Close
Faqja 8 prej 12 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 117
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    2 Maj 2012, Mesazhi dhene Mirjanes

    "Femije te dashur! Me dashuri prej nene ju lutem te me jepni duart tuaja, me lejoni t'ju udheheq juve. Une, si nene, dua t'ju shpetoj nga nervozizmi, deshperimi dhe debimi i perjetshem. Biri im, me vdekjen e Tij ne kryq, tregoi sa shume ju don juve; Ai e sakrifikoi veten e Tij per hirin tuaj dhe per hir te mekateve tuaja. Mos vazhdoni t'a refuzoni sakrificen e Tij dhe mos vazhdoni te riperteritni vuajtjet e Tij me mekatet tuaja. Mos vazhdoni t'i mbyllni dyert e Qiellit vetes tuaj. Femijet e mi, mos humbni kohe. Asgje s'eshte me e rendesishme sesa bashkimi me Birin Tim. Une do t'ju ndihmoj juve sepse Ati Qiellor me dergon Mua qe , sebashku, t'i tregojme rrugen ne hir dhe shpetim te gjithe atyre qe nuk e njohin Ate. Mos u beni zemer gur. Kini besim tek une dhe adhuroni Birin tim. Femijet e mi, ju nuk mund te jeni pa barinjte. Qofshin ato cdo dite ne lutjet tuaja. Faleminderit."

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    25 Maj 2012

    "Femije te dashur! Edhe sot ju ftoj ne konversion dhe ne shenjteri. Zoti deshiron t'ju jape gezimin dhe paqen nepermjet lutjes por ju, femije te vegjel, jeni akoma larg, te lidhur me boten dhe me gjerat e botes. Prandaj ju ftoj perseri: hapni zemren dhe veshtrimin tuaj drejt Zotit dhe gjerave te Zotit e gezimi e paqja do te mbreterojne ne zemren tuaj. Faleminderit qe ju pergjigjet thirrjes time."

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Mesazhi dhene Mirjanes, 2 Qershor 2012

    "Femije te dashur, Une jam vazhdimisht mes jush sepse, me dashurine time te pafundme, deshiroj t'ju tregoj juve porten e Qiellit. Deshiroj t'ju tregoj sesi hapet: permes miresise, meshires, dashurise dhe paqes - permes Birit tim. Prandaj, femijet e mi, mos humbni kohe ne kotesira. Vetem njohuria e dashurise se Birit tim mund t'ju shpetoje juve. Permes asaj dashurie shpetimtare dhe Shpirtit te Shenjte ai me zgjodhi mua dhe une, se bashku me Te, po ju zgjedh juve te jeni apostuj te dashurise dhe vullnetit te Tij. Femijet e mi, e madhe eshte pergjegjesia mbi ju. Deshiroj qe nepermjet shembullit tuaj ju te ndihmoni mekataret qe t'u rikthehet shikimi, te permiresoni shpirtrat e tyre te shkrete dhe t'i sillni prape ne perqafimin tim. Prandaj,lutuni, lutuni, agjeroni dhe rrefehuni rregullisht. Ne qofte se marrja e Birit tim ne Eukaristi eshte qendra e jetes tuaj atehere mos u frikesoni, ju mund te beni cdo gje. Une jam me ju. Cdo dite une lutem per barinjte dhe pres te njejten gje nga ju. Sepse, femijet e mi, pa udheheqjen dhe forcimin nepermjet bekimit te tyre, ju nuk mund t'ia dilni mbane. Faleminderit."
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 04-06-2012 mė 07:26

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anėtarėsuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    Citim Postuar mė parė nga Diella1 Lexo Postimin
    Mesazhi dhene Mirjanes, 2 Qershor 2012

    "Femije te dashur, Une jam vazhdimisht mes jush sepse, me dashurine time te pafundme, deshiroj t'ju tregoj juve porten e Qiellit. Deshiroj t'ju tregoj sesi hapet: permes miresise, meshires, dashurise dhe paqes - permes Birit tim. Prandaj, femijet e mi, mos humbni kohe ne kotesira. Vetem njohuria e dashurise se Birit tim mund t'ju shpetoje juve. Permes asaj dashurie shpetimtare dhe Shpirtit te Shenjte ai me zgjodhi mua dhe une, se bashku me Te, po ju zgjedh juve te jeni apostuj te dashurise dhe vullnetit te Tij. Femijet e mi, e madhe eshte pergjegjesia mbi ju. Deshiroj qe nepermjet shembullit tuaj ju te ndihmoni mekataret qe t'u rikthehet shikimi, te permiresoni shpirtrat e tyre te shkrete dhe t'i sillni prape ne perqafimin tim. Prandaj,lutuni, lutuni, agjeroni dhe rrefehuni rregullisht. Ne qofte se marrja e Birit tim ne Eukaristi eshte qendra e jetes tuaj atehere mos u frikesoni, ju mund te beni cdo gje. Une jam me ju. Cdo dite une lutem per barinjte dhe pres te njejten gje nga ju. Sepse, femijet e mi, pa udheheqjen dhe forcimin nepermjet bekimit te tyre, ju nuk mund t'ia dilni mbane. Faleminderit."
    > Grazie Signore.
    La verita' ti rendera' libero!

  5. #75
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    25 Qershor 2012

    "Femije te dashur! Me shprese te madhe ne zemer edhe sot ju ftoj ne lutje. Ne qofte se luteni femije, ju jeni me mua, po kerkoni vullnetin e Birit tim dhe po e jetoni. Jini te hapur dhe jetojeni lutjen; ne cdo moment ajo te jete shija dhe gezimi i shpirtit tuaj. Une jam me ju dhe nderhyj per te gjithe ju para Birit tim Jezus. Faleminderit qe ju pergjigjet thirrjes time."

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Mesazhi dhene Mirjanes, 2 Korrik 2012

    "Femijet e mi; Perseri, me nje ndjenje prej nene, ju lutem te ndalni per nje moment dhe te reflektoni per veten tuaj dhe per perkohshmerine e jetes tuaj ne toke. Pastaj reflektoni per perjetesine dhe per lumturine e perjetshme. Cilen doni? Ne cfare rruge doni te niseni? Dashuria e Atit me dergon qe te jem nje ndermjetese per ju, t'ju tregoj me dashurine e nenes rrugen qe con ne pasterti te shpirtit; nje shpirt te pangarkuar me mekat; nje shpirt qe do te arrije te njohe perjetesine. Une lutem qe drita e dashurise se Birit tim t'ju ndricoje juve, qe ju te triumfoni mbi dobesite dhe te dilni nga mjerimi. Ju jeni femijet e mi dhe deshiroj per te gjithe ju qe te jeni ne rrugen e shpetimit. Prandaj, femijet e mi, mblidhuni rreth meje qe te arrini te njihni dashurine e Birit tim dhe keshtu te hapni deren e lumturise se perjetshme. Lutuni si une per barinjte tuaj. Perseri ju paralajmeroj: mos i gjykoni, sepse Biri im i zgjodhi ata. Faleminderit."

  7. #77
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anėtarėsuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> Modelja polake Ania Goledzinowska, imazhi i CHANEL, braktis jeten e Milanos dhe shkon te jetoje ne Medjugorje.


    http://www.medjugorje.ws/it/articles...ce-medjugorje/
    La verita' ti rendera' libero!

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    25 Korrik 2012

    "Te dashur bij! Sot ju ftoj tek e mira. Behuni percues te paqes e te miresise ne kete bote. Lutuni qe Zoti t'ju jape forcen qe ne zemren e jeten tuaj te mbreteroje gjithmone shpresa dhe krenaria sepse jeni bij te Zotit dhe mbajtes te shpreses se Tij ne kete bote qe eshte pa gezim ne zemer e pa te ardhme sepse nuk ka zemren te hapur drejt Zotit, shpetimit tuaj. Faleminderit qe ju pergjigjet thirrjes time."

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    Mesazhi dhene Mirjanes, 2 Gusht 2012

    "Te dashur femije, une jam me ju dhe nuk dorezohem. Deshiroj qe ju te njihni Birin tim. Une deshiroj per femijet e mi qe te jene me mua ne jeten e perjetshme. Deshiroj per ju te ndjeni gezimin e paqes dhe te keni shpetimin e perjetshem. Une lutem qe ju te mund te kaperceni dobesite njerezore. Po i pergjerohem Birit tim t'ju jape zemra te pastra. Femijet e mij te dashur, vetem zemrat e pastra dine si te mbajne nje kryq dhe si te sakrifikohen per gjithe ata mekatare qe kane ofenduar Atin Qiellor e te cilet, edhe sot, e ofendojne Ate, megjithese nuk kane arritur t'a njohin Ate. Lutem qe ju te arrini te njihni driten e besimit te vertete qe vjen vetem nga lutja e zemrave te pastra. Eshte atehere qe te gjithe ato qe jane prane jush do te ndjejne dashurine e Birit tim. Lutuni per ato te cilet Biri im ka zgjedhur t'ju udheheqin ne rrugen e shpetimit. Goja juaj u ruajtte nga cdo gjykim. Faleminderit."

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162
    25 Gusht 2012

    "Te dashur femije! Edhe sot me shprese ne zemer lutem per ju dhe falenderoj me te Lartin per te gjithe ju qe jetoni me zemer mesazhet e mia. Falenderoni dashurine e Zotit qe une t'ju dua e t'ju udheheq secilin prej jush nepermjet Zemres time te Paperlyer drejt konversionit. Hapini zemrat dhe vendosni per shenjterine dhe shpresa do te beje te linde gezimi ne zemrat tuaja. Faleminderit qe ju pergjigjet thirrjes time."

Faqja 8 prej 12 FillimFillim ... 678910 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •