Arjen Roben, një muaj jashtë fushave
Mesfushori i Bajernit të Mynihut, Arjen Roben, do të qëndrojë katër javë jashtë fushave të lojës. Vizitat mjekësore konfirmuan se dëmtimi në gjurin e majtë të holandezit nuk ishte aq serioz sa u mendua fillimisht. 25-vjeçari u largua nga loja vetëm pak minuta përpara fundit të pjesës së parë, në takimin ku bavarezët e Van Gal barazuan 0:0 me Juventusin, në ndeshjen e dytë të Ligës së Kampioneve. "Nuk është aq keq sa menduam fillimisht, por gjithsesi ky dëmtim përbën një problem për ne", tha Van Gal.
Gazeta Shqip
Krijoni Kontakt