"Megjithatė mos u bėftė vullneti im, por yti". (Luka 22:42)
Ēfarė kosto ka tė bėhesh dishepull i Zotit Jezu Krisht? Nga cilat gjėra duhet tė heqėsh dorė? Ka vetėm njė gjė nga e cila duhet tė heqėsh dorė. Nuk ėshtė dhe nuk ka qenė kurrė njė ēėshtje e miqve, familjes, gjėrave materiale, famės dhe pasurisė. Ti mund tė heqėsh dorė nga tė gjitha kėto gjėra, ashtu siē bėnė edhe dishepujt e parė tė Zotit, dhe megjithatė pėrsėri tė largohesh nga Ai dhe ta mohosh Atė.
Harroi gjėrat e jashtme dhe shko drejt e nė thelbin e ēėshtjes. Vetėm njė gjė ėshtė e nevojshme, dhe nėse heqim dorė nga kjo gjė, jemi tė kualifikuar tė jemi dishepujt e Zotit. Cila ėshtė kjo gjė? Ajo nga e cila duhet tė heqim dorė ėshtė MĖNYRA JONĖ. Ka dy mėnyra, njėra qė duket e drejtė dhe tjetra qė ĖSHTĖ e drejtė. Njėra ėshtė e imja, tjetra ėshtė e Tij.
Krijoni Kontakt