Close
Faqja 11 prej 12 FillimFillim ... 9101112 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 117
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: Porosite e Zojes ne Mexhugorje

    2 Janar 2013, Mesazhi dhene Mirjanes

    "Femije te dashur, me shume dashuri dhe durim, perpiqem t'i bej zemrat tuaja si timen. Perpiqem, nepermjet shembullit tim, t'ju mesoj pervujteri, urtesi dhe dashuri, sepse ju kam nevoje; nuk mund t'ia dal pa ju femijet e mi. Sipas vullnetit te Zotit, po ju zgjedh juve, nepermjet fuqise se Tij, po ju forcoj juve. Prandaj, femijet e mi, mos kini frike t'i hapni zemrat tuaja tek une. Une do t'ia jap ato Birit tim dhe si shperblim, Ai do t'ju jape dhuraten e paqes Hyjnore. Ju do t'ia percillni te gjithe atyre qe do te takoni, ju do te deshmoni dashurine e Zotit me jeten tuaj dhe do te jepni dhuraten e Birit tim permes vetes tuaj. Une do t'ju udheheq nepermjet pendimit, agjerimit dhe lutjes. E pamatshme eshte dashuria ime. Mos kini frike. Femijet e mi, lutuni per barinjte. Buzet tuaja qofshin te mbyllura ndaj cdo gjykimi, sepse mos harroni qe Biri im i ka zgjedhur ata dhe vetem Ai ka te drejten te gjykoje. Faleminderit."

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: Porosite e Zojes ne Mexhugorje

    25 Janar 2013

    "Femije te dashur! Edhe sot ju ftoj ne lutje. Lutja juaj te jete e forte si nje gur i gjalle, deri sa me jetet tuaja te beheni deshmitare. Deshmoni bukurine e besimit tuaj. Une jam me ju dhe nderhyj para Birit tim per secilin nga ju. Faleminderit qe i jeni pergjigjur thirrjes time."

  3. #103
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: Porosite e Zojes ne Mexhugorje

    2 Shkurt 2013, Mesazhi dhene Mirjanes

    "Femije te dashur, dashuria me sjell mua tek ju - dashuri, te cilen dua t'jua mesoj edhe juve - dashuri e vertete; dashuri, te cilen Biri im e tregoi kur vdiq ne Kryq nga dashuria per ju; dashuri, e cila eshte gjithmone gati te fale dhe te kerkoje falje. Sa e madhe eshte dashuria juaj? Zemra ime prej nene eshte e pikelluar, ndersa kerkon per dashuri ne zemrat tuaja. Ju nuk jeni gati t'ia nenshtroni vullnetin tuaj, vullnetit te Zotit nga dashuria. Ju nuk mund te me ndihmoni mua te kem ato qe nuk kane arritur t'a njohin dashurine e Zotit, te arrijne t'a njohin Ate, sepse ju nuk keni dashuri te vertete. M'i kushtoni mua zemrat tuaja dhe une do t'ju udheheq juve. Une do t'ju mesoj te falni, te doni armiqte tuaj dhe te jetoni sipas Birit tim. Mos kini frike per veten tuaj. Ne veshtiresi, Biri im nuk i harron ata qe dashurojne. Une do te jem prane jush. Une do t'i lutem Atit Qiellor qe drita e dashurise dhe te vertetes se perjetshme t'ju ndricoje juve. Lutuni per barinjte tuaj, qe nepermjet lutjes dhe agjerimit tuaj, ato do te mund te ju udheheqin juve ne dashuri. Faleminderit."
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Diella1 : 02-02-2013 mė 20:16

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: Porosite e Zojes ne Mexhugorje

    25 Shkurt 2013


    "Femije te dashur! Edhe sot, ju ftoj ne lutje. Mekati ju terheq drejt gjerave tokesore, por une kam ardhur t'ju terheq drejt shenjterise, ndersa ju luftoni e i harxhoni energjite tuaja ne mes te keqes dhe te mires qe jane brenda jush. Prandaj femije, lutuni, lutuni, lutuni derisa lutja te behet gezim per ju, dhe jeta juaj te behet thjesht nje ecje drejt Zotit. Faleminderit qe ju pergjigjet thirrjes time."

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: Porosite e Zojes ne Mexhugorje

    2 Mars 2013, Mesazhi dhene Mirjanes

    "Femije te dashur! Perseri, si nene, po ju therras qe te mos jeni zemer rende. Mos i mbyllni syte ndaj paralajmerimeve qe Ati Qiellor dergon nga dashuria. A e doni Ate mbi cdo gje tjeter? A pendoheni qe shpesh keni harruar qe Ati Qiellor, nga dashuria e madhe, dergoi Birin e Tij te na shpetonte nepermjet Kryqit? A pendoheni qe akoma nuk e keni pranuar mesazhin? Femijet e mi, mos i rezistoni dashurise se Birit tim. Mos i rezistoni shpreses dhe paqes. Bashke me lutjen dhe agjerimin tuaj, nepermjet Kryqit te Tij, Biri im do te hedhe erresiren qe don t'ju rrethoje dhe t'ju udheheqe juve. Ai do t'ju jape fuqi per nje jete te re. Kur te jetoni sipas Birit tim, ju do te jeni bekim dhe shprese per te gjithe ato mekatare qe enden ne erresiren e mekatit. Femijet e mi, qendroni zgjuar. Une si nene, po rri zgjuar me ju. Po lutem dhe po veshtroj vecanerisht mbi ata te cilet Biri im i thirri te jene pishtar-mbajtesit dhe shpresedhenesit per ju - per barinjte tuaj. Faleminderit."

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: Porosite e Zojes ne Mexhugorje

    Citim Postuar mė parė nga Diella1 Lexo Postimin
    2 Mars 2013, Mesazhi dhene Mirjanes

    "Femije te dashur! Perseri, si nene, po ju therras qe te mos jeni zemer rende. Mos i mbyllni syte ndaj paralajmerimeve qe Ati Qiellor dergon nga dashuria. A e doni Ate mbi cdo gje tjeter? A pendoheni qe shpesh keni harruar qe Ati Qiellor, nga dashuria e madhe, dergoi Birin e Tij te na shpetonte nepermjet Kryqit? A pendoheni qe akoma nuk e keni pranuar mesazhin? Femijet e mi, mos i rezistoni dashurise se Birit tim. Mos i rezistoni shpreses dhe paqes. Bashke me lutjen dhe agjerimin tuaj, nepermjet Kryqit te Tij, Biri im do te hedhe erresiren qe don t'ju rrethoje dhe t'ju udheheqe juve. Ai do t'ju jape fuqi per nje jete te re. Kur te jetoni sipas Birit tim, ju do te jeni bekim dhe shprese per te gjithe ato mekatare qe enden ne erresiren e mekatit. Femijet e mi, qendroni zgjuar. Une si nene, po rri zgjuar me ju. Po lutem dhe po veshtroj vecanerisht mbi ata te cilet Biri im i thirri te jene pishtar-mbajtesit dhe shpresedhenesit per ju - per barinjte tuaj. Faleminderit."


  7. #107
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: Porosite e Zojes ne Mexhugorje

    25 Mars, 2013

    "Te dashur femije! Ne keto kohe hiri, ju ftoj te merrni ne duar kryqin e Birit tim te dashur Jezus dhe te meditoni pasionin dhe vdekjen e Tij. Vuajtjet tuaja te jene te bashkuara me vuajtjet e Tij dhe dashuria do te fitoje, sepse, Ai qe eshte Dashuri, ka dhene veten per dashuri, per te shpetuar cdonjerin nga ju. Lutuni, lutuni, lutuni, derisa dashuria dhe paqja te fillojne te mbreterojne ne zemrat tuaja. Faleminderit qe i jeni pergjigjur thirrjes time."

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: Porosite e Zojes ne Mexhugorje

    2 Prill 2013, mesazhi dhene Mirjanes

    "Te dashur femije! Po ju therras te jeni nje me Birin tim ne shpirt. Po ju therras permes lutjes dhe Meshes se Shenjte, kur Biri im e bashkon Veten me ju ne nje menyre te vecante, te perpiqeni te jeni si Ai; qe, si Ai, te jeni gjithmone te gatshem te kryeni vullnetin e Zotit, dhe jo ate tuajin. Sepse, femijet e mi, eshte sipas vullnetit te Zotit qe ju jeni dhe qe ju ekzistoni, dhe pa vullnetin e Zotit s'jeni asgje. Si nene, po ju kerkoj qe te flisni per lavdine e Zotit me jeten tuaj, sepse, ne ate menyre, do te lavderoni veten sipas vullnetit te Tij. Tregojeni pervujterine dhe dashurine per te afermin ndaj cdonjerit. Permes kesaj pervujterie dhe dashurie, Biri im ju shpetoi dhe hapi rrugen per ju tek Ati Qiellor. Ju pergjerohem te vazhdoni te hapni rrugen per tek Ati Qiellor, per te gjithe ata qe nuk e njohin dhe qe nuk i kane hapur zemrat ndaj dashurise se Tij. Nepermjet jetes tuaj, hapni rrugen per te gjithe ata qe jane ne kerkim te se vertetes. Femijet e mi, jini apostujt e mi qe nuk kane jetuar kot. Mos harroni qe ju do vini para Atit Qiellor dhe do t'i tregoni Atij per veten tuaj. Jini gati! Perseri po ju paralajmeroj, lutuni per ata te cilet Biri im thirri, duart e te cileve Ai bekoi dhe te cilet i dha si dhurate per ju. Lutuni, lutuni, lutuni per barinjte tuaj. Faleminderit."

  9. #109
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: Porosite e Zojes ne Mexhugorje

    25 Prill 2013, Mesazhi dhene Marijas


    "Te dashur femije! Lutuni, lutuni, vetem lutuni, derisa zemra juaj t'i hapet besimit, si nje lule i hapet rrezeve te diellit. Kjo eshte kohe e hirit, qe Zoti ju jep permes prezences time, ndersa ju jeni larg nga zemra ime. Prandaj, ju ftoj ne konvertim personal dhe ne lutjen ne familje. Shkrimi i Shenjte qofte gjithmone nxitje per ju. Ju bekoj te gjitheve me bekimin tim prej nene. Faleminderit qe i jeni pergjigjur thirrjes time."

  10. #110
    i/e regjistruar Maska e Diella1
    Anėtarėsuar
    07-03-2011
    Postime
    1,162

    Pėr: Porosite e Zojes ne Mexhugorje

    2 Maj 2013, Mesazhi dhene Mirjanes

    "Te dashur femije; Perseri po ju therras qe te doni dhe te mos gjykoni. Biri im, sipas vullnetit te Atit Qiellor, ishte mes jush t'ju tregonte rrugen e shpetimit, t'ju shpetonte dhe te mos ju gjykonte. Nese deshironi te ndiqni Birin tim, ju nuk do te gjykoni, por do te doni sic Ati Qiellor ju don juve. Dhe kur eshte shume e veshtire per ju, kur po bieni nen peshen e kryqit, mos u deshperoni, mos gjykoni, por kujtohuni qe po duheni dhe lavderoni Atin Qiellor per dashurine e Tij. Femijet e mij, mos devijoni nga rruga ku po ju udheheq. Mos ecni pakujdesisht drejt perhumbjes. Lutja dhe agjerimi ju forcofshin qe te jetoni ashtu sic deshiron Ati Qiellor; qe ju te jeni apostujt e mi te besimit dhe te dashurise; qe jeta juaj te mund te bekoje ato qe takoni; qe ju te mund te jeni nje me Atin Qiellor dhe Birin tim. Femijet e mi, kjo eshte e vetmja e vertete, e verteta qe ju udheheq drejt konversionit, dhe pastaj ne konversionin e atyre qe takoni - atyre qe nuk kane arritur ta njohin Birin tim - te gjithe ato qe nuk e dine cdo te thote te duash. Femijet e mi, Biri im ju dha barinjte si dhurate. Kujdesuni per ato. Lutuni per ato. Faleminderit."

Faqja 11 prej 12 FillimFillim ... 9101112 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •