Pejgamberi a.s. mbante nė dorė njė hark. Rreth Qabes dhe mbi tė ndodheshin 360 idhuj. Pejgamberi a.s. filloi t'i gjuante ato me harkun e tij dhe tė lexonte ajetet kuranore: “Dhe thuaj: “Erdhi e Vėrteta dhe u shkatėrrua e pavėrteta. Sigurisht, e pavėrteta ėshtė e paracaktuar tė zhduket.” (Isra 81) dhe: “Thuaj: “Erdhi e Vėrteta, kurse e pavėrteta ėshtė fshirė e nuk mund tė shfaqet mė!” (Sebe'e 49). Idhujt binin pėrmbys njėra pas tjetrės dhe thyeshin.
Pejgamberi a.s. e kreu tavafin hipur mbi kafshėn e tij. Pejgamberi a.s. nuk ishte me ihram, kėshtu qė u mjaftua me tavafin dhe, kur e pėrfundoi, thirri Othman Ibn Talhan. Ia mori atij ēelėsin e Qabes dhe urdhėroi qė tė hapej porta.
Pejgamberi a.s. hyri brenda. Aty brenda ai pa ikona ku paraqiteshin Ibrahimi dhe Ismaili duke hedhur fall me shigjeta falli. Pejgamberi a.s., duke mallkuar ata qė i kishin bėrė kėto ikona, tha: “Allahu i vraftė! Pėr Zotin, ata tė dy nuk e kanė bėrė kurrė njė gjė tė tillė!” Atje ai pa edhe njė pėllumb tė gdhendur, tė cilin e theu me dorėn e tij. Mė pas urdhėroi qė tė fshiheshin tė gjitha ato piktura. Pastaj Pejgamberi a.s. e mbylli derėn e Qabes nga brenda. Me tė ishin Osama dhe Bilali. Pejgamberi a.s. u drejtua nga muri qė ndodhej pėrballė derės dhe qėndroi tre kut larg tij. Aty fali namaz dhe pastaj u soll nėpėr qoshet e shtėpisė nga brenda duke thėnė tekbire dhe “Lā ilāhe il-l-Allāh”.
Kurejshėt kishin mbushur xhaminė, duke qėndruar tė rreshtuar pėrballė portės dhe duke pritur se ēfarė do tė bėnte Pejgamberi a.s. Ai e hapi derėn, u kap pėr dy kasėt e saj, dhe i drejtuar nga njerėzit ndėrkohė qė ata po qėndronin poshtė nė xhami, tha:
“Nuk ka zot tjetėr qė meriton tė adhurohet, veē Allahut, qė ėshtė i Pashoq! Ai e mbajti premtimin e Tij, e ndihmoi robin e Tij dhe i mposhti tė gjitha ushtritė i Vetėm!
Ēdo heroizėm e mburrje e kohės sė injorancės, si dhe ēdo hasmėri gjaku apo pasuri, ėshtė nėn kėmbėt e mia, ėshtė e pavlefshme. Por e vazhdueshme do tė jetė pėrkujdesja ndaj Shtėpisė sė Shenjtė dhe dhėnia ujė haxhinjve.
Vrasja shibhul amdi (gabimisht dhe padashje) , qė kryhet me shkopinj ose me gurė, dėnohet me shpagim material tė rėndė. Masa e kompensimit ėshtė e pėrcaktuar me 100 deve, 40 prej tė cilave tė jenė barrsė.
O kurejshė! Allahu i Lartėsuar e zhvleftėsoi kryelartėsinė e zakonet e injorancės dhe mburrjet me fiset dhe tė parėt. Njerėzit tė gjithė kanė ardhur prej Ademit a.s., dhe Ademi u krijua prej dheu.”
Pastaj Pejgamberi a.s. lexoi kėtė ajet: “O njerėz! Nė tė vėrtetė, Ne ju krijuam ju prej njė mashkulli
dhe njė femre dhe ju bėmė popuj e fise, pėr ta njohur njėri-tjetrin. Mė i nderuari prej jush tek Allahu ėshtė ai qė i frikėsohet mė shumė Atij. Vėrtet, Allahu ėshtė i Gjithėdijshėm dhe pėr Atė asgjė nuk ėshtė e fshehtė.” (Huxhurat 13).
Mė pas iu drejtua atyre: “O kurejshė! Ēfarė mendoni se do tė bėjė unė me ju?” Ata u pėrgjigjėn: “Mirėsi presim, sepse ti je njė vėlla fisnik, bir i njė vėllai fisnik nga radhėt tona.” Pejgamberi a.s. tha: “Unė do t’ju them ashtu si Jusufi u tha vėllezėrve tė tij: Nuk ka qortim pėr ju sot. Shkoni, se jeni tė lirė!” .
Pastaj Pejgamberi a.s. u ul nė xhami. Aliu, i cili mbante ēelėsin e Qabes nė dorė, i thotė Pejgamberit a.s.: “O i Dėrguari i Allahut, na i jep neve kėto dy mirėsi: ēelėsin e Qabes dhe dhėnien ujė haxhinjve, salavatet e Allahut qofshin mbi ty!" Pejgamberi a.s. tha: “Ku ėshtė Othman Ibn Talha?” Njerėzit e thirrėn menjėherė Othmanin. Pejgamberi a.s. i tha atij. “Urdhėro ēelėsin tėnd, o Othman! Sot ėshtė dita e bamirėsisė dhe dita e mbajtjes sė premtimeve.”
Nė lidhje me kėtė, Ibn Sadi pėrmend nė librin “Tabaķāt” njė transmetim prej Othman Ibn Talhas, qė thotė: “Nė kohėn para Islamit, ne e hapnim Qaben ditėn e hėnė dhe tė enjte. Njė ditė, Pejgamberi a.s. dėshironte tė hynte nė Qabe sė bashku me njerėzit, por u tregova i ashpėr me tė dhe e ofendova. Megjithatė ai u tregua shumė i butė dhe tolerant me mua. Pastaj mė tha: “O Othman, do tė vijė njė ditė qė kėtė ēelės do ta shohėsh nė dorėn time, dhe unė do t'ia jap kujt tė dėshiroj.” Unė i thashė: “Atėherė atė ditė kurejshėt do tė jenė shfarosur dhe poshtėruar!” – “Jo, – mė tha ai, – ajo ditė do tė jetė dita e popullimit dhe krenarisė sė tyre.” Pastaj hyri nė Qabe.
Ato fjalė ndikuan shumė nė zemrėn time, aq sa mendimi se do tė ndodhte ashtu siē tha ai bėhej gjithmonė dhe mė i fortė.
Ditės sė ēlirimit tė Mekės, ai mė tha: “O Othman, ma jep ēelėsin!" Unė ia dhashė ēelėsin, ndėrsa ai, pasi ma mori, mė tha: “Merreni kėtė ēelės pėrgjithmonė! Askush nuk do t’ua heqė nga dora, pėrveēse zullumqarėve. O Othman! Allahu ju ka bėrė kujdestarė pėr shtėpinė e Tij. Konsumoni prej pasurive qė ju vijnė prej kėsaj shtėpie, me kriter dhe brenda normave!”
Pasi u largova prej tij, ai mė thirri sėrish. Kur u ktheva, mė tha: “A nuk ndodhi ajo qė tė kisha thėnė?” Atėherė unė e kujtova fjalėn e tij nė Mekė pėrpara emigrimit: “O Othman, do tė vijė njė ditė qė kėtė ēelės do ta shohėsh nė dorėn time dhe unė do t'ia jap kujt tė dėshiroj”, dhe i thashė: “Po, e kujtoj, dhe dėshmoj se ti je Pejgamberi i Allahut!”
Edhe Seid Ibn Musejbi tregon se Abasi, sė bashku me disa burra tė tjerė prej fisit Benu Hashim, kėrkoi atė ditė qė tė merrte ēelėsin e Qabes, por Pejgamberi a.s. ia ktheu atė Othman Ibn Talhas.
***
Pejgamberi a.s. urdhėroi Bilalin qė tė ngjitej mbi Qabe dhe tė thėrriste ezanin. Ndėrkohė, Ebu Sufjan Ibn Harbi, Atab Ibn Usejdi, Harith Ibn Hishami dhe fisnikė tė tjerė kurejshė qėndronin ulur poshtė. Atabi u pėshpėriti shokėve tė tij: “Allahu e nderoi Usejdin, qė nuk i dha mundėsinė ta shihte e ta dėgjonte kėtė mynxyrė, e cila do ta vreroste.” Harithi tha: “Vallahi, sikur ta dija qė ai (Pejgamberi a.s.) ėshtė i vėrtetė, do ta pasoja rrugėn e tij.” Ndėrsa Ebu Sufjani tha: “E po dijeni pra, vallahi, unė nuk them asnjė fjalė, sepse po tė flisja, kėto guralecė do ta lajmėronin atė pėr mua.” Pas pak, Pejgamberi a.s. kaloi pranė tyre dhe u tha: “Unė e di se ēfarė thatė ju tani”, dhe ua tregoi fjalė pėr fjalė. Atėherė Harithi dhe Atabi thanė: “Dėshmojmė se ti pa dyshim je Pejgamberi i Allahut. Vallahi, askush nuk ishte i pranishėm nė bisedėn tonė, qė ne tė mendonim se tė lajmėroi pėr fjalėt tona.”
Krijoni Kontakt