Shumica e cifuteve nuk kishin qytetari ne vendet europiane. Franca beri disa leshime me zgjedhjen e famshme te kushtetutes por mesa di une cifutet konsideroheshin qytetare te dores se dyte. Ne periudhen mesjetare paten mundesi te krijonin komunitetete pothuajse te izoluar (merrnin e jepnin vetem per pune tregetie) ne menyre qe te ruanin traditat e tyre. Edhe sistemin ligjor e ruajten sipas fese/kultures se tyre. Me pas keto "liri" qe cifutet i morren ku munden (shteti i taksonte ndaj i toleronte) ju hoqen me dhune. Shumica e vazhduan vete-izolimin (levizen masivisht ne Europen Lindore, me pas nje pjese u rikthye ne perendim duke shkuar aq larg sa Amerika). Te gjithe kete e shkruajta me qellim qe te dal aty ku duhet: cifutet nuk e konsideronin veten pjese te shteteve ku jetonin (atehere kur keto shtete u formuan, qe sic mund ta dish per disa nga keto ndodhi shume vone. eg. Gjermania, Italia) po aq sa nuk konsideroheshin te tille me ligj.
Nuk mund te krahasosh nje emigrant sot (turk, shqiptar, iraken, kinez, somalez, rumun a cfarddoqfte) me nje "emigrant" (nqs termi ekzistonte) te atyre viteve. Shume nga shtresa intelektuale cifute qe permenden (nqs e ke fjalen per ta) eshte e vertete qe u integruan ne shoqerite europiane, por prejardhja e tyre cifute nuk reshti t'ju permendej sa here qe dikush kishte ndonje krize nacionale.
Krijoni Kontakt