Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 59 prej 59
  1. #51
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Per mendimin tim organizate nderkombetare me shtete qe i lidh feja, eshte njesoj si bashkesi fetare. Mbase jam gabim, por ne ligj nuk cileson nese eshte kombetare apo nderkombetare, por thjesht te jete nje bashkesi dhe te jete fetare. Mbase dikush qe ka mbaru juridikun mund ta shpjegoje me mire se cfare eshte bashkesia e cfare eshte organizata, apo nese njera perfshin dhe tjetren.

    Persa i perket nenit 10, aty flitet per bashkesite fetare brenda shtetit. Kjo behet e qarte nepermjet te nenit ne teresi, i cili reglementon laicitetin/neutralitetin religjioz te shtetit.

    Neni 10

    1. Në Republikën e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare.

    2. Shteti është asnjanës në çështjet e besimit e të ndërgjegjes dhe garanton lirinë e shprehjes së tyre në jetën publike.

    3. Shteti njeh barazinë e bashkësive fetare.

    4. Shteti dhe bashkësitë fetare respektojnë në mënyrë të ndërsjelltë pavarësinë e njëri-tjetrit dhe bashkëpunojnë në të mirë të secilit dhe të të gjithëve.

    5. Marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe bashkësive fetare rregullohen mbi bazën e marrëveshjeve të lidhura ndërmjet përfaqësuesve të tyre dhe Këshillit të Ministrave. Këto marrëveshje ratifikohen në Kuvend.

    6. Bashkësitë fetare janë persona juridikë. Ato kanë pavarësi në administrimin e pasurive të tyre sipas parimeve, rregullave dhe kanoneve të tyre, për sa nuk cenohen interesat e të tretëve.

    Nr. 3 tregon se duhet te behet fjale per bashkesi interne fetare. Sepse neni 10 permban parime themelore, ofron te drejta themelore. Ofrimin e te drejtave themelore shteti mund te beje vetem brenda jurisdiksionit te tij, jo gjetiu ne bote. Nuk mund te garantoje Shqiperia parime e te drejta themelore ndaj religjioneve te tere botes. P.sh. religjioneve te perhapura ne Ameriken Latine, bashkesive te tyre fetare. Te drejtat themelore te Kushtetutes Shqiptare jane mjete mbrojtese ndaj pushtetit te Shtetit Shqiptar. Kjo ka te beje me pervojat historike. Ishte shteti yt ai qe cenonte te drejtat themelore. Ndaj keto sot te mbrojne vetem kunder shtetit tend.

    Nr. 6 sqaron kete gje edhe me shume, kur flet per bashkesite fetare si persona juridike. Persona juridike jane te gjitha ato subjekte qe nuk jane person natyror (=njeri), por jane bartese e te drejtave dhe obligimeve ligjore. P.sh. kane te drejtat dhe obligimet e tyre, dhe mund te ngrisin ankesa ne rast te cenimit te te drejtave te tyre apo te denohen per mospermbushjen e obligimeve. Ngrisin ankesa dhe denohen nen emrin e tyre, nen emrin e bashkesise, jo nen emrin e p.sh. personit udheheqes te tyre (imamit, kryepeshkopit e tjera). Keshtu qe nr. 6 tregon se behet fjale per bashkesi interne fetare. Ngase bashkesite e huaja fetare nuk mund te cenohen ne te drejtat e tyre nga pushteti shqiptar.

    Nga kjo rezulton pra se pjesemarrja ne K. Islamike nuk do te thyente numrin 5 te nenit 10 (ratifikimin). Por prap se prap pjesemarrja nuk do te ishte e perputhshme me nenin 10 nr. 1 dhe 2 te si dhe vlera tjera te kushtetutes, vlerat imanente te kushtetutes. Nr. 1 dhe 2 i nenit 10 urdheron neutralitetin religjioz te shtetit, dtth ndarje strikte te shtetit nga pjesemarrja, animi apo identifikimi me nje fe. Pjesemarrja ne K. Islamike do te ishte thyerje e ketij parimi. Parim tjeter imanent do te ishte parimi i demokracise (parim imanent kushtetutor). Pjesemarrja ne K. Islamike do te ishte thyerje e ketij parimi. Shkurt: Nuk besoj se ka ndonje vlere kushtetutore e cila nuk do te anashkalohej me pjesemarrjen ne K. Islamike.

    *

  2. #52
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin

    flm per sqarimin ne lidhje me piken 5. Ke te drejte, nga pika 6 sidomos besoj se del me shume ne pah qe behet fjale per bashkesite brenda shtetit.

    Ne lidhje me piken 1, une mendoj qe nuk shkelet nese Konferenca Islamike nuk e ka si kusht qe shteti te kete nje fe zyrtare myslimane. Por pika 2 mund te shkelet pasi per te ruajtur barazine Shqiperia duhet te futet dhe ne organizata nderkombetare per cdo fe tjeter qe ekziston ne Shqiperi.

  3. #53
    Figura e Shqiperise se vertete Kristiane do te ndryshonte vetem nese do te cropej nga menxyra te tilla dhe nese keto menxyra nuk i solli turku, por i bene vete shqiptaret, eshte koha per rindreqje, asnjehere nuk eshte vone per te gjetur gjysherit e humbur neper poshtersite e kohes, kjo kala e vjeter banohej nga njerez fisnike..

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga -Alda- Lexo Postimin
    Mua me intereson vetem per Shqiperine se cfare shtetesh jane ne kete konference nuk jam ne dijeni e as qe dua te jem.
    Shqiperia nuk e ka vendin aty.
    Hiqe ti at shkavell nga fotoja jote se pari,e pastaj fol per shqiptari,e po sa te mjer jemi ne shqipetaret

  5. #55
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    flm per sqarimin ne lidhje me piken 5. Ke te drejte, nga pika 6 sidomos besoj se del me shume ne pah qe behet fjale per bashkesite brenda shtetit.
    Me gjithe qejf.

    Ne lidhje me piken 1, une mendoj qe nuk shkelet nese Konferenca Islamike nuk e ka si kusht qe shteti te kete nje fe zyrtare myslimane. Por pika 2 mund te shkelet pasi per te ruajtur barazine Shqiperia duhet te futet dhe ne organizata nderkombetare per cdo fe tjeter qe ekziston ne Shqiperi.
    Pika nje urdheron neutralitetin religjioz te shtetit. Shtrohet pyetja se si duhet te kuptohet ky urdherim i neutralitetit religjioz te shtetit. Paraprakishte duhet thene se kjo pyetje nga askush nuk mund te pergjegjet ne menyre obligative per tere shoqerine, pos nga Gjykata Kushtetuese. Ne tjeret japim vetem mendimshprehje. Mendimi im eshte ky: Neutraliteti i shtetit duhet te definohet/perkufizohet duke perfillur qellimin perse ekziston ky urdher kushtetutor. Edhe kjo eshte ne kompetencen ekskluzive te Gj. Kushtetutese si dhe te gjitha pyetjet, fjalet, fjalite, shkronjat tjera ne lidhje me Kushtetuten ("monopoli i Gj. Kushtetuese ne ceshtjet kushtetutore"). Sipas mendimit tim qellimi i neutralitetit religjioz eshte nje iluminist: Defetarizimi i shoqerise. Shkaqet shkurt: Pervojat e hidhura me fete. Shteti me institucione te defetarizuara mundeson nje defetarizim te shendoshe te shoqerise, nje mendim kritik ndaj feve, nje ndalim te keqperdorimit te njerezve nga fete, nga rremujat e krizat qe kane dalur dhe mund te dalin nga fete. Krijimi i nje njeriu imun kunder keqvajtjeve te mundshme te feve.

    Nisur nga ky qellim, urdheri i neutralitetit religjioz te shtetit duhet te kuptohet si nje ndalese per institucionet shteterore si dhe per punonjesit e saj ne pjesemarrje, anim, identifikim me nje fe, nje instance apo nje institucion fetar perderisa shteti/institucioni shteteror/punonjesi i shtetit eshte ne ushtrim te detyres se tij: Ne ushtrim te pushtetit, ne ushtrim te detyrave publike. Kjo mund te nenkuptoje shume, por ne rastin konkret nenkupton se anetaresimi ne K. Islamike do te nenkuptonte patjeter prezencen e punonjeseve te shtetit (parlamentaret, diplomatet apo punonjes tjere shteterore) si ushtrues se detyres se tyre shteterore (pra ne funksionin e tyre si parlamentare, si diplomate, jo si persona private) ne kete konference, e cila sipas cdo definicioni i perket rrethit te fese islame. Prezenca e punonjeseve te shtetit patjeter do te ishte alternativisht nje anim, nje identifikim apo nje pjesemarrje ne fene islame. Pra kemi te permbushur kriterin e animit/pjesemarrjes/identifikimit, kemi te permbushur edhe kriterin e pjesemarrjes/animit/identifikimit te punonjeseve te shtetit ne ushtrimin e tyre si te tille. Prandaj antaresimi do te ishte shperfillje e urdhereses se neutralitetit religjioz te shtetit. Prandaj do thyhej neni 10, nr. 1 i Kushtetutes.

    Pos nenit 10 nr. 1 poashtu do thyheshin vlerat e parimet imanente te Kushtetutes. Sipas mendimit tim cdo vlere vitale e Kushtetutes. Islami eshte shperfillje rrenjesore e Kushtetutes, anasjelltas vlen e njejta. Andaj vlen formula: O njera, o tjetra. Perputhshmeria, konkordanca jane thjeshte te pamundshme.

    *

  6. #56
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-06-2009
    Vendndodhja
    webcam or email ne tek tvsh21@yahoo.com
    Postime
    825
    kush jeni juve qe doni shqiperine jashte konferences islamike?

    ik mbushuni

  7. #57
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga tvsh Lexo Postimin
    kush jeni juve qe doni shqiperine jashte konferences islamike?

    ik mbushuni
    Jemi ne qe paguajme taksen mbi vleren e shtuar, pra TVSH!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  8. #58
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga tvsh Lexo Postimin
    kush jeni juve qe doni shqiperine jashte konferences islamike?

    ik mbushuni
    Pasi qe nuk konkretizon me afer pranuesin e ketij postimi, do pergjigjem une si faktikisht i perfshire prej tij:

    Nuk duam ne Shqiperine jashte apo brenda konferences, nuk i urdherojme bindjet tona te tjereve, por trajtojme pyetjen se cfare parasheh Kushtetuta ne lidhje me pjesemarrje ne kete konference.

    *

  9. #59
    www.youtube.com/ifshehti
    Anëtarësuar
    16-10-2009
    Vendndodhja
    www.youtube.com/ifshehti
    Postime
    7
    Cilen Shqiperi? Me kryeqytetin 'Tirana' apo ate me kryqytetin 'Shkup'?

    Nejse, Shpresoj se vjen dita kur shqiptaret mbushen mend dhe e shofin te verteten e fejes. Si kam then dhe po them, ASNJERA nuk eshte me e mir se tjetra.

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •