Close
Faqja 4 prej 15 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 142
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Vendndodhja
    shquipri
    Postime
    69
    por tani e kam kuptuar te verteten qe feja islame eshte ne fakt trashegimi e fese idhujtare te meparshme te arabeve
    Ti s'ke kuptuar kurrgje as tani as kur mendon se ke qene Musliman.

    A e di cfare do te thote "kafir"? Po ta shpjegoj shkurtimisht: kafir quhet ai i cili mbulon te verteten. Fjala kafir buron nga fjala arabe "kufr" qe do te thote mbulim, te mbulosh dicka qe te mos bjere ne sy. Ne kete rast, ti po mbulon me fjalet e tua te verteten qe ka shpallur Krijuesi ne te gjithe Librat e Shenjte.

    Eshte shume thjeshte te krijosh nje realitet me imagjinaten tende. Mirepo sesa eshte real ai realitet qe ke krijuar, as ti vet nuk je i afte te japesh pergjigje. Sikur te ishe i afte, do te na shpjegoje perse ti flet me goje e nuk flet me hunde, perse ecen me kembe e nuk ecen me turinj, perse lind e pastaj vdes. Po mbas kesaj vdekje, cfare ndodh???? Dhe po te vazhdoj me keto pyetje, te siguroj qe deri ne vdekje nuk kane te sosur pyetjet. Pra, te gjitha keto pyetje qe parashtrova jane realiteti qe po jetoj une e ti dhe cdo njeri tjeter. Nese je vertet kaq i pavarur dhe kaq i bindur per mos-egzistencen e Krijuesit, atehere ndryshoje kete realitet!

    Me lejo te te jap disa sqarime te metejshme:

    Ne te gjithe Librat e Shenjte, Krijuesi i kesaj gjithesie, ka shpjeguar realitetin e kesaj gjithesie qe Ai ka krijuar, ka shpjeguar qellimin e krijimit te kesaj gjithesie, ka shpjeguar se si funksionon mbarevajtja e kesaj gjithesie... dhe mbi te gjitha, ka shpjeguar se kush eshte Ai qe kontrollon kete gjithesi dhe sistemon cdo detaj te saj.

    Ai ka shpjeguar perse e krijoi te miren dhe perse krijoi te keqen. Ai ka shpjeguar se krijoi qenie te trajtave dhe formave te ndryshme. Krijoi engjejt nga drita, xhindet nga zjarri, njerezit nga balta etj.

    Ai shpjegoi perse krijoi Xhennetin dhe Xhehenemin.

    Ai e krijoi njeriun me nje qellim madheshtor: qe njerezit ta njohin Krijuesin e tyre, te njohin Fuqite e Tij ashtu sic e ka pershkruar Ai Veten e Tij, te jene mirenjohes dhe falenderues ndaj Tij dhe mbi te gjitha t'i dorezohen Atij me nenshtrim dhe ta adhurojne Ate te Vetem me frike-respekt.

    Vete njeriu ne natyrshmerine e tij, e pranon egzistencen, madheshtine dhe Plotfuqine e Krijuesit te tij. Ky eshte nje realitet qe vec nje i marre e mohon. Madje edhe ti thelle ne veten tende e di shume mire qe Krijuesi yt egziston dhe vazhdimisht te mbikqyr. Por, eshte arroganca dhe mendjemadhesia jote qe te nxit qe ta mohosh Ate. Madje, disa te tjere e mohojne Krijuesin nga protesta perse Ai nuk u gjendet atyre aty dhe ashtu sic duan ata!

    Babai im eshte mohues, pra eshte kafir. Madje thote se ai eshte vete zot. Mirepo, sa here e kam degjuar te thote "Shyqyr o Zot!", "O Zot na ndihmo", "Ai Zot do te ma marre Hakun", "Ai Zot nuk harron" ... e shume shprehje te tjera. Babai im nuk ka bere as shkolle, as medrese, as ka shkuar ndonjehere ne xhami apo ne kishe. Ai eshte vec nje njeri i thjeshte qe ka punuar tere jeten ne ndertimin e realizmit komunist. Pra, sic e shikon edhe ai thelle ne shpirtin e tij e ndien se ka nje Krijues qe sistemon dhe rregullon ceshtjet e tij. Me sakte, edhe pse babai im e mohon Ate, ai prapeseprape e ndien se ka nevoje per Te!

    Pra, kjo eshte natyrshmeria humane me te cilan na ka krijuar Krijuesi yne.

    Nese nuk do te mjaftonte kjo natyrshmeri per te na udhezuar tek Krijuesi yne, Ai na ka zbritur Shpalljen e Tij per te na udhezuar dhe per te na shpjeguar Dispozitat dhe Urdherat e Tij! Ai zbriti Zeburin, Teuratin, Ungjillin dhe Kur'anin. Ne to Ai shpjegoi realitetin e kesaj gjithesia dhe misionin qe ka njeriu ne kete bote.

    Por sikur te mos mjaftonin keta Libra Hyjnore qe njerezit te udhezoheshin, Ai dergoi profete dhe pejgambere qe t'i udhezonin popujt drejt Krijuesit. Sa e sa profete e pejgambere u derguan tek popuj te ndryshem. Dhe i fundit qe mbylli ciklin e profetesise dhe Shpalljes se Krijuesit ishte profeti Muhamed, i cili u dergua me Mesazhin permbylles, pra me Kuranin, me te cilin u larguan shtremberimet dhe shpifjet e rabineve apo murgjve te cilet i kishin ndryshuar plotesisht Librat e meparshem.
    vdekja nuk eshte tragjedi
    tragjedi e vertete eshte ajo cka ndodh pas vdekjes

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Vendndodhja
    shquipri
    Postime
    69
    Ti shok a je i sigurte qe Zoti i te gjitheve eshte i ashtuquajturi Allah nga arabet?
    Nuk ka dyshim se cdo Arab, Musliman apo i Krishtere i thone Zotit Allah. Kqyre njeher Biblen ne gjuhen Arabe apo Kobtet e Egjiptit dhe do ta shikosh. Sa i perket atyre emrave qe ke permendur, ata nuk jane emrat e zotave por emra te idhujve qe adhuronin fiset arabe.

    Arabet perpara ardhjes se Profetit Muhamed e besonin Allahun, mirepo ata besonin se mund ti afroheshin Allahut vecse duke iu lutur atyre idhujve qe i kishin emertuar ne baze te emrave te disa njerezve te mire qe kishin jetuar dikur mes tyre.

    “Dhe nėse ti i pyet ata: Kush i krijoi qiejt dhe tokėn? Ata padyshim qė do tė pėrgjigjen:”Allahu”.” Lukman, 25

    “Thuaj: Kush ėshtė Zoti i shtatė qiejve dhe Zoti i Arshit Madhėshtor? Ata do tė thonė: “Allahu”.” Mu’minun, 86

    “Thuaj (O Muhamed): Kush ju sjell furnizim nga qielli dhe nga toka dhe kush ėshtė Zotėruesi i tė dėgjuarit dhe tė shikuarit? Dhe kush e nxjerr tė gjallėn nga e vdekura dhe tė vdekurėn nga e gjalla? Dhe kush ėshtė rregulluesi dhe sunduesi i tė gjitha ēėshtjeve? Ata do tė thonė: “Allahu.” Thuaju: A nuk do tė keni frikė nga Ndėshkimi i Allahut atėherė (pėr atė qė i bėni shok Atij nė adhurim)?” Junus, 31

    “Thuaj: Kush ju sjell furnizim nga qielli dhe nga toka dhe kush ėshtė Zotėruesi i tė dėgjuarit dhe tė shikuarit? Dhe kush e nxjerr tė gjallėn nga e vdekura dhe tė vdekurėn nga e gjalla? Dhe kush ėshtė rregulluesi dhe sunduesi i tė gjitha ēėshtjeve? Ata do tė thonė: “Allahu.” Junus, 31.

    Dhe Allahu ka shpjeguar gjendjen e arabeve ne periudhen para-Islame:

    “Dhe ata adhurojnė nė vend tė Allahut gjėra qė as i dėmtojnė e as u bejnė dobi dhe thonė: “Kėta janė ndėrmjetėsuesit tanė tek Allahu.” Junus, 18


    Pra, mendimi yt eshte i gabuar dhe i pabaze!
    vdekja nuk eshte tragjedi
    tragjedi e vertete eshte ajo cka ndodh pas vdekjes

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Vendndodhja
    shquipri
    Postime
    69
    Shpjegimi i Aspekteve tė Injorancės - Periudhes para-Islame

    Mes aspekteve (tė Ditėve tė Injorancės), aspekti mė madhor dhe mė i rėndė nga rreziku qė pėrmbante, ishte mungesa e besimit (imanit) nė zemėr, gjė pėr tė cilin erdhi i Dėrguari i Allahut (lavdėrimi dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė). Dhe nėse mungesės sė besimit do t’i shtohej aprovimi i asaj nė tė cilėn ndodheshin njerėzit e Ditėve tė Injorancės, atėherė kėshtu arrihet shkatėrrimi total, sikurse ka thėnė Allahu:

    وَالَّذِينَ آمَنُوا بِالْبَاطِلِ وَكَفَرُوا بِاللَّهِ أُولَئِكَ هُمُ الْخَاسِرُونَ (٥٢)

    “Dhe ata qė besojnė nė Batil (tė gjitha besimet, bestytnitė apo perėnditė e kota e tė pavėrteta dhe ēdo gjė tjetėr qė adhurohet nė vend tė Allahut osė pėrkrah Tij) dhe nuk besojnė Allahun (nė tėrėsinė e Veprave tė Tij, Emrave dhe Cilėsive tė Tij tė pėrsosura dhe nė adhurimin e Tij tė vetėm), mu kėta janė tė humburit.” [el- Ankebut, 52]



    [Shpjegimi]

    Kjo ėshtė njė nga broshurat e Shejkh Muhamed bin Abdil-Uehabit, Allahu pastė mėshirė pėr tė, e quajtur: “Aspektet e Ditėve tė Injorancės nė tė cilat i Dėrguari i Allahut (lavdėrimi dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė) i kundėrshtoi Njerėzit e Ditėve tė Injorancės.” Kjo vepėr pėrbėhet nga 128 ēėshtje tė cilat autori i ka nxjerrė dhe i ka pėrmbledhur nga Kur'ani, Suneti dhe thėniet e Dijetarėve. Qėllimi i shkrimit tė kėsaj broshure ishte pėr t’u tėrhequr vėmendjėn Muslimanėve nė mėnyrė qė ata t’i shmangen rėnies nė kėto aspekte pasi ato janė tej mase tė rrezikshme.

    Nė parathėnien e tij, autori, Allahu pastė mėshirė pėr tė, shpjegon se kėto aspekte janė ato ēėshtje pėr tė cilat i Dėrguari i Allahut (lavdėrimi dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė) i kundėrshtoi njerėzit e Ditėve tė Injorancės – dhe ata janė Kitabijunėt (Popujt tė cilėve u janė shpallur Librat) dhe Ummijunėt (Njerėzit tė cilėve nuk iu shpall ndonjė Libėr).

    Kitabijunėt: janė Njerėzit qė iu shpallėn Librat, siē janė Ēifutėt dhe tė Krishterėt, pasi Ēifutėt e kanė librin e tyre, Teuratin, tė cilin Allahu ia shpalli Musait, kurse tė Krishterėt e kanė librin e tyre, Ungjillin, tė cilin Allahu ia shpalli Isait, tė birit tė Merjemes. Prandaj ata quhen Njerėzit e Librit (Ehlul-Kitaab). Nė kohėt e sotshme, ata pėrdorin termat “Testamenti i Vjetėr” ose “Dhiata e Vjetėr” pėr Teuratin dhe “Testamenti i Ri” ose “Dhiata e Re” pėr Ungjillin. Kjo ėshtė sipas terminologjisė sė tyre.

    Tė dy ata janė libra madhėshtorė, libra tė cilėt Allahu ua shpalli dy pejgamberėve tė Tij fisnikė: Musait dhe Isait, e veēanėrisht Teurati sepse ai ėshtė njė libėr i mrekullueshėm dhe atė e nderon dhe e konfirmon Ungjilli.

    Pra, kjo ėshtė arsyeja pėrse ata janė quajtur Njerėzit e Librit – me qėllim qė tė bėhet dallim midis tyre dhe atyre tė cilėve nuk iu shpall ndonjė Libėr.

    Kurse termi Ummijun i referohet Arabėve tė cilėt nuk praktikonin asnjė nga fetė e sipėrpėrmendura. Ata janė quajtur Ummijunė, shumėsi i fjalės Ummi, qė vjen nga fjala Umm (nėnė) sepse ata ishin kryesisht njerėz qė nuk dinin as tė lexonin e as tė shkruanin. U quajtėn kėshtu edhe sepse ata nuk kishin Libėr Hyjnor deri sa u shpall Kur'ani. Pėr kėtė arsye ata janė quajtur Ummijunė, siē thotė Allahu:

    هُوَ الَّذِي بَعَثَ فِي الأمِّيِّينَ رَسُولا مِنْهُمْ

    “Ai ėshtė i Cili ēoi mes analfabetėve njė tė Dėrguar nga vetė mesi i tyre.” [el-Xhumuah, 2]

    Dhe Ai thotė:

    وَمَا آتَيْنَاهُمْ مِنْ كُتُبٍ يَدْرُسُونَهَا وَمَا أَرْسَلْنَا إِلَيْهِمْ قَبْلَكَ مِنْ نَذِيرٍ (٤٤)

    “Dhe Ne nuk u dhamė atyre Libra qė tė mund tė studionin, as nuk ēuam tek ata para teje ndonjė paralajmėrues.” [Sebe’, 44]

    Dhe Allahu thotė:

    لِتُنْذِرَ قَوْمًا مَا أُنْذِرَ آبَاؤُهُمْ فَهُمْ غَافِلُونَ (٦)

    “Me qėllim qė tė kėshillosh njė popull, paraardhėsit e tė cilit nuk ishin tė paralajmėruar, prandaj kėta janė tė pakujdesshėm.” [Ja-Sin, 6]

    Ky ėshtė kuptimi i termit Ummijun. Allahu e ka pėrshkruar poashtu Pejgamberin e Tij (lavdėrimi dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė) si Ummi (analfabet), kur thotė:

    الَّذِينَ يَتَّبِعُونَ الرَّسُولَ النَّبِيَّ الأمِّيَّ الَّذِي يَجِدُونَهُ مَكْتُوبًا عِنْدَهُمْ فِي التَّوْرَاةِ وَالإنْجِيلِ يَأْمُرُهُمْ بِالْمَعْرُوفِ وَيَنْهَاهُمْ عَنِ الْمُنْكَرِ

    “Ata tė cilėt pasojnė tė Dėrguarin, Pejgamberin Ummi (analfabet, qė s’di as tė shkruajė dhe as tė lexojė) tė cilin e gjejnė tė shkruar nė Teurat dhe nė Ungjill; ai urdhėron el-Maruf (Besimin e pastėr Islam dhe tė gjitha detyrimet e tij) dhe i ndalon ata nga el-Munker (mosbesimi, idhujtaria dhe ēdo gjė tjetėr qė ndalon Islami).” [Araf, 157]

    Fakti qė Pejgamberi (lavdėrimi dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė) ishte analfabet (Ummi), qė as nuk dinte tė shkruante dhe as tė lexonte dhe erdhi me kėtė Libėr tė jashtėzakonshėm (d.m.th. Kur'ani) ėshtė dėshmi qė tregon pėr vėrtetėsinė e Pejgamberisė sė tij dhe ėshtė gjithashtu njė nga mrekullitė e tij.

    Pra, arabėt janė Ummijunė (analfabetėt tė cilėve nuk u erdhi ndonjė Libėr) dhe Pejgamberi i tyre gjithashtu ėshtė Ummi (analfabet).

    Kurse pėr sa i pėrket termit Xhahilije (Injorancė), qėllimi i tij ėshtė cilėsimi me injorancė (xhehl). Injoranca (xhehl) nėnkupton mungesėn e dijes. Termi Xhahilije i referohet kohės kur nuk kishte as Pejgamber dhe as Libėr. Ajo qė kihet pėr qėllim me tė ėshtė periudha pėrpara ardhjes sė Pejgamberit (lavdėrimi dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė). Allahu thotė:

    وَلا تَبَرَّجْنَ تَبَرُّجَ الْجَاهِلِيَّةِ الأولَى

    “Dhe mos i zbuloni vetet tuaja, ashtu siē zbuloheshin nė kohėn e Xhahilijetit.” [el-Ahzab, 33]

    Qė do tė thotė: Nė kohėn pėrpara se tė dėrgohej Pejgamberi (lavdėrimi dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė). Pėrpara ardhjes sė Pejgamberit (lavdėrimi dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė) e gjithė bota ishte fundosur nė devijim, mosbesim dhe ateizėm, pėr shkak se librat qė ishin shpallur mė parė u zhdukėn, ashtu siē bėnė Ēifutėt me Librin e tyre, Teuratin, tė cilin e shtrembėruan duke futur nė tė shumė aspekte tė mosbesimit (kufrit) devijimit dhe ligėsive. Poashtu, tė Krishterėt e shtrembėruan Librin e tyre Ungjillin nga origjinali i tij qė nga koha kur iu shpall Isait. Shkak pėr kėtė u bė njė njeri i quajtur Pal apo Saul, i cili ishte njė Ēifut qė kishte shumė urrejtje dhe shpirtligėsi pėr tė Dėrguarin e Allahut, Isain. Kėshtu, ky njeri filloni tė thurte komplote dhe tė mashtronte me qėllim qė tė prishte fenė e Mesias. Ai veproi kėshtu duke shfaqur nga ana e jashtme besimin e tij nė Mesian dhe duke shprehur keqardhje pėr armiqėsinė qė kishte treguar nė tė shkuarėn ndaj Mesias. Ai pretendoi se njė ditė kishte parė njė vegim dhe mė pas e besoi Isain dhe tė Krishterėt e besuan atė ēfarė tha ai.

    Pastaj ai i shtiu duart e tij nė Ungjillin qė Allahu ia kishte shpallur Isait dhe futi nė tė idhujtari, shirk dhe kufėr. Ai e bėri kėtė duke pėrzier nė tė besimin nė Trinitetin, qė do tė thotė se Zoti ėshtė i ndarė nė tre, se Jezusi ėshtė bir i Zotit dhe se ai ėshtė vetė Zoti! Gjithashtu ai futi nė tė ēėshtjen e adhurimit tė kryqit dhe shumė aspekte tė tjera tė liga e tė neveritshme tė mosbesimit. Kėshtu, tė Krishterėt e besuan atė pėr shkak se ata mendonin se ky ishte dijetar dhe besimtar dhe e quajtėn atė i Dėrguari Pal, domethėnė i Dėrguari i Mesias Jezus. Kjo ishte sipas pretendimeve tė tyre. Megjithatė, qėllimi i tij ishte prishja e fesė sė Mesias. Kėshtu pra, ajo qė ai dėshironte u realizua sepse ai u tregua mjaft i zoti nė prishjen e fesė sė Mesias dhe futjen nė tė tė idhujtarisė, besimin e trinitetit dhe besimin se Jezusi ishte bir i Zotit apo qė ai ishte pjesė e trinitetit. Ai futi nė tė shumė forma tė idhujtarisė dhe ata e ndoqėn atė nė kėtė gjė.

    Kjo ishte gjendja e Njerėzve tė Librit (Ehlul-Kitaab) pėrpara ardhjes sė Pejgamberit (lavdėrimi dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė), pėrveē njė pakice mes tyre qė kishte mbetur nė fenė e saktė [2]. Megjithatė, pjesa mė e madhe e njerėzve ishin nė mosbesim dhe kishin devijuar nga Feja e Allahut.

    Kurse sa i pėrket Arabėve, ata ishin tė ndarė nė dy kategori: Njė grup ndiqte fetė e shpallura mė parė, siē ishte Judaizmi, Krishterizmi dhe Zoroastrianizmi (Mexhusit, tė njohur ndryshe si adhuruesit e zjarrit), ndėrsa grupi tjetėr qėndroi nė besimin e pastėr (Hanifije) – feja e Ibrahimit dhe e Ismailit, veēanėrisht nė zonėn e Hixhazit, qė janė tokat e Mekkes.

    Kjo zgjati deri kur mes tyre u shfaq njė burrė me emrin ‘Amr bin Luhja el-Khuza’i. Ai shėrbeu si mbret nė krahinėn e Hixhazit [3] dhe ishte i devotshėm, i drejtė dhe i pėrkushtuar nė adhurim. Njėherė, ai shkoi nė Sham [4] pėr tė kėrkuar kurim pėr njė sėmundje. Atje ai pa popullin e Shamit qė adhuronin statujat. Ai mendoi se kjo ishte diēka e mirė, kėshtu qė u kthye nga Shami me disa nga kėto statuja. Ai bėri disa gėrmime nė tokė pėr tė gjetur idhujt qė ishin mbuluar nėn dhé pas zhdukjes sė popullit tė Nuhut - statujat e Uadit, Suwa’s, Jaguthit, Je’ukut, Nasrit dhe tė tjerė. Pėrmbytja i kishte shkatėrruar kėto statuja dhe i kishte varrosur nėn dhé, por erdhi Shejtani i cili ia tregoi atij vendin ku gjendeshin. Kėshtu, ai gėrrmoi dhe i nxorri ato. Mė pas, ai ua dha fiseve tė ndryshme Arabe dhe i urdhėroi qė t’i adhuronin kėta idhuj. Njerėzit e pranuan kėtė dhe kėshtu u pėrhap idhujtaria nė tokat e Hixhazit dhe nė vendet e tjera Arabe. Pra, ai e ndryshoi Fenė e Ibrahimit dhe i la kafshėt tė lira pėr idhujt e tyre. [5] Pėr kėtė arsye Pejgamberi (lavdėrimi dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė) e pa atė duke tėrhequr zorrėt nė Zjarrin e Xhehenemit. [6]

    Pėrpara ardhjes sė Pejgamberit (lavdėrimi dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė), bota ishte e zhytur nė njė humbje tė qartė, qofshin Kitabijunėt (Njerėzit e Librave tė Shenjtė) dhe Ummijunė (Njerėzit tė cilėve nuk u kishin ardhur Librat e Shenjtė), apo popujt e tjerė. Kėshtu ishte gjendja e tė gjithė banorėve e tokės, me pėrjashtim tė disa prej Njerėzve tė Librave tė Shenjta qė kishin mbetur ende nė fenė e vėrtetė. Sidoqoftė, ata u zhdukėn pėrpara ardhjes sė Pejgamberit (lavdėrimi dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė). Pra, errėsira nxirronte nė ēdo cep tė tokės. Thuhet nė njė hadith se Allahu vėshtroi banorėt e tokės dhe i urreu ata qė tė gjithė, qofshin Arabė apo jo-Arabė, me pėrjashtim tė disave nga Njerėzit e Librave tė Shenjtė qė kishin mbetur.

    Ishte pikėrisht nė kulmin e kėsaj errėsire dhe nė periudhėn e stėrgjatur tė Injorancės ku gjurmėt ishin zhdukur krejtėsisht dhe studimi e zbatimi i shpalljeve hynore ishte shuar, kur Allahu dėrgoi Pejgamberin e Tij, Muhamedin (lavdėrimi dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė), me qėllim nxjerrjen e njerėzimit nga errėsira pėr nė dritė, sikurse Allahu thotė:

    لَقَدْ مَنَّ اللَّهُ عَلَى الْمُؤْمِنِينَ إِذْ بَعَثَ فِيهِمْ رَسُولا مِنْ أَنْفُسِهِمْ يَتْلُو عَلَيْهِمْ آيَاتِهِ وَيُزَكِّيهِمْ وَيُعَلِّمُهُمُ الْكِتَابَ وَالْحِكْمَةَ وَإِنْ كَانُوا مِنْ قَبْلُ لَفِي ضَلالٍ مُبِينٍ (١٦٤)

    “Vėrtet Allahu u ka dhėnė besimtarėve dhuratė tė madhe, kur u solli njė tė dėrguar nga gjiri i tyre, i cili ua lexon shpalljet e Tij, i pastron nga gjynahet dhe u mėson Librin (Kuranin) e Urtėsinė (Sunnetin e Pejgamberit, rrugėn e zbatimit nė jetė tė rregullave tė Islamit, fjalėt, veprimet e faljes etj.), edhe pse mė parė, me tė vėrtetė, ata ishin nė rrugė krejt tė gabuar.” [Ali-Imran, 164]

    “mė parė...” ka pėr qėllim kohėn para ardhjes sė Pejgamberit (lavdėrimi dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė).

    Xhahilijje, siē thamė edhe mė pėrpara, vjen nga fjala xhehl (injorancė), qė do tė thotė mungesė e dijes. Kėshtu, ēdo gjė qė ka tė bėjė me Injorancėn (Xhahilije) ėshtė e dėnueshme. Pėr kėtė arsye Allahu ka thėnė:

    “Dhe mos i zbuloni vetet tuaja, ashtu siē zbuloheshin nė kohėn e Xhahilijetit.” [el-Ahzab, 33]

    Allahu i ka ndaluar gratė e Pejgamberit (lavdėrimi dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė) qė tė mos i shfaqin vetet e tyre duke nxjerrė nė shesh zbukurimet e tyre nėpėr tregje apo nė prani tė burrave tė huaj. Kjo ndodhte pėr shkak se gratė nė Ditėt e Injorancės i ekspozonin vetet e tyre nė mėnyrė krejt tė paturpshme. Nė fakt, ato madje i zbulon edhe organet e tyre intime - siē bėnin edhe gjatė kohės sė rrotullimit rreth Qabes - dhe ato e konsideronin kėtė si njė akt shumė i lartė.

    Allahu thotė:

    إِذْ جَعَلَ الَّذِينَ كَفَرُوا فِي قُلُوبِهِمُ الْحَمِيَّةَ حَمِيَّةَ الْجَاهِلِيَّةِ

    “Kur ata qė nuk besuan kishin ndezur nė zemrat e tyre krenari e mendjemadhėsi - krenarinė e mendjemadhėsinė tė Ditėve tė Xhahilijetit.” [el-Fet’h, 26]

    Kjo do tė thotė se ky ėshtė njė dėnim, ngase krenaria dhe mendjemadhėsia e Ditėve tė Xhahilijetit ėshtė e dėnueshme. Gjithashtu, njė herė njė burrė nga Ensarėt u zu dhe u grind me njė burrė tjetėr nga Muhaxhirėt nė njė prej betejave. Kėshtu, burri qė ishte nga Ensarėt tha, “O ju Ensarė (d.m.th. ejani e mė ndihmoni)!” dhe burri nga Muhaxhirėt tha, “O ju Muhaxhirė (d.m.th. ejani e mė ndihmoni)!” Me tė dėgjuar kėtė Pejgamberi (lavdėrimi dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė), tha: “A po thėrrisni me thirrjet e Ditėve tė Xhahilijetit ndėrkohė qė unė jam ende mes jush?! Braktisini sepse vėrtet ato janė tė ndyra.” [7]

    Ai kishte pėr qėllim me kėtė: Mbajtjen e krahut tė fisit tė dikujt. Kjo pėr shkak se tė gjithė besimtarėt janė vėllezėr - nuk ka dallim ndėrmjet njė Ensari dhe njė Muhaxhiri ose ndėrmjet kėtij fisi dhe atij fisi. Ata janė qė tė gjithė vėllezėr nė Besim, ashtu si njė trup ose njė ndėrtesė e cila qėndron e palėkundur. Ky ėshtė obligimi i ēdo Muslimani; ata nuk bėjnė dallim midis Arabit dhe jo-Arabit ose midis zezakut dhe tė bardhit, pėrveē se nė devotshmėri (Tekua), sikurse thotė Allahu:

    إِنَّ أَكْرَمَكُمْ عِنْدَ اللَّهِ أَتْقَاكُمْ

    “Padyshim se tek Allahu mė i nderuari prej jush ėshtė ai qė ėshtė mė i devotshėm.” [el-Huxhurat, 13]

    Dhe Ai thotė:

    إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ إِخْوَةٌ فَأَصْلِحُوا بَيْنَ أَخَوَيْكُمْ

    “Padyshim qė besimtarėt janė vėllezėr (nė Islam). Kėshtu qė, bėni pajtim ndėrmjet vėllezėrve tuaj.” [el-Huxhurat, 10]

    Pra, tė mbahesh me origjinėn apo me fisin e dikujt, kjo ėshtė nga aspektet e Ditėve tė Injorancės.

    Pejgamberi (lavdėrimi dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė) ka thėnė: “Kushdo qė vdes pa patur besėn (e aleancės me Prijėsin e Muslimanėve) nė qafėn e tij, vdes si ai qė ka vdekur nė Injorancė (Xhahilije).” [8] Kjo pėr shkak se njerėzit e Ditėve tė Injorancės ishin njerėz tė kaosit dhe rrėmujės, njerėz qė nuk u nėnshtroheshin asnjė autoriteti apo sundimtari. Kjo ishte gjendja e njerėzve tė Ditėve tė Injorancės.

    Me pak fjalė: Aspektet (d.m.th. praktikat, besimet dhe metodat) e Ditėve tė Injorancės janė qė tė gjitha tė dėnueshme. Ne u ndaluam nga imitimi i njerėzve tė Ditėve tė Injorancės nė tė gjitha ēėshtjet. Ditėt e Injorancės morėn fund me dėrgimin e Pejgamberit (lavdėrimi dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė). Kėshtu qė, pas ardhjes sė Pejgamberit (lavdėrimi dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė), Periudha e Injorancės nė pėrgjithėsi pushoi dhe vendin e saj e zuri dituria dhe besimi, si dhe u shpall Kur'ani me Sunetin. U pėrhap dituria dhe mori fund injoranca. Pėr sa kohė qė do tė ekzistojnė Kur'ani me Sunetin dhe do tė jetė e pranishme dituria, nuk ka mė Xhahilije; me kėtė kam pėr qėllim gjendjen e pėrgjithshme tė Xhahilijetit (Ditėve tė Injorancės). Por, pėr sa i pėrket disa gjurmėve apo formave specifike tė Xhahilijetit qė ende kanė mbetur tek disa njerėz apo tek disa fise apo vende, atėherė kjo lloj Injorance (Xhahilije) ekziston ende.

    Prandaj, kur Pejgamberi (lavdėrimi dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė) dėgjoi njė burrė qė dėnoi vėllanė e tij (nė Fe) duke i thėnė, “O bir zezakeje”, ai (lavdėrimi dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė) tha: “A po e poshteron vetėm pėr shkak tė mamasė sė tij? Vėrtet, ti je njė njeri qė ke nė veten tėnde Injorancė (Xhahilije).” [9] Dhe ai (lavdėrimi dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė) ka thėnė: “Janė katėr gjėra nė Umetin tim qė janė nga karakteristikat e Ditėve tė Xhahilijetit tė cilat nuk do tė braktisen: Mburrja me prejardhjen, sharja e origjinės sė njerėzve, kėrkimi i shiut duke iu mbėshtetur yjeve dhe vajtimi mbi tė vdekurin.” [10]

    Kjo tregon se disa aspekte nga karakteristikat e Njerėzve tė Ditėve tė Injorancės qė janė tė dėnueshme, tė cilat do tė vazhdojnė tė qėndrojnė tek disa njerėz. Por, sidoqoftė, njeriu nuk ka bėrė patjetėr kufėr pėr shkak tė tyre. Ndėrsa, pėr sa i pėrket periudhės sė pėrgjithshme tė Xhahilijetit, atėherė ajo ka mbaruar, lavdi Allahut.

    Pėr kėtė arsye, nuk lejohet qė tė thuhet: “Njerėzit janė nė njė gjendje tė Xhahilijetit” ose “Bota ėshtė nė njė gjendje tė Xhahilijetit” ngaqė kjo e mohon ekzistencėn e Mesazhit dhe ėshtė mohim i Kur'anit dhe Sunetit. Kjo lloj deklarate pėrgjithėsuese ėshtė e ndaluar. Por, nėse do tė thuhej: “Tek disa popuj ka Xhahilije” apo “Tek disa individė ka Xhahilije” apo “Kjo ėshtė njė nga aspektet e Ditėve tė Injorancės”, atėherė kjo nė fakt ekziston. Ka njė ndryshim midis asaj ēfarė ndodhi para ardhjes sė Pejgamberit (lavdėrimi dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė) dhe asaj qė ndodhi pas pas ardhjes sė tij (lavdėrimi dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė).

    Disa njerėz mund tė pyesin: “Cila ėshtė arsyeja e pėrmendjes sė aspekteve tė Ditėve tė Injorancės kur periudha e Xhahilijetit ka marrė fund? Ne jemi Muslimanė, lavdi Allahut.”

    Ne i pėrgjigjemi kėsaj duke thėnė: Arsyeja e pėrmendjes sė tyre ėshtė qė tė tėrhiqet vėmendja kundėr tyre. Ngaqė, nėse kėrkuesi i dijes ėshtė i vetėdijshėm rreth tyre, ai do tė qėndrojė larg prej tyre. Por, nėse ai nuk ėshtė i vetėdijshėm pėr to dhe nuk ka dituri rreth tyre, ai ka pėr tė rėnė nė to. Prandaj, ne i pėrmendin dhe i studiojmė ato me qėllim qė t’i njohim ato se ēfarė janė e pastaj tė shmangemi e tė ruhemi prej tyre. Njė poet ka thėnė:

    “E mėsova tė keqen jo pėr hir tė sė keqes, por pėr t’iu shmangur,
    dhe kushdo qė nuk ėshtė i vetėdijshėm rreth tė keqes, nė tė ka pėr tė pėrfunduar.”

    Kjo ėshtė nga njėri pikėvėshtrim. Kurse nga pikėvėshtrimi i dytė ėshtė se nėse ke dije rreth aspekteve tė Ditėve tė Injorancės, atėherė do tė kesh njohuri edhe pėr vlerėn e lartė tė Islamit, sikurse ka thėnė edhe poeti:

    “Bukuria e diēkaje del nė shesh nga e kundėrta e saj,
    dhe gjėrat bėhen tė qarta nėpėrmjet tė kundėrtave tė tyre.”

    ‘Umer Ibnul-Khattab (lavdėrimi dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė) ka thėnė: “Shumė shpejt hallkat e Islamit do tė shkatėrrohen njė e nga njė. Kjo do tė ndodhė atėherė kur dikush do tė rritet nė Islam ndėrkohė qė nuk ka njohuri pėr Xhahilijetin.” Pra, nėse njė person nuk ka njohuri rreth karakteristikave tė Ditėve tė Xhahilijetit, ka tė ngjarė qė ai tė arrijė deri nė atė gradė saqė do t’i kryejė edhe vetė. Kjo pėr shkak se Shejtani nuk i ka harruar ato dhe as nuk e ka zėnė gjumi. Por, ai vazhdimisht thėrret drejt tyre.

    Kėshtu qė, Shejtani me ndjekėsit e vet, ata tė cilėt thėrrasin pėr nė devijim, nuk kanė rreshtur sė thirruri njerėzit pėr nė Xhahilije, pėr tė ringjallur aspektet e Ditėve tė Injorancės, drejt besimeve pagane, risive devijante, kuptimeve tė pabaza dhe pėr ringjalljen e traditave tė shkuara. E gjithė kjo me qėllimin qė tė shkatėrrojnė Islamin dhe pėr t’i kthyer njerėzit mbrapa nė Xhahilije. Andaj, ne duhet t’i studiojmė aspektet e Ditėve tė Injorancės (Xhahilijetit) nė mėnyrė qė t’i shmangim ato dhe tė qėndrojmė larg prej tyre.

    Autori pastaj tha: “Mes aspekteve (tė Ditėve tė Injorancės), aspekti mė madhor dhe mė i rėndė nga rreziku qė pėrmbante, ishte mungesa e besimit (imanit) nė zemėr, gjė pėr tė cilin erdhi i Dėrguari i Allahut (lavdėrimi dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė).” Kjo pėr arsye se njerėzit e Ditėve tė Injorancės e mohuan tė Dėrguarin (lavdėrimi dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė), nuk e besuan dhe nuk e pranuan udhėzimin e Allahut qė ua solli ai.

    Autori vazhdoi: “Dhe nėse mungesės sė besimit do t’i shtohej aprovimi i asaj nė tė cilėn ndodheshin njerėzit e Ditėve tė Injorancės, atėherė kėshtu arrihet shkatėrrimi total.” Kjo do tė thotė se: Shkatėrrimi do tė ndodhė si nga ana e jashtme ashtu edhe nga ana e brendshme. Shkatėrrimi i brendshėm i referohet mungesės sė besimit nė mesazhin me tė cilin erdhi i Dėrguari i Allahut (lavdėrimi dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė). Shkatėrrimi i jashtėm i referohet pranimit dhe pėlqimit tė aspekteve tė Ditėve tė Injorancės. Kėshtu, nėse shkatėrrohen tė dyja kėto aspekte, i jashtėm dhe i brendshėm, atėherė arrihet shkatėrrimi total. Dhe Allahu na ruajt nga njė gjė e tillė!

    Kjo ėshtė pasoja e tė qėnurit injorant dhe i pavetėdijshėm rreth aspekteve tė Ditėve tė Injorancės. Ėshtė e ndaluar qė tė pranohen dhe tė pėlqehen ato qė kanė patur njerėzit e Ditėve tė Injorancės. Mė saktė, ne e kemi detyrė qė t’i refuzojmė dhe t’i urrejmė ato.

    Kurse pėr sa i pėrket atij qė mendon se ato janė tė mira, ai ėshtė njė nga njerėzit e Ditėve tė Injorancės. Autori pėrdor si argument pėr kėtė ajetin qė vijon:

    وَالَّذِينَ آمَنُوا بِالْبَاطِلِ وَكَفَرُوا بِاللَّهِ أُولَئِكَ هُمُ الْخَاسِرُونَ (٥٢)

    “Dhe ata qė besojnė nė Batil (tė gjitha besimet, bestytnitė apo perėnditė e kota dhe tė pavėrteta dhe ēdo gjė tjetėr qė adhurohet nė vend tė Allahut osė pėrkrah Tij) dhe nuk besojnė Allahun, mu kėta janė tė humburit.” [el-Ankebut, 52]

    “ata qė besojnė nė Batil” do tė thotė: Ata e konsideronin atė qė ishte e pavėrtetė si tė vėrtetė. Pavėrtetėsia ėshtė e kundėrta e tė vėrtetės. Kėshtu qė, ēdo gjė qė bie nė kundėrshtim me tė vėrtetėn ėshtė e pavėrtetė. E pavėrteta ėshtė diēka e pėrkohėshme dhe kalimtare, tek e cila nuk ka dobi. Allahu thotė:

    فَمَاذَا بَعْدَ الْحَقِّ إِلا الضَّلالُ فَأَنَّى تُصْرَفُونَ (٣٢)

    “E ēfarė ka tjetėr pas tė vėrtetės pėrveē se devijim? E si ėshtė e mundur qė keni humbur atėherė?” [Junus, 32]



    Fundnota:
    [1] Parathėnia e Shejkh Feuzanit, Allahu e ruajt, nė botimin e parė tė kėtij shpjegimi nga Shtėpia Botuese Darul-‘Asime 2001.
    [2] Dijetari Takiud-Din el-Hilali ka thėnė: “Ata u zhdukėn pėrpara ardhjes sė Muhamedit (lavdėrimi dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė).
    [3] Shėnim i pėrkthyesit: Hixhaz quhet krahina qė ndodhet nė veri-perėndim tė Arabisė Saudite, ku pėrfshihet edhe Meka dhe Medina.
    [4] Shėnim i pėrkthyesit: Sham quhet krahina e madhe qė pėrfshin territoret e Sirisė, Libanit, Palestinės dhe Jordanisė.
    [5] Ky ishte njė ritual pagan tė cilin ata e bėnin pėr idhujt e tyre.
    [6] Kjo ėshtė transmetuar saktėsisht nga i Dėrguari i Allahut (lavdėrimi dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė) i cili ka thėnė: “E pashė ‘Amr bin ‘Amir bin Luhaj el-Khuza’i qė tėrhiqte zorrėt e tij nė Zjarrin e Xhehenemit. Ai ishte i pari qė i la kafshėt tė lira pėr idhujt.” [Transmetuar nga Bukhari (n. 3521) dhe Muslimi (n. 2856).
    [7] Transmetuar nga Bukhari (n. 3518, 4905 dhe 4907) dhe Muslimi (n. 2584).
    [8] Transmetuar nga Muslimi (n. 1850).
    [9] Transmetuar nga Bukhari (n. 30, 2545 dhe 6050) dhe Muslimi (n. 1661).
    [10] Transmetuar nga Bukhari nė formė tė pėrshkurtuar (n. 3850) dhe Muslimi (n. 934), dhe ky ėshtė teksti i tij.

    - - - - - - - - - - - - - - - - -






    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=68042

    Lexoje ti dhe tė tjerėt




    goxha tė frikshme e paske firmėn

    - darwin

    ..
    . .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga darwin : 06-10-2009 mė 20:23
    vdekja nuk eshte tragjedi
    tragjedi e vertete eshte ajo cka ndodh pas vdekjes

  4. #34
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anėtarėsuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    Citim Postuar mė parė nga Marduk Lexo Postimin
    Xhami@

    Nje perendesh para Islamizmit eshte quajt Allat pra jo ka qen PERENDESH, e ne menyren tjeter Mohammedi e ka ndrru dhe e kan be nje Zot te quajtur Allah pra ne emer Mashkullor kapish? ( Fjala Allah ne gjuhen arabe nuk ka gjini, keshtu ben gabime feminore kur fol nga mendja dhe urrejtja e jo me fakte )Edhe mos te harroj eshte quajt nje Zot pagan bash Allah qe ka qen Zoti i Henes.( Kjo me sa di une eshte e vertete, por kjo nuk ka te bej fare me emrin okay, por ka te bej me menyren e perceptimit!!! Psh Universi si sot si para 1000 viteve , ose para 10000 viteve ka qene i njejti univers, nuk ka ndryshuar aspak. Por ne kohe ka ndryshuar perceptimi i jone ndaj universit okay. Deri dikur eshte menduar se universi eshte statik, ndersa sot eshte vertetuar qe universi eshte dinamikdhe ne ritje te siperm tamam ashtu sic thot Kurani ) Pra me kete kuptojm qe edhe Hena ben pjes ne Islamizem, hiq ma larg s'po e qoj ne kete Ramazan se di a ke ngu lajme kur u shty Ramazani ne disa vende te ndryshme te Botes sepse Hena ende nuk ka dal dhe pa Henen nuk kan mundur t'ja fillojn Ramazanit. E tash ti logjiko pak a besojn Muslimant ne Hene apo ne Allah? A mos po tu ndoket dicka Absuritet qekjo? Mendo pak...

    Me ate qe po thu e Ngritem Qiellin po gabohesh qe urdhnio po ta postoj edhe ni Sure qe thote Toka u kriju para Qiellit

    Toka e Krijuar e para ne kete Sure:

    2.Suretu Al-Bekare
    29. Ai (All-llahu) ėshtė qė pėr juve krijoi gjithēka ka nė tokė, pastaj vullnetin e vet ia drejtoi qiellit dhe i bėri ata shtatė qiej. Ai ėshtė i Gjithėdijshmi pėr ēdo gjė.

    Tash Qielli u kriju e para ne kete Sure:

    79.Suretu En Nazi'at
    27. A ėshtė mė i rėndė rėndė krijimi juaj apo ai i qiellit? E Ai e ngriti atė!
    28. Ngriti kuoėn e tij dhe e pėrsosi atė.
    29. Natėn ia errėsoi e ditėn ia ndriēoi.
    30. E pastaj tokėn e sheshoi.
    31. Dhe prej saj nxori ujin e saj dhe kullosat e saj.

    A mos tu ka pshtjell pak Kurani ty me keto dy Ajete? Mendo edhe ktu pak...
    ( per keto ceshtje qe jeni duke ngritur jane sqaruar me miliona here ketu , ashtu kur nuk i ke kuptuar me pare, as qe harxhoj kohen qe te ti sqaroj )

    Sa per keto Ide te Mohammedit jo qe s'ka dit, ky fort mir ka dit shum sene po i ka ba budall tjert per me thone qe s'kom dit sen...niher te pata than ty qe jan disa popuj me te hershem qe per AStronomi kan qen shum t'fort para Islamizmit po foli ktu e ata jan: Sumeret, Egjiptianet, Mayanet, Kinezet, Greket etj...kta kan pas shum Astronomi t'persosur qe Mohammedi ka vjedh shum gjera nga keto Fe Politeiste nje ashtu edhe nga FIlozofet e ndryshem: Sokrati, Aristoteli, Platoni etj..ti kto gjera s'mundesh me i kuptu se ti ke mbet vetem prej ardhjes se Islamit per ma mbrapa s'ta kap logjika... ( okay dmth paska vjedhur, po mire ore bab si eshte e mundur qe A.s. Muahemedi vodhi nga keto kultuar vetem gjerat te cilat shum me vone shkenca do ti perdeftoj si te verteta?!!! Mos me thuaj se keto kultura nuk kane pasur budallalleqe ne mbrendine e tyre okay, se nje budallallek i tille ka qene universi statik, po ne Kuran thuhet e kunderta , se universi zgjerohet, dhe kjo eshte vetem nje shembull , dhe shembuj te tille ke plot, pra me trego si eshte e mundur qe A.S. Muhamedi te vjedhi vetem gjera qe me vone do te perdeftohen si te verteta nga shkenca dhe asnje budallallek nga keto kultura ?!! )

    A po e sheh qe ti s'po sheh me larg perveq Islamizmit? E qysh me diskutu me ty kur ka pas Astronomi shum ma heret, ka pas Fizikant me te hershem nja po e permendi qe e ka zbulu Atomin para 2000 e dicka vite me pare pra Para Ardhjes se Jezu Krishtit: Ai ka qen Demokriti. ( E vertete por, por ama ne Kuran permendet se ekzistojne gjera akoma me te vogla se atomi!!! Nqs se atomi ne ate kohe ka qene grimca me e vogel, pse A.S. Muhamedi nuk qendroi pas ketij pohimi, por pohoi se ekzistojne edhe grimca me te vogla se atomi?!! Valle me cfar i pa keto grimvat me te vogla se atomi ?!! Me mirkoskop ?!! ) Nje ashtu edhe per pergjigjet qe i ke dhane me larg jan veqse te kopjuara nga Fizikantet dhe Fejet Politeiste qe kan qen ma heret...por( nuk behet fjale per kopjim, por behet FJALE PER PERMISIM te te gjitha gabimeve qe keta fizikanet politeist kane be , okay, per permisim ) Mohammedi e ka bere veten s'i te Pashkolluar per ti bind me mir njerzit ka thene me ka ardh dicka e Fuqishme dhe me ka ndryshu...po ti nje ashtu nuk e din qe Mohammedi ka qen goxha Tregtar i fort ne Meke. Edhe Meka ka qen vend Tregtar ne ate kohe me Fiset e ndryshem, si ne kohen e sotme qysh eshte Dubai per Tregti me e forta ne bote ne ate kohe ka qen MEKA. Futi keto sene me shum ne kry ndoshta ta kap logjika, ose ma mir bonja qefin vetit me rrena...

    Ti Sleep mir e paske Usernamen mos gabo ta ndrrosh se mir po t'rrika duke fjet per tere Jeten...
    Dmth sic te kam thene edhe me lart , fol me fakte e jo me inat.


    GV_USA
    WE WILL NOT GO DOWN!

  5. #35
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    05-06-2009
    Postime
    782
    Citim Postuar mė parė nga jarigas Lexo Postimin
    Perpara ben si teolog, tashi ve bishtin nder shale dhe nderron muhabet.......lesh me qime......
    Nuk ke taban per te bere debat te mirefillte r'posa.......
    Nuk ke haber fare nga feja.......mbeē me shendet.....
    O Jariga,. un s'jam teolog, s'jam as hoxhe e as ish-nxenes i ndonje medreseje.

    Un ne shkoll kam percjellur edukaten e historis biblike, hallucinacionet e juaja ua qes ne pah kur te doni ! S'eshte fare problem ! Ti kerkove pergjigje nga un, e un te shperbleva me pergjigje e jo si bashk-fetaret e tu si ky sistemi qe te kercenojn me vdekje vetem pse ke besim ndryshe. O Dashamir, zgjohuni dhe ejani ne shekullin ton, mesjeta eshte histori e kaluar ! S'ka me gjueti ndaj shtrigave, e as kryqzatave ndaj kombaseve te ju, ju ka vdek Kaloresi i Krishtit, kurse ne, ne jemi ketu edhe me shume se kurr !

  6. #36
    trance addict Maska e prizrentrance
    Anėtarėsuar
    21-05-2009
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    76
    Bedr dhe ju te tjeret qe jeni Muslimane?
    Ja edhe disa pyetje per juve:
    Pse kur faleni drejtoheni ka kibla, pse perkuleni me fytyre ne toke, pse ne haxh e prekni gurin e zi te qabes?
    Pse i beni te gjitha keto adhurime ne drejtim te nje vendi te caktuar ne toke kur Zoti eshte ne qiell?!
    Pse nuk e kane lejuar fundamentalistat arabe te thirret ezani ne gjuhen e atij vendi ku thirret?
    Pse rekomandohet me shume qe te faleni ne xhami sesa ne shtepi?
    Pse duhet te recitohet kurani arabisht gjate faljes, pse edhe dhikri pas namazit duhet te behet arabisht?
    A nuk i kuptojka Zoti gjuhet e te gjithe njerezve?
    A i ka urdheruar Zoti keto qe te behen lutjet ne gjuhen arabe ne Kuran?
    Jo por kjo eshte thjeshte nje rregull e vendosur nga individe te caktuar ne menyre qe te dominojne gradualisht neper bote.
    Sot kemi ne ēdo vend te botes muslimane me mjekrra te gjata e me pantolla te shkurtera, pra plani i tyre po funksionon mire!
    Normal qe arabet e kane bere qaben vend te shenjte sepse fitojne shume nga vizitat e haxhinjeve siē e kane bere edhe italianet vatikanin, pra te gjithe lideret fetare i shfrytezojne njerezit per perfitime financiare.
    Trance is the best music!

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Vendndodhja
    shquipri
    Postime
    69
    Te gjitha pyetjet qe parashtron jane thjesht blasfemi nga nje njeri i deshperuar qe eshte rebeluar ndaj realitetit qe po jeton. Une apo edhe ndonje tjeter nuk ka se si te ktheje pergjigje ndaj ketyre pyetjeve te tua pasi ti e ke dhene vete pergjigjen!

    Jo por kjo eshte thjeshte nje rregull e vendosur nga individe te caktuar ne menyre qe te dominojne gradualisht neper bote.
    Edhe sikur te filloj te te pergjigjem deri ne fund, ti do vazhdosh emisionin tend me barcaleta.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga darwin : 10-10-2009 mė 11:08
    vdekja nuk eshte tragjedi
    tragjedi e vertete eshte ajo cka ndodh pas vdekjes

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-05-2003
    Vendndodhja
    shquipri
    Postime
    69
    Nese ti beson me te vertete se nuk egziston Krijuesi, ateher perse diskuton dhe flet kunder dickaje qe ne fund te fundit - gjithmone sipas teje - nuk egziston!

    Me ka treguar nje miku im nje ngjarje. Nje djalosh i koheve moderrne gjithmone e shante Zotin. I tha nje njeri religjoz: "O djalosh, perse e shan Zotin?"

    Ai u pergjigj: "E shaj sepse Ai nuk egziston!"

    Ateher ia ktheu njeriu religjoz: "E si mund te shahet dicka qe nuk egziston?"
    vdekja nuk eshte tragjedi
    tragjedi e vertete eshte ajo cka ndodh pas vdekjes

  9. #39
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Njeriu mund edhe te luftoje "idene" e diēkaje........


    - - - - - - - - - - - - - - -

    Lexohet edhe pa ngjyra
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga darwin : 09-10-2009 mė 09:52 Arsyeja: +

  10. #40
    Citim Postuar mė parė nga prizrentrance Lexo Postimin
    Explorer keto fjalet qe jane ne kllapa ne Kur'an jane ne fakt nje sqarim sipas mendjes se tij i autorit per lexuesin.

    Pra teksti origjinal te cilit duhet ti referohemi mbetet ai jashte kllapave!
    Duhet te kesh parasysh qe kemi te bejme me nje perkthim te Kur'anit famelarte ne gjuhen shqipe.
    Ēdo perkthim shoqerohet edhe me skajrime me te hollesishem ( ne kllapa) per te kuptuar esencen e ajetit( mesazhin qe percjell ajeti ose sureja).
    Ne kete rast dhe ne raste te tjera, ne Kur'anin famelarte ka shume spjegime te cilat theksojne se per ke e ka fjalen ajeti ose sureja.
    Nese e loxon ne arabisht ( origjinal) do te kuptosh se per ke e ka fjalen ajeti i lartecituar. Prandaj ti nuk mundet te besh cka te doje b y th a , por duhet te postosh tamam ashtu sic eshte pekthimi.
    Pastaj edhe kete spjegim qe ta kam dhene me larte, e ke shume se ti qenke nje unikat qe nuk e ke shokun. Kisha degjuar per tekrishtere, budiste, ateiste e lloj-lloj mahluku, por rastin tend une nuk e kuptoj, nuk po e mar vesh se kush je , cka kerkon dhe kujt i takon.
    Hajt tani mos na u trego shume artist sikur ke nje histori te dhimbshme dhe tani do qe te na besh me qa.
    S'kemi kohe qe ty te ta perkedhelim koken me argumente sepse nuk e meriton nje gje te tille
    You are lost in space man !
    Ha ha ha ha ha ...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Explorer : 07-10-2009 mė 11:42
    Ndrysho Firmėn

Faqja 4 prej 15 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •