Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Hoxha Tahsini

    Nga Yllka Iliazi (Bejko)

    S’ka shumė kohė qė lexuesi ka marrė nė dorė njė libėr shumė tė vlefshėm pėr fillimet e studimeve shkencore nė lėmė tė psikologjisė, dhe po kaq tė vlefshėm pėr ēfarėdo lloj lexuesi qė kėrkon tė pasurojė kulturėn e tij nė lidhje me njohjen e personaliteteve tė rilindjes sonė Kombėtare.

    Psikologjia e Hasan Tahsinit, i ofrohet lexuesit me shumė kulturė e stil prej Prof. Dr Nuri Abdiut. E veēantė nė llojin e saj, jo vetėm se nxjerr nė dritė njė vepėr tė panjohur tė rilindasit tė madh, por ia sjell atij nė formė bindėse, shkencore e tepėr korrekte nga ana gjuhėsore.

    Mė bindės bėhet pohimi i mėsipėrm kur mėson se kėtė vepėr e ka sjellė nė gjuhėn shqipe pėrkthyesi i shquar Vexhi Buharaja, qysh nė qershor tė vitit 1979.

    Veē kėsaj, autori i studimit, nė vijimėsi tė korrektesės sė tij shkencore, krahas pėrkthimit nė gjuhėn shqipe ka sjellė edhe veprėn origjinale, ashtu siē ėshtė botuar nė Stamboll, mė 1894, nė gjuhėn osmane.

    Botuesi i saj, Nadiri Fevzi, ndihet i nderuar qė i jepet mundėsia tė botojė njė vepėr tė tillė tė njė shkencėtari tė shquar tė kohės sė vet, gjė qė nuk e fsheh nė parathėnien qė shkroi vetė.

    Kėtu po botoj veprėn Psikologjia , d. m. th veprėn plot vlera qė ka shkruar mbi proēeset dhe gjendjet shpirtėrore tė njeriut , profesori i pashoq i filizave tė letėrsisė dhe tė filozofisė qė janė rritur nė lulishten e kulturės , profesori i cili ka studiuar dhe ka hulumtuar veprat e vlefshme tė dijetarėve tė famshėm tė Lindjes e tė Perėndimit, tė cilat mbushin bibliotekat, i ndjeri Hasan Tahsin efendi, i cili ka qenė njėri nga filozofėt e shquar tė shek tė XIX( XII allaturka).

    Kėtė po e bėj qė fletėt si smeraldi tė kėsaj vepre tė mos zhduken nga era e rrėmbyeshme e vjeshtės.....Gjer tani nuk qe botuar ndonjė vepėr mbi shkencėn e psikologjisė. Prandaj kėtė boshllėk e plotėsoi i ndjeri i sipėrpėrmendur......

    Pėr tė gjitha kėto arsye, duke u rekomanduar kėtė vepėr tė re , atyre qė kanė pasion pėr shkencat e diturinė, i jap ngazėllimin e shpirtit tė mėsuesit tim tė nderuar. Suksesi dhe mbarėsia vjen nga zoti. Robi i pėrvuajtur Nadiri Fevzi.

    Hasan Tahsini qė na dhuron “smeraldė”

    Po kush ishte Hasan Tahsini qė na dhuron “smeraldė” me veprėn e tij qė ėshtė bėrė objekt studimi i disa brezave tė dijetarėve? Veē kėsaj, ajo ėshtė bėrė burim i pashtershėm pikėpamjesh tė ndryshme shkencore, sociologjike, filozofike e psikologjike. Hasan Tahsini,( Hasan Osman Rushiti) lindi nė fshatin Ninat tė Konispolit mė 7 prill tė vitit 1811. Osman efendiu, i ati i Tahsinit, ishte njeri i arsimuar, me kulturė tė gjerė , njohės i mirė i filozofisė dhe i letėrsisė islame. Ai ishte njė mėsues i nderuar dhe i kėrkuar. Mėsimet e para tė birit ia dha nė medresenė mė tė mirė tė zonės, nė atė tė fshatit Pandalejmon dhe mė pas nė medresenė e Mustafa Pashė Bushatlliut nė Shkodėr ( 1822- 1830 ). Shkollėn qytetėse dhe atė fetare e vazhdoi nė Janinė, dhe mė pas, vazhdoi e pėrfundoi me sukses studimet nė Medresen “ Fatih”, njė ndėr mė tė njohurat e Stambollit. Pėrveē vlerėsimit “shkėlqyeshėm” qė mori nė kėtė shkollė, atij iu atribua edhe epiteti “tahsin” prej dijetarit tė njohur, mėsuesit tė tij, Mustafa efendi Vidini, qė nė gjuhėn shqipe pėrkthehet , I nderuar, I fisnikėruar, etj. Pikėrisht kjo fjalė u shdėrrua nė mbiemrin e tij.

    Nė vitin 1857, me dekret tė Sulltanit, sė bashku me disa dijetarė tė tjerė tė zotė tė kohės sė tij, dėrgohet nė Paris, nė Universitetin prestigjoz tė Sorbonės pėr tė studiuar nė fakultetin e shkencave tė natyrės dhe mė pas tė shkencave shoqėrore.

    Sipas Dervish Himės , Hasan Tahsini “…pėr 16 vjet shėrbeu si imam nė ambasadėn osmane nė Paris.Gjatė kėsaj kohe ai studioi me seriozitet tė madh shkencat dhe filozofinė e Perėndimit.”

    Hasan Tahsini dinte bashkė me shqipen 11 gjuhė. Tre gjuhė tė lindjes: arabisht,persisht, osmanisht; greqishten e re, greqishten e vjetėr e latinishten I pėrvetėsoi nė Sorbonė; frėngjishten e italishten dhe sipas tė dhėnave mė tė fundit, mendohet tė ketė ditur dhe anglishten e gjermanishten. Dėshmia mė e mirė pėr kėtė janė veprat “ Shkrimet e Popujve” dhe Alfabeti origjinal i tij pėr gjuhėn shqipe.

    Nė vitin 1869 kthehet nė Stamboll dhe u emėrua rektor i Universitetit , inagurimi i tė cilit u bė nė fillim tė vitit 1870. Por nė fund tė po kėtij viti e shkarkojnė sepse ai paraqiti nė Universitet disa kumtesa publike nga fushat e astronomisė e tė filozofisė, nė tė cilat flitej mbi hapėsirėn e pafund tė botės sė madhe dhe mbi “botėn e vogėl “ siē quante veprimtarimė psikike tė njeriut, gjė qė shkaktoi reagime tė ashpra tek krerėt fetarė tė Stambollit. Mė vonė jep mėsime nė njė shkollė private. Biografėt pohojnė se shtėpia e tij nė Stamboll u shndėrrua nė njė universitet tė mirėfilltė, ku zhvillonte leksione mbi shkencat e natyrės,psikologjinė, filozofinė, mbi historinė , letėrsinė, etj. ( Sipas Sejdi Kondit, Ylli i ēamėrisė Hasan Tahsini Tiranė 1998.)

    Nė historinė e kulturės shqiptare tė Rilindjes sonė Kombėtare, Hasan Tahsini ka hyrė si njė nga figurat mė tė shquara tė shekullit tė XIX, kurse nė historinė e shkencės turke, si mė i larti ndėr tė lartėt dhe, nė historinė e arsimit tė lartė tė Turqisė, si Rektori i parė i Universitetit tė Stambollit, si ligjėruesi i parė nė shkencat sociale e ato natyrore.

    Tahsini punoi pėr alfabetin shqip dhe donte ta kishte tė ndryshėm nga alfabetet e gjuhėve tė tjera pėr tė treguar personalitetin e popullit tė tij. Tahsini qe mėsues i Abdylit, Naimit e Samiut, Vaso Pashės, Jani Vretos, Ismail Qemalit e Daniel Oparakut.

    Ai ka qenė mėsues shtėpie i historianit zyrtar tė famshėm osman, Hajrullah Efendi, i ati i dramaturgut e poetit me famė osmane, Abdulhak Hamit. Nė Enciklopedinė turke , Hasan Tahsini cilėsohet si njeriu qė futi dijet e reja tė Perėndimit nė Perandorinė Osmane, pra edhe nė Ballkan e nė Shqipėri. Ai ndėrroi jetė mė 4 korrik 1881. Trupi i tij u vendos nė varrezat e lagjes Eren Qoj nė Ysqydar, nė tė njėjtat varreza ku do tė varroseshin edhe dhe tre vėllezrit Frashėri. ( Sipas Laurant Bicės, Revista Pedagogjike, nr 2 , fq 119, 1983 )

    Autori ,Prof.Dr. Nuri Abdiu, me humanizmin qė e karakterizon, krejt studimin e tij, njė vend tė posaēėm u ka rezervuar vlerėsimeve tė disa studiuesve, shqiptarė e tė huaj, pėr personalitetin e Hasan Tahsinit. Po citojmė disa prej tyre: Sami Frashėri nė veprėn e tij Shqipėria ē’ka qenė, ē’ėshtė dhe ē’do tė bėhet, duke folur pėr shqiptarėt , pėr inteligjencėn, menēurinė e veēoritė etnopsikologjiketė tyre , ndėr tė tjera ka shkruar: “ Prej kėtij populli kanė dalė shumė dijetarė, shumica e tyre janė konsideruar se u takojnė popujve tė tjerėqė flasin gjuhėt nė tė cilat ata kanė mėsuar e shkruar. Shumė shqiptarė, si ali Efendi gjakova e Hasan Tahsini ...janė dalluar nė mes tė dijetarėve, pėr dijet dhe mendjemprehtėsinė e tyre.”

    Nė artikullin e revistės Hafta ( Java) , kushtuar ish mėsuesit tė tij Hasan Tahsini, ka shkruar; “ nuk ėshtė njė vlerėsim i tepruar qė tė thuashse midis nesh ai ishte me tė vėrtetė njė erudit, ishte mė i larti ndėr tė lartėt...”

    Jani Vretoja, duke folur pėr nevojėn e hartimit dhe tė pėrdorimit tė njė alfabeti tė vetėm tė pėrbashkėt tė gjuhės shqipe ėhtė shprehur se kėtė nevojė e ndjenė nė vitin 1867 njerėz tė shquar tė kombit tonė si Mustafa Pasha.....Sulejman Pasha e Seit Beu ...Rustem Pasha.....Kristaq Efendiu..Pashko Vasa ...si dhe ligjėruesi Hasan Tahsini prej Filati, njeri me kulturė arabe, persiane, turke dhe franceze dhe Konstadin Kristoforidhi..”

    Sipas Dr . Ramiz Zeka, nė librin e tij Hoxhė Hasan Tahsini – Reformator i madh islamik “ Hasan Tahsini ishte filozof , enciklopedist i madh i shekullit XIX dhe kishte njė kulturė aq tė gjerė , saqė studionte me kompetencė nė fusha tė ndryshme, qė nga logaritmet e deri tek astronomia. Ai njihte thellė filozofinė e iluministėve francezė, zotėronte teorinė e Dekartit etj , prandaj Sami Frashėri, me tė drejtė e quante Ibni Sina i shekullit tė XIX”

    Turkologu i shquar rus i fundit tė shekullit tė XIX, V.D. Smirnov, qė pati bėrė njė vizitė nė Stamboll, mė 1875, nė njėrėn nga veprat e tij titulluar “ Oēerk istorii tureckoj literaturi” ( Vėshtrim i historisė sė literaturės turke) botuar nė Petrograd mė 1891, ka shkruar dhe pėr dijetarin tonė. Ai e ka vlerėsuar Tahsinin si shkencėtar tė madh, madje duke e quajtur” Lomonosovi i Turqisė”, duke e krahasuar kėshtu me shkencėtarin enciklopedist rus me famė botėrore, emrin e tė cilit mban Universiteti Shtetėror i Moskės, i themeluar nė vitin 1775.

    Ende pa u shkarkuar nga posti i Rektorit tė Universitetit tė Stambollit, shteti francez i propozoi postin e Rektorit tė Universitetit tė Bordosė. Hasan Tahsini kėtij propozimi i dha njė pėrgjigje dinjitoze “ ...Mua mė ka dėrguar pėr studime shteti osman dhe unė kam detyrime ndaj tij, prandaj do t’i shėrbej atij deri nė fund...”

    Tahsini kaloi njė pjesė tė jetės nė perėndimdhe e pėrfundoi tė nė lindje, nė Stamboll.

    Ky botim ka shumė vlera, jo vetėm shkencore por edhe njohėse , e mbi tė gjitha ėshtė modeli i studimit serioz, jovetėm nga prurjet , por edhe nga struktura e organizimit tė tij, qė i ngjan njė arkitekture solide qė koha nuk do ta vjetėrojė.

    Pjesė e dobisė sė kėtij botimi bėhen edhe dy shkrimet shoqėruese; njėri nė vend tė parathėnies,prej Prof. Dr. Vehbi Hotit,ndėrsa tjetri njė pasthėnie elegante e Dr. Laurant Bica, njė tahsinian pasionant.

    Sipas tė parit: “ Monografia pėrfaqėson njė studim serioz, tė thelluar e tėrėsortė Psikogjisė sė Hasan Tahsinit dhe pėrbėn njė ndihmesė tė shquar, vetiake tė autorit nė studimet tona historiko- psikologjike. Ajo mbart vlera tė shumanshme......pėrbėn njė apel pėr intelektualėt shqiptarė, pėr rininė tonė qė tė rendin pas dijes, pas shkencės, pas sė vėrtetės, me guxim e vetėmohim, pėr t’i vėnė ato nė shėrbim tė atdheut, tė shoqėrisė, synimeve e pėrpjekjevepėr demokratizimin dhe europianizimin e Shqipėrisė. “

    Sipas Dr. Laurant Bicės, kjo vepėr ėshtė shenjė e respektit tė tij( Prof. Dr. Nuri Abdiut) pėr kėtė figurė tė ndritur tė kombit tonė....Ashtu si etnografi Prof. Dr. Mark Tirta e konsideron Hasan Tahsinin si “ i pari qė flet pėr mbledhjen e objekteveetnografike e krijimin e muzeut antropologjik ( etnografik) shqiptar” apo si “babain”e etnografisė shqiptare edhe Prof. Nuri Abdiu e vlerėson po lart Hasan Tahsinin me Psikologjinė e tij si personaliteti me tė cilin ze fill psikologjia e historia e psikologjisė shqiptare, bashkė me tė dhe historia e psikologjisė turkoane, nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė XIX.

    Me krenarinė dhe optimizmin qė na mbush vepra e Hasan Tahsinit, do tė preferoja ta mbyllja kėtė shkrim me krahasimin e merituar qė i ėshtė bėrė prej studiuesve tė tij: Hasan Tahsini ėshtė njė Sokrat shqiptar. Nė dallim nga Sokrati grek I lashtėsisė, qė nuk la asnjė vepėr, Tahsini ynė na la disa vepra. Ai na la dy nxėnės “tė hajrit” Naim e Sami Frashėrin, qė nėn shembullin e tij u bėnė maja tė Rilindjes Shqiptare dhe njė Namik Qemal e tė tjerė, qė u bėnė maja tė Rilindjes Osmane.

    GAZETA TEMA
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anėtarėsuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bėhen qinglat
    Postime
    1,527
    HASAN TAHSINI, ILUMINISTI QE I PRIU ZBATIMIT TE IDESE
    KOMBETARE


    Nga Ahmet MEHMETI*

    Nje komb krenohet me figurat e shquara qė nxjerr nga gjiri i vet. Hasan Tahsini ėshtė njė nga ato figura qė i bėjnė nder jo vetėm shkencės dhe kombit shqiptar por dhe kombeve tė tjerė. Ai ėshtė bėrė simbol i bashkėpunimit tė ngushtė dhe efektiv me gjithė intelektualėt e kohės sė vet si nė fushėn e dijeve teorike ashtu dhe nė pėrpjekjet kėmbėngulėse pėr zbatimin nė jetė tė qėllimeve aq fisnike sa dhe humane pėr hedhjen e bazave tė shkrimit tė shqipes, pėrhapjes sė arsimit kombėtar dhe krijimit tė shkencave tė mirėfillta bashkėkohore.
    Hasan Tahsini shkroi mbi 15 vepra shkencore midis tė cilave pėrmendim “Bazat e kozmografisė” (1883), “Njohuri mbi psikologjinė” (1894), “Pasqyra e rruzullimit” (1868), “Universi” (poezi), “Tabela austronomike” (1867), “Bota e qiellit”, “Sekretet e ajrit e tė ujit”, “Historia e krijimit tė botėve”, “Libri i edukimit tė fėmijėve” (me bashkėautor), “Jeta e historia e popujve” etj., pėrkthimi i romanit “Udhėtimet e Guliverit” e tė tjera pėrkthime nga shkenca e letėrsia artistike bashkėkohore.
    Nė 1879 botoi tė parėn Revistė Shkencore ( Mexhmuai Ulum ) nė Perandorinė Otomane, ku perfshiu edhe njė poemė me 112 strofa si dhe poezi tė tjera. Shumica e shkrimeve shkencore i pėrkisnin pendės sė tij. Revista doli nė shtatė numra.
    Njė vepėr shkencore orgjinale e tij ėshtė “Alfabeti metodik i gjuhės shqipe” (1858). Nė gazetėn “Basiret” nė vitet e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, Hasan Tahsiniargumentonte:
    “Po tė mos krijojmė njė alfabet pėr njė gjuhė, qė tė jetė i pėrshtatshėm, i sigurt, i saktė dhe i mbrojtur nga ndikimet politike, shkronjat nė tė duken si tė huaja dhe kėshtu nuk do tė jetė e mundur tė pėrfitojmė atė qė dėshirojmė” d.m.th. lirinė dhe pavarėsinė kombėtare.
    Njė luftė pa kompromis, ku doli fitimtar mendimi i Profesor Hasan Tahsinit, u zhvillua gjatė vitit 1867 e nė vazhdim kundėr pėrdorimit tė alfabetit arab pėr gjuhėn shqipe. “Ēėshtja pėr tė cilėn diskutojmė ka tė bėjė me interesin shpirtėror tė gjithė kombit tonė – thekson me forcė profesori – domethėnė me ēėshtjen si tė shkruhet mė lehtė gjuha jonė, tė pėrparojė dituria e tė ēlirohet kombi ynė nga turpi i gjendjes barbare dhe nga tė kėqiat qė rrjedhin prej saj. Gjuha jonė nuk mund tė shkruhet me anė tė alfabetit arab”.
    Nė vitin 1879,nė pėrbėrje te komisionit per hartimin e alfabetit tė gjuhės shqipe ai bashkėpunoi ngushtė me Sami Frashėrin, Pashko Vasėn e Jani Vreton,figura tė ndritura tė kombit shqiptar.Sėbashku krijuan “Alfabetin e Stambollit” me 36 tinguj me 25 shkronja latine, 5 greke dhe 6 cirilike.
    Ja si i bind H. Tahsini kundėrshtarėt e alfabetit shqip tė Stambollit duke u thėnė se nė Kuran: “Perėndia nuk dėrgoi asnjė misionar qė tė mos dinte gjuhėn e popullit, tė cilit i predikonte … se vepėr e mrekullueshme e perėndisė ėshtė krijimi edhe i gjuhėve tė shumta tė ndryshme qė mund tė mėsojnė tė gjithė. Kėshtu pra, Kurani i quan tė gjitha gjuhėt tė barabarta dhe alfabetet e tyre tė
    respektueshme”.
    Jani Vreto duke folur pėr kundėrshtarėt shkruante: “Duke ēmuar H. Tahsinin pėr kulturėn e tij dhe duke respektuar fjalėt e tij u bindėn dhe nuk kundėrshtuan mė”.
    Po synimet e H. Tahsinit shkonin shumė larg pėr pėrhapjen e arsimit nė Shqipėri.
    Atė e shqetėsonte sigurimi i mjeteve tė nevojėshme, siē shkruante ai: “pėr tė pėrpiluar njė fjalor shqip, pėr tė hartuar rregullat gramatikore dhe sintaksore tė kėsaj gjuhe qė ėshtė mė e pėrsosura midis gjuhėve tė Europės”.
    Mbėshtetje pėr kėto synime si dhe pėr ēėshtjet e alfabetit do tė kishte mikun dhe shokun e tij tė ngushtė Kostandin Kristoforidhin. Njėri nga Ēamėria dhe tjetri nga Gegėria do tė luftonin si njė trup i vetėm pėr ēėshtjen e madhe kombėtare.
    Kostandin Kristoforidhi pėrpiloi Gramatikėn e Gjuhės Shqipe (1882). Duke shėtitur tėrė Shqipėrinė
    grumbulloi nėpėrmjet bisedave direkte nė popull lėndėn pėr Fjalorin e parė shpjegues tė gjuhės shqipe tė cilėn e pasuroi me lėndėn qė pėrmbanin tė gjitha librat e vjetėr shqipe qė njiheshin deri atėhere.
    Ai vėrtetoi shkencėrisht afrinė e madhe tė dialekteve tė Shqipes dhe vetė punoi pėr krijimin e gjuhės letrare sidomos me pėrkthimet e literaturės fetare si dhe veprat shkencore e artistike.

    Si Tahsini dhe Kristoforidhi nė shkrimet e tyre i kanė shkrirė tė dy dialektet sa deri nė ditėt tona disa studiues nga mosnjohja e realitetit, tė punės sė madhe qė bėnin kėta personalitete pėr krijimin e shqipes letrare hamendėsojnė se dikush tjetėr na qenka pėrzier
    duke i ngatėrruar dialektet (sidoms pėr H. Tahsinin).
    Veprimtaria teorike e organizuar, qė filloi nė mesin e viteve `60 tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė nė shtėpinė kabinet tė H. Tahsinit nė Stamboll, e cila nė fakt ishte njė shkollė private, u bė Universiteti i parė shqiptar; u shndėrrua nė veprimtari praktike nė atdhe nė fillim tė viteve `70. Nė atė periudhė pati ndihmėn e pakursyer tė bashkatdhetarit tė tij tė madh Abedin Dinos,njė tjetėr illuminist i shquar atdhetar.
    Nė atė kohė Hasan Tahsini realizoi shtegėtimin e madh misionar tė pėrhapjes sė arsimit nė gjuhėn shqipe si dhe tė ideve kombėtare nga Jugu nė Veri, nga Filati nė Shkodėr e deri nė Prizren,duke u marrė intensivisht me ngritjen e njė rrjeti shkollash tė improvizuara nė shtėpitė e atdhetarėve qė e prisnin me etje mėsimin e gjuhės shqipe me shkronjat e veta (Alfabeti i H. Tahsinit u shpėrnda si fletė fluturuese nė tė gjithė Shqipėrinė dhe jashtė saj me 1872).
    Njohės i pėrkryer i pesė kulturave: shqiptare, franceze, arabe, persiane dhe turke, ai u printe aktivistėve kombėtarė. Duke filluar nga fshati i lindjes Ninati dhe fshatrat pėrreth ngriti shkolla nė Konispol, Filat e Delvinė. Nė Berat u takua me mikun e tij tė ngushtė K. Kristoforidhin dhe sė bashku me Babe Dude Karbunarėn u pėrpoqėn pėr hapjen e njė shkolle shqipe, gjė qė ra nė sy tė armiqve tė Shqipėrisė. Kjo punė kėmbėngulėse vazhdoi nė Tiranė ku krahas pėrhapjes sė diturive u bėnė pėrpjekje pėr krijimin e njė shoqėrie kulturore si dhe ēoi pėrpara lėvizjen pėr pėrhapjen e shkollave shqipe.
    Nė qytetet e Shqipėrisė sė Mesme si Elbasan, Peqin, Kavajė, Durrės, Krujė e Tiranė qysh mė 1870 Kristoforidhi me abetaren e tij kishte krijuar terrenin e nevojshėm pėr lulėzimin e shkrimit tė shqipes. Atėhere nė Berat qarkullonin abetaret e Veqilharxhit qysh mė 1844 e kėtej. Nė Shkodėr e prit nga Daut Boriēi e Isuf Tabaku. Shkodra i kujtonte H. Tahsinit fėmijėrinė kur kishte kaluar rreth 10 vjet nė oborrin e Bushatllinjve, ku jepte mėsim i ati.Misionin e tij atdhetar ai e vazhdoi nė Kosovė.Gjithė kjo veprimtari e madhe atdhetare e iluministe ra nė sy jo vetėm tė armiqve tė shqiptarėve por edhe tė pėrfaqėsuesve tė Fuqive tė Mėdha tė akredituara nė teritoret shqiptare.
    Mė 10.4.1874 konsulli francez nė Janinė, Dozon, i shkruan Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Francės pėr njė lėvizje tė gjerė “politike-arsimore” nė Shqipėri. Ai theksonte se H. Tahsini e K. Kristoforidhi ishin pėrfaqėsuesit mė nė zė tė kėsaj lėvizjeje.
    Kėshtu ata po i ngrenin njė “gardh helenizmit”, i cili qė nga ajo kohė e deri sot vazhdon tė jetė rrezik pėr kombin shqiptar.
    Nėnkonsulli anglez i Janinės B. Qiprioti, mė 24.4.1874 njofton arrestimin e Hasan Tahsinit nė Delvinė nga qeveritari i pėrgjithshėm i vilajetit. Ai thekson se Tahsin Efendiu
    “…ka ardhur nė Shqipėri,ku me pretekstin se po mblidhte lėndė pėr njė gramatikė dhe njė fjalor tė shqipes u ka predikuar lirinė kombėtare bashkėatdhetarėve dhe ka regjistruar cilindo qė pėrqafonte projektin e tij me kėtė pėrmbajtjeje: tė punojė pėr lirinė e vendit tė tyre dhe tė ngrenė njė Principatė ose Demokraci Shqiptare. Pasuesit e tij mund tė jenė nė numėr shumė tė madh nė Shqipėrine e Epėrme dhe tė Poshtme, bile dhe nė Stamboll”.
    Ishte pikėrisht kjo frikė e autoriteteve tė dhunėshme otomane qė nuk e futėn nė burgun e pėrbashkėt tė Janinės, po nė njė kazermė, ku e mbanin tė mbyllur me rreptėsi, duke ndalur ēdo njeri qė tė mos e shihte ose tė mos fliste me te.
    Nuk ėshtė pėr t`u habitur pse fill pas burgosjes sė Hasan Tahsinit, Shoqėria Biblike e Londrės pėr Turqinė i ndėrpreu pa paralajmėrim marrėdhėniet me Kostandin Kristoforidhin nėn pretektsin se ai nuk besonte nė “frymėzimin hyjnor”. Kjo ndėrprerje flagrante ishte shprehja e qėndrimit dhe e bashkėpunimit tė atdhetarėve tė mėdhenj tek tė cilėt siē shkruan Albert Dymo nė veprėn e vet “Ballkani dhe Adriatiku”: “Ideja kombėtare mbizotėron mbi fenė nė Shqipėri”. Kjo ide ishte projektuar dhe u zbatua me pėrkushtim nga inteligjenca e ndritur rilindase ku spikat figura madhore e Profesor Hasan Tahsinit.

    Drejtor Ekzekutiv i Institutit tė Studimeve pėr Ēamėrisė

    www.cameriainstitute.org

Tema tė Ngjashme

  1. Hasan Tahsini
    Nga Sokoli nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-05-2002, 04:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •