Lutja Shpirtit Shenjt
(Thuaje në mënyrë meditative)
Shpirti Shenjt, dielli i shpirtit tim, jeta e jetës sime, unë Të adhuroj, Të nderoj dhe përkulem para Teje.
Më udhëheq në të gjitha punët dhe ndërmarrjet e mia. (Përmendi ato kryesore.)
Më forco që t’i mbizotëroj të gjitha dobësitë e mia. (Përmendi dobësitë e veçanta).
Më ngushëllo në të gjitha zhgënjimet dhe mossukseset e mia. (Përmendi).
Më pastro nga të gjitha mëkatet e mia (sidomos nga...). Krejtësisht më pastro dhe më bëj të shenjtë.
Më shëro nga të gjitha plagët e mia fizike, ndjenjësore dhe shpirtërore. (Përmendi lëmitë e veçanta).
Më ndihmo që të mund t’i fali të gjithë që më kanë lënduar. (Kujto emrat e tyre, fali dhe kërko falje). Më udhëheq në rrugën e Atit tim. Ma zbulo Jezusin, Shpëtimtarin tim. M’i hap sytë dhe zemrën për Fjalën e Zotit. Më mëso të lutem. Më ndihmo të dua ashtu si ka dashur Jezusi
Krijoni Kontakt