Close
Faqja 9 prej 21 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 202
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    I Falem Nderės Zotit!

    "Mos u mundni nga e keqja, por mundeni tė keqen me tė mirėn. (Romakėt 12:21)

    Kur Kisha nė tėrėsi dėshton tė ruajė Dėshminė e Jezusit, Perėndia zgjedh Fituesit, duke marė disa pjesė qė pėrfaqėsojnė tėrėsinė. Perėndia, nė ēdo epokė dhe brez tė Kishės ka pasur Fituesit e Tij. Pėr shkak tė shėrbesės sė tyre, Mbretėria e Perėndisė po pėrparon dhe nuk po prapset aspak. Duhet tė kuptojmė se Perėndia nuk prapset kurrė pėr sa i pėrket ēėshtjes sė Krishtit, akoma edhe kur rrethanat dukej se tregonin prapėsime tė mėdhaja dhe tė tėrthorta nga Vullneti i Mbramė i Perėndisė. Qė nga themelimi i botės, Ai ka ecur pėrpara gradualisht dhe me durim.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    I Falem Nderės Zotit!

    "Dhe ne e dimė se tė gjitha gjėrat bashkėveprojnė pėr tė mirė pėr ata qė e duan Perėndinė, pėr ata qė janė tė thirrur sipas qėllimit tė tij." (Romakėt 8:28).

    Ky ėshtė sekreti pėr tė fituar. Nuk ėshtė qė t'i kėrkojmė Perėndisė tė zbresė dhe aty ku jemi ne dhe tė bekojė veprėn apo shėrbesėn tonė. Jo, aspak! Por nė vėnd tė kėsaj, ne braktisim pozicionin tonė dhe vendosemi nė pozicionin e Zotit. Ne lėmė poziconin tonė tokėsor dhe e vendosim veten nė njė lidhje tė drejtė me Qiellin. Ne dallojmė cili ėshtė Qėllimi i pėrjetshėm i Zotit dhe vendosim tė bashkėpunojmė me kėtė Qėllim. Dhe kur ne jemi nė pėrputhje me kėtė Qėllim, i gjithė Qielli lėviz pėr ne. Kur shėrbesa jonė apo vepra jonė ėshtė nė pėrputhje me kėtė lėvizje tė madhe tė Perėndisė, atėhere ne nuk mund tė mos fitojmė.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    "Por fryti i Frymės ėshtė: dashuria, gėzimi, paqja, durimi, mirėdashja, mirėsia, besimi, zemėrbutėsia, vetėkontrolli. Kundėr kėtyre gjėrave nuk ka ligj." (Galatasit 5:22,23).

    Fruti i punės sonė (ose mungesa e tij) tregon tė tėrė historinė. Nėse fruti frymor percaktohet se nga sa veta kanė shpėtuar, sa kisha janė mbjellur, sa predikime janė predikuar, atėhere ne mund tė nxjerrim nga ky fruti sa tė duam pa qenė nevoja tė pėrfshijmė Zoti fare. Por, nėse fruti frymor ėshtė dashuri, gėzim, paqe, durim, mirėdashje, mirėsi, besim, zemėrbutėsi dhe vetėkontroll, atėhere ne duhet tė jemi me Jezusin nė mėnyrė qė tė sjellim kėtė lloj fruti, dhe asnjė sasi pune qė ne bėjmė pėr Zotin, nuk mund tė plotėsojė mungesėn e thjeshtė TĖ QENIT me Tė.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    "Dhe mbasi i zhveshi pushtetet dhe principatat, ua tregoi sheshit njerėzve, duke ngadhnjyer mbi ata nė tė." (Kolosianėt 2:15).

    Ata qė kanė fituar demonstrojnė pėrparėsinė e Krishtit mbi mėkatin, veten dhe djallin. Si demonstrohet pėrparėsia nėse ne po mundohemi akoma duke luftuar pėr tė arrijtur fitoren? Ne duhet tė qėndrojmė nė fitore, jo tė lufjtojmė pėr tė. Nėse ne luftojmė, luftojmė NGA vėndi i fitores, jo PĖR tė arritur fitoren. Kjo gjė duhet tė bėhet si njė fakt i arritur, jo si njė shpresė e ardhme, dhe pikėrisht aty gjėndet diferenca midis atyre qė po luftojnė akoma dhe atyre qė qetėsisht prehen nė Krisht dhe kėrkojnė vazhdimisht Vullnetin e Tij nė tokė.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    I Falem Nderės Zotit!

    "sepse ecim nėpėrmjet besimit dhe jo nėpėrmjet vėshtrimit." (II Korintasit 5:7).

    Pyetja pėr ne qėndron: ēfarė shohim? Shumė njerėz shohin, por nuk vėshtrojnė. Ata shohin botėn dhe besojnė gjithēka qė ajo thotė. Tė tjerė i kanė sytė hapur pėr tė parė nė tė njėjtėn mėnyrė si sheh Zoti. Ky zbulim, ose heqje e vellos, ėshtė ajo qė na bėn q tė jetojmė nė botė duke qenė tė veēuar nga bota nė tė njėjtėn kohė. Ky vėshtrim na mundėson tė fitojmė mbi botėn dhe tė demonstrojmė Krishtin si Gjithēkaja nė Gjithēka. Nuk kemi pse tė jetojmė sipas asaj qė shohim apo ndjejmė, por sipas Ligjit tė Frymės sė Jetės nė Krisht.

    Na tregoftė Perėndia se kush jemi dhe na ngrittė Perėndia nė mėnyrė qė tė ecim denjėsisht nė thirrjen qė Ai na ka dhėnė.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    I Falem Nderės Zotit!

    "Ju jeni prej Perėndisė, o djem tė rinj, dhe i keni mundur ata, sepse ai qė ėshtė nė ju ėshtė mė i madh se ai qė ėshtė nė botė." (I Gjoni 4:4).

    Gjoni deklaron se nuk ka rėndėsi se ēfarė ėshtė kundėr nesh, Ai qė banon nė ne, ėshtė mė i madh. Nuk ka rėndėsi se si ndjehesh, ēfarė sheh, ēfarė dėgjon, ēfarė thonė njerėzit, apo ēfarė bėn djalli. Nuk ka rėndėsi nėse Lazri ėshtė nė varr katėr ditė dhe ka filluar tė mbajė erė. Nuk ka rėndėsi nėse vajza vdes para se tė mbėrrijė Jezusi nė shtėpinė e saj. Nuk ka rėndėsi nėse dallgėt po mbysin varkėn. Nuk ka rėndėsi nėse Pali po gurėzohet deri nė vdekje. Lazri do tė ngrihet nga tė vdekurit, vajza do sillet pėrsėri nė jetė, stuhija do pushojė dhe Pai do predikojė pėrsėri.

    Mė i Madhi, ėshtė gjithmonė mė i Madh dhe mė i Vogli ėshtė gjithmonė mė i Vogėl. Problemi qė ne kemi ėshtė vetėm kur e shohim gjithēka tjetėr si "mė tė madhe" dhe shohim Krishtin si "mė tė vogėl".
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    I Falem Nderės Zotit!

    "Ati im, nė qoftė se ėshtė e mundur, largoje prej meje kėtė kupė; megjithatė, jo si dua unė, por si do ti". (Mateu 26:39)

    Djersa e Tij u bashkua me lotėt e Tij dhe Ai luftoi me Vetveten tre herė pra se mund tė pėrballej me kėtė ēėshtje, por nė momentin qė u pėrball, Ai nuk rezistoi aspak dhe brenda pak orėsh ēdo gjė kishte pėrfunduar. Oh! Kjo ėshtė ajo qė na mungon sot! Pėr sa kohė do shqelmojmė dhe luftojmė kundėr gozhdave? Pėr sa kohė do kundėrshtojmė dhe ankohemi kundėr Perėndisė dhe pėr sa kohė do t'i rezistojmė punės sė Tij nė ne? Nėse duhet tė vdesim, nė mėnyrė qė me tė vėrtetė tė jetojmė, le tė vdesim. Nėse duhet tė kryqėzohemi nė mėnyrė qė tė kemi Jetėn e Ringjalljes, atėhere le t'i nėnshtrohemi kryqit dhe tė dalim fitimtar nga ky.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    I Falem Nderės Zotit!

    "Pėr ēfarė mbetet, vėllezėrit e mi, forcohuni nė Zotin dhe nė forcėn e fuqisė sė tij. Vishni gjithė armatimin e Perėndisė qė tė mund tė qėndroni kundėr kurtheve tė djallit" (Efesianėt 6:10,11).

    Nėse e shohim djalln si tė mundur, atėhere nuk do luftojmė, por do qėndrojmė. Nėse shohim veten tonė si tokėsorė, atėhere do sillemi si tokėsorė, fjalėt tona, mendimet tona, lutjet tona, veprat tona, i gjithė armatimi ynė do pėrdoret me mjete tokėsore. Nėse shohim veten tonė duke qėndruar me Krishtin nė vėndet qiellore, atėhere do sillemi si qiellorė, si njerėz qiellorė, duke sjellur Mendjen dhe Vullnetin dhe Mbretėrinė e Perėndisė qė ėshtė e kundėrt me ikonėn e Krishtit qė bartim mbi tokė.

    Si mund ta kemi vizionin qiellor? Duhet tė kėrkojmė tė shohim ashtu siē Ai sheh. Duhet tė lutemi qė Perėndia tė ndriēojė zemrat tona. Vizioni ynė ndikon veprimet tona.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    I Falem Nderės Zotit!

    "Atė qė ne e predikuam, duke e qortuar dhe duke e mėsuar ēdo njeri me ēdo urtėsi, qė ta paraqesim ēdo njeri tė pėrsosur nė Jezu Krishtin" (Kolosianėt 1:28).

    Pali na tregon sekretin e suksesit tė tij dhe ēelėsin pėr tė gjithė Dhjatėn e Re - pėr kėtė ēėshtje, ēelėsin pėr tėrė Biblėn dhe ēelėsin pėr Gjithēka. Pasi na ka prezantuar ne me zbulesėn e lavdishme tė Krishtit, Pali nuk thotė "Kjo ėshtė AJO qė ne u predikuam, por "ATĖ qė ne predikuam."

    Krishtėrimi si njė institucion ka kohė qė merret me gjėra: kisha, klerikė, mėsime, doktrina, gjėra fetare. "Lėvizja e kishave-shtėpi" po ashtu merret me gjėra si p.sh. si duhet tė takohen, ku duhet tė takohen dhe ēfarė tė bėjnė kur takohen. "Lėvizja karismatike" ėshtė e fiksuar me menifestimet te pretenduara dhe dhurata frymore. "Lėvizja profetike" ėshtė e preokupuar me ēfarė ata mendojnė Perėndia po thotė, po bėn apo do bėjė. Ndėrsa Pali ishte i preokupuar me njė Person dhe diferenca asaj qė predikojmė sot me Atė qė ai predikoi atėhere shpjegon si dhe pse ai ishte pjesė e njė grupi tė mbetur njerėzish tė cilėt ishin nė gjėndje tė kthejnė botėn pėrmbys pa ndihmėn e internetit, progameve televizive, apo konferencave dhe takimeve ndėrkombėtare.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  10. #90
    i larguar Maska e bindi
    Anėtarėsuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    pershendetje Markus! Do me interesonte te di me shume rrethe fese protestante...!
    Cilen bibel apo literatur duhet te lexoj ,qe te mesoje me shume rrethe saj...!

Faqja 9 prej 21 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •