Kur Mishelle donte tė ndahej nga Obama
Nė librin mė tė ri, tė publikuar kėtė javė nga gazetari dhe autori amerikan, Cristopher Anderson, thuhet se prapa ēiftit tė lumtur Obama, siē jemi mėsuar ta shohim gjatė paraqitjeve nė Shtėpinė e Bardhė, fshihet njė kaptinė shumė mė e errėt, njė realitet,
Kur Presidenti i porsazgjedhur, Barack Obama, bashkėshortja Michelle dhe dy vajzat e tyre, Malia dhe Sasha, dolėn para turmės prej 200 mijė personash tė tubuar nė Ēikago nė nėntor tė vitit tė kaluar, familja i ngjasonte njė familjeje tė ėndrrave. "Nuk do tė qėndroja sonte kėtu para jush pa pėrkrahjen e mikut tim mė tė madh gjatė 16 viteve tė kaluara, shtyllės sė familjes sonė, pa dashurinė e bashkėshortes sime, Zonjės sė re tė Parė tė SHBA-sė, Michelle Obama", kishte theksuar Obama nė fjalimin e tij. Presidenti i ri i SHBA-sė pėrqafoi bashkėshorten dhe i pėshpėriti nė vesh, Tė dashuroj. Nė kėtė moment, Barack dhe Michelle Obama nuk u bėnė vetėm ēifti i parė i SHBA-sė, por i sė gjithė botės, thuhet nė librin mė tė ri tė publikuar kėtė javė nga gazetari dhe autori amerikan, Cristopher Anderson. Por, sipas Anderson-it, prapa pėrqafimeve, buzėqeshjeve dhe lotėve tė familjes fshihet njė kaptinė shumė mė e errėt, njė realitet i cili gati sa nuk shkatėrroi martesėn, vetėm tetė vjet para skenave euforike nė Ēikago. E hidhėruar pėr shkak se ishte e detyruar tė kujdesej pėr vajzėn e parė, Michelle kishte humbur nervat nė fund tė vitit 2000, pasi kishte akuzuar bashkėshortin se ambiciet e tij politike i kishte vendosur para familjes dhe se nuk po fitonte sa duhej pėr tu kujdesur si duhej pėr familjen. Michelle madje kishte theksuar se zgjedhja e Obama-s si senator nė Illinois ishte njė humbje e kohės dhe se ai ka mundur tė fitojė "para tė vėrteta", duke punuar nė ndonjė avokaturė nė zė. Por, kjo nuk ėshtė e tėra. Michelle ishte e ngopur edhe me teket personale tė bashkėshortit tė saj, pėrfshirė kėtu pirjen e duhanit, gėrhimėn nė shtrat dhe paaftėsinė pėr tu pėrkujdesur pėr gjėrat e shtėpisė. Sipas Michelle-s, ai jo vetėm qė ishte "torollak", por gjithashtu edhe njė "torollak pėrtac". Nga ana e tij, Obama zakonisht i pėrmbajtur, i cili do tė bėhej kryetari i tretė mė i ri nė historinė e SHBA-sė, ishte tejet i lėnduar, duke i cilėsuar ankesat e saj si "jokorrekte" dhe "shkurtpamėse". "Ajo po mė vret me kritikat e saj tė vazhdueshme", i kishte thėnė ai njė miku. Obama gjithashtu kishte theksuar se ai ka bėrė gjithmonė atė qė i ėshtė thėnė ta bėjė nė shtėpi dhe se kurrė nuk ėshtė ankuar pėr kritikat e saj nė adresė tė tij. Si njė person qė ka diplomuar nė Princeton dhe Harvard, e cila ka punuar nė njė prej avokaturave mė tė njohura nė Ēikago dhe nė zyrėn e prefektit, Michelle, sipas fjalėve tė Anderson-it, ishte "e bukur dhe brilante, por herė pas here ajo kritikonte bashkėshortin se mendonte vetėm pėr vete". "Michelle nė njė moment, shkoi madje aq larg, sa qė parashtroi pyetjen a ishin tė numėruara ditėt e jetės sė tyre bashkėshortore pas tetė vjet martese", theksoi Anderson. Nga ana e tij, Obama i kishte thėnė gjyshes sė tij, Madelyn Dunham, e cila e kishte rritur atė nė Havai: "E dashuroj Michelle-n, por ajo ėshtė e hidhėruar gjatė gjithė kohės". Ai gjithashtu pranoi para njė miku: "Bashkėshortja ime ishte e hidhėruar nė mua. Kishim foshnjėn. Unė nuk isha nė kulminacionin e jetės time. Kishte mjaft stres dhe ngarkesė pėr mua". Ky nivel i hidhėrimit dhe mungesė e harmonisė bie ndesh me pamjet e arta tė harmonisė, tė cilat i shpalos shpesh familja Obama nė Shtėpinė e Bardhė, por Anderson ofron pamjen e njė ēifti, i cili nė vazhdimėsi i ka kėrcyer njėri-tjetrit nė qafė. Autori insiston se ishte vetėm sėmundja e vajzės sė dytė, Sasha, e cila kur kishte tre muaj kishte lėnguar nga meningjiti nė shtator tė vitit 2001, ajo qė bindi ēiftin tė qėndrojė i bashkuar. Sasha u dėrgua nė spital, ku u diagnostikua se lėngon nga meningjiti. Obama dhe bashkėshortja e tij kaluan 72 orė duke u ndėrruar nė spital pėr tė qėndruar pranė vajzės, pėrderisa ajo e luftonte virusin, i cili mund tė jetė vdekjeprurės pėr foshnjat. "Jeta ime u ngushtua nė njė pikė tė vetme. Nuk isha i interesuar pėr asgjė dhe askėnd jashtė mureve tė dhomės - as pėr punėn as pėr orarin, e as pėr ardhmėrinė time", kishte pranuar mė vonė njeriu i cili do tė bėhej kryetari i 44-tė i SHBA-sė. Michelle e cilėsoi kėtė si njė ankth tė vėrtetė dhe shtoi: "Ēdo prind do tė kuptonte se sa ishim ne tė dėshpėruar dhe sa na afroi sėmundja e saj". Pas shėrimit tė Sasha-s dhe kthimit tė saj nė shtėpi, Michelle i tha bashkėshortit tė saj: "Si mund tė grindemi pėr tė gjitha kėto gjėra tė vogla? Kemi aq shumė gjėra, pėr tė cilat duhet tė jemi falėnderues". Por, ajo i dha edhe njė ultimatum bashkėshortit: ai nė jetėn e tij politike duhet tė sigurojė njė hapėsirė mė tė madhe pėr familjen e tij: nė tė kundėrtėn, ai duhet tė zgjedhė mes politikės dhe familjes. Ishte ky fillimi i vėrtetė i asaj qė do tė shndėrrohej nė njė prej martesave mė tė jashtėzakonshme politike tė kohėrave moderne - por pėr tė kuptuar se si ndodhi kjo, duhet tė trajtohet kursi i aferės sė dashurisė sė ēiftit qė nga fillimi i saj nė verėn e vitit 1989. Ishte ky viti kur Obama u takua pėr herė tė parė me Michelle-n. Ata u takuan nė momentin kur Obama kishte kryer vitin e parė tė studimeve nė Harvard dhe shkoi pėr tė kryer praktikėn nė avokaturėn Sidley Austin, ku si mentore e tij u emėrua Michelle Robinson. Obama u josh nga ajo qė nga momenti i parė kur e pa, duke theksuar se "ajo dinte si tė buzėqeshte", duke i thėnė mė vonė njė miku: "Ajo ėshtė e nxehtė. Duhet ta shfrytėzoj tė gjithė magjinė time pėr ta bėrė pėr vete". Michelle, nga ana e saj, theksoi: "Ai ishte shumė mė i lezetshėm sesa qė mendoja qė do tė ishte. Megjithatė, isha e vendosur tė pėrfshihesha me tė, duke i thėnė se nuk isha e interesuar pėr tė takuar ndokėnd". Megjithatė, Obama vazhdoi ta "bombardojė" me letra, lule dhe thirrje telefonike deri nė momentin kur ajo vendosi ta pranojė ftesėn e tij, pasi qė dėgjoi njė fjalim tė Obama-s drejtuar tė rinjve me ngjyrė. Obama arriti ta bėjė Michelle-n pėr vete dhe ēifti u martua mė 3 tetor tė vitit 1992. Duke parashikuar nė njėfarė mėnyre problemet qė do tė pasonin, Obama atėbotė komentoi: "Ėshtė e vėrtetė se bashkėshortja ime ėshtė mė e menēur dhe mė e bukur se unė. Por, gjithashtu ėshtė edhe paksa mė e ligė sesa unė". Brenda katėr viteve, Obama u zgjodh senator nė Illinois, por kualitetet e tij si bashkėshort nuk e kėnaqnin Michelle-n me ambicie financiare. Ajo hidhėrohej pėr faktin se ai kurrė nuk largonte ēorapėt apo ndėrresat e tij tė brendshme, tė cilat i gjuante nė dysheme, pėr faktin se nuk i pastronte enėt. Atė e pengonte edhe pirja e duhanit. Shtėpia e tyre, kishte ndjenjėn ajo, mbante aromėn e tymit dhe tė duhanit. Kur binin pėr tė fjetur, atė e pengonte gėrhima e tij nė shtrat. "Nuk dėshiroj qė askush tė mendojė se ėshtė lehtė. Kemi njė martesė tė fuqishme, por ajo nuk ėshtė e pėrkryer", kishte theksuar Michelle Obama. Herė pas here, Michelle, me shije pėr modė, akuzonte bashkėshortin e saj se nuk vishej me shije, ndėrsa ai i pėrgjigjej: "Pse po mė mėrzit me gjėra tė tilla, pėrderisa unė po tentoj tė ndryshoj botėn?". Sipas miqve tė ēiftit, kjo e hidhėronte edhe mė tepėr Michelle-n, ngase ajo ishte e mendimit se edhe ajo ishte po aq inteligjente dhe se po tentonte tė ndryshonte botėn nė mėnyrėn e saj. Pėrveē kėsaj, ēifti pėr katėr vjet pa sukses po tentonte tė kishte fėmijė. Kjo nuk i kontribuoi aspak atmosferės pozitive nė shtėpinė Obama. Me bashkėshortin e saj tė angazhuar gjatė javės nė senatin e Illinoisit, Michelle e ndiente vetėn tė vetmuar. Nė nėntor tė vitit 1997, ajo mė nė fund zbuloi se ishte me barrė. Por, lindja e vajzės sė parė, Malia, mė 4 korrik tė vitit 1998, nuk e forcoi aspak lidhjen me bashkėshortin e saj. Pėrkundrazi, ajo u pėrkeqėsua. Mungesa e tij e vazhdueshme vetėm sa e forcoi bindjen e saj se ėshtė e braktisur. "Michelle nuk e kuptonte pse ai po angazhohej nė politikė, pasi qė si avokat ai do tė mund tė fitonte shumė mė tepėr para", shpjegoi njė mik i familjes. Pikėrisht nė mes tė kėsaj krize martesore lindi vajza e tyre e dytė Sasha, mė 10 qershor tė vitit 2001, sėmundja e sė cilės mė pas e shpėtoi martesėn e ēiftit Obama. Vetėm disa vjet mė vonė, Michelle u pajtua qė Barack tė fillojė fushatėn pėr tė tubuar 12 milionė dollarė, pėr tė financuar kandidaturėn e tij pėr Senatin amerikan. Pas zgjedhjes sė tij senator nė vitin 2004, ajo i tha: "Ti vėrtet mund tė ndryshosh jetėt e miliona njerėzve". Por, edhe kjo fushatė u shoqėrua me trysni ndaj Michelle-s. Nė momentin kur u zhvillua Konventa e Demokratėve nė Boston nė vitin 2004, nė tė cilėn Obama mbajti fjalimin kryesor dhe doli nė sipėrfaqe si yll nė ngritje i demokratėve, ai tėrhoqi edhe vėmendjen e ithtarėve tė tij. Femrat mbėshteteshin pėr tė gjatė takimeve, i sugjeronin tė shkonte nė dhomat e tyre, ia fusnin nėpėr xhepa numrat e tyre tė telefonit. Megjithatė, Michelle ishte e vetėdijshme: "Ai dashuron aq shumė vajzat e tij, sa pėr tė vėnė ndonjėherė nė rrezik martesėn". Bashkėshorti i saj shpjegoi: "Nuk tradhtoj kurrė, Michelle do tė mė kishte zhdėpur nė dru". Pas kandidimit tė tij pėr President, Obama deklaroi para ithtarėve tė tij: "Ngjarjet shpesh mė pėrkujtojnė, nėse jo edhe bashkėshortja ime, se nuk jam mashkull i pėrkryer". Dhe nė fund erdhi momenti, kur familja u ngrit nė skenė nė Ēikago, nė nėntor tė vitit tė kaluar, pėr tu bėrė "Familja e parė e SHBA-sė". Por, ironia ėshtė se me zgjedhjen pėr President, Obama ėshtė nė gjendje tė kalojė mė shumė kohė me familjen e tij e jo mė pak, duke e vendosur ēiftin nė atė qė Anderson nė librin e tij e quan "nivel tė qetėsisė", gjė qė, sipas tij, dėshmon se "ata vėrtet janė nė dashuri me njėri-tjetrin". "Michelle ėshtė kėshilltarja ime kryesore. Kurrė nuk do tė merrja ndonjė vendim pa marrė paraprakisht mendimin e saj", thotė tani Presidenti Obama. Tė jesh President nėnkupton trysni shtesė ndaj ēdo familjeje, pėr kėtė mund tė pyetni Hillary Clinton-in, dhe mbetet tė shihet se a do tė jenė Obama-t njė "rrėfim i vėrtetė i dashurisė amerikane". Shpresojmė se po.
shqip
Krijoni Kontakt