Te dashur vellezer
Azem Galica ose Bejta nuk eshte hero i Kosoves por Hero Kombetar.Sado klerik patriot e mesues i femijve kosovare te asaj kohe,emrin,famen,trimerine dhe patriotizmin e luanit drenicar nuk e zevendeson dot hoxha i atij fshati te humbur.Ai ka mbetur ne mendjen time nga ato qe kam degjuar e kam lexuar per te nje legjende per ne shqiptaret kudo qe jemi dhe nje mister e tmerr per shkaun.Mesa di une mbas vdekjes se tij, shkat kerkuan trupin e tij por nuk munden ta gjenin dot.Thuhet se e kane varosur ne nje hon ku nuk shkelte dot kemba e njeriut.Nqse ka ndonje varr per te ne Kosove na tregoni ju lutem.Vellezer cifti Azem e Sote Galica kane mbetur sinonim i trimerise,i qendreses,i atdhedashurise e patriotizmes shqiptare.Disa shkolla ne Shqiperi mbajne keto emra,por askush nuk ka guxuar t'i ndrroje sot e kesaj dite.Legjendat nuk preken o njerez.Eshte i turpeshme nje veprim i servilve( dhe sahanlepiresve qe dikush i quan me te drejte ketu) te asaj komune!Ka shkruar historia e shqiptarve per luften e Azem e Shote Galices dhe kete nuk e shkulin dot as burracaket e servilet,por as Z Sejdiu e Thaci.
Si thoni ju qe jeni dakord qe t'i hiqet emri i a bejtes shkolles se atij fshati;mbas nja 10 vjet apo 20 vjetesh t'ja heqim emrin a Jashari ndonje shkolle e t'ja vendosim I Rugova?Jo ne asnje menyre,pavaresisht se Rugova ka bere shume per Kosoven.Emrin e atij hoxhes ,gjyshit te Sejdiut le t'ja vendosin ndonje shkolle tjeter kudo qe te ndertohet,por jo te heqin A Galicen e te vendosin emrin e hoxhes kushdoqofte ai.Nqse ky person paska qene kaq i shquar,sigurisht historia e shqiptarve do kish shkruar dy rreshta per te.Nqse do te ishte emri i ndonje serbi patjeter le te ndrrohej emri,por eshte e pafaleshme qe te hiqet emri i atij burri patriot e luftetar qe shoqeroi Is Boletinin per ne Vlore me 1912 ne ngritjen e flamurit.Kjo eshte tradheti ndaj ketij heroi kombetar!Kur te shkruhet historia ky veprim do te quhet turp.Besoj keni degjuar per historine e klasave te 12-a ne Shqiperi;e gjitha me pasaktesi e me komente politike nga sahanlepires te pushtarve te sotem.Ju tha ndal ketij shtremberimi dhe mire u be.Intelektualet dhe gjithe ata qe kane dy pare mend ne koke duhet t'i thone ndal sahanlepiresve dhe vet sejdiut,per te cilin kam respekt per modestine e tij.
Azem Bejta do te mbetet nder shekuj heroi jone kombetar,duan apo nuk duan njerzit e vegjel e sahanlepiresit ne Kosove e Shqiperi!
Krijoni Kontakt