Close
Faqja 7 prej 21 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 202
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    I Falem Nderės Zotit!

    Atėherė Jezusi, mbasi e hodhi vėshtrimin pėrreth, u tha dishepujve tė vet: "Sa vėshtirė ėshtė pėr ata qė kanė pasuri tė hyjnė nė mbretėrinė e Perėndisė!". Dishepujt u habitėn shumė nga kėto fjalė tė tij. Por Jezusi foli pėrsėri dhe u tha atyre: "O bij, sa e vėshtirė ėshtė qė tė hyjnė nė mbretėrinė e Perėndisė ata qė mbėshteten te pasuria. Éshtė mė e lehtė qė njė deve tė kalojė nėpėr vrimėn e njė gjilpėre, se sa tė hyjė njė i pasur nė mbretėrinė e Perėndisė". (Marku 10:23-25)

    Ēėshtja nuk ėshtė se ēdo dishepull duhet tė mbetet pa njė dyshkė nė xhep. Ēėshtja ėshtė se nė kėtė Mbretėri, vetėm Krishti ka vėndin e parė dhe ti nuk mund t'i shėrbesh dy zotave. Pse pasuria ėshtė njė pengesė kaq e madhe? Sepse e gjithė kjo ka tė bėjė me vetveten. Pėr njė njeri tė pasur vetvetja pėrfaqėsohet nga pasuria e tij. Pėr dikė tė zgjuar, vetvetja pėrfaqsohet nė mėnēurinė e tij. Pėr njė njeri tė mirė, vetvetja pėrfaqėsohet mė shumė nė mirėsinė e tij. Pėr njeriun e fortė, vetvetja pėrfaqėsohet sė shumti nga fuqia e tij. TI je pengesa mė e madhe e jotja pėr tė hyrė brenda. Pse? Sepse nuk ka vend nė Mbretėrinė e Perėndisė pėr Krishtin dhe pėr Vetveten. Tė braktisėsh Mbretėrinė e Vetvetes dhe tė hysh nė Mbretėrinė e Perėndisė, ėshtė me tė vėrtetė njė Rrugė e Ngushtė dhe tė pakėt janė ata qė do e gjejnė.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    I Falem Nderės Zotit!

    "Dhe ai qė nuk e merr kryqin e vet dhe nuk vjen pas meje, nuk ėshtė i denjė pėr mua." (Mateu 10:38)

    A je i denjė pėr Jezu Krishtin? Dėgjoje ēfarė po thotė Zoti kėtu. "Nėse nuk e merr kryqin tėnd dhe nuk vjen pas meje, nuk je i denjė pėr Mua."

    Nuk ėshtė thjesht njė pyetje nėse po ndjekim Krishtin. Thelbi i ēėshtjes ėshtė, a e kemi marrė kryqin? Ka njė rregull nė kėtė thirrje pėr t'u bėrė dishepull i Jezu Krishtit: nė fillim ne duhet tė marrim kryqin; vetėm pasi ta kemi bėrė kėtė, mund tė shkojmė pas Tij. Nuk ėshtė, "nė fillim mė ndiq dhe mė pas ngrej kryqin." Kryqi ėshtė hapi i parė. Marrja e kryqit eshtė kryesore pėr tė ndjekur Krishtin dhe jo diēka qė ne duhet tė bėjmė pas disa vjetėsh. E ashtėquajtura "Jetė e krishterė mė e thellė" s'ėshtė gjė tjetėr veēse jeta normale e krishterė. Ēdo gjė mė pak se kjo nuk ėshtė normale. Nuk ka thellėsi mė tė madhe nė jetėn e krishterė pėrveē asaj qė Perėndia pret prej tė gjithėve ne qė nga fillimi. Nėse po "thellohemi" mė shumė ėshtė vetėm se deri tani kemi qenė tė cekėt. Duhet tė marrim kryqin tonė dhe tė ndjekim Jezusin.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    I Falem Nderės Zotit!

    "Dhe ai qė nuk e merr kryqin e vet dhe nuk vjen pas meje, nuk ėshtė i denjė pėr mua." (Mateu 10:38)

    Ėshtė pėr tė ardhur keq qė pas shumė vitesh nė shėrbesėn e Zotit, Atij i duhet pėrsėri tė na thėrrasė mbrapa tek kryqi nė njė kohė qė ai ėshtė vėndi nga ku duhet tė kishim filluar qė nė fillim. Megjithėse duhet tė inkurajojmė njerėzit tė vinė ashtu siē janė dhe tė kenė besim nė Zotin pėr shpėtim, duhet gjithashtu t'i mėsojmė ata se do u duhet tė konsiderojnė koston dhe tė ngrejnė kryqin: ndryshe, nuk janė tė denjė pėr Jezusin! Perėndia nuk mund tė na mbushė ne nėse nuk na boshatis mė parė. Kryqi ėshtė vėndi ku ne derdhemi nė mėnnyrė qė Ai tė na mbushė.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    I Falem Nderės Zotit!

    Sa pėr mua, mos ndodhtė kurrė qė unė tė mburrem me tjetėr gjė, veē pėr kryqin e Zotit tonė Jezu Krisht, pėr tė cilin bota ėshtė kryqėzuar tek unė edhe unė te bota.
    (Galatasit 6:14).


    Pėr fat tė keq, shpėtimi ashtu si predikohet sot, nuk rrezulton nė vdekje, por nė "zalisje". Nodh njė gėzim ekstaze dhe njė "pėrvojė afėr vdekjes" personit qė dorėzohet, por nuk ėshtė vdekje e vėrtetė. I kthyeri thjesht ndryshon sjelljen e tij, derdh pak lotė, por ai vazhdon tė jetojė. Sjellja e jashtme mund tė ketė ndryshuar, por ai nuk ka vdekur. Ai fillon tė ndjekė Zotin dhe tė mbushė jetėn e tij me aktivitete frymore, por dėshtimet tė shumta dhe tė metat e tij dėshmojnė se diēka mungon nė pėrvojėn e tij. Ēfarė ėshtė kjo?

    Ai e njeh kryqin vetėm si diēka mbi tė cilin Krishti vdiq pėr tė. Kryqi nuk pėrfaqėson vdekjen e tij, por vdekjen e Zotit. Kryqi, rrallė i prezantohet atij si diēka tjetėr veē shlyerjes dhe faljes sė mėkateve. Shumė pak janė ata qė kuptojnė se kryqi ėshtė mjeti nėpėrmjet tė cilit ne hyjmė dhe jetojmė jetėn e Krishterė.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    I Falem Nderės Zotit!

    "Pa mua nuk mund tė bėni asgjė." (Gjoni 15:5)

    Dije mirė se Krishti nuk ėshtė kėtu qė tė tė ndihmojė tė bėhesh njė pėrson mė i mirė, por qė tė tė bėjė ty tė dobėt nė vetveten tėnde dhe tė tė pėshtirosen kaq shumė mėnyrat e tua saqė ti tė mos jesh nė gjėndje tė bėsh asgjė veēse t'i besosh Atij nė gjithēka qė ti mė nė fund kupton se nuk mund ta bėsh vetė. Nuk ka rėndėsi nėse ajo qė "ne nuk bėjmė dot" ėshtė tė shpėtojmė veten tonė, tė ruajmė gjakftohtėsinė, tė shkojmė mirė me tė tjerėt, tė rrisim fėmijėt tanė, apo tė heqim njė ves tė keq. Kursi ėshtė i njėjti. Pas shumė pėrpjekjesh dhe dėshtimesh mė nė fund kuptojmė se ne nuk mundemi, kėshtu e hedhim veten tonė nė mėshirėn e Perėndisė dhe i besojmė Atij nė gjithēka qė ne nuk mund tė bėjmė.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    I Falem Nderės Zotit!

    "Unė u kryqėzova bashkė me Krishtin dhe nuk rroj mė unė, po Krishti rron nė mua." (Galatasit 2:20)

    Ashtu siē shpėtimi ėshtė i yni me besim nga hiri dhe jo nga vetja jonė, ashtu ėshtė edhe tė jetuarit jetėn e krishterė. Diferenca midis njė tė krishteri tė mundur dhe njė tė krishteri fitimtar ėshtė kjo: i pari jeton me fuqitė e tij dhe kėrkon ndihmėn e Perėndisė dhe vullnetin e Tij pothuajse vetėm si njė veprim tė mėvonshėm, ndėrsa i dyti i dėshpėruar nga vetja, ja dorėzon jetėn e tij Krishtit qė tė jetojė Ai nė vėndin e tij nė ēdo moment. Kryqi ėshtė mėnyra se si Perėndia e pėrfundon detyrėn e sjelljes sonė nė njė fund. Atėhere ne mund tė themi, "Jo unė, por Krishti."
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Ne qė jetojmė, jemi vazhdimisht tė dorėzuar nė vdekje pėr Jezusin, qė edhe jeta e Jezusit tė shfaqet nė mishin tonė tė vdekshėm. Dhe kėshtu tek ne vepron vdekja, ndėrsa nė ju jeta. (2Korintasit 4:11,12)

    Pėrgjigja ndaj pyetjes pse ka kaq pak fuqi dhe frut frymor nė jetėt e atyre qė ndjekin Jezusin ėshtė e thjeshtė: ata dėshirojnė Jetėn e Zotit, por jo Vdekjen e Tij. Ata duan njė derdhje tė pėrditshme tė Jetės sė Zotit, por ata i shmangen perspektivės tė ndarjes sė pėrditshme nė Vdekjen e Tij. Pėrse angazhohemi tė japim njė mėsim tė tillė nė thellėsi? Pėrse flasim vazhdimisht pėr kėtė ēėshtje? Sepse tė shenjtėrit e Zotit janė mėsuar tė jetojnė njė jetė fitore, si tė bekohen, si tė ecin nė fuqi, si tė fitojnė mbi armikun dhe si tė jetojnė deri nė potencialin e tyre. Po tė bėsh njė krahasim, shumica e tyre nuk dinė pothuajse asgjė pėr mohimin e vetvetes, ngritjen e kryqit, tė mburrurit nė dobėsitė e tyre, nė tė punuarit pėrmes pushimit tė tyre, nė tė pranuarit bashkė, gjėrat e hidhura dhe tė ėmbla si dhuratė prej Perėndisė, tė duruarit vėshtirėsitė dhe tė pranuarit vuajtjet. Perėndia dėshiron tė na lartėsojė ne dhe tė na bėjė tė mėdhenj; prandaj Ai na thėrret tė kthehemi pas tek kryqi dhe tė fillojmė nga fillimi.

    Krishti thotė se ne duhet tė vdesim nė mėnyrė qė tė jetojmė; duhet mė parė tė marrim kryqin para se tė ndjekim Jezusin. Kjo ėshtė thirrja e kryqit. Kush do e pranojė?
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    I Falem Nderės Zotit!

    "Ju, pra, lutuni kėshtu: "Ati ynė qė je nė qiej, u shenjtėroftė emri yt." (Mateu 6:9)

    Menjėherė ne ngrihemi lart nga situata tokėsore dhe detyrohemi tė fokusohemi mbi Atin qiellor, njė Mbretėri qiellore dhe njė Vullnet qiellor. Besoj se ėshtė shumė e rėndėsishme pėr ne qė ta kuptojmė kėtė gjė. Lutja nuk fillon nė tokė, ajo fillon nė qiej. Nuk fillon me njeriun, ajo fillon me Atin. Nuk fillon me nevojat njerėzore, por me vullnetin e Perėndisė.

    Lutja jonė nuk ka efekt spse ne lutemi si njerėz tokėsorė me njė perspektivė tokėsore duke menduar gjėrat e tokės. Shihe sa larg dhe lart qėndron kjo ēėshtje lutjeje kur krahasohet me lutjen hipokrite qė bėhet nė publik pėr t'u parė nga njerėzit! Lutja duhet tė na sjellė lart nė gjėrat qiellore, jo tė na sjellė thellė poshtė nė tokė. Ajo duhet tė fokusojė vizionin tonė tek Ati, jo tek njerėzit apo problemet e njeriut. Lutja frymore fillon nė Frymė; lutja qiellore fillon nė gjėrat qiellore.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    I Falem Nderės Zotit!

    "Ardhtė mbretėria jote. U bėftė vullneti yt nė tokė si nė qiell." (Mateu 6:10).

    Kur ne lutemi sipas "kėsaj metode" transportohemi dhe ngjitemi pėrtej mbretėrisė sė mishit dhe gjakut, pėrtej natyrales, pėrtej tokėsores, pėrtej universit qė jetojmė ku mund tė shohim dhe tė ndjejmė. Ne sillemi menjėherė nė njė drejtim me Dikė qė ėshtė mė i gjerė se ne, Dikė mė tė lartė, mė madhėshtor. Ky Dikush ka njė axhendė, dhe ēdo gjė qė Ai bėn e bėn qė tė plotėsohet kjo axhendė. Cila ėshtė axhenda e Tij? Ėshtė Vullneti dhe Mbretėria. Atėhere, ēfarė ėshtė Vullneti dhe Mbretėria? Vullneti ėshtė "tė gjitha gjėrat nė Krishtin" dhe Mbretėria ėshtė plotėsimi i kėtij Vullneti, kur Krishti ka pėrparėsinė. Tė gjitha lėvizjet e Perėndisė janė drejt Fundit.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    I Falem Nderės Zotit!

    "Por tani nuk shohim ende qė tė gjitha janė nėn pushtetin e tij" ( Hebrenjtė 2:8).

    Duke parė rreth e rrotull nė gjėrat e jashtme tek Kisha, bota, dhe krijesa, nuk shohim se Krishti ka vėndin e parė. Ne nuk e shohim akoma as kur ekzaminojmė jetėt tona. A ėshtė me tė vėrtetė Jezusi Zot? Ėshtė me tė vėrtetė Perėndia sovran? Nė tė vėrtetė, Ai po vepron tė gjitha sipas kėshillės sė vullnetit tė Tij (Efesianėt 1:11). Patjetėr qė ky ėshtė njė gjė progresive. Ai nuk e merr papritmas pėrsipėr universin ashtu siē nuk merr papritmas pėrsipėr secilin dishepull. Fėmijėt e Perėndisė nuk janė tė lindur nė njė gjėndje maturie tė plotė, dhe Jezusi nuk po e ndėrton Kishėn e Tij nė njė ditė. Por Ai punon ngadalė, pothuajse nė mėnyrė tė padukshme, duke u rritur dhe zmadhuar, duke drejtuar butėsisht dhe duke zbuluar Vetveten gradualisht nė njė mijė mėnyra tė vogla.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

Faqja 7 prej 21 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •