Close
Faqja 15 prej 21 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 202
  1. #141
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    "Unė, pra, i burgosuri pėr Zotin, ju bėj thirrje ..." (Efesianėt 4:1).

    Tė jesh i burgosur pėr Zotin do tė thotė se ne pranojmė dėnimin me vdekje dhe i dorėzohemi fatit tonė. Ne nuk jemi tė burgosur pėr Zotin nėse akoma protestojmė pėr pafajėsinė tonė. Nėse nuk biem dakort me Zotin se vetja duhet tė vdesė, atėhere pa qenė nevoja vonojmė atė qė ėshtė e pashmangshme. Nėse duhet tė ngrejmė kryqin dhe tė kryqėzohemi, ėshtė mė mirė t'ja dorėzojmė veten kėtij fati, ashtu siē bėri edhe Krishti, duke e dorėzuar frymėn tonė nė duart e Atit dhe duke pėrkulur kokėn nė paqe. Kėshtu pra, le tė pimė Kupėn qė Ati na dha jep ne. Nėse luftojmė dhe protestojmė, si dy hajdutėt, atėhere ne vetėm sa e zgjasim agoninė tonė dhe ushtarėt duhet tė vinė tė na thyejnė kėmbėt. Do apo nuk do, kryqi do tė thotė vdekje. Sa mė parė i dorėzohemi vdekjes, aq mė shpejt do tė ndodhė ringjallja.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  2. #142
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    I Falem Nderės Zotit!

    "Pali, i burgosur i Jezu Krishtit" (Filemoni 1).

    Ėshtė njė gjė e lavidshme tė jesh i burgosur i Zotit, sepse nė zgjedhėn tonė, ne gjejmė liri. Nė dobėsinė tonė gjejmė fuqi. Nė marrėzinė tonė gjejmė urtėsi. Nė varfėrinė tonė gjejmė pasuri. Kur humbasim gjithēka, gjejmė gjithēka. Kur i dorėzojmė tė gjitha gjėrat, i trashėgojmė tė gjitha gjėrat. Kur presim dėnimin me vdekje gjejmė Jetėn e Zotit. Le tė zgjasim duart dhe ta lejojmė Atė tė na veshė dhe tė na drejtojė atje ku Ai dėshiron qė ne tė shkojmė, nė njė mėnyrė qe ne nuk do zgjidhnim pėr veten tonė, sepse kjo ėshtė Rruga e Ngushtė dhe ėshtė monopati i bekimit, megjithėse ėshtė i maskuar.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  3. #143
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    I Falem Nderės Zotit!

    "I bekuar qoftė Perėndia, Ati i Zotit tonė Jezu Krisht, qė na bekoi me ēdo bekim frymėror nė vendet qiellore nė Krishtin" (Efesianėt 1:3).

    Pjesėn mė tė madhe tė jetės sime sė krishterė e kam harxhuar duke kėrkuar Perėndinė pėr GJĖRA. Kur isha i dobėt, kėrkoja fuqi. Kur isha i zemėruar, kėrkoja vetėkontroll. Kur mundesha, kėrkoja fitore. Pjesa mė e madhe e tė krishterėve janė mėsuar t'i afrohen Perėndisė dhe t'i kėrkojnė kėto gjėra kur ata shohin se u mungojnė. Pėr njė farė kohe duket se ata marrin atė qė kėrkojnė, por shpejt ata kthehen pėr tė kėrkuar mė shumė nga ajo qė morėn. Sot kėrkojmė durim, dhe nesėr kėrkojmė pėrsėri dhe pasnesėr tė njėjtėn gjė. Kėshtu ndodh edhe me paqen, gėzimin, fitoren dhe ēdo gjė tjetėr.

    Por nė fund duhet tė mėsojmė se ne kemi tashmė gjithēka nė Krishtin. Ajo gjė qė quhet "durim" tė cilin e kėrkojmė me kaq kėmbėngulje, nuk ėshtė njė gjė, por ėshtė Krisht. "Fitorja" nuk ėshtė njė "gjė", por njė Njeri. Dhe e njėjta gjė me ēdo gjė tjetėr qė ne kemi nevojė. Sigurisht qė ėshtė e mundur tė kėrkojmė bekime frymore nga Perėndia tė veēuara nga Krishti, apo pėrveē Krishtit. Por ēfarė ndryshimi ėshtė kur ne kuptojmė se AI NA KA (kohė e shkuar) bekuar tashmė - jo me tre, pesė apo njėzet gjėra - por me ĒDO bekim frymor. Sado i madh qė tė jetė numri, ne i kemi tė gjitha. Ku dhe si e ka bėrė Ai kėtė gjė? Faleminderit Perėndisė, kjo gjė ndodhi nė momentin qė ne pranuam Krishtin dhe hymė nė tė si Gjithēkaja jonė nė Gjithēka. Perėndia nuk do lejonte qė ne tė kėrkonim gjėrat e Ti pėrpara, por vetė Atė. Pėr Tė, nuk ekzistojnė "gjėra", sepse tė gjitha ato janė tė pėrmbledhura nė Krishtin.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  4. #144
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    I Falem Nderės Zotit!

    "Flijimet e Perėndisė janė frymė e thyer; o Perėndi, ti nuk e pėrēmon zemrėn e thyer dhe tė penduar." (Psalmet 51:17).

    Nuk duhet tė kėrkojmė kurrė fuqinė e Pentekostit pa shijuar mė parė vuajtjen e Kryqit. Kryqi ėshtė Fuqi i maskuar nė Dobėsi. Ka njė thėnje, "Fuqia absolute tė shkatėrrohet nė mėnyrė absolute." Kėshtu, mund tė themi se fuqia frymore e marrė pa dobėsinė e Kryqit do bjerė gjithshtu. Prandaj edhe Zoti na drejton fillimisht te Kryqi, mė pas te Pentikosti. Nuk duhet tė guxojmė tė kapėrcejmė Kryqin nė nxitimin tonė pėr tė pėrjetuar Pentikostin.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  5. #145
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    I Falem Nderės Zotit!

    "Prandaj me kėnaqėsi tė madhe do tė krenohem mė tepėr pėr dobėsitė e mia, qė fuqia e Krishtit tė rrijė tek unė." (II Korintasit 12:9).

    Shikoni se sa pak vėmendje i jepet nevojės sė thyerjes midis atyre qė me kaq zjarr flasin pėr fuqinė e Perėndisė. Duhet t'u largohemi atyre qė na mėsojnė pėr fuqinė e Perėndisė por nuk na mėsojnė pėr nevojėn e thyerjes. Fuqia pa ndryshim, sapo tė merret do tė ndotė frymėn dhe krenaria do zė rrėnjė. Dobėsia, pėrulėsia, thyerja, vuajtjet, derdhja e jetėve tona, marrja e Kryqit - kjo gjuhė duket se ėshtė e panjohur midis atyre qė kėrkojnė fuqi. Sa tragjike ėshtė kjo!
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  6. #146
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    I Falem Nderės Zotit!

    "Por jini tė mirė dhe tė mėshirshėm njeri me tjetrin, duke e falur njėri-tjetrin, sikurse edhe Perėndia ju ka falur nė Krishtin" (Efesianėt 4:32)

    Ēdo i krishter ėshtė thirrur nė shėrbesėn e Njėri-Tjetrit. Ne jemi thirrur tė duam njeri-tjetrin, t'i shėrbejmė njėri-tjetrit, t'i nėnshtrohemi njėri-tjetrit, tė kėshillojmė njėri-tjetrin, tė inkurajojmė njėri-tjetrin, tė ndihmojmė njėri-tjetrin, tė falim njėri-tjetrin, e kėshtu me radhė. Kjo ėshtė shėrbesa jonė frymore. Kjo ėshtė shėrbesa juaj ndaj Trupit tė Krishtit dhe baza nga e cila ēdo dhurate frymore duhet tė funksionojė. Tė tjerėt mė pyesin mua tėrė kohėn, "Si mund ta kuptoj nėse jam thirrur nė shėrbesė?" Unė u pėrgjigjem duke u thėn se ėshtė e sigurtė se janė thirrur nė shėrbesė. Kur unė u them kėshtu ata mendojnė se mos jam ndonjė profet dhe mund tė shoh diēka qė ata nuk e kanė parė. Mė pas, mė duhet t'u shpjegoj se tė gjithė ne jemi thirrur nė shėrbesėn e Njėri-Tjetrit. Asnjė nuk pėrjashtohet nga kjo shėrbesė. Se si do e gjesh mėnyrėn ti pėr ta bėrė qė tė funksionojė ėshtė njė mister i mrekullueshėm qė ti duhet ta zbulosh pėr veten tėnde. Por, mos fillo tė kėrkosh tė bėsh ndonjė gjė tė madhe si fillim, thjesht gjej disa vėllezėr dhe motra dhe fillo praktikėn e Njėri-Tjetrit.

    Tė tjerė mė pyesin, "Si e di unė se Perėndia mė ka thirrur nė njė shėrbesė me orar tė plotė? Pėrgjigja ime ėshtė se Ai na ka thirrur tė gjithė neve nė njė shėrbesė me orar tė plotė tė Njėri-Tjetrit. Nuk e gjej dot faqen nė Bibėl ku flet pėr shėrbesė me angazhim tė pjesshėm. Nė Bibėl nuk mund tė gjesh as shėrbesė tė pjesshme, as punėtor me orar tė pjeshme, as tė krishter me orar tė pjesshėm. Ose je me orar tė plotė, ose nuk je fare.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  7. #147
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    I Falem Nderės Zotit!

    "Iu afrua njė grua me njė alabastėr me vaj tė parfumuar shumė tė kushtueshėm, dhe ia derdhi mbi kokėn e tij, kur ai po rrinte nė tryezė." (Mateu 26:7).

    "Pėr ju qė besoni ai ėshtė i ēmuar" (I Pjetri 2:7). Pėr ata qė e vlerėsojnė vlefshmėrinė e jashtėzakonshme tė Zotit, asgjė nuk ėshtė shumė pėr Tė. Asgjė qė derdhet nė Tė nuk ėshtė shpenzim. Si tė lyhet me lot apo me parfum - ėshtė me vlerė pėr Tė. Tani, kur Krishti na zbulohet dhe ne fillojmė tė rritemi nė Tė, zemrat tona ndriēohen dhe ne fillojmė tė kuptojmė pak nga vlefshmėria e Zotit. Pėrgjigja e natyrshme ėshtė adhurimi nė frymė dhe i vėrtetė. Kjo nuk mund tė arrihet me muzikė me tė mirė apo udhėheqės mė dinamikė tė adhurimit. Pa zbulesė, pa shikim, ne nuk mund ta vlerėsojmė Atė nė njė sens tė thellė. Adhurimi ėshtė pėrgjigja jonė ndaj zbulesės.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  8. #148
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    I Falem Nderės Zotit!

    "Kur e panė kėtė gjė, dishepujt e tij u zemėruan dhe thanė: ``Pėrse gjithė ky shpenzim i kotė?" (Mateu 26:8).

    Ne na pelqen tė dukemi tė zėnė duke bėrė gjėra pėr Perėndinė, tė zėnė me shėrbesėn tonė. Por ekziston njė vend ku ne thjeshtė "shpenzojmė" veten tonė nė Tė, ndėrsa nga ana e jashtme duket sikur nuk po bėjmė asgjė. Oh, si do tė ishte sikur mė shumė besimtarė do "shpenzonin" veten e tyre mė shpesh, duke i shėrbyer Zotit, duke qėndruar nė kėmbėt e Tij, duke dėgjuar zėrin e Tij, duke i shėrbyer Atij nė lutje tė fshehtė dhe nė agjėrim! Atėhere kur ata tė ngrihen pėr tė punuar, sa shumė frute qė do nxirrnin!
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  9. #149
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    I Falem Nderės Zotit!

    "Sepse ai qė nuk e kurseu Birin e vet, por e dha pėr tė gjithė ne, qysh nuk do tė na dhurojė tė gjitha gjėra bashkė me tė?" (Romakėt 8:32).

    Tė gjithė kanė sy, por jo tė gjithė shohin. Tė gjithė kanė veshė, por jo tė gjithė dėgjojnė. Ēfarė po kėrkojmė? Ēfarė ėshtė ajo qė ne kemi nevojė tė shohim. Ēfarė do Perėndia tė na zbulojė? Perėndia ka vetėm njė dėshirė pėr ne dhe ajo dėshirė ėshtė qė ne tė mund tė shohim Krishtin. Perėndia nuk na zbulon njė qind, njė mijė apo njė miljon gjėra. Ai kėnaqet vetėm duke na dhėnė Birin, dhe Ai kėnaqet me ne, vetėm kur ne shohim Atė. Ai nuk kėnaqet akoma edhe kur shohim gjėrat qė Biri na jep, por kur shohim Birin si Dhuratėn tonė. Ne mund tė lutemi pėr zbulesė nė shumė gjėra madhėshtore, por vetėm njė gjė ėshtė e rėndėsishme pėr Perėndinė, dhe kjo ėshtė qė ne tė mund tė kemi zbulesė nė Birin.

    Nėse njohim Birin, nėse zotėrojmė Birin, nėse shohim Birin, ne dimė dhe zotėrojmė dhe shohim tė gjitha qė Perėndia ka dhe ėshtė, sepse Ai ka depozituar gjithēka nga Vetja e tij, tek Biri i Tij dhe gjithēka nga Biri i Tij ėshtė depozituar nė ne.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  10. #150
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    "Por Noeu gjeti hir nė sytė e Zotit. " (Zanafilla 6:8).

    Ju desh pesėqind vjet ecje me Perėndinė, por Noa gjeti hir dhe pėr shkak tė hirti ja vlejti kjo ecje me Perėndinė. Duhet tė mėsojmė tė mos bėjmė asgjė pa hirin e mrekullueshėm tė Tij. Ėshtė mė mirė tė presėsh pesėqind vjet pėr hirin sesa tė punosh pesė minuta pa tė.

    Ēfarė ėshtė hiri? Unė u mėsoj njerėzve se Hiri ėshtė njė Njeri. Hiri i mrekullueshėm ėshtė thjeshtė Jezusi qė jeton nė mua i Cili bėn ato qė unė nuk mund tė bėj. Nuk ka rėndėsi nėse ajo qė unė "nuk mund tė bėj" ėshtė tė shpėtoj veten, tė fitoj mbi mėkatin, tė dua fqinjin, apo tė ndėrtoj njė arkė. "Sepse nga Hiri (Jezusi) jeni shpėtuar pėrmes besimit (duke patur besim se Jezusi bėn atė qė ti nuk mund tė bėsh); dhe kjo jo nga vetja juaj: (Ai) ėshtė Dhuratė nga Perėndia" (Efesianėt 2:8). Unė nuk jam i pamjaftueshėm, por Ai ėshtė i mjaftueshėm. Hiri i Tij (Jezusi) ėshtė mė shumė se kemi nevojė. Hiri i Tij (Jezusi) ėshtė Furnizim i Pafund! Por "pa Mua nuk mund tė bėni asgjė" (Gjoni 15:5).
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

Faqja 15 prej 21 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •