Close
Faqja 18 prej 21 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 202
  1. #171
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    "Dhe ne tė gjithė morėm, prej mbushullisė sė tij." (John 1:16).

    Nėse ka ndonjė diferencė tė dukshme nė "nivelin" e lyerjes (me vaj) ose tė fuqisė apo gjėndjes frymore midis besimtarėve, nuk ėshtė se disa kanė mė shumė nga Zoti se sa tė tjerėt. Le tė jetė kjo gjė njė inkurajim pėr ty. Me tė vėrtetė, Krishti nuk ndahet dhe tė gjithė kemi nga plotėsia e Tij. Tė gjithė ne jemi pagėzuar nė tė njėjtin Frymė. Ndryshimi ėshtė se disa tė shenjtė janė mė tė thyer se tė tjerėt. Disa kanė kaluar pėrmes shumė stinėve tė shkatėrrimit dhe ndėrtimit, ndėrsa disa tė tjerė pas shumė vitesh pėrvoje, janė akoma duke i rezistuar Zotit dhe refuzojnė tė japin jetėn e tyre. Disa e kanė kuptuar se Perėndia po pėrballet me ta dhe i janė nėshtruar Atij, ndėrsa tė tjerėt e kanė keqkuptuar ose janė tėrėsisht tė padishėm ndaj pėrballjeve tė Perėndisė me ta.

    Ata qė janė thyer mjaftueshėm manifestojnė shumė pak nga vetja e tyre dhe shumė nga Krishti. Perėndia duhet tė punojė gjatė dhe fort me ne qė tė na sjellė nė atė vend, por sa ditė e lavdishme do jetė kur ne tė jemi nė gjėndje tė ulim kokat tona dhe t'i dorėzojmė Atij gjithēka. Ēfarė gėzimi ndjen kur kthen kokėn mbrapa dhe sheh tė gjithė atė qė Zoti na ka bėrė tė kalojmė dhe kuptojmė qėllimin e Tij nė kohė tė mira dhe tė kėqia, shohim mirėsinė dhe ashpėrsinė e Perėndisė nė pėrballjet e Tij me ne.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  2. #172
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    I Falem Nderės Zotit!

    "Martė, Martė, ti po shqetėsohesh dhe kujdesesh pėr shumė gjėra; por vetėm njė gjė ėshtė e nevojshme" (Luka 10:41,42).

    Ashtu si Laodicenėt, ne e konsiderojmė veten tė pasur, me shumė tė mira materiale duke mos pasur neovjė pėr asgjė. (Zbulesa 3:17). Ashtu si Martha, qė u mor pas "shumė gjėrave", ne kemi shumė gjėra fetare, shumė gjėra tė krishtera, shumė gjėra frymore, shumė gjėra tė kishės, shumė nga kėto "shumė gjėra" tė cilat na heqin vėmendjen nga Njė Gjė qė kemi nevojė. (Luka 10:42). Asnjėri nuk merret vetėm me Njė Gjė. Ėshtė gjithmonė kėto "shumė gjėra" me tė cilat merremi tė gjitha kėto "gjėra" qė janė veē nga Jezusi pa tė cilat mendojmė se nuk mund tė jetojmė, tė gjitha kėto "gjėra" qė mendojmė se i kemi nevojė sepse ne nuk shohim Jezusin si tė mjaftueshėm.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  3. #173
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    I Falem Nderės Zotit!

    "Zoti qėndron afėr atyre qė e kanė zemrėn tė thyer dhe shpėton ata qė e kanė frymėn tė dėrmuar. Tė shumta janė vuajtjet e njeriut tė drejtė, por Zoti e ēliron nga tė gjitha." (Psalmet 34:18,19).

    Duhet tė mėsojmė sa mė shpejt se dishepullizimi ėshtė njė propes shkatėrrimi nėse duam tė ndėrtohemi. Nuk duhet tė presim tė kemi arritjen e vetėm njė maje mali me Zotin duke menduar se vepra e Kryqit ėshtė pėrfunduar nė ne. Ndėrsa qėndrojmė me Zotin nė Jeruzalemin e Ri, ne mund tė lmė mėnjanė Kryqin. Por deri atėhere, nuk duhet tė guxojmė tė mendojmė se jemi bėrė tė pėrkryer. Duhet tė mohojmė veten dhe tė ngredjmė Kryqin ēdo ditė.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  4. #174
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    I Falem Nderės Zotit!

    "Por ta falėnderojmė Perėndinė qė na jep fitoren me anė tė Zotit tonė Jezu Krisht." (I Korintasit 15:57).

    Njerėzit po kėrkojnė pėr njė teknikė apo metodė me tė cilėn mund tė marrin fitoren nė emėr tė Krishtit. Nuk duhet ēuditur qė secili ka mėnyrėn e vet nė bėrjen e armatimit. Disa i mėshojnė lutjes zinxhir, disa mendojnė se sereti ėshtė qė tė bėsh sa mė shumė njerėz tė luten pėr tė njėjtėn gjė. Tė tjerėt mendojnė se ėshtė mė mirė lavdia dhe adhurimi. Disa i mėshojnė lidhjes dhe zgjidhjes. Tė tjerė mendojnė se ēelėsi ėshtė tė emėrosh fryma tė caktuara tė cilat supozohen se kanė kontroll mbi vėnde tė ndryshme tė botės. Disa tė tjerė besojnė se duhet tė bėhet ndonjė veprė profetike apo ndonjė deklaratė.

    Problemi me kėto gjėra ėshtė se tė gjitha kėto s'janė veēse - GJĖRA- metoda, teknika, mėsime, strategjira, por ato nuk janė Krisht. Fitorja nuk ėshtė kjo, ajo apo ajo gjėja tjetėr. Nuk ėshtė diēka frymore. Fitorja ėshtė njė Perėndi-Njeri. Ai qė nė Krisht po qėndron me Tė nė vėndet qiellore. Nėse shohim veten tonė nė Tė, atėhere nuk mund tė mos kuptojmė se meqenėse beteja ėshtė fituar tashmė, Fitorja ėshtė e jona, atėhere ne nuk kemi nevojė pėr njė metodė apo teknikė pėr tė marrė fitoren tė cilėn ne e kemi tashmė.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  5. #175
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    I Falem Nderės Zotit!

    "Ky njeri nuk mund tė jetė nga Perėndia, sepse ky nuk e mban ditėn e shtunė" (Gjoni 9:16).

    E kam thėnė disa herė se shumica e kishave nuk do ta njihnin Zotin Jezus akoma edhe sikur Ai tė ecte pėr gjatė korridorit tė Djelėn nė mėngjes dhe tė qėndronte nė altar. Kjo deklaratė ėshtė bėrė qė tė shkundė njerėzit nga vetėkėnaqėsia e tyre. Ėshtė e pamunur qė Krishti tė shkojė nė kishė kėtė tė Djelė. Unė nuk besoj se Jezusi merr pjesė nė shumė takime fetare dhe ky besim ka njė bazė Biblike: "Ai nuk mban ditėn e Shtunė." Pėr kėtė arsye, Ai nuk mban asnjė ditė sepse ēdo ditė ėsht Dita e Tij dhe Ai nuk mund tė zėrė brėnda njė periudhe tė caktuar 24 orėshe.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  6. #176
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    I Falem Nderės Zotit!

    "Dhe ēdo ditė, nė tempull e nėpėr shtėpi, nuk pushonin duke mėsuar dhe duke shpallur Jezu Krishtin." (Veprat 5:42).

    Ne kemi bėrė "mbjelljen e kishave" si njė qėllim, apo njė mjet drejt qėllimit, nė kohėn qė "mbjellja e kishave" nuk ėshtė aspak qėllimi. Ēfarė po bėnin me tė vėrtetė ata? Nuk po mbillnin kisha por Krishtin - mbillnin Farėn, Fjalėn e Gjallė, nė mėnyrė qė Ai tė gjente tokė tė mirė mbi tė cilėn do ndėrtonte Kishėn e Tij. Atyre qė besonin se janė thirrur dishepuj dhe tė gjithė ata janė quajtur Kishė. Kjo ėshtė radha e duhur e gjėrave.

    Krishti duhet tė ketė pėrparėsinė: vėndin e parė, tė plotė dhe tė fundit dhe kur Ai ka kėtė vėnd, atėhere ne do shohim dishepujt dhe kishat tė dalin nė mėnyrė spontane.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  7. #177
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    I Falem Nderės Zotit!

    "O thellėsi pasurie, urtėsie dhe diturie tė Perėndisė! Sa tė pahulumtueshme janė gjykimet e tij dhe tė pashtershme janė udhėt e tij!" (Romans 11:33).

    Pėr ta ilustruar, le tė imagjinojmė se ne kėtu nė tokė dėshirojmė tė shkojmė te hėna. Ky ėshtė njė qėllim pėrfundimtar tė cilin ne mund ta shohim. Ne mund tė masim distancėn dhe tė bėjmė planet pėr tė shkuar atje. Pėr ne kėtu nė tokė, kjo ėshtė hapėsira e mbrame pėr tė exploruar. Tani, le tė imagjinojmė se njė ditė ne shkojmė nė hėnė. Pasi tė jemi pėrshtatur me kėtė triumf madhor, sytė tanė ngrihen sipėr dhe ne shohim hapėsirėn e gjerė, yjet pambarim, planetet dhe galaksitė, tė hapura para nesh pėr mė shumė se 15,000,000,000 vite dritė dhe duke zmadhuar kufijtė e saj mė shumė se ne do mund tė shpresonim ndonjėherė. Ne kurrė nuk do shkojmė nė fundin e saj.

    Papritur, kuptojmė se gjithēka qė kemi arritur me arritjen nė hėnė nuk ėshtė veēse njė pikė nė oqean. Nė skemėn madhore tė universit, ajo qė kemi arritur ėshtė jashtėzakonisht e vogėl. Sigurisht qė ju nuk kishit idenė se universi ishte kaq i madh pėr sa kohė ishit tė mbyllur brenda atmosferės sė Tokės, por tani, pasi keni udhėtuar pak mė tutje, ju mund tė shihni se sa i madh ėshtė ai.

    Me pak fjalė, ky ėshtė kuptimi i tė gjeturit tė vetes tėnde tė humbur nė thellėsitė e Krishtit. Skaji i universit ėshtė pėrtej mundėsive tona pėr ta arritur, por megjithatė ai ka njė mbarim. Ky univers i gjerė pėrmblidhet nė Krishtin. Krijuesi ėshtė mė i madh se krijesa. Prandaj edhe sa mė shumė njohim nga Ai, aq mė pak kuptojmė se dimė. I gjithė mėsimi, pėrvoja frymore i tė gjithė shėnjtorėve qė nga fillimi i botės ėshtė shumė e vogėl para pasurive tė Krishtit.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  8. #178
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    I Falem Nderės Zotit!

    "Dhe, siē ishte nė tryezė me ta, mori bukėn, e bekoi dhe, si e theu, ua ndau atyre. Atėherė atyre iu ēelėn sytė dhe e njohėn, por ai u zhduk prej syve tė tyre." (Luke 24:30-31).

    Pasi Jezusi bekoi bukėn dhe e theu atė dhe ja dha atyre, sytė e tyre u hapėn dhe ata e njohėn Atė. Pėr sa kohė nuk do kishe bekimin dhe thyerjen, sytė do ju ngelin tė mbyllura. Vetėm bekimi nuk mund t'ju hapė dot sytė. Pėrkundrazi, vetėm bekimi ka tendencė tė na i mbyllė sytė mė shumė. Ne nuk e njohim Atė nė bekimet, por nė thyerjen. Vetėm atėhere gjithēka qė ne kemi nė Tė do na zbulohet. Vetėm atėhere do na hapen sytė dhe do jemi nė gjėndje tė shohim se Ai ka qenė aty me ne tėrė kohėn.

    Do qė tė njohėsh Atė? Do qė ta shohėsh ashtu siē ėshtė? Do qė tė shkosh pak mė thellė? Do qė t'i kesh sytė hapur? Pėrqafo bekimin DHE thyerjen; pranoi tė dyja. Nėse je njė kallam i thyer apo njė ēisternė e shpuar, merr zemėr, sepse ti po pėrparon.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  9. #179
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    I Falem Nderės Zotit!

    "Ashtu si e keni marrė Krishtin Jezus, Zotin, ashtu, pra, ecni nė tė" (Kolosianėt 2:6).

    I falem nderit Perėndisė pėr kryqin e Jezu Krishtit! Sepse aty u falėn mėkatet e mia, aty "njeriu i vjetėr" vdiq. Megjithatė, ėshtė diēka qė ėshtė aq e keqe, nėse jo mė e keqe se sa mėkati dhe kjo ėshtė vetvetja. Ėshtė e vėrtetė se ēdo mėkat ėshtė i rrėnjosur nė vetveten. Ashtu si duhet tė pranojmė vdekjen e Tij pėr mėkatin, ashtu duhet tė pranojmė ēdo ditė vdekjen tonė nė vetvete. Ashtu siē jemi kryqėzuar me Tė pėr faljen e mėkateve, po ashtu duhet tė nremė ēdo ditė kryqin, duke mohuar vetveten dhe ndjekur Atė. Ne ecim nė Rrugėn e ngushtė ashtu siē hymė nė Derėn e ngushtė - pėrmes kryqit.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  10. #180
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    I Falem Nderės Zotit!

    "Por Gjoni, qė kishte dėgjuar nė burg tė flitej pėr veprat e Krishtit, dėrgoi dy nga dishepujt e vet pėr t`i thėnė:``A je ti ai qė duhet tė vijė, apo duhet tė presim njė tjetėr?``" (Mateu 11:2,3).

    Ky "kėrkimi pėr njė tjetėr" ėshtė qėllimi i armikut tonė, fryma e Antikrishtit qė gjithmonė pėrpiqet tė na korruptojė dhe tė na largojė "nga thjeshtėsia e Krishtit" (2Kornitasit 11:3), duke u munduar gjithmonė tė na bėjė tė lėmė "Atė qė na thirri" dhe tė ndjekim njė "Ungjill tjetėr" (Galatasit 1:6), qė nuk ėshtė tjetėr, thotė Pali, por vetėm paraqitja e njė Tjetri, Diēkaje Tjetėr, apo Dikujt Tjetėr. Tė paktėn Pjetri, sado gabime qė mund tė ketė bėrė, ai ishte aq i zgjuar sa tė kuptonte se nuk ka tjetėr pėrveē Atij: "Zot, ku tė shkojmė tjetėr? Ti ke fjalėt e jetės sė pėrjetshme" (Gjoni 6:68).

    Por kjo nuk i ndalon njerėzit, akoma edhe tė krishterėt qė duhet ta dinė mė mirė, nga "kėrkimi pėr njė tjetėr". Ata kėrkojnė pėr njė pastor tjetėr, pėr njė predikues tjetėr, pėr njė mėsues tjetėr, pėr njė profet tjetėr, pėr njė shėrbesė tjetėr, pėr njė shenjė tjetėr apo fjalė apo profeci apo mėsim, apo shfaqje, apo takim apo mrekulli tjetėr. Thjeshtėsia e Krishtit, realiteti se Kush ėshtė Ai, nuk mund t'i mbajė ata pėr shumė kohė.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

Faqja 18 prej 21 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •