Te dashur besimtare, qofte levduar dhe nderuar Zoti jonë Jezus Krishti!
Pasi qe unë lexova dhe kuptova se kishte mjaft tema të rendesihme dhe të dobishme per jeten e nejriut, verejta se kjo temë nuk ishte. Prandaj, po e hap kete teme per te postuar lutje nga "Doracaki Uratesh" i Kishes Katolike ne mënyrë qe të na ndihmon qe të jetojmë me Krishtin dhe uraten ndaj Tij.
Ky është:
DORACAK URATËSH
për Pagëzim, Rrëfim, Kungim dhe krezmim
L U T J A
Lutja është bisedë me Zotin, apo lartësim i mendjes dhe i zemrës te Zoti.
Kemi lutjen mendore dhe lutjen gojore.
Në çdo lutje më së pari dëgjojmë çka na thotë Zoti neve – duke lexuar Shkrimin shenjt (Biblën), apo duke u përqendruar në frymëzimet e tija, apo në fjalët e tija tashmë të njohura. Pastaj edhe ne Atij i përgjigjemi me fe.
Në lutjen tonë mund të na ndihmojnë shumë edhe formulat e lutjes, të cilat tradita e Kishës i kultivon me shekuj.
Ja disa prej tyre:
vazhdon
Krijoni Kontakt