"Por ai, (Stefani) mbushur me Frymė tė Shenjtė, i nguli sytė nga qielli, pa lavdinė e Perėndisė dhe Jezusin qė rrinte nė kėmbė nė tė djathtėn e Perėndisė dhe tha: "Ja, unė po shoh qiejt e hapur dhe Birin e njeriut qė rri nė kėmbė nė tė djathtėn e Perėndisė"." (Veprat 7:55,56).
Ata qė fitojnė janė ata qė e shohin Jezusin nė njė mėnyrė tė freskėt, ata qė mbajnė vizionin qiellor pėrballė tyre nė ēdo kohė. Mėnyra mė e sigurtė pėr tė humbur ėshtė tė heqėsh sytė nga Njė Gjė dhe t'i hedhėsh ato nė "shumė gjėra". fryma e Antikrishtit nuk tė kėrkon qė t'i ulesh nė gjunjė djallit, ajo frymė shpreson tė tė largojė shikimin nga vizioni i Krishtit. Problemi me kishėn sot ėshtė se ne na mundon ky vizion i Krishtit. Kemi humbur Krishtin nga sytė dhe nė vėndin e Tij kemi vėnė programe, shėrbime kishtare, parashikime dhe interpretime pėr tė ardhmen, plus njė milion e njė gjėra tė tjera qė nuk janė veē njė zero pa Krishtin. Akoma mė keq, ne kujtojmė se kėto gjėra JANĖ Ai.
Krijoni Kontakt