"Nėse ndokush vjen tek unė dhe nuk urren babanė e vet dhe nėnėn e vet, gruan dhe fėmijėt, vėllezėrit dhe motrat, madje edhe jetėn e vet, nuk mund tė jetė dishepulli im." (Luka 14:26).
Kam parė shumė thirrje altari, por kurrė nė jetėn time nuk kam parė njė thirrje nga altari duke u bazuar tek Luka 14:26. Pse? Sepse, asnjė nuk mund tė pėrgjigjet.
Pėr ēfarė po flet Jezusi kėtu? Ai po fllet pėr njė urrejtje tė shenjtė. Tė bėhesh dishepull do tė thotė se Jezusi do tė ketė pėrparėsi nė jetėn time nga ky moment e tutje. "Pėrparėsi" do tė thotė tė kesh vendin e par, mė tė lartė, mė tė mirė, mė suprem dhe mė tė favorizuar. Do tė thotė, tė vendosėsh Atė para ēdo njeriu dhe ēdo gjėje tjetėr, akoma edhe para atyre qė janė mė tė dashurit pėr mua. Do tė thotė tė lė mėnjanė tė gjitha tė drejtat dhe kėrkesat e mia, tė urrej jetėn time dhe t'ia jap Atij. Ėshtė vdekja e vetvetes. Jezusi nuk do lihet nė njė qoshe, apo t'i jepet kohė vetėm nja dy orė tė Djelėn nė mėngjes dhe ndėrkohė ne tė jetojmė ashtu siē na pėlqen nėn iluzionin se ne jemi "tė shpėtuar". Ose Ai ėshtė Zoti i gjithēkaje, ose nuk ėshtė Zot fare.
Krijoni Kontakt