Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534

    Shkrimi i Shenjtë - Bibla - Monument i mbar njerëzimit!

    Shkrimi i Shenjtë - Bibla - Monument i mbar njerëzimit!


    pjesë nga Libri "Si na është zbuluar Zoti" - autor Dedë Abazi

    Shkrimi i Shenjtë Bibla, me të cilin nuk mund të krahasohet asnjë vepër dhe asnjë shkrim tjetër, qoftë e letërsisë së vjetër apo e letërsisë moderne, ku qëllimi dhe arti i shkrimit në këtë Vepër, është me shumë frymëzim dhe me ndikim të plotë të Zotit për periudhat e ndryshme si historike ashtu edhe me ato metafizike. Simbolika dhe kuptimi i vërtet i Biblës fitohet me të njëjtin qëndrim të lexuesit, pra, me frymëzim të Zotit e jo me ndikim të ndonjë qëllimi apo frymëzimi tjetër.

    Shenjtëria e këtyre Shkrimeve quhen të tilla, sepse e tregojnë veçantin e tyre nga vet përmbajtja dhe nga vet qëllimi i të shpallurit të tyre.

    Njohuria etimologjike e emrit BIBËL (që vjen nga fjala e vjetër greke βιβλία, që do të thotë librat). Pra, është libri i shenjtë i populli hebrenj dhe atij të krishterë.

    Quhet pra edhe Shkrimi i Shenjtë, për ta nënvizuar kuptimin e frymëzimit hyjnorë, ndër atë që ka qenë e shkruar. Është e formuar nga librat e ndryshëm që nga origjina, nga mënyra dhe kompozimi, janë të shkruar në një periudhë të gjerë kohore, e parashtruar edhe nga tradita e gojëdhënave pak a shumë të gjata. E konsideruar edhe nga procesi i kodifikimit te kanuneve biblike, gjerësisht tekstet biblike janë të shkruara edhe gjatë shekujve.

    Në veçanti nga Bibla hebraike, ajo krishterë ka shtuar edhe disa libra tjerë: në këtë mënyrë Shkrimet janë të ndara në Besëlidhjen e Vjetër (Dhiatën e Vjetër) në të cilat tekstet janë shkruar para ministerit të Jezu Krishtit, dhe Besëlidhja e Re (Dhiata e Re), e cila e përshkruan “Lajmin e Mirë” me Ardhjen e Mesis.

    Ndarja tradicionale e krishterë në bazë të kuptimit mund të jetë ajo në ndarje të katër pjesëve, ajo e Pentateukut (pesë librat), Librat e Profetëve (paraardhësit = Librat Historik, dhe pasardhësit = profetik të quajtur), Shkrimet (Librat e Urtisë), Librat e Ligjit i Përtrirë.

    Mesazhi i Biblës është unik. Nuk është një përmbledhje poetike idesh të pakuptimta. Bibla na shfaq Zotin dhe planin e Tij për jetët tona.

    Mesazhi i Biblës ka një trajtim jo të lehtë dhe përmbledhja e përmbajtës teologjike është shumë e pasur dhe komplekse. Nga kjo pra ka pasur themel edhe rrëfime të ndryshme të rrymave religjioze gjatë shekujve, ndër tjera dhe HEREZI të ndryshme, secila nga këto furnizon edhe interpretime te leximeve të ndryshme të teksteve biblike.

    Kërkimi i disa koncepteve teologjike të përbashkëta themelore ndër të gjitha konfesioneve religjioze, mundemi ti nënvizojmë vetëm disa koncepte të gjëra të bashkndara:

    • - ekziston një qenie perfektë, një shpirt i vërtet, nuk i definuar në asnjë formë, i gjithjetshëm, i pa përsëritur, i gjithëpushtetshëm, dhe i gjithëdijshëm.

    • Në Besëlidhjen e Vjetër hebreje para shihet si Zot (El o Elohim), me një emër të përgjithshëm Zotëri (Adonay), me emrin e vet YHËH dhe me shumë lloj emrash të përbashkët: i Tejlarti, i Amshueshëm, Shkatërrimtar, Zotëria e aradheve.

    • Në Besëlidhjen e Vjetër greke dhe në atë të Rejën Zoti quhet edhe (Theos) e Zotëri (Kyrios). Pra, karakteristika e Zotit në Beslidhjën e Re quhet edhe Zoti porsi At (Baba).

    • Zoti ka krijuar gjithqka me dëshir dhe dashuri, nga asgjëja, është kryesori në krijim, e cila karakterizohet me një mirësi origjinale.

    • Por njëher dikur njeriu me lirin e vet, ka vendosur të largohej nga Zoti (me mëkatin e rrjedhshëm), duke i bërë rrugë së keqës në krijim.

    • Zoti pra, krijoi një beslidhje me Abrahamin dhe pasardhësit e tijë, me popullin e Izraelit, në shiqim të një shpëtimi të njerzimit, duke e marë mbi vete asistencën e kujdesin e Vet mbi popull, por duke kërkuar nga populli besën dhe lutjën që i përket vetëm Zotit.

    • Intervenimi i Zotit është veqanarisht evident në shumë raste: lirimi nga Egjipti (Dalja, shekulli i XIII para Krishtit); fitorja e Tokës së Premtuar (shekulli XIII – XI para Krishtit); shpërndarja e dhjetë fiseve idolatrike të veriut (VIII shekulli para Krishtit); azili në Babiloni dhe kthimi (VI para Krishtit).

    • Zoti i dhuroi Mojsiut ligjin, i pazëvendësueshëm dhe i pa modifikuar, i shtjelluar në 613 mitzvot (rregulla) dhe e sintetizuar në dhjet urdhërimet, me premtim se kush i përkrah dhe ju përmbahet do të ketë shpërblim e kush jo, dënim.

    • Populli i Izraelit largohet vazhdimisht nga Ligji ose i përmbahet vetëm sipërfaqësisht dhe formalisht, dhe për këtë Zoti i zgjedh disa njerëz që tërheqin vërejtjen, ata i quan Profet.

    • Zoti ka premtuar që do ta dërgojë një Mesi për shpëtimin e popullit të vet.

    • Në fund të kohës Zoti do të ringjallë nga të vdekurit, duke garantuar shpëtimin e përjetshëm nga përjetësia e dënimit për ata që janë në paqe me Zotin e me njerëzit.

    • Në Besëlidhjen e Re, e pranuar nga të krishterët dhe jo nga hebrenjtë, janë të nënvizuara disa koncepte tjera plotësuese.

    • Zoti është Atë, Birë dhe Shpirti i Shenjtë.

    • Jezu Krishti, Mesia i pritur, biri i Zotit të mishëruar, e ka pruar në një kuptim perfekt të ligjit të Mojsiut, e cila është e sintetizuar në dashurin ndaj Zotit dhe në dashuri ndaj të afërmit.

    • Për vdekjen e tij dhe ringjalljen e tij, të gjithë ata që besojnë në të janë të shpëtuar dhe të pajtuar me Zotin.

    • Pra, Bibla është e frymëzuar nga Hyji dhe Fryma e Hyjit ka shfaqur çdo gjë që njerëzit duhet të dinë në lidhje me eksiztencën e Zotit, përjetësinë, jetën dhe vdekjen, vullnetin dhe karakterin e Hyjit, etj.

    • Por shumë her; "problemi" është që Bibla nuk është si çdo libër tjetër, që lexohet në mënyrë pasive dhe në tepric të kohës, por don kushtim, përkushtim dhe përcaktim.

    • Pra, aftësia për të kuptuar Biblën nuk varet aspak nga intelekti i njeriut apo kfalifikimi intelektual akademik apo shkencorëë, ajo varet nga dashuria që ka, nga vullneti dhe dëshira që e beson ai njeri për ta vënë në frequencë besimin e vet në Zotin e kështu marrëdhëria e njeriut me atë të Zotit vendosen në relacion Krijuesin me të krijuarin e vet.

    • Njëkohsisht Bibla është shkruar në një mënyrë të tillë që shumë her njeriu me natyrën e vet nuk mund ta kuptojë atë, apo më thjeshtë të them, se një njëri i pa vullnet nuk mund të kuptoj Zotin që është plot vullnet të mirë. Kjo thuhet edhe tek leximi i Leteës e parë të Shën Palit drejtuar Korintasve (Kor 2:14-15) se "njeriu natyror nuk i kupton gjërat që rrjedhin prej Shpirtit të Hyjit; ato për të janë marrëzi dhe nuk mund t’i njohë; sepse ato gjykohen në mënyrë shpirtërore (frymërisht). Përkundrazi njeriu shpiertëror i shqirton të gjitha".

    • Leximi dhe interpretimi i Biblës dhe kuptimit të sajë, në mënyrë në të cilën shpeshherë interpretohet, ka nevojë për një disciplinë të cilën e quajmë hermeneutika e Biblës, ku ajo është një qështje teologjike, e mvarun nga shumë bashkësi të ndryshme religjioze. Ka nevojë për një egzegezë e përmbushur me me disciplina tjera dhe me filologji dhe histori, kurse me hermeneutikë kërkon ti japë kuptim të plotë çka autori ka dasht me na dhënë në relacion me publikun e vet. Si për shembull në Beslidhjën e Re, në mënyr të veqante Pali i Tarsit, e gjenë një kuptim të ri hermeneutik të Biblës hebraike.

    • Pra ja dallimi i parë i hermeneutikës biblike është pra, ajo ndaj hebrenjëve dhe të krishterëve: edhe pse është një ndryshim shumë i lehtë ndaj dy religjioneve (dhe kështu edhe të dialogut), që nga momenti kur bashkndahen një pjesë e kanonit të leximeve, ato kan zhvilluar tradita të ndryshme të besimit dhe kështu metoda të ndrysme interpretimi dhe të hermeneutikës.

    • Bibla u shkrua në një periudhë rreth 1600 vjetësh, nga 46 autorë të ndryshëm në vende të ndryshme dhe në kontinente të ndryshme, në tre gjuhë të ndryshme, dhe trajton tema të ndryshme në pika të ndryshme të historisë. Megjithatë, në mesazhin e saj ka një përputhje logjike të habitshme. Në të gjithë Biblën del i njëjti mesazh: Zoti na ka krijuar, Ai e krijoi botën ku jetojmë, të gjitha ato që shihet e që nuk shihen, Ai na krijoi ne me qëllimin e veçantë për të patur një marrëdhënie - relacion me Të. Zoti na do shumë dhe asnjëher nuk ka hjekur dorë nga njeriu.

    • Qëllimi i Zotit është të na don dhe ta duam Atë dhe të afërmin tonë.

    vazhdon---->
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 07-05-2012 më 22:33
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar toni77_toni për postimin:

    Rroksan (21-01-2015)

  3. #2
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Shkrimi i Shenjtë - Bibla - Monument i mbar njerëzimit!



    Pjesë nga Libri "Si na është zbuluar Zoti"



    Bibla është e frymëzuar nga Hyji dhe Fryma e Hyjit ka shfaqur çdo gjë që njerëzit duhet të dinë në lidhje me ekzistencën e Zotit, përjetësinë, jetën dhe vdekjen, vullnetin dhe karakterin e Hyjit, etj.
    Por shumë her; "problemi" është që Bibla nuk është si çdo libër tjetër, që lexohet në mënyrë pasive dhe në tepricë të kohës, por don kushtim, përkushtim dhe përcaktim.

    Pra, aftësia për të kuptuar Biblën nuk varet aspak nga intelekti i njeriut apo kualifikimi intelektual akademik apo shkencore, ajo varet nga dashuria që ka, nga vullneti dhe dëshira që e beson ai njeri për ta vënë në frekuencë besimin e vet në Zotin e kështu marrëdhënia e njeriut me atë të Zotit vendosen në relacion Krijuesin me të krijuarin e vet.

    Njëkohësisht Bibla është shkruar në një mënyrë të tillë që shumë her njeriu me natyrën e vet nuk mund ta kuptojë atë, apo më thjeshtë të them, se një njëri i pa vullnet nuk mund të kuptoj Zotin: "njeriu natyror nuk i kupton gjërat që rrjedhin prej Shpirtit të Hyjit; ato për të janë marrëzi dhe nuk mund t’i njohë; sepse ato gjykohen në mënyrë shpirtërore (frymërisht). Përkundrazi njeriu shpiertëror i shqirton të gjitha". (Kor 2:14-15)

    Leximi dhe interpretimi i Biblës dhe kuptimit të sajë, në mënyrë në të cilën shpeshherë interpretohet, ka nevojë për një disiplinë të cilën e quajmë hermeneutika e Biblës, ku ajo është një çështje teologjike, e mbaron nga shumë bashkësi të ndryshme religjioze. Ka nevojë për një egzegezë e përmbushur me me disiplina tjera dhe me filologji dhe histori, kurse me hermeneutikë kërkon ti japë kuptim të plotë çka autori ka dashtë me na dhënë në relacion me publikun e vet. Si për shembull në Besëlidhjen e Re, në mënyrë të veçantë Pali i Tarsit, e gjenë një kuptim të ri hermeneutik të Biblës hebraike.

    Pra ja dallimi i parë i hermeneutikës biblike është pra, ajo ndaj hebrenjëve dhe të krishterëve: edhe pse është një ndryshim shumë i lehtë ndaj dy religjioneve (dhe kështu edhe të dialogut), që nga momenti kur bashkndahen një pjesë e kanonit të leximeve, ato kan zhvilluar tradita të ndryshme të besimit dhe kështu metoda të ndryshme interpretimi dhe të hermeneutikës.

    Bibla u shkrua në një periudhë rreth 1600 vjetësh, nga 46 autorë të ndryshëm në vende të ndryshme dhe në kontinente të ndryshme, në tre gjuhë të ndryshme, dhe trajton tema të ndryshme në pika të ndryshme të historisë. Megjithatë, në mesazhin e saj ka një përputhje logjike të habitshme. Në të gjithë Biblën del i njëjti mesazh: Zoti na ka krijuar, Ai e krijoi botën ku jetojmë, të gjitha ato që shihet e që nuk shihen, Ai na krijoi ne me qëllimin e veçantë për të patur një marrëdhënie - relacion me Të. Zoti na do shumë dhe asnjëherë nuk ka hjekur dorë nga njeriu.

    Qëllimi i Zotit është të na don dhe ta duam Atë dhe të afërmin tonë.

    vazhdon--->
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 07-05-2012 më 21:29
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar toni77_toni për postimin:

    Rroksan (21-01-2015)

  5. #3
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Shkrimi i Shenjtë - Bibla - Monument i mbar njerëzimit!




    Pjesë nga Libri "Si na është zbuluar Zoti"



    4. Besëlidhja e Vjetër dhe Besëlidhja e Re!

    Besëlidhja e Vjetër përfshinë librat e Shkrimit Shenjt të shkruara para ardhjes së Jezu Krishtit. Janë 46 libra, cili më i madh cili më i vogël. Beslidhja e Re përfshinë ata libra që u shkruan pasi u vendos Beslidhja e Re me anë të gjakut të Jezu Krishtit dhe janë vetëm ata që bashkësia e krishterë - Kisha - i pranoj për libra të Frymëzuar prej Hyjit. Jan 27 libra.

    Bibla nuk është shkruar nga një autor apo person. Përkundrazi, Beslidhja e Vjetër dhe ajo e Re u shkruan nga shumë autorë të ndryshëm, të frymëzuar, në Azi, Afrikë dhe Europë.
    Bibla përveç autorësisë unike, shumë herë u shkrua edhe “Kështu thotë Zoti”!
    Pra, Bibla këtë thënje e vërteton se ka të drejtë me atë o po flet për Atë që është “fillimi dhe fundi”.

    Kjo dëshmon me përmbajtjen e një sasie të madhe profecish që janë përmbushur deri në detaje. Ajo permbanë thënje të profetëve në Besëlidhjen e Vjetër, për shembull, profetë të ndryshëm të Besëlidhjes së Vjetër kanë thënë mbi 300 profeci specifike në lidhje me ardhjen e Krishtit, d.m.th., ku do të lindej, ku do të rritej, si do të bënte mrekulli, vuajtjet dhe ngjarjet rreth vdekjes së Jezusit, si do të vdes dhe ringjalla e Tij e kështu me rradhë. Këto profeci u përmbushën në mënyrë të përsosur nga Jezu Krishti qindra vjet më vonë. Këto dhe shumë profeci të tjera të përmbushura tregojnë pse shkruesit e Biblës me të drejtë kan shkruar; “Kështu thotë Zoti...”.
    Kur të analizojmë dhe të krahasojmë shkrimet të tjera të vjetra, rezulton se Bibla është ruajtur në mënyrë të shkëlqyer me kalimin e kohës. P.sh: Në kontrast me vetëm shtatë dorëshkrime ekzistuese të shkrimeve të Platonit, ka mbi 5000 dorëshkrime të Besëlidhjes së Re. Dhe kur tekstet e këtyre volumeve krahasohen me njëri-tjetrin, del se përputhen 99%.


    vazhdon--->
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 07-05-2012 më 21:29
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar toni77_toni për postimin:

    Rroksan (21-01-2015)

  7. #4
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Shkrimi i Shenjtë - Bibla - Monument i mbar njerëzimit!



    5. Arkeologjia mund të vërtetojë (dhe e vërteton) saktësinë historike të Biblës.

    Po ashtu edhe arkeologjia në mënyrë të vazhdueshme konfirmon emrat e njerëzve, ngjarjet historike dhe detajet gjeografike saktësisht siç jepen në Besëlidhjen e Vjetër dhe të Re. Arkeologjia nuk mund të provojë që Bibla është fjala e shkruar e Zotit për ne. Por, arkeologjia mund të vërtetojë (dhe e vërteton) saktësinë historike të Biblës. Pra, ajo nuk mund të provojë të vërtetën shpirtërore të Biblës, ndërsa zbulimet tregojnë besueshmërinë e Biblës si dokument historik.

    Siç e dimë se arkeologët kanë zbuluar herë pas here emrat e qeveritarëve, mbretërve, qyteteve dhe festave që përmenden në Bibël, disa herë kur historianët mendonin se ato nuk ekzistonin. Për shembull, Ungjilli i Gjonit tregon për shërimin e një të paralizuari nga Jezusi pranë Pellgut të Betesdës. Teksti përshkruan madje pesë portikë (korridore) që të çojnë te pellgu. Studiuesit mendonin se ky pellg nuk ekzistonte, derisa arkeologët e gjetën dymbëdhjetë metra nën tokë, me të pesë portikët. (Strobel, p. 132.)

    Gjatë leximit të Biblës mund të kuptojmë se ajo ka një sasi të jashtëzakonshme detajesh historike, por jo çdo gjë që përmendet aty është zbuluar nga arkeologjia. Një ndër gjërat me rëndësi e kësaj është se; asnjë zbulim arkeologjik nuk ka kundërshtuar ato që Bibla regjistron.

    Arkeologu i njohur, Nelson Glueck, shkroi: "Mund të thuhet në mënyrë kategorike se asnjë zbulim arkeologjik s'ka kundërshtuar kurrë një referencë biblike." Cituar nga McDoëell, Josh. The Neë Evidence That Demands a Verdict (Thomas Nelson Publishers, 1999), p. 61.

    Edhe një zbulim i rëndësishëm shumë, nga vendet e lashta të përmendur nga ungjilltari Luka, në Librin e Veprave të Apostujve në Dhiatën e Re, "Gjithsej, Luka përmend tridhjetë e dy vende, pesëdhjetë e katër qytete dhe nëntë ishuj, të gjitha këto janë identifikuar nga arkeologjia dhe rezulton pa asnjë gabim." (Strobel, p. 143-144.)

    Ndërsa kemi edhe një zbulim tjetër madhor arkeologjik, arkeologjia konfirmoi një alfabet të hershëm në gjetjen e Pllakave të Eblas në 1974. Këto 14.000 pllaka argjile mendohet të jenë që nga 2300 vjet para Krishtit, që do të thotë qindra vjet përpara Abrahamit. Pllakat përshkruajnë kulturën dhe jetën në mënyrë të ngjashme me atë që regjistrohet në kapitujt 12-50 të librit të Zanafillës në Bibël.
    (http://english.sdaglobal.org/story/a...ecret/ebla.htm)

    Gjatë historisë ka patur teori dhe shpifje të ndryshme lidhur me Biblën, andaj Arkeologjia gjithashtu ka hedhur poshtë shumë teori të pabazuara në lidhje me Biblën. Për shembull, Hipoteza Dokumentare JEPD që ende mësohet në disa universitete sot, sugjeron se Moisiu nuk mund ta kishte shkruar Pentatukun (pesë librat e parë të Biblës), sepse shkrimi nuk ekzistonte në atë kohë. Pastaj arkeologët zbuluan Obeliskun e Zi. "Ishte me shkrim kunform dhe përmbante ligjet e Hamurabit në detaje. A ishte pas Moisiut? Jo! Ishte para Moisiut; dhe jo vetëm kaq, por ishte edhe pre-Abrahamik (2000 P. K.). Ai ishte të paktën tre shekuj para shkrimeve të Moisiut ... 'Hipoteza Dokumentare' mësohet ende, por baza e saj është hedhur poshtë dhe është treguar se është e trilluar. (McDoëell, Josh. Evidence That Demands a Verdict (1972), p. 19.)

    E vërteta është pra se arkeologjia vazhdimisht dhe në mënyrë të fuqishme konfirmon saktësinë historike të Biblës dhe kjo na bënë edhe më shumë të fortë të besojmë zbuluesen e Zotit nëpërmes Biblës.


    vazhdon--->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar toni77_toni për postimin:

    Rroksan (21-01-2015)

  9. #5
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Shkrimi i Shenjtë - Bibla - Monument i mbar njerëzimit!



    6. Besëlidhja e Re

    Të krishterët e parë nuk e patën menjëherë idenë t'ia bashkëngjisin Besëlidhjes së Vjetër librat e vet. Ata filluan në liturgji ti përdorin pas leximit të teksteve të librave të Besëlidhjes së Vjetër edhe shkrimet e reja. Kështu këto morën rëndësinë e vet dhe me kohë u quajtën Librat e Besëlidhjes së Re, d.m.th.; të Besëlidhjes neper Jezu Krishtin që Hyji lidhi me mbar njerizimin. Kështu ju bashkëngjiten librave të Besëlidhjes së Vjetër, të cilët Kisha gjithmonë i nderoj si Fjalë të Hyjit.

    Qe nga ajo kohë edhe u bë lista zyrtare e librave të Besëlidhjes së Re që janë 27 libra. Kështu pra, përpos kësaj se u tha; të krishterët e parë e panë të domosdoshme dhe nga ata u bë një listë zyrtare të librave të Besëlidhja e Re edhe për këto arsyet e mëposhtme:

    1. Me kalimin e kohës për arsye të martirizimit dhe përndjekjeve e të krishterëve librat filluan të shkatërroheshin prandaj, cilët duheshin pa tjetër mbrojtur;

    2. Një listë e tillë ishte e domosdoshme dhe rëndësishme në përkthimin e librave në gjuhën siriake dhe në latinishten e vjetër;

    3. Që atëherë kishin marrur hov librat dhe mësimet e rreme dhe po e sfidonin gjithnjë kishën dhe udhëheqja e kishës duhej të ishte e qartë.
    Qindra vjet më vonë, kur qe për qudi dolën librat e tjerë; p.sh. Pjetri kishte shumë kohë që kishte vdekur kur doli ungjilli i Pjetrit. Po kjo nuk ishte sfidë për të krishterët e parë dhe nuk ishte e vështirë që kisha t'i dallonte si të rreme, si falsifikime.
    Kemi po ashtu edhe shembull tjerë apo më mirë të them kemi apokrifën, ungjijtë gnostikë apo ungjilli i Tomës (të cilit Muhamedi i referohet në Kuran). Apokrifet (ge. apokrifos - i fshehur) janë shkrime religjioze hebrenjtë dhe paleokrishtere me plot trillime që bënë përzierje e të mirës me të keqën që nuk janë të pranuara nga hebrenjët as nga të krishterët. P.sh.: E gjithë tradita e krishtere e din se ungjilli i Tomës u shkrua rreth 140 vite pas Krishtit, shumë kohë pasi Toma kishte vdekur. Megjithëse kishte disa ngjashmëri me ungjillin autentik të Mateut, përmbante mesazhe krejt të ndryshme. Por ajo se të bie në sy më së shumti ishte se; përshkrimet e Jezusit nuk përputheshin me asnjë të vërtetë që kisha e hershme dinte për Të. Njëkohësisht, edhe libra tjerë, si ungjilli i Tomës, nuk ishin të vetme, ato u shkruan dhe filluan të qarkullonin në kohërat e hershme, por, nuk ishte e vështirë që njerëzit apo të krishterët e asaj kohe të dallonin falsifikimet. Shkrime të tilla, të jot ë vërteta si të frymëzuara, sikur edhe ungjijtë gnostikë, binin në kundërshtim me mësimet e njohura të Jezusit.

    Mësimet e Jezusit janë përcjellë drejt për drejt edhe nga dy ungjilltarët; Gjoni dhe Mateu, po ashtu ato shkrime të falsifikuara binin në kundërshtim edhe me shkrimet e Besëlidhjes së Vjetër, pos tjerash, ato shpesh përmbanin gabime të shumta historike dhe gjeografike. (Bruce, F.F. The Books and the Parchments: Hoë ëe Got Our English Bible (Fleming H. Revell Co., 1950), p. 113.)

    Kisha i njihte shumë mirë këto që nga fillimi, i ka njohur gjatë historisë së krishterimit, njëkohësisht, i njeh edhe sot kur shumë herë dhe në formë të ndryshme anti Krishti ka provuar një gjë të këti llojit.

    Ka qindra dhe mijëra arsye të forta për t'i besuar listës së sotme të librave të Besëlidhjes së Re.

    Ata të cilët e shkruan Besëlidhjen e Re apo shkruesit e ungjijve, Mateu, Marku, Luka dhe Gjoni, janë përmendur edhe më përpara si burime të besueshme, të gjithë e dimë se dy prej ungjilltarëve kishin qenë ndjekës të ngushtë të Jezusit, ata kan përcjellë nga afër mësimet, veprat, vuajtjet, vdekjen dhe ringjalljen e Jezusit.
    Po ashtu edhe Veprat e Apostujve janë përcjellë për afër nga këta ungjilltar; nga Luka dhe Gjoni.

    Edhe autorët e tjerë të Dhiatës së Re konsiderohen të besueshëm: Jakobi dhe Juda, Pjetri (nga 12 apostujt), dhe Pali, të cilin Jezusi e bëri apostull pas vdekjes dhe ringjalljes së Tij.

    Kisha i ka njohur mirë këta burra dhe e dinte lidhjen e tyre dhe bashkjetën e tyre me Jezusin. Por, edhe një burim i besueshëm është nga se, ajo që ata shkruan ishte në përputhje me ato që njerëzit kishin dëgjuar, përjetuar dhe parë vetë në lidhje me Jezusin, këtë e kanë përjetuar të krishterët e parë dhe ua kishin përcjellë fëmijëve.
    Nuk mund të mos ndalna shkurtimisht lidhur me ungjijtë gnostik.

    Pra siç u tha ma lartë, në atë kohë, kishte edhe ungjijë e tjerë, në shumicën e rasteve, një shekull ose dy më vonë, kryesisht nga një grup njerëzish të njohur si gnostikët. I ashtuquajturi “Ungjilli i Tomës” u shkrua rreth 140 pas Krishtit, “Ungjilli i Judës” u shkrua rreth 170 Pas Krishtit. Megjithëse përdorin emra të njerëzve që jetuan në kohën e Jezusit, këta ungjij gnostikë u shkruan shumë kohë pasi këta njerëz kishin vdekur, dhe shumë kohë pas Jezusit. Këtyre ungjijve të rrejshëm më vonë iu referuan njerëz dhe grupe të ndryshme duke dhën kuptim të tjetër Besimit në Krishtin. Në këtë rast dua ndërlidhna edhe me librin që kishte për qëllim të bëhet best-seller i Dan Broën “Kodi i Da Vinçit” në vitin 2006.
    Në Kodi i Da Vinçit, Dan Broën ka arritur majën më të lartë të romanit policor/konspirativ. Në botën e komploteve armiqësore tensioni s'ka ku të shkojë më lart - fshehja e alienëve në Rosuell apo identiteti i vrasësit të Kenedit janë çikërrima krahasuar me idenë e një mashtuesi që ka fshehur identitetin e vërtetë të Jezu Krishtit dhe ka mashtruar miliarda njerëz.
    Përzierja brilante e faktit me trillimin siguron besueshmëri, dhe ne (në këtë rast porsi shqiptarë, fatkeqsisht) biem në kurth të detyruar të ndjekim sugjerimet, kudo që të çojnë ato, cilado të jetë e vërteta.
    Faktet historike të ndërthurura në materialin e Kodit të Da Vinçit rrëshqasin pa u kuptuar në trillim. Ndërkohë që konceptet paraqiten me ritëm të shpejtë në ekran, është e vështirë të dish nëse ajo që prezantohet është nxjerrë nga historia apo nga imagjinata e filmbërësit apo edhe e autorit të aftë për detaje dhe fantazi shitëse për publikun që shpesh është vetëm sipërfaqësorë.

    Për kënaqësinë dhe perfitimet e të parit të filmit kjo në të vërtetë s'ka ndonjë rëndësi, por nëse duam të arrijmë ndonjë përfundim në lidhje me të vërtetën e fillimit të krishtërimit, ndoshta do të ishte mirë të shqyrtonim disa fakte historike dhe frymëzuese të vet Realitetit, që nuk është vetëm atë që shohim apo atë që e kapshme me shqisa natyrale, por edhe nga vet fakti që Realiteti është edhe ajo që ne nuk mund ta mbërthejmë menjëherë.

    Kodi i Da Vinçit e bën të duket sikur gnostikët nuk besonin në hyjninë e Jezusit. Jo pse ka edhe aq rendësi, por, këtu kemi trillimin poetik mbi faktin. Po t'i referohemi historisë, gnostikët në të vërtetë besonin në hyjninë e Jezusit, por ishin të pasaktë në pjesën tjetër të teologjisë së tyre në lidhje me Të.

    Në qytetet e atëhershme të Lindjes së Mesme, ashtu si në qytetet e sotme, ka patur gjithmonë sekte dhe kulte fetare si ato që paraqesin literaturën e tyre derë më derë, dhe që promovojnë një interpretim “të ri” radikal të Krishtit.
    Ajo që është interesante të vëmë re është se një formë e hershme, më e butë e gnosticizmit ekzistonte që në ditët e apostujve, dhe për këtë arsye një pjesë e gjërave që janë shkruar në Dhiatën e Re u adresohej këtyre keqprezantimeve të identitetit të Krishtit.
    Prandaj, Shën Gjoni apostull me guxim e fillon ungjillin e tij me këtë deklaratë që ngre lart edhe hyjninë e Jezusit:
    "Në fillim ishte Fjala, dhe Fjala ishte në Hyjin, dhe Fjala ishte Hyji ...” (Gjn.1)
    ...edhe anën e Tij njerëzore:
    “Fjala u bë njeri dhe banoi ndër ne.” (Gjn.1.14).
    Ishte ana njerëzore e Jezusit ajo me të cilën kishin problem gnostikët, jo hyjnia e Tij siç pretendohet. Prandaj, kemi Ungjillin e Gjonit që qëllimisht hapet me këtë shpallje se “Fjala (Jezusi) ishte Hyji” dhe se Ai “u bë mish”. Gnostikët besonin se materja/lënda ishte e keqe, dhe prandaj ishte e pakonceptueshme për ta, që, Jezusi mund të ishte bërë tërësisht njerëzor.

    E vërteta që hedhë poshtë përrallat e vjetra dhe këto të rejat, të sotmet, qendron shumë e qartë se, dishepujt dhe të krishterët e hershëm që nga fillimi e kishin si një besim themelor hyjninë e Krishtit. Gjithçka të thuhet pos kësaj është gënjeshtër. P.sh; të shikojmë këtë thënie nga Shën Pali apostull i cili ishte njëri ndër shtyllat kryesore të Kishës dhe që ai, edhe me shokët e tijë, i shperndau Ungjijt e Krishtit në të katër anët e botës:
    “Ai është shëmbëllesa e Hyjit të padukshëm, i parëlinduri i çdo krijese, sepse në të u krijuan të gjitha gjërat, ato që janë në qiejt dhe ato mbi dhe, gjërat që duken dhe ato që nuk duken .. .të gjitha gjërat janë krijuar me anë të tij dhe për të”. (Kolosianët 1.15-16)
    Në këtë shkrim Apostulli Pal, e përshkruan Jezusin si “shëmbëllimi” i Hyjit dhe e identifikon atë si bashk Krijues. Është e rëndësishme të kuptojmë se letrat e Palit u shkruan vetëm dy-tre dekada pas vdekjes së Krishtit. Dhe, nëse teksti nuk rrjedh lirshëm si prozë, kjo është sepse nuk është prozë. Brenda letrave të Palit citohen këto të vërtetat, si kjo, që kanë ekzistuar përpara letrës dhe u formuluan vitet e para pas vdekjes së Krishtit. Këto të vërteta, paraqesin atë që komuniteti i krishterë besonte për Krishtin, dhe Hyjnia e Tij është qendrorë në to.

    Rreth ungjijve kemi shumë studiues, shumë nga ata studiues i datojnë; 17-32 vjet pas vdekjes dhe ringjalljes së Jezusit edhe pse u deshën 30 apo 40 vite që të shkruheshin ungjijtë e Besëlidhjes së Re.

    Më së miri dhe më shumë informacion na jep Luka, duke thënë në fillim të ungjillit të tij pse po e shkruan atë: “Mbasi shumë vetë ndërmorën të renditin tregimin e ngjarjeve që ndodhën në mesin tonë ashtu si na i përcollën ata që ishin bërë nga fillimi dëshmitarë okularë dhe shërbyes të fjalës, mu duk e mirë edhe mua, pasi i hetova të gjitha gjërat me kujdes që nga fillimi, të ti shkruaj sipas radhës, fort i nderuari Teofil, që ti të njohësh vërtetësinë e gjërave që të kanë mësuar”. (Luka 1.1-4)

    Por, pos Lukës kemi edhe ungjilltarin tjetër, Gjoni, që përmes shkrimit të tij në Ungjill dëshmon prezencën e dishepujve duke thënë se: “Jezusi bëri edhe shumë shenja të tjera në prezencën e dishepujve të tij, të cilat nuk janë shkruar në këtë libër. Por këto gjëra janë shkruar që ju të besoni se Jezusi është Krishti, Biri i Hyjit dhe që, duke besuar, ta keni jetën në emër të tij”. (Gjoni 20. 30-31)


    vazhdon-->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar toni77_toni për postimin:

    Rroksan (21-01-2015)

  11. #6
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    Shkrimi i Shenjtë - Bibla - Monument i mbar njerëzimit!



    7. Besëlidhja e Re as nuk është korruptuar, as nuk është ndryshuar!

    Ka zëra dhe ide se Besëlidhja e Re është përkthyer “aq shumë herë” saqë edhe është korruptuar në fazat e përkthimit. Por kjo ide, apo teori, pasi të bëjsh një krahasim gjuhësor bie poshtë. Apo, nëse përkthimet do të bëheshin nga përkthimet e tjera, ata mund të kishin aty këtu një farë të drejte, por, asnjë studiues nuk ka vërtetuar një përkthim të këtij llojit. Asnjë përkthim apo shumës, përkthimet, nuk janë bërë nga përkthimet, ato janë realizuar nga teksti origjinal nga greqishtja që gjendet në dorëshkrimet e lashta.

    Kur themi kështu, ne jemi mëse të sigurt, sepse, e dimë se Besëlidhja e Re që kemi sot është besnike ndaj origjinalit, sepse:

    1. Kisha ka një numër të madh kopjesh të dorëshkrimeve; mbi 5,000.

    2. Fjalët në këto kopje përputhen me njëra tjetrën dhe nuk as një përqindje të vogël dallime, pra përputhen 100%.

    3. Kopjet janë gjetur shumë afër datës së shkrimit të origjinalit.

    Të marrësh dhe të krahasosh tekstin nga një kopje dorëshkrimi në tekstin e tjetër, është e habitshme përputhshmëria e tyre. Mund të ndodhë ndonjë ndryshim ortografik ose rendi i fjalëve në fjali, pak rëndësi do të kishte e tërë kjo, ajo që është me rëndësi, është vet kuptimi dhe doktrina që nuk kan pasur asnjë lloj ndryshimi apo keqtrajtimi. Lidhur me këtë, apo në lidhje me rendin e fjalëve, Bruce M. Metzger, profesor emeritus në Princeton Theological Seminary, shpjegon: "Në anglisht ka shumë ndryshim nëse thua, 'Dog bites man' dhe 'Man bites dog', rendi i fjalëve në fjali ka shumë rëndësi në anglisht. Por në greqisht (ashtu si dhe në shqip, shën. përk.) jo. Një fjalë funksionon si kryefjalë e fjalisë pavarësisht se ku qëndron në fjali. (Strobel, Lee. The Case for Christ (Zondervan Publishing House, 1998), p. 83.)

    Dr. Ravi Zacharias, akademik i Cambridge University, komenton: "Në të vërtetë, Dhiata e Re është më i vërtetuari nga shkrimet e lashta për nga numri i dokumenteve, hapësira kohore midis ngjarjeve dhe dokumenteve, dhe shumëllojshmëria e dokumenteve që kemi për ta mbështetur apo për ta kundërshtuar. Nuk ka asgjë në provat e dorëshkrimeve të lashta që të krahasohet me një shumicë dhe pastërti të tillë tekstesh." (Zacharias, Ravi. Can Man Live ëithout God? (ëord Publishing, 1994), p. 162. Tani edhe në shqip, A mund të jetojë njeriu pa Perëndinë? (Shigjeta, 1999).

    Besëlidhja e Re, pra, jo vetëm që ka mbijetuar në më shumë dorëshkrime se çdo libër tjetër i antikitetit, por ka mbijetuar në një formë më të pastër se çdo libër tjetër i madh; një formë që është qind - përqind e pastër.

    Bibla është dokumenti më i besueshëm, i paster - i lashtë i njerëzimit.

    Pastërtia e saj tekstuale është e pa kontestueshme. Zoti e ka shfaqur Veten specifikisht në shkrimet shenjëte, në Bibël. Bibla është shkruar duke u frymëzuar nga Hyji, është ruajtur dhe percjellur brez pas brezi , dhe kjo Frymë Hyjnore; ka shfaqur çdo gjë te njerëzit që duhet të dinë në lidhje me eksiztencën e Zotit, përjetësinë, jetën dhe vdekjen, vullnetin dhe karakterin e Hyjit. Bibla pra është Monument i mbar njerëzimit.

    FUND
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 07-05-2012 më 22:16
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar toni77_toni për postimin:

    Rroksan (21-01-2015)

  13. #7
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    BIBLA - Libër i Librave!


    I. Në Turqi, rigjindet një Bibël e lashtë, shkruar 1500 vjet më parë.
    Duke shfletuar Gazetën Shqiptare, lexojmë një titull interesant: “Bibla e lashtë, mbi 1500-vjeçare, ndodhet në Turqi”.


    Shkrimi, datuar 25. 02. 2012, njofton: “Autoritetet turke kanë bërë me dije se një Bibël antike, e cila mendohet të jetë më shumë se 1500 vjeçare po mbahet e sigurt nga autoritetet vendase, pasi u kap nga disa kontrabandistë. Dokumenti është në gjuhën aramaike, gjuha e Jezu Krishtit, shkruar me gërma ari në faqet prej lëkure të librit të shenjtë. Autoritetet policore prej më shumë se 12 vitesh ishin vënë në kërkim të Biblës nga trafikantët, të cilët vjedhin objekte të lashta turke. Pasi çështja kaloi në Gjykatën e Lartë në vend mendohet se tashmë Bibla antike ndodhet në një muze. Faqet e Biblës kanë ruajtur gjurmë mjaft origjinale të historisë turke, ndërsa ministri turk i Kulturës bëri me dije se tashme ai do t'i nënshtrohet punës restauruese, ndërsa vlera e Biblës mund të arrijë deri në 20 milionë euro”.

    Lajmi, me sa duket i marrë nga Agjencia Ansa, përkthehet shkurtimisht e me terminologji të mjegullt.

    Në faqet e Ansës, ndërmjet tjerash, lexojmë:
    “Ka shumë mundësi që Bibla e lashtë, e gjetur kohët e fundit, të përmbajë Ungjillin apokrif të Barnabës, në të cilin Jezusit i atribuohet profecia e ardhjes së Muhametit mbi tokë. Është fjala për një Bibël, shkruar 1500 vjet më parë, gjetur nga policia, besuar Muzeut etnografik të Ankarasë. Mendohet të jetë shkruar në gjuhën aramaike, me alfabetin siriak, mbi fletë pergamene.

    Gjuha aramaike – kujton kanali i gazetës turke Hurriyet, është gjuha që mendohet të jetë folur nga Jezusi. Të vetmit njerëz, që vijojnë ta flasin edhe sot e kësaj dite, jetojnë në një fshat pranë Damaskut. Ministri turk i Kulturës dhe i Turizmit, Ertugrul Gunay, duke folur me gazetarët, theksoi se Bibla e shkruar 1500 vjet më parë, ‘ka mundësi të jetë në gjuhën aramaike”, gjuhë e ngjashme ma atë që fliste Jezusi. Shumë e dëmtuar, do të restaurohet e do të ekspozohet vetëm pas kësaj ndërhyrjeje”.


    Na duket e arsyshme të sqarojmë se dorëshkrimet (sepse bëhet fjalë për dorëshkrime, jo për shtypshkrime) më të lashta të Shkrimit Shenjt janë:
    “Codex Sinaiticus; Codex Alexandrinus; Codex Vaticanus, Codex Marchalianus: teksti mazoretik dhe Septuaginta”.

    Përkthimet dhe variantet e Biblës, mund të ndahen në dy kategori: të lashta, me rëndësi të veçantë për kritikën tekstuale, dhe moderne, të cilat shpesh kanë pasur e vijonë të kenë ndikim të fuqishëm mbi letërsitë e gjuhët, në të cilat u përkthyen.

    Variantet kryesore të lashta të Biblës janë:

    Bibla Aramaike-siriake; Greke, Latine e në gjuhë të tjera;
    Variante moderne; në gjuhën azere, italiane, franceze, spanjolle, gjermane, angleze shqipe si dhe në një numër të madh gjuhësh të mbarë botës.

    Nga variantet më të lashta, kujtojmë Pentateukun samaritan (Torah e Jozue), shkruar në gjuhën hebraike, që i përket shekullit IV para Krishtit; Biblën aramaike-siriake (Targum; Vetus Syra; Peshita); Siro-Palestineze, Filoseniane, Harklense.

    Vijnë, pastaj, variantet greke, më i lashti i të cilëve, është ai i të Shtatëdhjetëve ose Septuaginta. Është varianti grek, i shkruar në Aleksandri të Egjiptit, i përdorur nga hebrenjtë e gjuhës greke.

    Në latinisht, varianti më i lashtë është Vetus latina, përkthim i variantit të të Shtatëdhjetëve, me përkthyes të panjohur. Hamendësohet se u përkthye nga shumë duar e në kohë të ndryshme.

    Vjen pastaj Vulgata, përkthyer nga Sofronio Eusebio Girolamo, apo Shën Jeronimi, nga hebraishtja në latinisht, duke u nisur drejtpërdrejt prej teksteve hebraike.

    Duke folur për Biblat e lashta, nuk mund të mos kujtojmë Koleksionin e kodikëve (the codex), që përbën një prej pasurive më të rëndësishme kulturore të popullit shqiptar në të gjitha kohërat dhe një pasuri me vlera botërore. Kodikët e këtij koleksioni, fond me rëndësi botërore për historinë e zhvillimit të letërsisë së vjetër biblike, liturgjike dhe hagjiografike, kronologjikisht ndjekin njëri-tjetrin gjatë 13 shekujve me radhë (prej shekullit të 6-të - deri në shekullin e 18-të).

    Koleksioni, i cili ruhet në Arkivin Qendror të Shtetit, përbëhet nga mbi 100 vëllime, vepra të plota (dorëshkrime) dhe 17 fragmente, të cilat, të gjithë së bashku, njihen si "fondi 888". Jashtë këtij fondi numërohen edhe disa dhjetëra kodikë të tjerë, që i takojnë kishës së Shën Gjon Vladimirit (Durrës). Përveçse në AQSH, kodikë ka pasur edhe në muzeun e artit mesjetar në Korçë.

    Për herë të parë ekzistenca e kodikëve të Shqipërisë është bërë e ditur botërisht nga një botim në gjuhën greke i peshkopit të Beratit (Aleksudes, A. - 1868).

    Kaq, tepër shkurtimisht, sa për sqarim, duke kujtuar se për këtë argument janë shkruar e vijonë të shkruhen libra të trashë, me pretendime të mëdha shkencore, sepse Bibla është konsideruar gjithnjë si monumenti më i madh i krijuar nga njerëzimi, Libër i Librave.


    vazhdon--->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  14. Anetarët më poshtë kanë falenderuar toni77_toni për postimin:

    Rroksan (21-01-2015)

  15. #8
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    II. Bibla, Libri i librave: Dy fjalë për Besëlidhjen e Vjetër!


    Para se të arrijmë tek fjala e fundit për atë, që shumë mjete komunikimi, në mbarë botën, e quajtën gabimisht “Bibël”, të lashtë, të shkruar 1500 vjet më parë, gjetur kohët e fundit në Turqi, na u duk e arsyeshme, ditë më parë, të sqarojmë cilat janë dorëshkrimet më të lashta të Shkrimit Shenjt, për të vijuar, në disa emisione, me kuptimin e vetë fjalës “Bibël”, me burimin, prejardhjen dhe vazhdimësinë e saj. Duke arritur tek e vërteta mbi Ungjillin apokrif të Barnabës.

    Bibla (nga greqishtja e lashtë βιβλίον, libri; sh. βιβλία, librat) është libri i shenjtë i fesë hebraike dhe i asaj të krishterë. Quhet edhe Shkrimi Shenjt e nuk mund të krahasohet me asnjë libër tjetër, krijuar nga njerëzmi në shekuj. Ka zanafillë, zhvillim e qëllim krejt të ndryshëm nga miliona librat njerëzorë. Sepse, hyjnor.

    Bibla hebraike quhet “Tanakh”. Dallohet nga Bibla e krishterë, sepse në këtë të fundit u shtuan disa libra, ndërsa vetë Libri i Shenjtë u nda në dy pjesë: në Besëlidhjen e Vjetër: 46 libra shkruar para ardhjes së Krishtit e në Besëlidhjen e Re, 27 libra, shkruar pas Krishtit, Ungjij, vepra apostujsh e letra.

    Sipas traditës së krishterë katolike veriore, dy pjesët e Biblës quhen Testamendi i Vjetër e Testamendi i Ri; sipas asaj ortodokse jugore, Dhjata e Vjetër dhe e Re. Varianti në përdorim nga Kisha shqiptare përdor fjalën Besëlidhje, përkthim në shqip i fjalës hebraike “Berith” – lidhje, godi, pakt. Është, pra, një besë e lidhur ndërmjet Zotit dhe popullit të zgjedhur. Shkurt, është Besëlidhja, Dhjata, Testamenti i Sinait (Dal 21,8). Kjo besë e lidhur përshkon të gjithë librat e Shkrimit Shenjt, e të gjithë shekujt e jetës së njerëzimit, deri në mbarim të Kohëve.

    Mund të themi, prandaj, se emërtimi Besëlidhja e Vjetër e Besëlidhja e Re, vënë në pah dy periudha tejet të gjata kohe: atë të Kohës së vjetër, që përgatiti ardhjen e Mesisë, Krishtit; dhe të Kohës e re, të Krishtit, Mesisë, që për Biblën e krishterë është koha përfundimtare. Mbyllet me Ditën e Madhe, Gjyqin e Mbramë.

    Bibla përmbledh disa libra, të ndryshëm përsa i përket zanafillës, gjinive e kohës kur u shkruan, pa harruar se kaluan në shkrim nga një traditë e gjatë gojore, së cilës është e vështirë t’i shkohet deri tek rrënjët.
    Prej më se një shekulli, kritika biblike përpiqet të përcaktojë kohën kur u krijuan librat e ndryshëm, që përbëjnë Biblën. Janë arritur rezultate të kënaqshme vetëm për disa Libra, e në mënyrë të veçantë, për disa nga Psalmet që, artistikisht, përbëjnë një nga kapitujt më kulmorë të Shkrimit Shenjt, duke u renditur në krye të një liste, e cila përfshin titujt e njëqind librave më të lexuar në botë. Nuk ka njeri të kulturuar që të mos i njohë Psalmet, e, më në përgjithësi, Biblën.

    Më i vështirë është datimi i Librit të Ligjit të përtrirë (Deuteronomit, i fundmi i Pentateukut, pesë librave të parë të Biblës, titulli më i lashtë hebraik i të cilëve është TORAH (ligj) o HATTORAH (ligji). Këto libra njihen edhe me emra të tjerë, si “Ligji i Moisiut”, “Libri i Ligjit; “Libri i Moisiut, dhe “Libri i ligjit të Moisiut!”).

    Termi “Bibla hebraike” përdoret për të treguar vetëm librat e shenjtë të fesë hebraike, ndonëse përdorimi i një termi të tillë është i pasaktë, sepse, siç e shpjeguam më sipër, etimologjia e fjalës Bibla është greke e ka thjesht kuptimin Libër e Libra. Termi hebraik Tanakh, pa kuptim në gjuhën hebraike, formohet nga bashkimi i germave fillestare të pjesëve, në të cilat grupohen 36 Libra të Shkrimit Shenjt, term tjetër ky.

    Janë: Torah (Ligji; Mësimi; Pentateuku, që, në greqishten e lashtë, do të thotë 5 arkat); Neviim (Librat e Profetëve të lashtë e më të vonë); Ketuvim (Shkrimet e shenjta hagjiografike në gjuhën greke).

    Besëlidhja e Vjetër e krishterimit ndahet në Pesëlibërshin dhe në Librat historikë. Këta të fundit degëzohen në libra deuteronomistë, historikë, poetikë (kujtojmë ‘Këngën e Këngëve’), didaktikë e urtie. Së fundi, kemi Librat profetikë.

    Të gjithë librat e Biblës hebraike fillimisht u shkruan në hebraisht, me përjashtime të pandjeshme pjesësh shkruar në gjuhën aramaike, gjuha e Krishtit.
    Në mjediset hebraike, disa rryma, posaçërisht saduçejtë, e konsideronin si të shenjtë vetëm Torah, e kështu edhe samaritanët, sipas të cilëve Libra kanonikë ishin vetëm Pentateuku dhe Libri i Jozuehut.
    Ndërsa bashkësitë hebraike të gjuhës greke ndiqnin një kanon më të gjerë nga ai hebraik, variantin e ‘Të Shtatëdhjetëve’. Në shekullin I pas Krishtit, hebraizmi e konsideroi si përfundimtar kanonin palestinez, më i përmbledhur se ai aleksandrin.

    Bibla nuk ka autor. Është vepër e një mori autorësh me emra të panjohur; krijim i mbarë një populli të frymëzuar drejtpërdrejt nga Hyji, pra, gjurmë e gjallë e Hyjit në jetën njerëzore, në shekuj. Është Fjala e Zotit, i cili thirret El, Elohim, Adonai, YHWH, i Tejetlarti, i Amshuari, Shenjti, Zoti i ushtrive, por që mbetet një Zot i vetëm: Krijuesi, që i drejton Fjalën krijesës, për t’i prirë drejt tokës së re e qiellit të ri.

    Filloi të transmetohej brez pas brezi, që nga kohë të mugta. Nisi në Egjipt, e u krye në Patmos, pas dhjetra shekujsh. Filloi nga koha kur nuk shkruhej, por mbahej mend e transmetohej gojarisht nga breznia në brezni, për t’u shkruar me cifla guri mbi baltë të njomë; me pupël, mbi papirus e pergamenë, pastaj...e për të ardhur në kohën e internetit, që nuk mund t’i shpëtojë “frymëzimit hyjnor”. Përkundrazi!

    Më pas, jemi të sigurtë, do të shtegtojë edhe në planetet e tjera, ku ka shumë mundësi të zbulohen variante të reja të Fjalës të Krijuesit të universit!

    vazhdon--->
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  16. #9
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    III. Bibla, Libri i librave: Dy fjalë për Besëlidhjen e Re


    Besëlidhja e Re (-ja greke: Η Καινή Διαθήκη), është përmbledhja e 27 librave kanonikë, që përbëjnë pjesën e dytë të Biblës së krishterë. U shkruan pas predikimit të Jezusit të Nazaretit. Testamenti, Pakti apo Besëlidhja e Re është term i përdorur nga të krishterët për paktin, besën e Hyjit, lidhur me njeriun, përmes Krishtit. Tekstet janë shkruar në greqishten e koiné-së, me sfond semitik.

    Kujtojmë se në shekullin II mbas Krishtit kishte shumë shkrime, që mbanin emrin e ndonjë apostulli: ungjij, vepra, letra, por jo të gjitha u përfshinë në liturgji e në predikime katekistike. Vetem disa prej tyre u përmblodhën dhe krijuan pjesën e dytë të Biblës. Hynë menjëherë edhe në liturgjinë e në katekizmin e mbarë Kishës, përhapur në vende të ndryshme. Por shumë shkrime të tjera mbetën jashtë kësaj përmbledhjeje. Kisha nuk i konsideroi si libra të frymëzuar nga Hyji. Prej këndej, u panë me dyshim e u quajtën apokrife; me kuptimin ‘që duhen fshehur; ‘duhen ruajtur në një një vend të fshehtë”. Me apokrifet do të merremi në mënyrë të veçantë, sepse edhe libri i gjetur në Turqi është pikërisht një prej tyre.

    Të krishterët e parë nuk e patën menjëherë idenë për t’i bashkuar librat e vet me ato të Besëlidhjes së Vjetër, duke i parë si vazhdim të saj. Në fillim nisën t’i përdorin pas leximeve të shkëputura nga Besëlidhja e Vjetër. Kështu, me kohë, nisën të quheshin Librat e Besëlidhjes së Re, domethënë të Besës së re, që lidhi Hyji me njeriun, me ndërmjetësinë e Jezu Krishtit. Kështu Besëlidhja e Re u bë pjesa e dytë e së Vjetrës, të cilën Kisha katolike e nderoi gjithnjë si Fjalën e Hyjit.

    Librat kryesorë të Besëlidhjes së Re janë Ungjijtë. Fjala Ungjill vjen prej fjalës greke ευ-αγγέλιον (eu anghélion), arrin në gjuhët e ndryshme nga latinishtja evangelium e do të thotë ‘kumt i gëzuar’, ‘lajm i mirë’, ‘sihariq’. Përdoret për herë të parë në Ungjillin sipas Markut. Më pas, e pikërisht në shekullin II pas Krishtit, njihen me këtë emër edhe tre të tjerë.

    Në të 27 librat e Besës së Re përfshihen të vërtetat e fesë e të moralit të krishterë. Bashkë me Librat e Besëlidhjes së Vjetër dhe me traditën e Kishës, përbëjnë gurrën e të vërtetave, që duhen besuar e të normave morale, mbi bazën e të cilave ngrihet jeta e të krishterit.

    Besëlidhja e Re fillon me katër ungjijtë kanonikë: Ungjilli sipas Mateut, sipas Markut, sipas Lukës dhe sipas Gjonit. Ungjijtë tregojnë jetën, vdekjen e ngjalljen e Jezu Krishtit. Mendohet se autori i Ungjillit sipas Lukës shkroi edhe Veprat e Apostujve, histori e bashkësive të para të krishtera, kryesuar nga Pjetri, Jaku e, sidomos Pali.

    Veprat e Apostujve na e paraqesin jetën e Jezusit në një këndvështrim tjetër: flasin për vazhimin e pranisë së tij në Kishë pas ngjitjes në Qiell, për Korpin e tij mistik.

    Para se të merrnin trajtën, që kanë sot, ungjijtë u predikuan me vjet e vjet. Pastaj mendohet të jenë shkruar vetëm fragmentet, që përdoreshin në liturgji, në katekizëm e në predikim. Më pas ungjilltarët, duke i krahasuar këto shkrime e duke i plotësuar përmes traditës gojore, i kodifikuan në formën, që kanë sot. Ungjilli më i vjetër, ai sipas Markut, mund të jetë shkruar aty nga viti 70, vit i rrënimit të Tempullit të Jeruzalemit nga legjionet romake të Titit. Dy të tjerët, ndonjë vit më pas. Ndërsa ai i Gjonit mund të jetë shkruar nga fundi i shekullit I. Tre Ungjijtë e parë kanë shumë tipare të përbashkëta; tregojnë episode të njëjta e shpesh përdorin edhe të njëjtat fjalë. Prandaj mund të krahasohen më lehtë, në se shkruhen në tri kolona paralele, siç edhe janë shkruar. Pikërisht prej këndej vjen emri ‘Ungjij sinoptikë’ (sin-ottici- të parë së bashku). Ungjilli i katërt, ai sipas Gjonit, i përket një tradite të pavarur.

    Ungjijtë, libra historikë, por jo me kuptimin e mirëfilltë të historisë njerëzore, nuk janë kronikë e thatë e jetës së Jezusit. Përshkruajnë historinë e ardhjes së Hyjit ndër ne, rolin e Krishtit në Kishë e në jetë, por edhe, e sidomos, vlerën e fjalës së Hyjit për t’u dhënë përgjigje problemeve themelore, që shqetësojnë mendjen e njeriut në shekuj: pse vijmë në botë, pse jetojmë, pse vuajmë, pse vdesim e pse duhet të shpresojmë në një jetë më të mirë, që i kapërcen kufijtë e vetë vdekjes.

    Vijnë pastaj, Letrat e Shën Palit: shkrime drejtuar bashkësive të ndryshme, që prekin si tema të veçanta nga jeta e këtyre bashkësive, ashtu edhe tema të përgjithshme. Shkrimet e Palit të Tarsit janë dokumentet më të vjetra të krishterimit, duke nisur nga Letra e parë drejtuar Selanikasve, për të vijuar me letrat drejtuar Efesianëve, Kolosianëve, Letrën II drejtuar Selanikasve; Letrën Galatasve, pastaj Filipianëve, Letrën I Korintianëve, Romakëve e Filemonit. Një pjesë e mirë e studiuesve mendojnë se letrat drejtuar Efesianëve, Kolosianëve, Letra II Selanikasve dhe të ashtuquajturat ‘letra baritore’, dmth Letra I dhe II drejtuar Timoteut dhe Letra Titit, që mendohet të jenë të Shën Palit, u shkruan pas vdekjes së tij. Letra hebrenjve ka shumë mundësi të jetë ndonjë homeli e lashtë, drejtuar të krishterëve me origjinë hebraike, që kishin tundimin të riktheheshin në fenë e të parëve. Autori, i paemër, njihte shumë mirë normat priftërore hebraike, Shkrimin Shenjt të Izraelit dhe mënyrën e shpjegimit të tij.

    Të tjerat janë letra katolike, sepse nuk i drejtohen bashkësisë së krishterë të ndonjë qyteti të veçantë, por të gjitha Kishave, ose thjesht, sepse nuk saktësojnë kujt i drejtohen,
    Janë dy letrat e Pjetrit, Letra e Jakut, Letra e Judës si dhe dy Letrat e Gjonit.

    Besëlidhja e Re, e me të edhe mbarë Bibla, mbyllet me Apokalipsin, apo Librin e Zbulesës, me tema marrë nga apokaliptika judaike, interpretuar e ndriçuar nga drita e besimit në Jezu Krishtin. Rrethanat e vështira, sidomos të persekutimit të të drejtëve, i nxitën njerëzit të mendojnë për shpërblimin e ardhshëm të atyre, që vuajnë padrejtësisht, duke e parë kohën e tashme si përgatitje të ngadhënjimit përfundimtar të Hyjit, domethënë, të së mirës. Libri profetik i Zbulesës përfundon me porosinë:
    “Mos i mbaj të fshehta fjalët e profecisë .. sepse koha u afrua... i padrejti, ani, le të vijojë të bëjë paudhësi! I ndyri, në dashtë, të zhytet edhe më thellë në baltë. Po i drejti le të vijojë të bëjë punë të drejta, shenjti, të shentjërohet. Ja, unë po vij së shpejti për të shpërblyer gjithkënd sipas veprave të tija. Unë Jam Alfa e Omega! I pari e i Fundit! Fillimi e Mbarimi!

    Po vij për së shpejti – kumton Jezusi në fund të Librit të Shën Gjonit, e kumti i tij merr përgjigjen e besimarit: “Eja, o Zot Jezus!”.
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

  17. Anetarët më poshtë kanë falenderuar toni77_toni për postimin:

    Rroksan (21-01-2015)

  18. #10
    "Në fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anëtarësuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    4,534
    IV. Klasifikimi i Librave të Shkrimit Shenjt.


    Me qenë se synimi ynë është të klasifikojmë një libër, që mendohet se i përket kohës pas Krishtit, si Ungjilli apokrif i Barnabës, gjetur kohët e fundit në Turqi, na lind natyrshëm pyetja: mbi ç’bazë klasifikohen dorëshkrimet e lashta të Shkrimit Shenjt? Nga ç’bazë nisen studiuesit, për të arritur tek data e tek autori, të shumtën, anonim?

    Dorëshkrimet e Besëlidhjes së vjetër, ndërmjet tjerash, dallohen mbi bazën e materialit, mbi të cilin u shkruan, të tipit e të formës së shkrimit.

    Sipas materialit, vendin e parë për lashtësi e zënë dorëshkrimet e Besëlidhjes së Vjetër, shkruar mbi papirus, material, i cili në lashtësi nxirrej nga një lloj kallami, që rritej në kënetë, duke arritur lartësinë 2 deri në 5 metra e lulëzonte nga korriku, në shtator. Me origjinë në Afrikën tropikale, ishte shumë i përhapur kryesisht në deltën e Nilit, ku edhe nisi të përdorej si lëndë e parë për papirusin, që mund ta quajmë letra e parë, mbi të cilën vijoi shkrimi i historisë njerëzore, nisur mbi shkëmbij, gurë e tulla balte. Filloi të përdorej 3000 vjet para Krishtit e përdoret akoma, ndonëse në raste shumë të rralla, me qëllime zbukurimi e me të njëjtin emër.

    Dorëshkrimet më të lashta të Besëlidhjes së Re, në papirus, janë: Papirusi 52 (një faqe e vetme, me 5 versete nga Shën Gjoni, shkruar në vitet 120-130; ruhet në Mançester); Papirusi 66 (104 faqe të Ungjillit sipas Gjonit, shekulli II, ruhet në Kolonjì, pranë Gjenevës), Papirusi 45 (30 faqe nga ungjijtë, shek III, ruhet në Dublin) si dhe tre papiruse të tjera me numër 46, 72, e 75.

    Vijnë, më pas, dorëshkrimet në pergamenë, domethënë, shkruar mbi lëkurën e regjur të deles, të dhisë e të viçit, përpunuar me shumë kujdes. E njohur si membrana ose vellum nga latinët, e mori emrin nga qyteti Pergamo, në Azi të Vogël ku, sipas Plinit Plak, nisi të përdorej rreth shekullit II para Krishtit, duke zëvendësuar papirusin. Pergamo kishte një bibliotekë të madhe, rivale e Bibliotekës së Aleksandrisë. Kur Egjipti i dha fund eksportimit të papirusit, për shkak të konkurrencës kulturore (kishte dhe asokohe konkurrencë, e të fortë, madje) ndërmjet sovranit egjiptian Ptolemeu V dhe Mbretit të Pergamos, Eumeni II (196-158 para Krishtit) Pergamo iu përgjigj këtij qëndrimi, duke shpikur pergamenën, përmes përpunimit të veçantë të lëkurëve.
    Në botën e lashtë pergamena nuk u përhap aq, për shkak se konkurohej nga papirusi, që prodhohej më shumë, më lehtë e kushtonte më pak. Vetëm duke u nisur nga shekulli V u bë materiali i parë dhe u përdor për shkrim gjatë gjithë mesjetës, për t’u zëvendësuar, pastaj, me kartën apo letrën, me një histori më vete e me natyrë fibroze bimore. Fjala ‘kartë’ vjen, ndoshta , nga latinishtja charta, ose nga greqishtja charassò, me kuptimin ‘skalit’.

    Por nuk duhet harruar se në lashtësi u përdorën edhe materiale të tjera, si bambuja e mëndafshi, kryesisht në Kinë, ku karta, e nxjerrë nga lecka e rrjeta peshkimi, nisi të përdorej që në vitin 105.

    U ndalëm në përshkrimin e materialeve, sepse janë një nga bazat, për datimin e dorëshkrimeve të lashta, sidomos, të Besëlidhjes së Vjetër.

    Bibla e parë e shtypur me shkronja të lëvizshme, realizuar në Mainc të Gjermanisë ndërmjet viteve 1452 e 1455 është ajo e Gutembergut. Përbëhet nga dy vëllime in foglio, me 322 e 319 fletë. Vëllimi I është Vulgata, Bibla latine e përkthyer nga Shën Jeronimi në shekullin V. Përfshin Besëlidhjen e Vjetër, që vijon edhe në Vëllimin II, ku është shtypur Besëlidhja e Re. Një pjesë e librave u shtyp mbi pergamenë, tjetra, mbi kartë të xjerrë nga fibra e kërpit, sjellë nga Italia. Me të nis historia e shtypshkronjës.
    Po dorëshkrimet e Biblës klasifikohen edhe mbi bazën e formës. Së pari, Besëlidhja e Vjetër u shkrua në formën e rrotullave, ku teksti shtrihet në njërën anë të fletës, në një fashë të gjatë horizontale, organizuar në shumë kolona, për t’u lexuar duke u shrrotulluar ngadalë nga njëra anë, në tjetrën. Në sinagogat hebraike librat e Torah janë të shkruar në formë rrotulle.

    Forma e dytë është ajo e kodikëve,
    të ngjashëm me librat e sotëm, me fletë të shkruara nga të dyja anët, të lidhura në formë libri. Një sistem i tillë nisi të përdorej aty nga shekulli II e vijoi deri në shekullin V, duke e zëvendësuar dalëngadalë sistemin e rrotullave. E kjo, sepse kodiku ishte shumë më praktik, më i lehtë për t’u lexuar, pasi nuk ishte e nevojshme të përdoreshin të dyja duart, rrinte i hapur pa nevojën e ndërhyrjeve të tjera, kishte faqe të numëruara e përfshinte shumë më tepër teskt, sesa rrotulla, me që fleta shkruhej në të dyja faqet.

    Duhet kujtuar se materiali i parë, papirusi, ishte tejet i brishtë. Kështu Librat e Besëlidhjes së Vjetër duheshin rishkruar vazhdimisht, duke zëvendësuar variantet e mëparshme, të dëmtuara nga koha, me qëllim që të mos zhdukeshin. Teksti më i vjetër, i rikopjuar pambarimisht, është ai mazoretik, varianti hebraik i Biblës, që vijon të përdoret nga hebrenjtë. Po ky variant përdoret si bazë edhe në përkthimet e Besëlidhjes së Vjetër nga ana e të krishterëve. U hartua, u shkrua e u përhap nga një grup hebrenjsh, të njohur me emrin Mazoretë, në gjysmën e shekullit X pas Krishtit. Fjala hebraike mesorah ka kuptimin e transmetimit të një tradite, kryesisht asaj hebraike.

    Kujtojmë se ishin pikërisht dorëshkrimet e para, që u ruajtën, bazë për përkthimin e të Shtatëdhjetëve. Më pas do të vinte një zbulim tjetër i madh, i bërë krejt rastësisht, për të cilin shkenca vijon të flasë: zbulimi i rrotullave të Kumranit.

    Po dorëshkrimi i Turqisë, shkruar mbi lëkurë, në formë kodiku, nuk ka të bëjë fare me Kumranin, e as me Kodet më të lashta të Shkrimit Shenjt. Është thjesht një apokrif. E fjala e fundit e emisionit të sotëm, do të jetë edhe fjala e parë e atij të ardhshëm i cili nga labirinthi i materialeve e formave të shkrimit të Biblës, na shtyn të hyjmë në një labirinth edhe më të ndërlikuar, në atë të dorëshkrimeve që nuk kanë frymën e Hyjit, por thjesht, të njeriut.

    Shumë prej tyre ruhen në Bibliotekën dhe në Arkivin Sekret të Vatikanit, ku shrrotullohen për ditë nga dhjetra studiues, të cilët i ndihmojnë të depërtojnë në të fshehtat e Zotit e të shpirtit të njeriut. Frymëzuan edhe Martin Camajn, për të shkruar veprën e tij madhore poetike “Palimpsest”, me të cilën na prin pikërisht në labirinthin e pergamenave: “Mirësia e Murgut të zi më ndjell/ në mbarë qenien time qetësinë e shekujve/ kur ai hap me çelës të ndryshkun raftin/ e nxjerr librin pergamene dhe e vë/ mbi tryezë e pëshprit (jemi në Bibliotekë)/ ... ‘Ky libër lëkure i përngjet një populli/ i cili nuk qet asgjâ në harresë/ ... Fjalët që ia vren në siprinë...i kanë rranjët në urtinë e kthiellë si loti/ me ua gjetë fillin nuk âshtë e lehtë/!”.


    vazhdon--->
    Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 07-05-2012 më 22:30
    Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •