Varri i Profetit Ezra (Uzejri alejhis-selam), një ndër profetët që u dërguan tek pupulli Çifut. Mbas largimit të Çifutëve nga Iraku në vitin 1948, varrin e morën në dorëzim vëllezërit e tyre. Shijat e Irakut. Sot, ithtarët e klerikut Shit Muktada el-Sadr vazhdimisht e vizitojnë këtë varr. Madje, respekti dhe devotshmëria që kanë Shijat ndaj këtij varri, ndoshta i ka bërë xhelozë edhe vetë Çifutët!
I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “O Allah mos e kthe varrim tim në idhull. Mallkimi i Allahut qoftë mbi ata që i marrin varret e Profetëve të tyre si vende adhurimi!” [Transmetuar nga Ahmedi (n.7352), Ibn Sa‘d (2/241-242) dhe të tjerët. Zinxhiri i transmetimit të këtij hadithi është i saktë (sahijh).]
I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë pesë ditë para se të vdiste: “Vërtet, ata që ishin para jush i morën varret e Profetëve të tyre dhe ato të njerëzve të mirë si vende adhurimi, prandaj ju mos i merrni varret si vende adhurimi. Sigurisht unë u ndaloj nga kjo gjë!” [Transmetuar nga Muslimi (2/67-68), Ebu ‘Auaneh (1/104) dhe të tjerët.]
Krijoni Kontakt