënë UP-në jo vetëm agjenci shpenzuese, por i krijon mundësi që përveç të hyrave vetanake nga studentët, të krijojë të hyra të tjera vetanake, në partneritet me sektorin privat", ka thënë Hoxhaj.

    Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, lidhur me vendimin e qeverisë për rritje të pagave për profesorët universitarë, ka thënë se ky është lajm shumë i mirë edhe për QKUK-në, pasi kjo rritje e pagave përfshin tërësisht sistemin terciar të vendit tonë dhe si e tillë demonstron denjësisht se shëndetësia në vendin tonë është bërë interes nacional.



    Kujdes për të mos sjellë panik



    Kryeministri Hashim Thaçi, derisa ka falënderuar ministrat Gashi e Hoxhaj, për përkushtimin për të qenë sa më afër nxënësve të helmuar të shkollave "Hivzi Sylejmani" dhe "Selman Riza" në Fushë Kosovë, ka kërkuar të gjithë që të përmbahen nga përfundimet e ngutura që sjellin panik.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    Medical Student Maska e Edmond.S
    Anëtarësuar
    10-09-2008
    Vendndodhja
    nightingale's Dorf
    Postime
    734
    E meritonin gjithesesi!Nje shtet,pa edukim eshte si ora pa akrep !

  10. #10
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    I kane hallall.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •