Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    27-07-2009
    Postime
    391

    Skandali, Qeveria shkel Kushtetutën, marrëveshje sipas “sherihatit”

    Shqipëria aplikon për tu anëtarësuar në Korporatën Islamike për sigurimin e investimeve mbi bazën e një kontrate që zbatohet mbi parimet e Sheriahut. Skandali publikohet sot në Gazetën Shqiptare pasi zbatimi i një kontrate mbi të drejtën islame bie ndesh me Kushtetutën.

    TIRANE- Shqipëria aplikon për tu anëtarësuar në Korporatën Islamike për sigurimin e investimeve mbi bazën e një kontrate mbi të drejtën islame. Skandali bëhet i njohur në një shkrim të sotëm të Gazeta Shqiptare, ku qeveria shqiptare i kërkon Korporatës Islamike për sigurimin e investimeve nënshkrimin e një kontrate për blerjen e disa aksioneve në pajtim me parimet e Sheriahut. Në pikën 2 të nenit 5 të marrëveshjes lexohet qartë shprehja, për të arritur objektivin e saj në pajtim me parimet e Sheriahut bëhet sigurimi dhe risigurimi i kredive të eksportit. Në fakt marrëveshja ka të bëjë me kërkesën e qeverisë sonë për të blerë një numër aksionesh , por në thelb kjo marrëveshje bie ndesh me Kushtetutën e cila sanksionon se Shqipëria është një shtet laik. Të qënit një shtet pa fe zyrtare nuk e ka penguar qeverinë të bëhet palë në këtë marrëveshje, baza ligjore e së cilës është Sheriahu ku që në hyrje të saj theksohet se formulimi i saj është mbështetur mbi bazën islamike. Në këtë marrëveshje, palët anëtare ndër të cilat synon të jetë dhe vendi ynë, konsiderohet vend islam, ndërkohë që në bazë të Kushtetutës Shqipëria është një vend laik dhe jo islamik. Skandali shkon më tej kur qeveria jonë zotohet se në këtë marrëveshje do të përdorë si gjuhë zyrtare atë arabe për shkak se kjo sanksionohet qartë në këtë dokument. Marrëveshja e nënshkruar tashmë është në kuvend dhe pritet miratimi, por ligji i kontratës në kundërshtim me përmbajtjen e Kushtetutës sonë nuk do të jetë as ligji shqiptar dhe as ndonjë ligj tjetër ndërkombëtar, përkundrazi kjo marrëveshje do të interpretohet në përputhje me të drejtën islame.
    (e.n/GSH/BalkanWeb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 05-10-2009 më 08:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •