Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 48
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Vendndodhja
    shquipri
    Postime
    69
    Besoj se edhe ti je nje mendje me mua se ka shume dallim midis kesaj dhe asaj!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    vdekja nuk eshte tragjedi
    tragjedi e vertete eshte ajo cka ndodh pas vdekjes

  2. #22
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar më parë nga faruk9 Lexo Postimin
    Lexo çka thot Kurani:

    SAHABËT NGA PIKPAMJA e KURANIT

    Qka thuhet në Kuranin Famëlartë për sahabët të cilët kan qen pran dhe kan biseduar me te (Pejgamberin s.a.,). Ata ndahen në dy grupe.

    GRUPI i PARË

    Në grupin e parë përfshihen ata individ (sahabe), për të cilët është zbitur ndonjë ajet në Kuran’in Famëlartë. Në ato ajete ata përmenden si themeluesit e islamit.

    MUSLIMANËT e PARË

    "All-llahu është i kënaqur me të hershmit e parë prej muhaxhirëve (migruesve) dhe prej ensarëve (vendasve-ndihmëtarë) dhe prej atyre që i pasuan ata me punë të mira, e edhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Atyre u ka përgatitur xhennete, në të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përjetë të pasosur. E ky është fitim i madh." 9-100.

    Për ATA TË CILËT BESNIKËRISHT JAN BETUAR (bejat-pelqim) NËN PEMË

    "Vërtet, All-llahu qe i kënaqur me besimtarët kur ata nën hijen e atij druri të zotoheshin ty dhe Ai e dinte se ç'kishin zemrat e tyre, andaj u dhuroi qetësimin dhe së shpejti i shpërbleu me një fitore (çlirimin e Hajberit). " 48-18.

    për MUHAXHIRët

    " (Ajo pronë) U takon muhaxhirëve të varfër, të cilët u dëbuan prej shtëpive të tyre dhe prej pasurisë së tyre, duke kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë prej All-llahut, dhe që ndihmojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, të tillët janë ata të sinqertit." 59-8.

    Për SHOQËRUESIT E SINQERTË

    " Muhammedi është i dërguar i All-llahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete, ti i sheh kah përulen (në rukuë), duke rënë me fytyrë në tokë (në sexhde), e kërkojnë prej All-llahut që të ketë mëshirë dhe kënaqësinë e Tij ndaj tyre. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes…. ." 48-29.

    GRUPI I DYTË

    Në grupin e dytë përfshihen ata individ (sahabe), të cilët kan biseduar me Pejgamberin s.a., dhe ate bisedë (fjalimin) e kan kuptuar, por kan qenë zemër prishur dhe dyfytyrësha. Zoti në Kuranin Famëlartë e paralajmeron Hz. Resulullahun s.a., për ta dhe për t’i zbuluar cka kan në mbrendi ata. Zoti thot për:

    për HIPOKRITËT E SHQUAR (të njohur)

    Kur të erdhën ty hipokritët, të thanë: “Ne dëshmojmë se vërtet ti je i dërguar i All-llahut!” E, All-llahu e di se ti je i dërguar i Tij, por All-llahu dëshmon se hipokritët janë rrenacakë (kur thonë ashtu)." 63-1.

    për HIPOKRITËT E PANJOHUR

    “ Edhe rreth jush ka beduinë që janë hipokritë, e edhe nga banorët e Medines që janë përcaktuar për hipokrizi. Ti nuk i di ata, Ne i dimë, ata do t'i dënojmë dy herë, pastaj shtyhen në dënimin e madh.” 9-101.
    për NJERËZIT ZEMËR SMURË
    “ Kur hipokritët dhe ata që në zemrat e tyre kishin sëmundje, thonin: “All-llahu dhe i dërguari Tij, nuk na premtuan tjetër vetëm se mashtrim!” 33:12.

    për MËKATARËT

    Ka edhe të tjerë që i kanë pranuar mëkatet e veta: ata përzien vepra të mira, e edhe të tjera të këqija. Atyre do t'ua falë All-llahu, se Ai i falë atij që pendohet, e mëshiron atë që përmirësohet. 9-102.

    Nga mësimet Sunnite nxjerim këto të thëna : Allahu është i kënaqur me muslimanët e parë, muhaxhirët, ensarët dhe të gjithë ata që i përcjellin me VEPRAT E MIRA të tyre, dhe ata janë të kënaqur me ta; për ta Ai ka pregatit xhenet me kopshte në të cilat rrjedhin lumenj, ata përjet do të banojnë në te, ajo është ta dini fitore e madhe.
    Me këte interpretim dëshirohet t’i bindin besimtarët se bëhet fjalë për të gjithë sahabët pa përjashtim !? Por nuk është ashtu;
    Vëreni ate nënvizim me germa të mëdha “ VEPRAT E MIRA “
    Zoti flet për ata të cilët bëjnë : < V E P R A T Ë M I R A > .

    Andaj për ta kuptuar më mirë themi :
    Nuk është e mjaftueshme që dikush të jet arab, shqiptar, turk, persian, muhaxhir, ensarije etj,etj., ose ata të cilët i përcjellin, për ata jan pregatit kopshtet e xhenetit, ku do të çëndrojnë gjithmon.
    Allahu asnjërit nuk ia përcakton shpërblimin (e jetës së ardhshme) në përputhje me prejardhjen e tij, por shpërblimi i Allahut fitohet me të bërit V E P R A T Ë M I R A .

    selam atyre që e meritojnë, faruk. 06/10/09.
    A ka mundësi të na tregon se çkupton ti prej këtyre ajeteve që i ke sjellë,mos vallë thotë që ju shiaa jeni tamam????
    Jo,por thotë se ata sahabët që ju i shani,kanë qenë të devotshëm,bile janë të 10 prej tyre prej kësaj dunjaje janë të përgëzuar me Xhennet nga goja e të Dërguarit të All-llahut s.a.v.t..Prandaj të debatojmë pikë për pike dhe të mos kapërcejme në shumë pika.

  3. #23
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    --------------------------------------------------------------------------------
    faruk9 lexo pak se kush jeni ju!



    Shijat dhe rafidijtë janë prej fraksioneve që u paraqitën pas mbytjes së Uthmanit radiallahu anhu, edhe pse ishin të fshehur me ideologjinë e tyre ku nuk posedonin imam as xhemat, as vend dhe as shpat që të luftonin muslimanët, por megjithatë nuk ishin aspak më të parrezikshëm se hauarixhët, mund të themi se janë fraksioni më i rrezikshëm në përgjithësi kundër ehli sunetit dhe xhematit.

    Shijat janë paraqitur në kohën e Aliut radiallahu anhu. Në atë kohë nuk dilnin haptazi, nuk i paraqisnin gjërat e tyre para Aliut radiallahu anhu dhe ishin të ndarë në tri grupe:

    Grupi i parë pretendonte se Aliu radiallahu anhu është zot, dhe për këtë fjalë Aliu radiallahu anhu i futi vet në zjarr.

    Në grupin e dytë ku njerin prej tyre që quhej Ebi Sevda e kishte dëgjuar Aliu radiallahu anhu se shante Ebu Bekrin dhe Umerin radiallahu anhum. Thuhet se e kërkoi ta vriste, por ai kishte ikur.

    Dhe grupi i tretë ishin ata që e vlerësonin Aliun më tepër se Ebu Bekrin dhe Umerin radiallahu anhum. Aliu radiallahu anhu shpesh potenconte se më i miri prej këtij umeti pas Pejgamberit alejhi selam është Ebu Bekri dhe Umeri radiallahu anhuma. Për këtë shënon Buhariu në “Sahihun” e tij se Muhamed ibn el Hanefije e kishte pyetur babain e tij se kush janë më të mirët prej njerëzve pas Pejgamberit alejhi selam dhe ai u shpreh për Ebu Bekrin radilallahu anhu dhe pastaj Umeri radiallahu anhu. Në fillim të paraqitjes së shijave nuk bënin polemikë se Ebu bekri dhe Umeri radillahu anhuma janë më meritorët pas Pejgamberit alejhi selam, por polemika ishte te Uthmani radiallahu anhu dhe për këtë Sherik ibn Abdullah ka thënë: “Njerëzit më të mirë pas Pejgamberit alejhi selam janë Ebu Bekri dhe Umeri radiallahu anhum.” I thanë se si e thua një gjë të tillë ndërkohë që ti je prej shijave? Ai tha: “Të gjithë shijat kanë qenë në këtë fjalë unik.”

    Sufjan Theuri ka thënë: “Kush e vlerëson Aliun më tepër se Ebu Bekrin dhe Umerin vetëm se ka përgënjeshtruar muhaxhiret dhe ensarët. Nuk e shoh se i ngrihet ndonjë veper tek Allahu duke qenë ai në këtë gjendje.” (Transmeton Daudi në “Sunenin” e tij).

    Në këtë fazë shijat nuk posedonin xhemat dhe imam, as vend, as shpat që t’i luftonin muslimanët, mirëpo këto gjëra në këtë fazë i posedonin hauarixhët sepse kishin imam vend dhe e quanin vendin e vet vendi i emigrimit (hixhreh), kurse tjetrin e quanin vend i pabesimit (kufrit) dhe luftës.

    Ky fraksion nuk ka dallim të madh prej atij hauarixh, për arsye se të dy fraksionet i bëjnë qafirë prijësit muslimanë përveç dallimit se hauarixhët e bëjnë Uthmanin dhe Aliun radiallahu anhuma dhe ata që i pasojnë ata, kurse rafidijtë e bëjnë një gjë të tillë edhe me Ebu Bekrin dhe Umerin radillahu anhuma. Ajo që bëri që të ketë hadithe të qarta për vrasjen e hauarixhëve e jo te rafidijve ishte se hauarixhët e lejuan derdhjen e gjakut të muslimanëve, marrjen e pasurisë së tyre, e sa i përket emërtimit rafidij kjo është me rastin e paraqitjes së Zejd ibën Ali ibën el Husejn në kohën e halifes Hisham ibën Abdumelik kur e pasuan shijat dhe me rastin kur e u pyet për Ebu Bekrin dhe Umerin radillahu anhuma ai i lavdëroi që të dy dhe çoi rahmet mbi ta. Atëherë populli e refuzoi dhe ai tha: “Më refuzuat, më refuzuat...” dhe i quajti refuzuesit rafidij. Rafidijtë e pasuan Ebu Xhafer Muhammed ibn Ali, kurse zejditë e pasuan Zejdin dhe prej kësaj kohe u ndanë shijat në: shijat zejdij dhe rafidijtë imamijeh.

    Shijat e tepruan me imamët e tyre saqë i bënë ata të pagabueshëm ku dhe mendonin se ata i dinë edhe të fshehtën. Gjithashtu detyruan njerëzit të kthehen tek imamët edhe në ato çështje që thanë pejgamberët dhe duke mos u kthyer as në Kuran, as në Sunet por në fjalët e imamit të cilin e quanin të pagabueshëm ose i mbrojtur prej gabimeve, kështu që këta janë më të humbur se hauarixhët, sepse hauarixhët kthehen në Kuran edhe pse gabojnë në kuptimin e tij, kurse shijat nuk kthehen në asgjë dhe për këtë janë fraksioni më përgënjeshtrues, kurse hauarixhët janë të sinqertë dhe hadithet e tyre janë të sakta, kurse hadithet e shijave janë më të dobëtat.

    Hauarixhët janë fraksion që braktisën xhematin dhe lejuan vrasjen e muslimanëve dhe marrjen e pasurisë së tyre, kurse shijat e kanë po të njëjtin mendim po s’kanë fuqi për një gjë të tillë, kurse zejditë e bëjnë një gjë të tillë, ndërsa imamijët disa herë e bëjnë e disa herë jo. Ata thonë se nuk luftojmë vetëm kur të posedojmë imamin e pagabueshëm. Shijat i pasojnë armiqtë e këtij umeti prej ateistëve dhe batinijëve dhe të tjerë dhe për këtë porositën ateistët, keramitët të cilët jetonin në Bahrejn, të cilët janë jobesimtarë më të mëdhenj në këtë botë apo keramitët e Magribit ose Egjiptit të cilët u fshihnin pas shiizmit dhe porosisnin të futnin tek muslimanët nëpërmjet shiizmit dhe të hapin derën çdo armiku të Islamit prej mushrikëve, hipokritëve dhe pasuesve të librit. Me këtë mund të them se ky fraksion është më së largu nga Kurani dhe Suneti nga të gjitha fraksionet e tjera.

    Qëllimi i Pejgamberit alejhi selam në hadithin e tij: “Unë u kam lënë dy gjëra, nëse kapeni për to nuk do të devijoni: Kurani dhe Suneti im.” Në hadithin tjetër: “Dhe të afërmit e mi, familja ime, frikësohuni Allahut për familjen time.” Tri herë i porositi muslimanët dhe nuk porositi imam që të kthehen në të.

    Hauarixhët e përcaktuan veten në librin e Allahut, kurse shijat në familjen e Pejgamberit alejhi selam. Që të dy fraksionet nuk pasuan atë që pretenduan, sepse hauarixhët kundërshtuan sunetin për të cilin porositi Kurani famëlartë për pasimin e tij dhe bënë jobesimtar muslimanët për të cilët Kurani porositi t’i marrim për miq. Për këtë Sad ibën Uekasi komentoi këtë ajet kuranor: “Ata që e thyejnë besën e dhënë Allahut pasi është lidhur dhe e këpusin atë që Allahu ka urdhëruar të jetë e kapur dhe bëjnë shkatërrime në tokë, të tillët janë ata të dështuarit.” Bekare, 27.

    Ata bënin komentimet e Kuranit në atë që nuk ka për qëllim ai, duke mos kuptuar atë dhe duke mos pasuar sunetin dhe as të ktheheshin tek xhemati musliman të cilët kuptonin ato, kurse kundërshtimet e shijave ndaj familjes së Pejgamberit alejhi selam nuk mund të numërohen, pasi janë të shumtë.

    Këta rafidij nëse nuk janë më të këqij se hauarixhët, së paku nuk janë më të mirë se ta. Rafidijtë bëjnë qafir Ebu Bekrin, Umerin dhe Uthmanin dhe të gjithë muhaxhirët dhe ensarët dhe ata që pasuan ata, bëjnë jobesimtarë të gjithë umetin e Muhamedit alejhi selam prej të parëve dhe pasardhësve të tyre. Gjithashtu i bëjnë jobesimtarë edhe yjet e këtij umeti dhe e lejojnë vrasjen e atij që kundërshton këtë sekt të fëlliqur. Shohin se kufri i të krishterëve dhe çifutëve është më i vogël se këta, sepse sipas tyre këta janë murted, kurse ata janë jobesimtarë dhe për këtë i ndihmojnë jobesimtarët kundër myslimanëve. Ky fraksion dhe pasuesit e tij janë më të rrezikshmit për këtë fe dhe janë më larg se hauarixhët, për këtë ata janë më gënjeshtarët ë këtij umeti dhe i kanë përngjasuar çifutëve në shumë cilësi dhe gjithashtu i përngjasojnë edhe të krishterëve në respektimin e palejuar në njerëz dhe në risi, gjithashtu në shirk dhe shumë gjëra të tjera. Ata i bëjnë miq çifutët, të krishterët dhe idhujtarët kundër muslimanëve, e kjo është cilësi prej cilësive të hipokritëve. Ata pengojnë përkujtimin e Allahut në xhamitë e Tij, ku nuk falin xhumanë dhe as nuk falen me xhemat. Megjithëkëtë u bë e ditur se ky fraksion është më i keq se të gjitha fraksionet që pasuan epshet dhe meriton që të vritet edhe para hauarixhëve.

    Të gjitha që u thanë janë shkak të përhapet tek arabët se pasuesit e risive (bidadçinjtë) janë rafidijtë. Tek njerëzit e rëndomtë është kuptuar se e kundërta e sunive janë rafidijtë, sepse ata janë më së tepërmi që paraqitën urrejtjen e sunetit të Pejgamberit alejhi selam dhe se në këtë fraksion ka shumë hipokritë (zindika) dhe se shumica e prijësve të tyre janë hipokritë.

    Fjala bazë në të cilën kapen rafidijtë është se i Dërguari i Allahut subhanehu ue teala kishte lënë një testament të prerë që nuk arsyetohet asnjë nga mosnjohja e saj se ai është imami i mbrojtur nga gabimet dhe kush e kundërshton ka bërë kufër dhe se muhaxhirët dhe ensarët e kanë fshehur këtë citat dhe kanë bërë kufër në imamin e mbrojtur nga gabimet dhe se këta kanë ndryshuar fenë dhe kanë pasuar epshet e tyre, kanë ndryshuar sheriatin, kanë bërë zullume dhe kanë bërë kufër, përveç një numri të vogël të tyre dhjetra vetë. Thonë se Ebu Bekri dhe Umeri radiallahu anhu janë prej hipokritëve, thonë se kanë qenë besimtarë dhe pastaj kanë bërë kufër dhe bëjnë qafir atë që i kundërshton mendimet e tyre. Ata e quajnë veten e tyre besimtarë dhe ata që i kundërshtojnë kafira. Ata i quajnë vendet islame që nuk përmenden mendimet e tyre si vende të kufrit, suefaqësisë, me të këqinj se vendet e çifutëve dhe të krishterëve dhe për këtë i miqësojnë çifutët, të krishterët dhe idhujtarët dhe i armiqësojnë muslimanët.

    S’ka dyshim se fraksioni më i largët nga Kurani dhe Suneti është ky fraksion i fëlliqur dhe për këtë janë të njohur tek të gjithë si kundërshtarët më të mëdhenj të ehli sunetit dhe xhematit. Nëse pyet ndonjë prej njerëzve të thjeshtë se kush janë të kundërtit e ehli sunetit, do të thonë rafidijtë.

    Së fundi, mund të them se janë më të këqij se hauarixhët, për arsye se hauarixhët janë të njohur me sinqeritet kurse rafidijtë me përgënjeshtrim.

    Allahu e di më së miri.

    Përgatiti: Fatmir Raçi

    www.klubikulturor.com
    __________________

  4. #24
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Ja disa libra te botuar nga shiat shqiptare:


    Cito:
    1995
    "Vexhi Buharaja,njeriu, poeti, dijetari"

    1996
    " Ëndërrimet "
    " Trëndafilë, impresione persiane"

    1997
    " Fluturime mbi qilimin persian "

    1998
    " Panteoni iranian dhe iranologët shqiptarë "

    2001
    " Shahnameja e Ferdusiut "


    2002
    " Rumiu, mbrëmë i pëshpërita një ylli "

    2003
    " Shkaqet e animit nga materializmi "

    2004
    " Bota iraniane në veprën e Sami Frashërit "
    " Kometa të poezisë persiane "
    " Hafiz Shirazi, poezi "

    2005
    " Ëndërrimet " (në dy gjuhë)
    " Qerbelaja "

    2006
    " Gjurmët e Ujit "

    2007
    "GJYLISTANI DHE BOSTANI"
    "Uji I Jetës"
    Botohen në shqip “Masnavi Ma’navi” Të Mevlana Xhelaledin Rumi
    Botohet në shqip “Divani i Shamsi Tabrizit” i Mevlana Xhelaledin Rumi
    Botohet libri “Antologjia e poezisë persiane”
    Botohet libri “Khomreh” I Hushang Moradi-Kermani


    2008
    " Përralla për fëmijët e mirë"

    VLLEZER NJIHUNI DHE RUAJUNI KURTHEVE TE TYRE,SEPSE JANE FUTUR FUQISHEM DHE JANE SHUME TE FSHEHTE NE DAVEN E TYRE,VIJNE TE FSHEHUR PAS KURANIT,PASTAJ E HEDHIN HELMIN DHE HELMOJNE MUSLIMANET, SIDOMOS TE RINJTE,


    LA HAULE UE LA KUETE ILA BIL LAAH
    Ndryshuar për herë të fundit nga ramazan_it : 06-10-2009 më 14:52 Arsyeja: gabim shkrimi

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Vendndodhja
    shquipri
    Postime
    69
    te nderuar dashamire, shiitet nuk adhurojn varre aq me pak mouzoleume, juve a dini te dalloni parafrazen " ADHURIM " dhe " RESPEKT ",
    perpiquni t'i kuptoni ato atere do ta keni me lehte ....

    Faruk, ti ose je budalla e nuk kupton, ose je genjeshtar me e pakta!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    vdekja nuk eshte tragjedi
    tragjedi e vertete eshte ajo cka ndodh pas vdekjes

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Vendndodhja
    shquipri
    Postime
    69
    Faruk, jam kurioz e dua te di, ti dhe familja jote a e praktikoni kete forme ibadeti per Allahun?
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    vdekja nuk eshte tragjedi
    tragjedi e vertete eshte ajo cka ndodh pas vdekjes

  7. #27
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Selam alejkum we rahmetullahi we berekatuhu!

    All-llahu ta shpërbleftë o bedr,për këtë postim.


    Kurse farukut9 i themi na jep përgjigje se a kjo është sipas shijave feja që adhuroni All-llahun??????A kështu ka bërë Pejgamberi s.a.v.s,apo sahabët apo kush e bëri të përhapeet ki SHIRK që i ka nxjerë prej fesë këta injorantë dhe rob të shejtanit.

    Selam alejkum!

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-08-2007
    Postime
    146
    Të nderuari anëtar të listës dhe të gjithë ata që na lexojnë, këte material të sjellur nga ramaza ni përplot urrejtje dhe të pa baza, jan permbledhje e mendimeve epshore te Nasibive Deobandi org., kunder nje pjese tjeter te muslimaneve (shiite). Nder te tjera Web faqja “Klubi Kulturor” jo e pa-njohur në publik (mediat elektronike), materialet përbuzëse të NASIBITËVE (deobandi org) nga regjioni Indo-Pakistanez, i përhapin në publik me qëllim të futjes së armiqësisë, hasmimit ndaj pjestarëve të tjer musliman, besimtareve shii Ithni Asheri (12 Imamësh), dhe ramaza ni na i sjell këtu, kinse i mer nga lartë. Ndaj atij shkrimi emociunese do tju përmendi juve disa fakte që i hedhin poshtë pretendimeve marroçe të NASIBITËVE. Jam i vetëdijshëm kotësisë së ndërhyrjes në këto diskutime, por dëshirojë të demantoj pasakëtsinë e deklaruar nga ajo web. faqe, dëshmit të dyshimta që i servohen lexuesit në publik.
    I nderuar, duke u bazuar në njohurit e kahmotshme të kësajë shkolle (Ithni Asherite 12 Imamëshe).. këtij shkrimi emocionues të huazuar nga..., në kornizat racionale të mia do t’ju përgjigjem vetëm disa paragrafeve (jo pse më mungojnë argument edhe për të tjerat) që i keni sjellë këtu, edhe pse ndaj shumë këtyre shkrimeve përbuzëse keni mar përgjigje më par. (për të mos e përsërisë; shihni me datë 28/09/09. Eventualisht nëse nuk është larguar)! Sodoqoft do të bëjë disa plotësime, besoj të mjaftueshme.

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-08-2007
    Postime
    146
    Tani :
    ramaza ni: Shijat janë prej fraksioneve që u paraqitën pas mbytjes së Uthmanit...në kohën e Aliut...

    * po, Shiitët e kan zanafillen që në kohën e Hz. Muhammedit s.a.a., (kena fol disa herë për këte) Por më tregoni ju mua : Prej kur njihen "ehl-ul Sunnah wel jamaat" ?

    ramaza ni: Në grupin e dytë ku njerin prej tyre që quhej Ebi Sevda e kishte dëgjuar Aliu radiallahu anhu se shante Ebu Bekrin dhe Umerin radiallahu anhum. Thuhet se e kërkoi ta vriste, por ai kishte ikur...

    *po, Nëse ti je i mashtruar me këto përralla (pallavra), mos i mashtro edhe të tjerët, aman.

    ramaza ni: Dhe grupi i tretë ishin ata që e vlerësonin Aliun më tepër se Ebu Bekrin dhe Umerin....

    *po, Kur u shpallën këto ajete: {“Ndërsa, ata që besuan dhe bënë vepra të mira, të tillët janë krijesa më e dobishme. Shpërblimi për ta te Zoti i tyre janë: vendet në xhennete nëpër të cilët burojnë lumenj, e aty janë përgjithmonë, pa këputur. All-llahu është i kënaqur ndaj tyre, e edhe ata janë të kënaqur prej Tij. E ky është për atë, që i ka pasur dronë Zotit të vet.” 98-7,8.}, Hz. Resulullahu ka thënë: Krijesat më të mira je ti dhe shiitët e tu : (burimi: Tefsir ibne Jasir, vëll. 33; fq. 146 ; e publikuar ne Kairo), Njeri ndër intelektualët suni të përmendur Jalaladin Suyuti në komentin e këtij ajeti transmeton në 3-re senede (zingjirë), se pejgamberi s.a., i ka thënë sahabëve të tij; ...keto ajete i dedikohen Aliut dhe shiitëve të tij: (burimi: Tefsir Darurre Manthur; vëll 6; fq 379 e publikuar në Kairo), Ahmed ibn Hajr el-Mekki e citon nga Imam Dar Qatany në al Sawaiqh al Muhrriqa fq. 159 (publikim i Kajros): e shumë të tjerat do ti postoj në temat.e ardhshme. (inshallah).

    ramaza ni: Aliu potenconte se më i miri prej këtij umeti pas Pejgamberit është Ebu Bekri dhe Umeri këtë shënon Buhariu në “Sahihun”...Kush e vlerëson Aliun më tepër se Ebu Bekrin dhe Umerin etj etj kotesira.

    *po, Edhe pse jan postuar materialet për këte temë, juve ende nuk e keni të kjartë, përsa po ngacmoni, atere do t’i përsëris edhe një herë, për të treguar se nuk është ashtu si thuhet në ato shkrime përbuzëse.

    ramaza ni: Ky fraksion e bëjnë Uthmanin Ebu Bekrin dhe Umerin i bëjnë qafirë...

    *po, Ma gjej njeëbotim shiit, që konfirmon këte gënjeshtër, në të gjitha ato libra qe i ke sjell (që përmban një pjesë të vogël) nga ai web: http://www.dielli.net/ shqip.

    http://iqna.ir/sq/
    http://albanian.irib.ir/

    Ose Boshnjakisht : http://www.mullasadra.com/. Vizitoni, lexoni, me pas kritikoni.

    ramaza ni: Shijat e tepruan me imamët e tyre saqë i bënë ata të pagabueshëm ku dhe mendonin se ata i dinë edhe të fshehtën

    *po, Edhe për Imametin është postuar, por sidoqoft do ta përsërisim, inshallah,

    ramaza ni: kurse hauarixhët janë të sinqertë...

    *po, Auitori i këtij shkrimi si edhe të tjerave ngatërohen në vlerësime-deklarata, siç vërrehet edhe këtu ;....Këta rafidij nëse nuk janë më të këqij se hauarixhët (me larte u tha se shiat jane me te keqije se hauarixhët, tani thuhet se NUK JAN me te keqije!)! Pash Allahun lereni urrejtjen e trasheguar te ebu xhehlit. Sa i perket fjasleve tua shiat jan te flliqur, me te keqije se huarixhet, kurse hauarixhët janë të sinqertë....etj,etj perbuzje. Më duhet të ju them se ju jeni futur në bigoni të madhe. Kujtoni një herë çka deklaroni , mandej pregatitni përgjigjet e juaja para ndëshkimit në Berzah, veçmas pregatitni përgjigje para gjykimit (drejtësisë) së Zotit dhe Pejgamberit, në ditën kur nuk do të flas asnjëri përpos atij i cili i PlotëFuqishmi do ti lejojë, dhe do të flas me korrektësi ,(Kur’an).

    ramaza ni: Me këtë mund të them se ky fraksion është më së largu nga Kurani dhe Suneti nga të gjitha fraksionet e tjera.

    *po, Prit se të dërgoj shkrim edhe për këte; kush jan me Kuran dhe Sunetin e Hz. Resulullahut.

    ramaza ni: Qëllimi i Pejgamberit alejhi selam në hadithin e tij: “Unë u kam lënë dy gjëra, nëse kapeni për to nuk do të devijoni: Kurani dhe Suneti im.” Në hadithin tjetër: “Dhe të afërmit e mi, familja ime,...

    *po, Sa e sa shkrime jan sjell për këte temë, por si duket ti nuk i lexon, andaj dhe për shumë gjëra nuk ke njohuri.

    ramaza ni: kurse kundërshtimet e shijave ndaj familjes së Pejgamberit alejhi selam nuk mund të numërohen, pasi janë të shumtë.

    *po, Eh i shkreti ty; si të besoj unë fjalëve marroçe të NASIBIVE që i sjell kotësia yte këtu. Më trego ti mua si është e mundur shia ta kundershhtojë shian? Më jep burimin.

    ramaza ni: ramaza ni: Ata pengojnë përkujtimin e Allahut në xhamitë e Tij, ku nuk falin xhumanë dhe as nuk falen me xhemat.

    */po, Dëfroju me këto namaze e shumë e shumë tjera KËRKO në ate sat për NAMAZIN (ne Teheran)... http://iqna.ir/tr/photos.php?page=14&pic=y

    Ahmedi Nexhadi në Stamboll, video : http://www.youtube.com/watch?v=_i8Fkxe_wm4

    ramaza ni: S’ka dyshim se fraksioni më i largët nga Kurani dhe Suneti është ky fraksion i fëlliqur dhe për këtë janë të njohur tek të gjithë si kundërshtarët më të mëdhenj të ehli sunetit dhe xhematit.

    *po, Do të njoftohesh edhe për këte “kush është më afër Kuranit dhe Sunnetit.

    BEDR, së pari mëso kaligrafi dhe më pas eja.

    selam, faruk. 07/10/09.

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Vendndodhja
    shquipri
    Postime
    69
    BEDR, së pari mëso kaligrafi dhe më pas eja.
    Nuk verbohet shikimi, por verbohen zemrat ne kraharoret e tyre!

    Ku do qe te vij, tek ndonje teqe apo ndonje tyrbe?
    vdekja nuk eshte tragjedi
    tragjedi e vertete eshte ajo cka ndodh pas vdekjes

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Vendndodhja
    shquipri
    Postime
    69
    Faruk a e pe videon qe te sugjerova?

    http://ia311312.us.archive.org/3/items/ALEMAMA/ALEMaMA_512kb.mp4

    Shiko pak qe nga minuta 45:08

    Shikoje hoxhen e shijave duke shijuar striptizmin e nje pederasti shit ne nje nga pubet e shijave mexhusij!
    vdekja nuk eshte tragjedi
    tragjedi e vertete eshte ajo cka ndodh pas vdekjes

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Nganjehere hyj ne (nenforumet) Boten (pa)Shpirterore te disa "fetarve"
    Postime
    700
    Citim Postuar më parë nga BEDR Lexo Postimin
    Faruk, jam kurioz e dua te di, ti dhe familja jote a e praktikoni kete forme ibadeti per Allahun?
    Sa per sqarim nuk jam duke i mbrojt kto qe bejn kto gjera ne keto fotografi dhe as qe i mbroj shume gjera tek "shiat" posashtu edhe tek "sunnit" nen thonjeza po ju them se une e kam mesuar se kush kane qene shiat dhe sunnit.

    Shumicen e ktyre veprave çka po i poston ti shiat ti dokumentojn me hadithe nga burimet sunnite ( te juajat ) si ju thojn ata.

    Faji tek ta shiat eshte se i kane kuptuar dhe i kuptojn disa gjera nga islami literarisht njejt sikur fanatikat nga sunneti.

    Islamin te dyja palet duhet ta kuptojn ma gjeresisht dhe jo vetem te kufizohen dhe te bejn kufij vetes se tyre

    Po e shoh se shume pak keni njohuri nga islami , hadithat dhe nga vete grupi jot .

    Lexoje si mu kane pergjigjur pyetjeve te mia shiat per kto foto.

    Ata i dokumentojn edhe me Kuran dhe hadith.
    Dihet shume mire rasti i pejgamberit te Allahut Jakubit a.s dhe te birit te tij Jusufit , me Kuran e hadith dokumentohet se Jakubi a.s u verberua duke qajt per Jusufin a.s .

    Tash me pas mundesi me e sjell nje foto te nje sahabi Vejsel Karani me duket se eshte quajt i cili i ka thyer te gjithe dhembet e tij kur ka degjuar se Muhamedit a.s ne nje (lufte) beteje i eshte thyer nje dhemb .Muhamedi a.s me kete rast thote se ai sahabi e ka fituar xhenetin. Eshte hadith qe pranohet nga te gjithe muslimanet nga te gjithe dijetaret pa marre parasysh cilit grup i takojn.

    Kjo qe i mshojn kokes nuk eshte vetem tek shiat ne lindjen e mesme por te shume popuj ju ka mbet atje edhe tek sunnitet. Ne qdo vend ne lindje te mesme e bejn kete sidomos grate , shembull nga palestina , kur vdesin ne lufte i shohim duke i rane kokes dhe trupit te tyre.

    Ka edhe haditha tjere nga sunnitet qe nuk jane edhe aç te njohur por tregojn per ksi histori se kane vepruar edhe sahabet dhe sahabeshat.
    Jo te gjithe shiat e bejn kete vetem nja 5 % e tyre dhe shumica nuk e lejojn te behen ksi veprime.

    Une nuk i pranoj ksi vepra te tyre por ma te keqij me duken ata "musliman" te cilet tjereve musliman apo edhe njerezve tjere ju mshojn me thika mbas shpine.

    Per ata qe bejn gabime e dhe e goditin (mshojn) koken e vet mund te them mas se shumti se jan budall apo nuk i kan kuptuar si duhet mesimet e fese por çka te ju them hipokritave qe vrasin femij , bombardojn xhamia , ja fusin thiken vllaut te vet.

    Nje njeri qe po e godet koken e vet nuk ma nxen rrugen aç shume sa ma nxajn ato bishat qe prejn e vrasin femij.
    Ndryshuar për herë të fundit nga albprofiler : 07-10-2009 më 11:24
    SE KENDUAM "LET IT BE"

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Nganjehere hyj ne (nenforumet) Boten (pa)Shpirterore te disa "fetarve"
    Postime
    700
    Jane çmend shume fanatika ekstremista si nga sunnitet si nga shiat , ka edhe nga te tjeret por kta jana ma te perhapurit.

    E kane mbush youtuben , google video e gjithçka tjeter çka gjindet ne internet vetem me propagandat dhe flliqsinat e tyre.;

    Njeriut tash po i mjafton vetem te shtyp ne tasture disa fjale te keqija dhe mbas tyre emrin shia apo sunni dhe i gjen te gjitha.

    Ekstremistat e te dyja paleve shkojn e i gjajn ku jane e ku sjane disa foto video inçizime , disa haditha ; mashtrime , trillime dhe vrap shkojn e i perhapin.

    Nje femij 5 vjeç i gjen te gjitha kto çka po i servoni ju

    I lutem Zotit qe njerezit çfaredo feje e besimi te mesohen edukate ma se pari , dashuri , respekt. Te mesohen te mos bijn pre e lloj lloj politike propagande vllavraseve gjakatare.
    SE KENDUAM "LET IT BE"

  14. #34
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar më parë nga albprofiler Lexo Postimin
    Sa per sqarim nuk jam duke i mbrojt kto qe bejn kto gjera ne keto fotografi dhe as qe i mbroj shume gjera tek "shiat" posashtu edhe tek "sunnit" nen thonjeza po ju them se une e kam mesuar se kush kane qene shiat dhe sunnit.

    Shumicen e ktyre veprave çka po i poston ti shiat ti dokumentojn me hadithe nga burimet sunnite ( te juajat ) si ju thojn ata.

    Faji tek ta shiat eshte se i kane kuptuar dhe i kuptojn disa gjera nga islami literarisht njejt sikur fanatikat nga sunneti.

    Islamin te dyja palet duhet ta kuptojn ma gjeresisht dhe jo vetem te kufizohen dhe te bejn kufij vetes se tyre

    Po e shoh se shume pak keni njohuri nga islami , hadithat dhe nga vete grupi jot .
    Lexoje si mu kane pergjigjur pyetjeve te mia shiat per kto foto.

    Ata i dokumentojn edhe me Kuran dhe hadith.
    Dihet shume mire rasti i pejgamberit te Allahut Jakubit a.s dhe te birit te tij Jusufit , me Kuran e hadith dokumentohet se Jakubi a.s u verberua duke qajt per Jusufin a.s .

    Tash me pas mundesi me e sjell nje foto te nje sahabi Vejsel Karani me duket se eshte quajt i cili i ka thyer te gjithe dhembet e tij kur ka degjuar se Muhamedit a.s ne nje (lufte) beteje i eshte thyer nje dhemb .Muhamedi a.s me kete rast thote se ai sahabi e ka fituar xhenetin. Eshte hadith qe pranohet nga te gjithe muslimanet nga te gjithe dijetaret pa marre parasysh cilit grup i takojn.

    Kjo qe i mshojn kokes nuk eshte vetem tek shiat ne lindjen e mesme por te shume popuj ju ka mbet atje edhe tek sunnitet. Ne qdo vend ne lindje te mesme e bejn kete sidomos grate , shembull nga palestina , kur vdesin ne lufte i shohim duke i rane kokes dhe trupit te tyre.

    Ka edhe haditha tjere nga sunnitet qe nuk jane edhe aç te njohur por tregojn per ksi histori se kane vepruar edhe sahabet dhe sahabeshat.Jo te gjithe shiat e bejn kete vetem nja 5 % e tyre dhe shumica nuk e lejojn te behen ksi veprime.

    Une nuk i pranoj ksi vepra te tyre por ma te keqij me duken ata "musliman" te cilet tjereve musliman apo edhe njerezve tjere ju mshojn me thika mbas shpine.Per ata qe bejn gabime e dhe e goditin (mshojn) koken e vet mund te them mas se shumti se jan budall apo nuk i kan kuptuar si duhet mesimet e fese por çka te ju them hipokritave qe vrasin femij , bombardojn xhamia , ja fusin thiken vllaut te vet.

    Nje njeri qe po e godet koken e vet nuk ma nxen rrugen aç shume sa ma nxajn ato bishat qe prejn e vrasin femij.

    albprofiler tio the se kemi pak njohuri prej islami,atëherë na trego ti mbasi paske njohuri se cilat janë ata hadithe që the se i kanë vepruar këto veprat e shijave edhe sahabët????A mos vallë ke diturinë e shijave se ata janë jasht islamit.
    Sa i takon asaj që the se muslimani e vret muslimanin,nuk është e vërtetë,sepse muslimani e ka haram ta vret muslimanin.Por ti e ke ngatruar se shijat janë ata që kan vramun mbas shpine ,shembullah keni plot Omeri r.a.,e vranë shijat,Othmanin r.a. e vranë shijat edhe Aliun r,a,poashtu e vranë shijat dhe ato materiale që i kemi pruar nuk janë ashtu siç thotë faruk9 ,sepse atij i djegin shum shijat sepse edhe vetë është i tillë.Po ti albofler shko studijo fenë islame dhe jo me të ndëgjume siç ke cekur më sipër se ka hadithe,ne po të kërkojmë argumente(delil) për këtë që the dhe po i presim hadithet o dijetar.

    Sa për shijat e dinë të gjithë muslimanët se janë larg menhexhit të Resulullahit s.a.v.s. dhe ka pak për të diskutu.

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-08-2007
    Postime
    146
    Në fillim dua t’u shpreh falënderim, dashuri dhe respekin që kam për ju,...
    Si në të kaluarën, ashtu edhe sot, sulmet ndaj SHIIZMIT nuk kanë të pushuar. Në përgjithësi, për shiizmin është folur shumë herë dhe ate vetëm në kontekstin negativ, duke shpifur e trilluar gjëra nga më të këqijat për të .

    Për shiizmin është shkruar mjaft dhe vazhdohet të shkruhet edhe sot nëpër mediat elektronike, gazeta e revista të ndryshme, të botuara qoftë nga individët, qoftë nga grupe individësh, të cilët kanë shprehur mendime nga më të ndryshmet; disa e kanë vlerësuar si fe…(!), duke i paraqitur në mënyrë jo objektive dhe të pandershme, e dhunes dhe e fanatizmit,…, madje disa e kanë quajtur fe……(!) . Por, të shkretët sikur harruakan se te gjitha medhebet-tarikatet e kanë zanafillen po nga koha e më hershme, që në agim të Islamit.

    Kështu, sipas tyre, shiizmi na qenka fe e pasioneve të dobëta, bidatqinjë e qka jo tjerat trillime e etiketime të këtij lloji vazhdojnë të thuhen edhe sot! Asnjë fe në botë s'është interpetuar në mënyrë kaq tendecioze, siq trajtohet shiizmi, asnjë feje në botë nuk i janë adresuar aq shumë fyerje e urrejtje sa shiizmit! Në këtë mënyrë shpifësit dhe trilluesit, mundohen që t'ia mohojnë burimin Hyjnor, që rrjedh nga hz. Muhamedi s.a.a., . Me çdo kusht mundohen t'i paraqesin si idhujtarë , bidatqi heretikë etj... . Po, megjithëkëtë emri i Muhamedit s.a.a., dhe i dymbëdhjete (12) Imamëve vazhdoi dhe vazhdon të përmendet më shumë se emri i cilitdo tjetër nga figurat islame, kurse udhëzimi dhe drita Hyjnore që ata sjellin, edhe sot e kësaj dite vazhdon të ndriçojë zemrat e pastra dhe fisnike të miliona njerëzve në veçanti besimtarë Ithni Asheri (Ehli-bejti) për 14 shekuj.

    Shtrembërimet që iu bën shiizmit nga shpifësit….., kishin dhe kanë sot e kësaj dite për qëllim zhvlerësimin e realitetit të shiizmit, si trashëgimtarët e drejtë në qeverisjen e ummetit np rrugë të drjejtë. Andaj, intelektualët duhen të apelojnë tërë ummetit islam në përgjithësi dhe në veçanti hoxhallarët (mësuesit) xhamish, që të lirohen nga paragjykimet negative ndaj shiizmit.

    Duke pasur parasysh etiketimet dhe trillimet e shumta që po i bëhen shiizmit në përgjithësi, si dhe shpifjet e shuuumta që po i adresohen këtij medhebi.
    Lexues te nderuar, shklaku qe më nxiti të shkruaj kete ishte abuzimi, urrejtja, emocioni ngacmues i ramazan it dhe i tjrve, ndaj palës musliomane shiite, kurse dihet nga vet fakti se shkolla e të menduarit e shiitëve është e pranuar në El Ezher (Kairo), dhe tjetra me marëveshjen e Amanit, lexo ne: http://www.dielli.net/lexo.php?id=70

    Po, kuptohet se disa gjëra nuk janë të kapshme për disa, nga vet fakti i mos shpjeguarit, ose nuk është arritur të shpjegohen sa duhet, andaj, ndaj atyre gjërave qe nuk jan të kuptueshme mirë opinionit (është normale që disa gjëra të mos i din), mendoj se këtu bëhet mirë të publikohen ndodh edhe të mos pranohen nga shkaqet e ndryshme...!?

    Sot është detyrë mbi detyrat për të përcjellë te myslimanët dijet që rrjedhin nga shkolla e parë islame (ithni asherite), të vërtetat mbi besimin në pesë principet e fesë (Usul al-din) të shprehura në shiizëm, janë: besimi në Njëshmërinë e Zotit (tevhid), profetësia (nubuvat), Ringjallja (Mead), besimi se Imamët janë pasardhësit e Profetit (Imamat) dhe besimi në Drejtësinë Hyjnore (adl). Në tre principet themelore, atë të Njëshmërisë, profetësisë dhe Ringjalljes, sunnitët dhe shiitët pajtohen ndërmjet veti. Ata dallojnë vetëm në dy principet e tjera. Në çështjen e Imamatit, është insistimi për një funksion ezoterik që e dallon perspektivën shiite nga ajo e sunnizmit. Në çështjen e drejtësisë, është një veçori dalluese theksi që në shiizëm i vihet kësaj cilësie hyjnore si pjesë zanafillore e Natyrës Hyjnore dhe që e bën shiizmin unik.
    Mendojë se kena shumë nevojë të njohim historinë e islamit edhe nga kendi i shkollës shiite, të rolit të tij në hapësirat gjeografike, etj.

    Andaj, për të shuar zjarin që gëlon në mendjet e ndonjërit e shoh prioritar të hap këto tema si më poshtë:

    Lindja e shiizmit: zanafilla dhe veçoritë
    Ndarja e pakicës shiite nga shumica sunnite dhe arsyet e mosmarrëveshjes
    Çështja e Kalifatit dhe Merxhijeti në lëminë e diturisë
    Kalimi i kalifatit në duart e Udhëheqësit të Besimtarëve, Aliut dhe sjellja e tij
    Kalimi i kalifatit në duart e Muavijes dhe kthimi i kalifatit në një monarki të trashëgueshme

    selam, faruk. 08/10/09.

    p/s; nëse jeni të pajtimit mund të fillojmë. Pres mendimin e juaja.

  16. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Vendndodhja
    shquipri
    Postime
    69
    Jam plotesisht dakort me ty per hapjen e ketij diskutimi. Shfrytezoj rastin te filloj i pari. Ja ku e ke nje deshmi nga vellezerit tuaj jehudij, te cilet kane qene te paret ne hedhjen e themeleve te fese shite.


    Kush ishte themeluesi i Shijave sipas Enciklopedisë Çifute

    Autor: Hartwig Hirschfeld

    Abdullah Ibn Seba:

    “Një Çufut i Jemenit i shekullit të shtatëmbëdhjetë, i cili u vendos në Medine dhe përqafoi Islamin. Pasi që kritikoi ashpër administratën e Kalifit Othman, ai u dëbua nga qyteti. Kështu, ai shkoi në Egjipt ku themeloi sektin anti-Uthman për të promovuar interesat e Aliut. Për shkak të mësimeve të tij, atje ai fitoi ndikim të madh dhe formuloi doktrinën që ashtu sikurse çdo profet kishte një ndihmës i cili më pas zinte vendin e tij, zëvendësi i Muhamedit ishte Aliu, të cilin e kishin lënë jashtë kalifatit me anë të mashtrimeve. Othmani nuk kishte asnjë të drejtë ligjore që të pretendonte kalifatin dhe pakënaqësia e përgjithshme ndaj qeverisjes së tij kontriboi jashtëzakonisht shumë në përhapjen e mësimeve të Abdullahit. Rrëfimet tregojnë se kur Aliu mori pushtetin, Abdullahu thuri nderime hyjnore për të me fjalët, “Ti je, Ti!”. Ndërsa Aliu e dëboi atë në Medein. Mbas vrasjes së Aliut, thuhet se Abdullahu u mësonte njerëzve se Aliu nuk ishte i vdekur por ishte i gjallë dhe se nuk ishte vrarë kurrë; se një pjesë Hyjnore ishte e fshehur tek ai; dhe se mbas një kohe të caktuar ai do të kthehej për ta mbushur token me drejtësi. Që atëherë, karakteri hyjnor i Aliut do të mbetej i fshehur tek imamët të cilët përkohësisht zinin vendin e tij. Është e lehtë të shikosh se e gjithë ideja mbështetet në atë të Mesias e përzier me legjendën e profetit Elijah. Atribuimi i nderimeve hyjnore Aliut ishte ndoshta një zhvillim i mëvonshëm dhe që u ushqye nga fakti që në Kur'an Allahu shpesh përshkruhet si “el-Alij” (Më i Larti).”
    vdekja nuk eshte tragjedi
    tragjedi e vertete eshte ajo cka ndodh pas vdekjes

  17. #37
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Nje çifut i shekullit te shtatembedhjete????!?!?!?!?!?
    Hajde dokrra , hajde........

  18. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Vendndodhja
    shquipri
    Postime
    69
    Nje çifut i shekullit te shtatembedhjete????!?!?!?!?!?
    Ky eshte nje gabim nga ana ime. Duhet te ishte:

    "Nje çifut i shekullit te shtate..." ashtu sic eshte ne origjinal "A Jew of Yemen, Arabia, of the seventh century, who settled in Medina and embraced Islam."
    vdekja nuk eshte tragjedi
    tragjedi e vertete eshte ajo cka ndodh pas vdekjes

  19. #39
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Selam alejkum bedr!

    http://video.google.com/videoplay?do...8205667097338#



    Sa i përket asaj që faruk9 don me debatu,unë ja kisha dhënë një gjë për ta parë realitetin e shijave të fëlliqur se kush janë ata dhe të lus faruk9 që të mos na bish argumente me pallavrat e shijave,por me Kur'an dhe Sunet të sqaruar nga Dijetarët e devotshëm dhe jo ata imamllarët e juaj të devijuar.Ata i shtrembërojnë ajetet edhe punojnë me hadithe të shpikura.Dhe së fundi të këshilloj që hiqu qafës atyre besimeve të shijave dhe bën teube tek All-llahu s.v.t,se Ai është falës dhe praktiko atë që ka praktikuar i Dërguari i All-llahu s.a.v.s. dhe sahabët e tij besnik dhe leri ato prallat e imamllarëve të shijave të devijuar.Dhe i këshilloj të gjithë ata që mendojnë se kjo që e shprehim këtu se është urrejtje,juthemi se kjo nuk është urrejtje por duhet ditur realiteti i shijave se ata janë të devijuar dhe të kini kujdes të mos bini edhe ju në atë kurth të tyre që të shkoni në Xhehennem,All-llahu s.v.t. më rruajt mua dhe juve,Amiiiin.

    Sa për të debatu me ti o faruk9,pik së pari ti nuk din me debatu,sepse nuk debatohet ashtu si ti vetëm me injorancën e shijave,sepse jeni shum larg nga menhexhi i Resulullahit s.a.v.s. dhe të sahabëve të ndershëm që ju po i ofendoni radiAllahu anhuma.

    Kapuni pik së pari siç duhet për teuhidi dhe ruajuni shirkut o ju që ndjekni shijat,sepse All-llahu s.v.t. na mëson se kush vjen në Ditën e Gjykimit me gjunahe sa shkuma e detit,All-llahu s.v.t. ja falë,përveçse shirkun JOOOOOOOOOO!!!!!!!!

    Pra,rruajuni prej shirkus se nuk kush bije në të nuk shpëton nga Zjarmi i Xhehennemit,All-llahu s.v.t. na rruajt.Unë për vehten time faruk9 kam frikë All-lahun dhe rruhem prej shirkut,kurse ti ende më thue se dom me debatu!!!!!!!!!!


    Jo vetëm se je tu çue vetveten në humbje,por s'të mjafton kjo se don me marun me vehte edhe të tjerët.Rruaju se ke përgjithësi edhe për ata që të ndëgjojnë ata përallat e tua të shijave mashtuese.Se pamjet që adhurojnë ata janë që shihen dhe dihen se çka adhurojnë dhe çka veprojnë.E veprojnë atë që i Dërguari i All-llahut s.a.v.s.,asnjëherë se kanë vepruar dhe as shokët e tij të ndershëm,as taibinët dhe as taibin taibinët,por këtë e bëjnë vetëm se shijat e devijuar.All-llahu ka shpreh hgidhërim dhe mallkim ndaj jush.Më sipër ke thanë se i ofendoni vetëm se sahabët hipokritë.Subhanallah,ne sahabë hipokritë nuk kemi ndigjuar se ka pasur.Sepse,sahab d.m.th. shok i Dërguarit s.a.v.s. dhe jemi të bindur se i Dërguari s.a.v.s. nuk ka pasur shokë hipokritë siç ju mësojnë juve imamllarëtë e juaj të devijuar.Po si bëhesh aq naiv,si mund ta nxjer goja atë fjalë o miskin????????A e din ti se i Dërguari i >All-llahut s.a.v.s. i ka njoh krejt hipokritët dhe sipas teje i ka bë edhe shok,zgjohu ofaruk9 se jeni shum larg Dinit Islam.Më sipër përmende se unë ata postime i kam pru për urrejtje.Po,ke të drejtë,sepse unë e urrej atë që e urren All-llahu dhe i Dërguari i Tij s.a.v.s.(Fisabililah).Dhe si mund që ta du një njeri si i shan sahabët dhe nënën e muslimanëve...................po qaj se s'mundem të duroj të ofendohen sahabët dhe ta ndjesh vehten se je musliman dhe të mos qash.Por,ju i kini kaluar kufijt e All-llahut s.v.t. dhe semafori i kuq i All-llahut nuk doni me e ditë.U ka mashtruar shejtani i mallkuar dhe po loz me ju sikurse fëmija me lojrat.Dhe një njeri që nuk e ndjen vehten e tij si rob i All-llahut,ta dini se ai është robi i shejtanit,EUDHUBILAHI-MINSHEJTANI-RRAXHIM.

    Bedr o vëlla,siç e sheh se në këtë forum kam munguar një kohë të gjatë dhe shkaku ka qenë sepse këtu nuk përfitoj asgjë,sepse këtu mohoet All-llahu,mohoen hadithet,ofendohen sahabët,ofendohen dijetarët dhe së fundi ofendohen edhe ndërmjet veti.kjo ka qenë arsyja e mungesës.Selam vetëm muslimanëve të devotshëm.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ramazan_it : 08-10-2009 më 17:15 Arsyeja: Harrova me e lishu filmatin!

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-08-2007
    Postime
    146
    Sot lexova disa shpifje dhe “rekomandime” nga ramazan it: të këshilloj që hiqu qafës atyre besimeve të shijave dhe bën teube tek All-llahu s.v.t,se Ai është falës dhe praktiko atë që ka praktikuar i Dërguari i All-llahu s.a.v.s. dhe sahabët e tij besnik dhe leri ato prallat e imamllarëve të shijave të devijuar.... Subhanallah,ne sahabë hipokritë nuk kemi ndigjuar se ka pasur..... një njeri si i shan sahabët dhe nënën e muslimanëve................ .


    Po, ramazan it për hipokrita i lexove (?) në postimin paraprak ku Zoti na defton hapur dhe kjart për ta, e jo un (!) e para dhe a bën të tregosh vendin ku është fyer-shar nëna e muslimanëve ( Ajsha) ose sahabët!? Pash Allahun leri këto maroçkat, mos shpif, se shpifja është e dënueshme nga Allahu bile edhe nga njerëzit. Nuk duroni të përmenden “sahabet” hipokrita, të padëgjueshëm, kur dihet nga vet fakti se edhe ata kan qenë njerëz si ne sot, bile shumica e tyre beduinë të pa shkolluar fare, të pa gdhendur (fjalë populli). Nuk veni gishtin kokës të mendoni, se ato i thot vet Zoti në kuranin Famëlartë. Të gjithë sahabet pa përjashtim i keni shëndruar në puta! E çfar kuptim tjetër ka SHIRKU? Nuk guxohen të kritikohen ata të cilët kan derdhr gjakra muslimanësh, ata që kan mar jetërat e muslimanëve, ata që kundërshtuan Pejgamberin s.a., tani cilit sunet i përmbaheni? E kundërshtuan haptas HALIFEN e shtetit islam, ata kundërshtuar njëri-tjetrin, ata luftuan njeri tjetrin!? Përse heshtje susss, për këto gjëra!? Kur bëhet fjalë për kryengritjen ndaj Imam Aliut, ose njoftohet opinioni për shpallje luftë Halifes islame Ali’ut; ajo e SIFINIT (Muaviu) - e DEVES (Talha, Zubejr..., në Basra!) - e NEHREVANIT (Havarixhet- wehabit sot)...., fyerjet tetëdhjetë vjeqare (80) ndaj Imam Aliu, helmimin masakrimin e bijve të Ehli Bejtit, e shumë tjera marëzira heshtët, përse suusss, edhe më keq kur kundërshtohet me ofendime të rënda!!!!!?

    A e din se Shiitët jan shkollë e para në Islam. Shiitët kan egzistuar 300 vite para medhebit Hanefi-maliki-shafii-hambeli , dhe para baballarëve të tyre.

    Këtij muhabeti-diskutimi të poshtëm nuk kam dëshiruar të mar pjesë fare, por pasi që po i përsëritni të njëjtat (mire e the albrofiler), tani në disa rreshta do të jap një pergjigje solide, se skam kohë të mjaftueshme. Tani sa i përket atyre aktorëve në ato foto të sjellura këtu, shumë intelektual shiit kan dhënë urdhër-fetva- të ndalohet praktikimi i tyre (prerje e rrahje me shpata). Intelektualët shiit disa herë i kan drejtuar vërejtjet disa grupeve (te vogla) si; Alevitëve & Kurdëve në Turqin lindore, Kurdëve të Irakut verior, të Pakistanit, Indis etj, ti braktisin ato ti kontrollojn emocionet e shfrenuara. Por, ndjenjat e shfrenuara të tyre me rrahjen në gjoksa nuk konsiderohet mëkat, siç dëshirohet nga disa qarqe (nasibite-wehabite) ti paraqesin si njerëz të braktisur(.....?), duke mos u kujtuar se ato jan një shenjë simbolike e pikllimit ndaj vrasjes së imam Huseinit a.s., dhe kjo nuk konsiderohet si dispozitë-rregull obligative. Por, gjithsesi nuk është e rekomandueshme për të gjithë.

    Po, të rrahurit në gjoksa ose fytyrës nuk është diç që është e ndaluar në islam.
    Zoti në Kuran na përshkruan hz Sara’n (gruan e hz. Ibrahimit a.s.), për lajmin se do të lind fëmijë ajo i shpreh ndjenjat e saja me rrahjen e fytyrës me shuplakë dhe duke uluruar e bertitur thot: " Athua unë, e moshuara, e shterpe?! " 51:29.

    Tregon dijetari Sunni Ibn Khathiri në al Bidayah wa al Nihayah; vell 5; faq. 420; e përcjell hz. Ajsha në momentin e vdekjes së hz. Resulullahut s.a., me këto fjalë;
    "Rasulullahu s.a., vdiq gjersa ishte në kraherorin tim. Atere ja vendosa kokën në jastuk dhe u ngrita duke i ra me shuplaka fytyrës, s’bashku me grat tjera."
    Intelektuali sunni al-Shaykh al-Dihlawi në pjesën Madarij al Nubuwah, vëll. 2; faq. 441, përshkrimin e vdekjes së hz. Resulullahut s.a.,; thuhet: Kur i ishte keqësuar gjendja e pejgamberit, Bilalli u ngrit duke u rrahur me shuplaka për kokë dhe me zë të lartë klithte “ Ku ta kisha ate fat që nëna ime mos të më lindte fare mua, si nuk vdisa unë para këtijë momenti, ose në ate moment kur më lindi”.

    Për në fund themi: Zoti në kaptinin Alak paragrafi 1 thuhet: “Lexo, me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë).” Pra do të thot dije, zhvillim, HULUMTIM...etj. Andaj themi se hulumtimi për historin islame- sahabët e tjera...gjëra është e domosdoshme kërkimit të së vërtetës edhe për këte që u fol për rahje. Andaj ju lus të gjithëve, mos u sillni si pozitë, e NE si opozite? Shiitët asesi nuk i përkrahin ato lloj gjakosje dhe më pak armiqësin mes muslimanëve.

    selam, faruk. 09/10/09.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •