2 Janar 2013, Mesazhi dhene Mirjanes
"Femije te dashur, me shume dashuri dhe durim, perpiqem t'i bej zemrat tuaja si timen. Perpiqem, nepermjet shembullit tim, t'ju mesoj pervujteri, urtesi dhe dashuri, sepse ju kam nevoje; nuk mund t'ia dal pa ju femijet e mi. Sipas vullnetit te Zotit, po ju zgjedh juve, nepermjet fuqise se Tij, po ju forcoj juve. Prandaj, femijet e mi, mos kini frike t'i hapni zemrat tuaja tek une. Une do t'ia jap ato Birit tim dhe si shperblim, Ai do t'ju jape dhuraten e paqes Hyjnore. Ju do t'ia percillni te gjithe atyre qe do te takoni, ju do te deshmoni dashurine e Zotit me jeten tuaj dhe do te jepni dhuraten e Birit tim permes vetes tuaj. Une do t'ju udheheq nepermjet pendimit, agjerimit dhe lutjes. E pamatshme eshte dashuria ime. Mos kini frike. Femijet e mi, lutuni per barinjte. Buzet tuaja qofshin te mbyllura ndaj cdo gjykimi, sepse mos harroni qe Biri im i ka zgjedhur ata dhe vetem Ai ka te drejten te gjykoje. Faleminderit."
Krijoni Kontakt