Close
Faqja 4 prej 21 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 202
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    I Falem Nderės Zotit!

    "Kuptoj mė shumė se tė gjithė mėsuesit e mi, sepse urdhėrimet e tua janė pėrsiatja ime." (Psalmi 119:99)

    Pėrpara se tė dishepullizosh, mėsosh dhe t'u shėrbesh tė tjerėve nė ēdo lloj shėrbese (kėtu po pėrdor fjalėn "shėrbesė" nė kuptimin e pastėr biblik, jo nė kuptimin institucional qė ka marrė sot), duhet tė jesh dishepullizuar dhė mėsuar vetė mė parė. Dua tė them, i dishepullizuar dhe mėsuar nga Fryma e Shenjtė, duke u rritur nė hir dhe nė njohjen e Krishtit. Unė nuk kam parė kurrė se si ėshtė nga brenda njė seminar apo shkollė Biblike. Nuk kam marrė pjesė nė asnjė kurs teologjik. Nuk kam ēertifikata, diploma, apo grada. Por Fryma e Shenjtė qė mė mėson mua dhe m drejton nė tė gjithė tė Vėrtetėn mė ka bėrė mė tė urtė sesa tė gjithė ata qė do bėhen mėsues pėrmes atyre shkollave.

    Nuk jam unė, por Krishti. Kjo Urtėsi vjen nga lart; nuk ėshtė e kėsaj bote. Ėshtė zbulesė e Frymės dhe e sė Vėrtetės, nuk vjen njė njohuri mishi dhe gjaku. Njė person nuk kualifikohet para Perėndisė duke u bazuar nė trajnime teologjike, mundėsi drejtuese, karisma, njohuri biblike, dhunti frymore, vota tė kishės, apo autoritet nė letra. Kėto nuk kanė asnjė vlerė dhe nuk mund tė pėrcaktojnė nėse dikush ka pėrjetuar thellėsitė e Jezu Krishtit apo jo.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    I Falem Nderės Zotit!

    Askush tė mos e shpėrfillė moshėn tėnde tė re, por bėhu shembull pėr besimtarėt nė fjalė, nė sjellje, nė dashuri, nė Frymė, nė besim dhe nė dėlirėsi.(1Timoteu 4:12)

    Nė Kishėn qė Jezusi po ndėrton, njė person i vjetėr nuk ėshtė domosdo njė plak frymor. Ne nuk shohim moshėn e njė personi kur vendosim pėr pjekurinė frymore. Sigurisht qė duhet tė kemi respekt pėr ata qė janė mė tė mėdhenj nė moshė, por nuk ėshtė e thėnė se ata janė edhe mė tė pjekur nė gjėrat e Zotit.

    Dikush mund tė jetė mė i madh nga mosha, por krejtėsisht i papjekur nė gjėrat frymore. Nga ana tjetėr, njė i ri apo e re mund tė ketė lidhje tė thella me Zotin dhe mund tė jetė vite drite pėrpara nga ata qė mund tė jetnė dy apo tre herė mė tė mėdhenj nė moshė. Njė i ri apo e re qė e njeh Perėndinė ėshtė mė i vjetėr se dikush qė ja kalon nė moshė dhe qė nuk e njeh Perėndinė. Ne nuk mund tė gjykojmė sipas mishit, ndryshe do mashtrojmė veten.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    I Falem Nderės Zotit!

    Gjithashtu ju, tė rinjtė, nėnshtrojuni pleqėve. Po, nėnshtrojuni tė gjithėnjeri tjetrit dhe vishuni me pėrulje (1Pjetri 5:5)

    Nėse kemi dėshirė pėr pjekuri, d.m.th., nėse duam qė tė vimė nė njohurinė e plotė tė Krishtit dhe rritemi nė Tė nė gjithēka, duhet nė mėnyrė tė natyrshme t'u kushtojmė vėmendje atyre qė janė mė tė vjetėr nė Zotin. Por tė jesh i vjetėr, nuk ka tė bėjė aspak me mundėsi drejtuese, tė kesh njė zyrė apo njė titull, ose tė merresh me disa shėrbesa kishtare apo funksione priftėrore. Pleqtė janė ata qė janė thjesht mė tė vjetėr nė Zotin. Ėshtė mė se e thjeshtė. Vėllai im mė i vjetėr, ose motra ime mė e vjetėr ka ecur me Zotin mė shumė se unė. Me kėtė nėnkuptohet se ata janė tranformuar sipas imazhit tė Krishtit mė shume se unė; kanė pėrjetuar njė vepėr mė tė thellė tė Kryqit se sa unė; kėshtu, kanė mė shumė urtėsi praktike sesa unė, kanė diēka pėr tė mė mėsuar mua dhe unė duhet qė tė dėgjoj Krishtin nė ta, kėshtu qė unė, gjithashtu, tė mund tė rritem.

    Duhet tė jetė e qartė pėr ju se kush ėshtė dhe kush nuk ėshtė mė i vjetėr nė Zotin. Dhe duhet tė jetė po aq e qartė se jo ēdo kush qė ėshtė mė i vjetėr, ėshtė edhe mė i pjekur. Nėse thua se je njė besimtar por nuk jeton ndryshe nga bota atėhere mund tė jesh po aq i vjetėr sa Metuselah, e megjithatė nuk je i pjekur.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    I falem Nderės Zotit!

    Unė, lavdinė qė mė ke dhėnė Mua, ua kam dhėnė atyre, qė tė jenė njė, siē jemi ne njė(Gjoni 17:22).

    Si mund tė arrimė nė unitet tė plotė? Ne thjesht nuk mundemi. Por ėshtė Zoti qė e zbulon Birin e Tij nė ne si Kreun e Kishės. Nėse shohim Kreun, nėse njohim Bariun e Mirė, do tė njohim Trupin dhe Kopenė. Nuk mund tė themi se duam Perėndinė nėse nuk duam vėllezėrit dhe motrat. Nuk mund tė mbajmė bashkėsi me Kokėn nėse jemi tė ndarė nga Trupi. Kur ndjekim njė Bari si njė Kope atėhere do tė jemi nė njė vijė. Nėse jemi njė me Kokėn, ne jemi njė me Trupin, akoma edhe sikur tė mos mblidhemi sė bashku. Por, nėse nuk jemi njė me Kokėn, nuk jemi njė as me Trupin, akoma edhe sikur tė mblidhemi sė bashku nė maskėn e unitetit.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    "Dhe ai vetė i dha disa si apostuj, tė tjerė si profetė, tė tjerė si ungjilltarė dhe tė tjerė si barinj e mėsues, pėr pėrsosjen e shenjtorėve, pėr veprėn e shėrbimit dhe pėr ndėrtimin e trupit tė Krishtit, derisa tė arrijmė tė gjithė te uniteti i besimit dhe tė njohjes sė Birit tė Perėndisė, te njė njeri i pėrsosur, nė masėn e shtatit tė plotėsisė sė Krishtit" (Efesianėt 4:11-13)

    Secila nga kėto funksione nė kishė pėrmbush role tė ndryshme, por qėllimi i tyre ėshtė i njėjti, dhe ai ėshtė, qė tė sjellė TĖ GJITHĖ ne nė tė njėjtėn plotėsi, nė tė njėjtėn pjekuri frymore, nė tė njėjtėn njohje qė vjen nga pėrjetimi. Prandaj Ai i dha DISA derisa ne TĖ GJITHĖ.... DISA, derisa ne TĖ GJITHĖ.... DISA, derisa ne TĖ GJITHĖ. A mund ta shihni kėtė? Dhe Ai do vazhdojė tė japė DISA derisa ne TĖ GJITHĖ. Sapo Ai tė ketė TĖ GJITHĖ atėhere vepra ėshtė mbaruar dhe kėto shėrbesa nuk nevojiten mė. Deri atėhere ato JANĖ tė nevojshme dhe vendimtare pėr Qėllimin e Perėndisė.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Dhe ai i caktoi dymbėdhjetė qė tė rrinin me tė dhe qė mund t'i dėrgonte tė predikojnė (Marku 3:14)

    Ju jeni thirrur tė qėndroni me Jezusin. Kjo ėshtė thirrja juaj. Kjo ėshtė gjėja kryesore, shėrbesa mė e lartė. Tė shkosh tė predikosh apo tė bėsh gjithēka tjetėr, ėshtė e njė rėndėsie dytėsore. Ne duhet tė qėndrojmė me Jezusin; pas kėsaj Ai mund tė na dėrgojė pėr tė predikuar. Por para se Jezusi tė thotė, "Shkoni nė gjithė botėn", Ai tha; "Rrini me mua".

    Thirrja e Zotit nuk ėshtė mė e rėndėsishme sesa Zoti i thirrjes. Vepra e Zotit nuk duhet t'i zėrė vendin Zotit tė veprės. Asnjė sasi shėrbese PĖR Zotin nuk mund tė zėvėndėsojė shėrbesėn NDAJ Zotit. Dhe tė njohėsh Fjalėn e Perėndisė, nuk do tė thotė se ne njohim edhe Perėndinė e Fjalės.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    I Falem Nderės Zotit!

    "Por druaj se, ashtu si gjarpėri e gėnjeu Evėn me dinakėrinė e tij, kėshtu edhe mendja juaj tė mos prishet duke u shmangur nga thjeshtėsia ndaj Krishtit." (IIKorintasit 11:3)

    E kam thėnė shpesh herė se nuk kemi nevojė pėr mė shumė nga Zoti, sepse ne tashmė jemi tė plotė nė Krishtin - ne kemi nevojė pėr mė pak nga ēdo gjė tjetėr. Ka shumė gjėra qė prishin, pengojnė apo na heqin vėmendjen duke na larguar nga thjeshtėsia e njė miqėsia tė qėndrueshme me Jezusin. Shumė nga kėto gjėra janė frymore dhe fetare. Fryma e Antikrihstit nuk shihet domosdo nė diēka qė ėshtė hapur satanike apo demoniale. Pėrkundrazi, fryma e antikrishtit shfaqet nė gjithēka qė kėrkon tė na bėjė ne qė tė heqim sytė tanė nga Krishti - prandaj quhet anti - Krisht, sepse ėshtė kundėr Krishtit, ėshtė kundėr qėllimit madhėshtor tė Perėndisė.

    Sa e lehtė ėshtė qė ne tė tėrhiqemi nga diēka qė ėsht mė pak se Krisht! Je i qendėrzuar nė Krisht? A ėshtė Krishti qėllimi yt? Ėshtė Ai fokusi yt? Apo i ke ngulur sytė nė diēka qė ėshtė mė pak se Ai?
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    I Falem Nderės Zotit!

    "Dhe Pali ndenji plot dy vjet nė shtėpinė qė kishte marrė me qira dhe priste tė gjithė ata qė vinin tek ai, duke predikuar mbretėrinė e Perėndisė dhe duke mėsuar gjėrat e Zotit Jezu Krisht me shumė liri dhe pa ndalim." (Veprat 28:30-31)

    Apostujt duhet t'i drejtojnė njerėzit drejt Krishtit. Profetėt duhet t'i drejtojnė njerėzit drejt Krishtit. Evangjelistėt duhet t'i drejtojnė njerėzit drejt Krishtit. Pastorėt dhe mėsuesit duhet t'i drejtojnė njerėzit drejt Krishtit. Pėrndryshe, ata nuk po plotėsojnė qėllimin pėr tė cilin Perėndia i vuri ata nė Kishė. Shėrbesa apostolike, nuk ėshtė njė qėllim mė vete, por ėshtė njė mjet pėr tė arritur fundin. Shėrbesa profetike nuk ėshtė njė qėllim mė vete, por ėshtė mjeti pėr tė arritur fundin. Shėrbesa evangjelike nuk ėshtė njė qėllim mė vete, por ėshtė njė mjet pėr t'u arritur fundi. Shėrbesat pastorale dhe tė mėsimit nuk janė njė qėllim me vete, por janė mjete drejt fundit.

    Cili ėshtė fundi? Ē'farė ėshtė qėllimi? Ku na ēon e gjithė kjo? Ajo na ēon tek "uniteti i besimit dhe tė njohjes sė Birit tė Perėndisė, te njė njeri i pėrsosur, nė masėn e shtatit tė plotėsisė sė Krishtit" Plotėsia e Krishtit, njohja e plotė e Tij - ky ėshtė qėllimi pėrfundimtar i Perėndisė.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Por, mbasi je kėshtu i vakėt, dhe as i ftohtė e as i ngrohtė, unė do tė tė vjell nga goja ime. (Zbulesa 3:16)

    Ne po jetojmė nė kohėn e Laodicesė qė karakterizohet nga njė gjėndje e vakėt pa shije dhe nga njė verbim ndaj tė vėrtetės sė gjėndjes sonė frymore. Kjo pamje qė na shaqet ėshtė ajo e Krishtit duke qėndruar jashtė duke pritur se mos dikush do t'i hapė derėn. (Zbulesa 3:20). Pėrderisa kjo eshtė shkruar pėr tė shenjtėt, nuk duhet marrė si njė ftesė pėr mėkatarėt qė tė "ftojnė Jezusin nė zemrėn e tyre", pėrkundrazi, kjo thirrje e Zotit i drejtohet kishės duke i kerkuar qe ta bėjė Atė pėrsėri qendėr. Ēėshtja ka qenė dhe akoma ėshtė miqėsia, bashkia dhe qėndrimi - tė ruajnė lidhjen e tyre me Kreun.

    Zgjidhja e Perėndisė pėr njė kishė tė vakėt, pa shije, pa ngjyre dhe pa aromė ėshtė njė zbulesė e freskėt e Jezu Krishtit. Ai do na sjellė pas nė themelin tonė. Ai do na radhisė nė njė vijė tė drejtė me Qėllimin e Tij. Ai do na pėrshtatė pėrsėri nė Veten e Tij. Perėndia do na pastrojė, pėrsosi, zbusi dhe do na pėrputhė me imazhin e Birit tė Tij. Por ne duhet t'i pėrgjigjemi ftesės sė Tij dhe t'i hapim derėn.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    I Falem Nderės Zotit!

    Por, kur tė vijė ai, Fryma e sė vėrtetės, ai do t`ju prijė nė ēdo tė vėrtetė...(Gjoni 16:13)

    Ēfarė ėshtė "jeta mė e thellė e Krishterė"? Nuk ėshėt asgjė mė pak se vetė Krishti. Tė jesh i thellė, do tė thotė tė jesh i thjeshtė, i fokusuar dhe i devotshėm ndaj Asaj Gjėje qė ėshtė e nevojshme. (shih Luka 10:41-42) Por edhe kėtu, disa besimtarė e shohin jetėn e thellė tė Krishterė si njė gjė, si njė mėsim, si njė mėnyrė e caktuar e veprimeve frymore. "Jeta e thellė" bėhet qėllimi ynė, nė vėnd qė tė bėhet Krishti si Jeta. Ata bėhen thellėsisht mistikė dhe frymorė, por ėshtė vdekje sepse ata nuk prekin Krisht, ata prekin gjėra frymore. Nuk ka jetė nė gjėrat frymore, nė misticizėm, nė religjion; Jetė ka vetėm nė Krisht. Ēdo gjė qė ėshtė mė pak se Krisht, bėhet humbje vėmendje nga Krishti.

    Unė besova nė Zotin nė mes tė njė lėvizje Karizmatike. Theksimi binte mbi jetėn e mbushur me Frymė, mbi dhuntitė frymore, fuqinė e Perėndisė dhe kėshtu me radhė. Nuk them se ėshtė gabim tė ecim nė plotėsinė e Frymės sė Shenjtė, por cili ėshtė qėllimi i kėsaj plotėsie? Pėrse gjuhėt dhe fjalėt profetike dhe pėrse dhuntitė e tjera frymore? Pėrse fuqia e dukshme e Perėndisė? Tė gjitha kėto gjėra na janė dhėnė nga Zoti nė mėnyrė qė tė na tėrheqė mė thellė drejt Tij; e pėrsėris, ato janė mjete drejt Fundit, por ato nuk janė Fundi, sepse Fundi, Qėllimi dhe Arsyeja pėr tė gjitha gjėrat ėshtė Krishti.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

Faqja 4 prej 21 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •